Vladeta Kostiq

Kryetari i Graçanicës thotë se janë vërshuar nga kriminaliteti

Kryetari i komunës se Graçanicës, Vladeta Kostiq, ka deklaruar sot se gjendja e sigurisë në komunën e Graëanicës është alarmante.

Periskopi.com Lajme

Duke u përgjigjur në pyetjen rreth gjendjes së situatës pas shiut të madh, Kostiq pohoi “komuna e Graqanicës nuk ka probleme me vërshime të ujit, në Graqanicë ka vërshime kriminale”.

Duke përmendur se ekipe të ndryshme kriminale janë duke vepruar në këtë komunë pa sanksione, ai ka kritikuar ashpër udhëheqjen e stacionit policor të kësja komune për mospunë dhe jo angazhim në kryerjen e detyrave të saj.

Kostiq ka pohuar se tani më është e ditur se qytetarët e Graçanicës kanë mbajtur protesta kundër gjendjes së sigurisë në këtë komune, kurse për të hënën më 14 nëntor me kërkesë të qytetarëve do të mbahet mbledhja e komitetit të sigurisë sv Kuvendit Komunal.

Në këtë takim i cili është i hapur, është ftuar edhe ministri i Ministrisë së Punëve të Brendshme, Skender Hyseni raporton televizioni publik.