Asnjë provë ndaj shqiptarit të arrestuar për terrorizëm në Austri

Të premten, autoritetet austriake lajmëruan arrestimin e një 18-vjeçari me origjinë shqiptare dhe thanë se kishin shmangur një sulm terrorist në Vjenë.

Periskopi.com Lajme

Por një ditë më pas, ndërsa situata është qartësuar disi, duket se mungojnë faktet bindëse kundër të arrestuarit.

Shtypi austriak shkruan se i dyshuari, me nënshtetësi austriake dhe origjinë shqiptare, i identifikuar si Lorenc K., u mor në pyetje gjatë gjithë natës nga hetuesit, të cilët nuk kanë folur në detaje për atë që kanë zbuluar.

Mësohet se babai i të dyshuarit jeton gjithashtu në Austri, por duket se nuk kishte dijeni për planet e mundshme të të birit. Megjithatë, theksohet se është ende e paqartë sa i rrezikshëm, apo i padëmshëm është 18-vjeçari.

Disa avokatë të famshëm në Austri janë të gatshëm të marrin përsipër mbrojtjen e tij dhe kjo konsiderohet si një shenjë se provat dërrmuese kundër tij mungojnë, të paktën deri tani.

Në orët e para pas arrestimit të tij, policia austriake tha se veproi bazuar në informacionet e një shërbimi të huaj inteligjent dhe pasi përgjoi të dyshuarin për disa ditë vendosi ta arrestonte.

Por pas kontrollit të një apartamenti ku ai kishte qëndruar nuk u gjet asnjë mjet shpërthyes apo armë e ndonjë lloji tjetër. Hetuesit thanë se kanë gjetur disa telefona celularë të cilët po kontrollohen.

Publikohet identiteti i shqiptarit që planifikoi sulm në Vjenë

Mediat austriake kanë publikuar një foto të shqiptarit të arrestuar dje në Vjenë, i cili dyshohet se po planifikonte një sulm terrorist në metro.

Periskopi.com Lajme

Ai është Lorenc. K. me baba shqiptar dhe dyshohet se ishte radikalizuar së fundmi, pasi në banesën e tij janë gjetur materiale që e lidhin atë me ISIS-in.

Shqiptari kishte përgatitur gjithçka. Ai do të sulmonte me bomba stacionin qëndror të metrosë, shkruan “Panorama”.

Sulmi ishte planifikuar të ndodhte me 24 janar, ku kishte edhe një ngjarje patinazhi dhe planifikohej që metrotë të mbusheshin plot.

Ai është vetëm 18-vjeçar dhe shumicën e kohës jetonte në Gjermani. Shqiptari është marrë në pyetje nga Policia dhe më pas është lënë në burg.

Gjithashtu, janë marrë edhe telefonat e tij celularë dhe llogaritë në rrjetet sociale për të parë nëse vërtet ka pasur lidhje me ISIS-in, apo ka qenë thjesht një adhurues i të ashtuquajturit Shtet Islamik.

Hoxha flet në Vjenë: Do ta fuqizojmë sundimin efektiv të ligjit (Foto)

Në ditën e dytë të konferencës ndërkombëtare Com-Sult, që po mbahet në Vjenë, me moton “Thirrja e së ardhmes”, ku po merr pjese edhe Kryetari i Kuvendit Kadri Veseli, Ministrja e Drejtësisë, Dhurata Hoxha, ka folur për perspektivën e anëtarësimit të Kosovës në BE dhe është përqendruar në një nga kriteret kryesore për integrim- sundimin e ligjit.

Periskopi.com Lajme

“Ashtu siç Bashkimi Evropian është ndërtuar mbi vlerat e dinjitetit njerëzor, lirisë, demokracisë, barazisë, sundimit të ligjit dhe respektimin e të drejtave të njeriut dhe të drejtat e pakicave, po ashtu, ato janë vlera të Republikës së Kosovës dhe qytetarëve të saj duke i promovuar, fuqizuar dhe sendërtuar ato”, theksoi ministrja Hoxha.

Ministrja Hoxha theksoi rëndësinë dhe gatishmerinë e  bashkëpunimi midis BE-së dhe Kosovës me qëllim të forcimit të pavarësinë, paanshmërinë, llogaridhënien dhe efikasitetin e gjyqësorit në funksion të fuqizimit të sundimit të ligjit. Më tej, Ministrja përmendi progresin që ka shënuar Kosova deri më tani në luftën kundër krimit, duke theksuar se kjo luftë është prioritet i Republikës së Kosovës si e vetmja rrugë drejt integrimit në strukturat evropiane.

Ndër të tjera, Ministrja Hoxha theksoi edhe rëndësinë që ka  sundimi efektiv i ligjit për ambientin e të bërit biznes duke krijuar siguri më të madhe juridike për biznese vendore si dhe investitorët e huaj.

Në fund, Ministrja Dhurata Hoxha, ritheksoi gatishmërine e Kosovës dhe popullit të saj për t’u bërë pjesë e BE-së, vlerat dhe parimet e të cilës tashmë janë pjesë e Shtetit dhe shoqërisë kosovare.

img_8999-1  img_9014-1  img_9041-1  img_9061-1  img_9081-1  img_9117-1

UFO në Vjenë, alarmohen banorët dhe telefonojnë policinë (Video)

Banorët austriakë janë tronditur kur mbi qytetet Vjenë dhe Graz është fotografuar një pikë e shndritshme që ngjasonte me UFO-t.

Periskopi.com Lajme

Video është publikuar në internet dhe shumë njerëz janë skeptikë se çfarë është në fakt ajo dritë.

Banorët njoftuan policinë pasi vunë re objektin e shndrritshëm dhe misterioz.

Zyrtarët lokalë nuk kanë dhënë asnjë shpjegim për këtë, ndërsa të tjerë thonë se objekti ishte një helikopter i vogël që kontrollohej me telekomandë.

Edita Tahiri mendon se Ekipi e Unitetit la NAM në Vjenë

Kryenegociatorja e Kosovës në dialog me Serbinë në Bruksel, Edita Tahiri ka kërkuar ndryshim për përfaqësim të vendit në dialog.

Periskopi.com Lajme

Ajo sot para Komisionit Parlamentar për Politikë të Jashtme ka thënë se delegacioni duhet të jetë i njëjtë sikur ekipi përfaqësues në bisedimet e Vjenës.

“Duhet të ketë konsensus mes te gjitha partive politike dhe të shkohet në këtë fazë pasi edhe Brukseli ka thënë se ky dialog nuk mund të zgjasë aq sa ka zgjatur”, ka thënë Tahiri.

Në Vjenë ka negociuar, i ashtuquajturi Ekip i Unitetit, me përfaqësues të të gjitha partive politike. Ai dialog në Vjenë i ka paraprirë pavarësisë së vendit më 17 shkurt 2008.