ARRESTT

Gjashtë të arrestuar për “vjedhje të rëndë” në Vushtrr

Policia në Vushtrri ka arrestuar gjashtë persona të dyshuar për veprën penale “vjedhje e rëndë”.

Periskopi.com Lajme

Rastet e vjedhjeve ishin raportuar ditë më parë në zonën e Vushtrrisë, njofton kumtesa nga Policia e Kosovës, transmeton Koha.net.

Cak i vjedhjeve, transmeton Koha.net, ishin disa shtëpi. Të dyshuarit, tashmë të arrestuar, përmes thyerjes me forcë, kishin depërtuar brenda në shtëpi dhe objekte përcjellëse, nga ku kishin vjedhur gjashtë motorë sharra.

Hetuesit policorë mbi dyshimet e ngritura dhe provat e siguruara me datën 4 dhjetor 2016 në Vushtrri, kanë identifikuar dhe kanë arrestuar gjashtë persona, mbi dyshime të bazuara për veprën penale “vjedhje e rëndë”. Deri më tani hetuesit policorë tek të dyshuarit kanë arritur që të gjejnë gjashtë motorë sharra.

Gjashtë të dyshuarve pas procedurave intervistuese nga ana e prokurorit të çështjes u është caktuar masa e ndalimit policor.

Ndaj gjashtë të dyshuarve është iniciuar procedurë për veprën penale “vjedhje e rëndë”.

ILUSTRIM

Gruaja që vidhte nëpër dyqane, arrestohet në Suharekë

Pas një pune intensive Sektori i hetimeve të stacionit policor në Suharekë, ka arritur të identifikoj dhe të arrestoj dy të dyshuar L.M dhe A.K, lidhur me një rast Vjedhje të raportuar me 17/18.11.2016 në Librarin “EDORI” dhe në lokalin e tekstilit butiku “FASHON TASTE”.

Periskopi.com Lajme

Gjatë intervistimit e dyshuara L M ka pranuar se i ka kryer vjedhjet e raportuara po ashtu ka deklaruar se ka kryer vjedhje edhe në Prizren gjegjësisht në “VIVA Fresh”.

Lidhur me rastin është njoftuar Prokurori Shtetit dhe në konsultim me të e dyshuara L M ndalet në ndalim policor për 48 orë, ndërsa e dyshuara A K në cilësinë e drejtuesit te automjetit që e ka shoqëruar të dyshuarën, pas intervistimit me urdhër të prokurorit është liruar./ Periskopi

shtepia-e-aleksander-lumezit

Lumezi nuk është kryeprokurori i parë që i vidhet shtëpia

Vjedhja në shtëpinë e Kryeprokurorit të Shtetit, Aleksandër Lumezi, është vjedhja më e freskët e shtëpisë së një zyrtari kaq të lartë të sistemit të drejtësisë në vend, megjithatë një kryeprokuror tjetër para Lumezit ishte viktimë e atyre që duhej t’i ndiqte penalisht.

Periskopi.com Lajme

Megjithëse nuk i kujtohet data e saktë, ish-kryeprokurori Hilmi Zhtia e mban mend shumë mirë se si e kishte gjetur shtëpinë e tij pasi ajo kishte qenë cak i hajnave.

Ish-kryeprokurori Zhitia thotë se shtëpia e tij në Prishtinë ishte vjedhur në natën e Vitit të Ri.

“Ngjarja ka ndodhur diku në vitin 2009 ose 2010, nuk më kujtohet saktë por e di që ka ndodhur pas pavarësisë. Ngjarja pati ndodhur në natën e Vitit të Ri, diku para orës 12. Përmes dritareve kanë hy dhe ne s’kemi qenë askush në shtëpi por kur jemi kthyer e tërë shtëpia ka qenë në rrëmujë”, tha Zhitia.

Zhitia gjithashtu tregon se rrëmuja e shkaktuar nga hajnat nuk ishte pasoja e vetme.

“Mua më patën vjedhur një revole me leje, një lap-top, pastaj ari. Revolja dhe lap-topi më janë kthyer pasi janë nxënë dhe dënuar hajnat ndërsa ari në vlerë diku mbi 7,000 mijë euro nuk më është kthyer asnjëherë”, tha Zhitia për KALLXO.com

Ish-kreu i prokurorisë në Kosovën e pavarur mban mend se ishin arrestuar tre persona të cilët ishin shpallur fajtorë dhe ishin dënuar për veprën e kryer.

Zhitia më pas duke ndërlidhur ngjarjen e tij me atë të kryeprokurorit aktual thotë se beson se asnjëra nga vjedhjet nuk kanë qenë të rastësishme.

“Unë mendoj se vjedhja në shtëpinë time nuk ka qenë e rastësishme. Vjedhje e rastësishme nuk besoj se ka qenë as vjedhja e ndodhur në shtëpinë e prokurorit (Lumezi)”, tha Zhitia për KALLXO.com.

Zhitia që tani ka ndërruar anë por ende merret me punë juridike në rolin e avokatit, thotë se për dallim nga shtëpia e Lumezit, shtëpia e tij nuk ka qenë e ruajtur nga policia e Kosovës.

Ndërsa lidhur me mesazhin që përçon në opinion një vjedhje e tillë, Zhitia thotë se kjo tregon se ky lloj kriminaliteti është shumë i përhapur në Kosovë.

“Edhe shtëpinë time në fshat ma kanë vjedhur mbi tre herë por asnjëherë nuk e kam bërë të madhe sepse se besoj që atje e kanë ditur se shtëpia e kujt ka qenë por ka qenë cak i lehtë pasi nuk ka banuar askush aty”, tha Zhitia.

Shtëpia e kryeprokurorit aktual, Aleksandër Lumezi ishte cak i hajnave dy ditë më parë, ndërsa ende nuk është arrestuar askush lidhur me këtë vjedhje.

LUMEZI

Vidhet shtëpia e Aleksandër Lumezit

Një vjedhje ka ndodhur në rrugën “Xhevat Qena” në Prishtinë, në një shtëpi private. Për këtë rast në polici është ankuar një femër me inicialet B.L.

Periskopi.com Uncategorized

Por, Klan Kosova nga burime të saj merr vesh se kjo shtëpi është e kryeprokurorit të shtetit, Aleksandër Lumezi.

Rasti është konfirmuar edhe nga Policia e rajonit të Prishtinës. Ky incident ka ndodhur në orën 4 të mëngjesit dhe nga Policia është cilësuar si “vjedhje e rëndë”.

Në një njoftim për media thuhet se menjëherë pas marrjes së informatës, njësitet e nevojshme policore, kanë dalë në vendin e ngjarjes dhe aktualisht po vazhdojnë me ndërmarrjen e të gjitha veprimeve të nevojshme hetimore me qëllim të identifikimit të personit/ave të dyshuar si dhe ndriçimin e të gjitha rrethanave që kanë të bëjnë me rastin.

arrestime-p-euml-r-prostitucion-dhe-ngacmime-t-euml-femrave_hd

Vjedhje në prakingun e QKUK-së

Policia e Kosovës ka arrestuar një person pasi ai dyshohet se kishte vjedhur një kasetofon dhe baterinë nga një veturë.

Periskopi.com Lajme

Ngjarja ka ndodhur në prakingun e Qendrës Klinike Univeristare të Kosovës (QKUK).

Ndërsa, me urdhër të prokurorit i dyshuari dërgohet në mbajtje

Prevalle / ARKIV

Arrestohet dhe pranon se ka kryer vjedhje në shtëpizat malore në Prizren

Pas një pune intensive Sektori i hetimeve të stacionit policor në Prizren-Veri, ka arritur të identifikoj dhe të arrestoj të dyshuarin S. A. i datëlindjes 1997, lidhur me një rast Vjedhje e Rënde.

Periskopi.com Lajme

Gjatë intervistimit i dyshuari ka pranuar se i ka kryer edhe dy vepra penale të vjedhjes, këto të kryera në shtëpizat malore dhe Kaponavode.

Këto vepra i ka krye në bashkëpunim me dy shok.

Është njoftuar Prokurori i shtetit e me urdhër te cilit i dyshuari ndalohet për 48 orë ndërsa polica ka dorëzuar kallëzimin penal në prokurori.

Rasti vazhdon te hetohet nga njësitet përkatëse policore./ Periskopi