Ulrike LUNACEK

Lunacek viziton Kosovën

Me rastin e publikimit të Raportit për Kosovën 2016 nga Komisioni Evropian, Nënkryetarja e Parlamentit Evropian dhe Raportuesja për Kosovën, Ulrike Lunacek viziton Kosovën.

Periskopi.com Lajme

Periskopi raporton se ajo do të jetë nesër, e enjte, do të jetë në Qendrën Informative dhe Kulturore të BE-së në Prishtinë në orën 16:00./ Periskopi

Bilall Sherifi

Bilall Sherifi thotë se Gjurqin nuk e ndalon dot pushteti aktual

Anëtari i kryesisë së Nismës për Kosovën, Bilall Sherifi, ka theksuar se me pushtetin aktual, shefi i së ashtuquajturës Zyrë për Kosovën në Qeverinë e Serbisë, Marko Gjuriq, mund të hyjë e dalë kur të dëshirojë nga Kosova.

Periskopi.com Lajme

Ai ka thënë në televizionin Rrokum se Gjuriq shpejt do të nisë arrestimin e njerëzve në Kosovë.

Sherifi ka folur edhe për demarkacionin, duke thënë se ky version nuk do të kalojë. Ai ka shtuar se kësaj çështje ia kanë dhënë përgjigjen qytetarët e vendit.

Për mundësinë e luftës në Ballkan, Sherifi ka thëne se shqiptarët tashmë janë konsoliduar si komb dhe se zakonisht luftërat nisin kur një shtet është më i fortë se tjetri.

“Tash duhet me ditë që shqiptarët janë më të fuqishëm se në të kaluarën”, ka thënë ai.