Marko Gjuriq

Gjuriq: S’ka që më ndal, të dielën do jem në veri të Kosovës

I ashtuquajtur shef i Zyrës për Kosovën në Qeverinë e Serbisë, Marko Gjuriq, nuk e ka ndërmend të ndalet.

Periskopi.com Lajme

Duke u përgjigjur në pyetjen pse i është ndaluar vizita në Kosovë, ai është përgjigjur me kundërpyetje: “Vallë mendoni se ndokush mund të ma ndalojë që të jem me popullin tim në Kosovë?. Të dielën do ta vizitoj popullin tonë në Kosovë. Do të jem në veri të Kosovës”.

Gjuriq ka deklaruar se është në kontakt të vazhdueshëm me Prokurorinë publike të Serbisë për arsye të – siç ka thënë – “përpjekjeve të disa përfaqësuesve të institucioneve të përkohshme në Kosovë që ta pengojnë lirinë e lëvizjes me ç’gjë i thyejnë ligjet e Serbisë”.

“Ka indikacione që Enver Hoxhaj, Edita Tahiri dhe disa persona tjerë nga Prishtina janë përfshirë në tentim të pengimit të lëvizjes së lirë të zyrtarëve dhe qytetarëve të Serbisë.. Jam i sigurt që organet tona shtetërore do të ndërmarrin masa për këtë gjë”.

Enver Hoxhaj, Ministri i Punëve të Jashtme të Kosovës, ka marrë vendim që t’ia ndalojë Marko Gjuriqit hyrjen në Kosovë për dy javë.