Thaçi thotë se Brukseli pret ratifikimin e demarkacionit për heqjen e vizave

Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi në një takim me Përfaqësuesen e Lartë të BE-së, Federica Mogherini, ka thënë se Brukseli pret që Kosova të përmbush kushtin e fundit: ratifikimin e demarkacionit me Malin e zi që të liberalizohen vizat.

Periskopi.com Lajme

Thaçi ka takuar Mogherinin në kuadër të Konferencës së Sigurisë në Munich. Ai ka biseduar me Përfaqësuesen e Lartë për zhvillimet në Kosovë dhe në Ballkan.

“U pajtuam se Kosova ka bërë hapa të mëdhenj në politikë, ekonomi dhe sundim të ligjit, ndërsa në rajon është promovuese e paqes dhe dialogut”, ka shkruar Thaçi në Facebook.

“Për çështjen konkrete të liberalizimit të vizave, Brukseli tani pret që Kosova të përmbushë edhe kushtin e fundit, atë të ratifikimit të demarkacionit me Malin e Zi, që kosovarët të mund të udhëtojnë pa viza në zonën Shengen”, ka shkruar ai.

Ministrja e Integrimeve: Nuk ka datë për liberalizim vizash, ajo varet nga BE

Ministrja e Integrimeve Evropiane, Mimoza Ahmetaj, ka thënë se Kosova e ka të përcaktuar drejt rrugën e saj për integrime evropiane.

Periskopi.com Lajme

“Institucionet e Kosovës, janë mjaft të përkushtuara për integrimet evropiane. Sot në Kuvendin e Kosovës, pati debat për agjendën evropiane dhe kjo tregon përkushtimin për rrugëtimin tonë”, ka thënë ajo në një intervistë për transmetuesin publik.

Sipas saj çështja e liberalizmit të vizave është shumë e rëndësishme për Kosovën dhe qytetarët e saj. “Detyrat tona kanë të bëjnë me çështjet teknike, pjesa tjera varet prej 28 shteteve dhe institucioneve të saj. Nuk duhet që të flasim për data pasi që varet nga BE-ja”, ka thënë ajo.

Ahmetaj e ka vlerësuar pozitiv edhe rënien e numrit të azilkërkuesve kosovar në vendet e BE-së.

“Kosova më nuk është në mesin e 10 shteteve që qytetarët e saj kanë kërkuar azil në Bashkimin Evropian”, ka thënë ajo.

Sipas saj nuk duhet harruar se edhe këtë vit në disa shtete të rëndësishme evropiane do të mbahen zgjedhjet, si në Gjermani, Francë etj.

“Nga përvoja që kam dhe kontaktet që i kam me Brukselin do të bëj të çdo gjë që Kosova të ec drejt integrimeve evropiane. Kosova dhe populli i saj kanë synim integrimin evropian dhe anëtarësimin në NATO’, ka thënë ajo.

Apostolova: Ratifikimi i demarkacionit mbetet kusht për liberalizim më 2017 (Video)

Shefja e zyrës së BE-së mirëpret miratimin e agjendës për reforma evropiane.

Periskopi.com Lajme

Shefja e zyrës së Bashkimit Evropian në Prishtinë, Natalia Apostollova, ka mirëpritur miratimin e Agjendës për reforma evropiane.

Në një intervistë në RTV 21, ajo ka ripërsëritur se ratifikimi i marrëveshjes për shënjimin e vijës kufitare midis Kosovës dhe Malit të Zi është kusht i menjëhershëm për liberalizimin e vizave.

 

 

Thaçi ankohet në Komision Evropian për diçka që të gjithë e dinë: Nuk po e votojnë demarkacionin

Presidenti i Republikës së Kosovës, Hashim Thaçi, sot është pritur nga Presidenti i Komisionit Evropian, Jean-Claude Juncker, me të cilin ka bashkëbiseduar për të gjitha çështjet e interesit të ndërsjellë në raportet ndërmjet Kosovës dhe Bashkimit Evropian.

Periskopi.com Lajme

“I vetëdijshëm se nuk ka çështje më të rëndësishme dhe më emergjente për Kosovën dhe qytetarët tanë sesa përfundimi i izolimit të padrejtë ndaj qytetarëve tanë, fokusi im ishte tek përmbyllja e procesit të liberalizimit të vizave”, ka thënë pas takimit presidenti Thaçi.

Nga ana tjetër, presidenti Juncker, i cili është mbështetës i perspektivës evropiane për të gjitha shtetet e Ballkanit Perëndimor, ka treguar vullnet për ta përmbyllur këtë proces të stërzgjatur. Por, presidenti i Komisionit Evropian, e ka bërë të qartë se do ta ketë të pamundur ta përmbyllë këtë proces nëse Parlamenti i Kosovës nuk e ratifikon marrëveshjen për shënjimin e vijës kufitare ndërmjet Kosovës dhe Malit të Zi.

Presidenti Thaçi ka thënë se për BE-në është e pakuptueshme sesi ka mundësi që kosovarët e duan dhe e kërkojnë kaq shumë liberalizimin e vizave, ndërsa përfaqësuesit e tyre, deputetët e Parlamentit të Kosovës, iu pamundësojnë lëvizjen pa viza qytetarëve të vet, duke mos e votuar këtë marrëveshje.

“Kjo situatë është krejtësisht absurde dhe e papranueshme dhe të gjithë deputetët e Parlamentit të Kosovës janë përgjegjës për këtë izolim të padrejtë. Prandaj, unë edhe një herë iu bëj ftesë, në emër të qytetarëve të Kosovës, që të vendosin interesin e Kosovës dhe të qytetarëve tanë përpara interesave të tyre personale dhe partiake. Vota e tyre pro ratifikimit të marrëveshjes për demarkacion i jep fund izolimit të padrejtë të Kosovës”, ka thënë presidenti Thaçi.

Gjatë vizitës dyditore në Bruksel, presidenti Thaçi ka takuar krerët më të lartë të Bashkimit Evropian, nga të cilët ka marrë mbështetje për perspektiven evropiane të Kosovës. / Periskopi

 

Kosovari korrupton dy zyrtarë zviceranë: Ata e furnizojnë me “Viza B”

Dy zyrtarët e kanë furnizuar kosovarin 25 vjeçar me leje të qëndrimit në Zvicër (Viza B) dhe prej tij kanë marrë para, transmeton albinfo.ch. Sipas policisë bëhet fjalë për shuma prej disa mijëra frangash për një leje të tillë.

Periskopi.com Lajme

Një nëpunës aktual dhe një ish nëpunëse e Zyrës Kantonale për Migracion të Kantonit të Tiçinos janë arrestuar me dyshimin për keqpërdorim të detyrës, shkruan sda.ch. Ata, të dy 28 vjeçarë,  akuzohen se kanë qenë të përfshirë në bashkëveprim me një të huaji 25 vjeçar (kosovar), ndaj të cilit është shqiptuar një fletarrest, veç tjerash për trafikim me qenie njerëzore, njofton Policia e Kantonit të Tiçinos.

Sipas këtij njoftimi, dy zyrtarët e kanë furnizuar kosovarin 25 vjeçar me leje të qëndrimit në Zvicër (Viza B) dhe prej tij kanë marrë para, transmeton albinfo.ch. Sipas policisë bëhet fjalë për shuma prej disa mijëra frangash për një leje të tillë. Ndërsa prokuroria është ende duke hetuar për mënyrën e përfitimeve që kanë nxjerrë ata. Personi në fjalë tashmë është arrestuar në Kosovë.

Ndaj tij janë ngritur edhe akuza  për vjedhje, mitosje dhe shkelje të ligjit për të huajt, përcjell albinfo.ch. Ai ka punuar më parë në Kantionin e Tiçinps ku ka qenë pronar i një firme ndërtimi.

Shefi për Siguri në Kantonin e Tiçinos, Normann Gobi ka dënuar rastin duke shprehur shqetësim për keqpërdorimin e besimit të punonjësve të Zyrës për Migracion.

Kosovari korrupton dy zyrtarë zviceranë: ata e furnizojnë me “Viza B”

 

….

Gjeorgjisë i liberalizohen vizat, Kosova mbetet me gishta në gojë

Parlamenti Evropian ka aprovuar propozimin për liberalizimin e vizave për Gjeorgjinë, duke u mundësuar kështu udhëtim pa viza qytetarëve të vendit të vogël ish-sovjetik.

Periskopi.com Lajme

Heqja e vizave për Gjeorgjinë është mundësuar me një mekanizëm ligjor që përcakton tërheqje përsëri në gjendje të mëparshme nëse thyhen rregullat ose ndodhë diçka e tillë nga ana e Gjeorgjisë.

Parlamenti Evropian e votojë me 553 vota pro, 66 kundër dhe 28 abstenime.

Udhëtimet pa viza pritet të futet në aplikim kah fundi i marsit pas aprovimit edhe të  Këshillit Evropian.

Kryeministri i vendit, Giorgi Kvirikashvili, ka thënë se kjo është një ditë historike dhe ka falënderuar institucionet e Bashkimit Evropian, transmeton Klan

“Në fakt, kjo është dita më e suksesshme e Gjeorgjisë. Vendimi i sotëm do të dëshmojë se politikat e Gjeorgjisë për afrim më të madh me Bashkimin Evropian do ta përmirësojnë jetën e qytetarëve gjeorgjianë”.

 

Kjo është dhurata që Amerika i bëri Ramush Haradinajt

Sapo erdhi një lajm i mirë për Ramush Haradinajn. E këtë e bënë të ditur bashkëshortja e tij Anita Haradinaj në Facebook.

Periskopi.com Lajme

Ajo bënë të ditur se kërkesat për viza në ShBA janë aprovuar dhe për këtë ajo shprehet mjaft e gëzuar shkruan GazetaBlic.

Lexo shkrimin e plotë:

Pas shume diteve ne ankth, sot me ne fund me erdhi nje lajm i mire, Kerkesat per vize ne Shtetet e Bashkuara te Amerikes na jane aprovuar!!! Ramush hajde me shpejt vizat po na presin!!!

Hoxhaj: Nëse Demarkacioni nuk ratifikohet në janar, vizat nuk hiqen as në vitin 2017

Kosova ka në dispozicion vetëm edhe muajin e parë të vitit të ri, janarin që të ratifikojë marrëveshjen për demarkacionin me Malin e Zi, si kusht nga BE që Kosovës t’i hiqen vizat.

Periskopi.com Lajme

Nëse një gjë e tillë nuk ndodh në fillim të vitit të ri,atëherë duhet të harrohet liberalizimi i  vizave gjatë vitit 2017.

Ky është paralajmërimi që ka dhënë ministri i Jashtëm i Kosovës, Enver Hoxhaj në një deklaratë për lajmi.net.

Hoxhaj këtë e ka arsyetuar për faktin se viti i ardhshëm, do të jetë vit zgjedhor në disa nga vendet udhëheqëse  të Bashkimit Evropian dhe problemet brenda BE-së.

“Meqë për Gjeorgjinë dhe Ukrainën do të vendosë Parlamenti Evropian në janar dhe shkurt të 2017 dhe këtu ende mendoj se kemi një mundësi. Prandaj, do të duhet të bëjmë edhe një përpjekje në janar për ta ratifikuar në Kuvendin e Kosovës”.

 

“Nëse kjo nuk ndodhë, atëherë duhet ta harrojmë liberalizmin e vizave në vitin 2017, meqë është vit zgjedhor në vendet udhëheqëse të BE-së si Francë, Gjermani, Holandë dhe ka një lodhje nga politika e lëvizjes së lirë dhe nga migrimi brenda vetë BE-së”, ka thënë ministri Hoxhaj.

Sipas tij, miratimi i marrëveshjes së Demarkacionit përveç se do të përmbushte kriterin e fundit për heqjen e vizave, kjo marrëveshje do ta bënte Kosovën me një kufi ndërkombëtar, meqë kur do të ratifikohej nga të dyja vendet, Kosova dhe Mali i Zi do ta depononin në Sekretariatin e OKB-së si një marrëveshje ndërkombëtare.

Kosova kishte marr rekomandim për heqjen e vizave më 4 maj nga Komisioni Europian.

Mustafa: Vizat ua kemi borxh të rinjve, koalicioni vazhdon edhe nëse s’ka liberalizim

Liberalizimi i vizave për qytetarët e Kosovës do të rrezikohet seriozisht, nëse Kosova nuk do ta ratifikojë Marrëveshjen për demarkacionin e kufirit me Malin e Zi gjatë këtij muaji, ka deklaruar kryeministri i Kosovës, Isa Mustafa.

Periskopi.com Intervista

Në një intervistë për Radion Evropa e Lirë, Mustafa tha se janë disa deputetë të partive në pushtet, bashkë me opozitën, që e kanë krijuar një qëndrim të gabueshëm në lidhje me shënjimin e vijës kufitare me Malin e Zi.

Radio Evropa e Lirë: Zoti kryeministër, pak ditë më parë ju realizuat një takim me homologun tuaj malazias. A është trajtuar aty çështja e demarkacionit të kufirit dhe cilat ishin rezultatet e këtij takimi?

Isa Mustafa: Takimi është iniciuar nga ne. Kemi pasur dëshirë të ulemi dhe të diskutojmë. Dëshira jonë ka qenë që ne të rikonfirmojmë edhe një herë vullnetin e fqinjësisë së mirë të Kosovës me Malin e Zi.

Është hapur edhe çështja e demarkacionit, sepse nuk është çështje që mund të kapërcehet, ngase kemi mbetur që ta ratifikojmë marrëveshjen me Malin e Zi. Të dy palët kemi konstatuar se puna e komisioneve është bërë me një përkushtim të madh dhe se ka pasur pajtueshmëri të plotë të punës së tyre. Mali i Zi ka shprehur vullnetin që të ndihmojë që sa i takon anës së tyre kjo çështje të kalojë. Nuk kemi pasur ndonjë marrëveshje konkrete se çfarë të bëhet më tutje. Por, themi se ka një pajtueshmëri të plotë të Malit të Zi, ku ata nuk e shohin fare problem në marrëdhëniet tona, të dy vendeve, mos-ratifikimin e deritanishëm dhe ne kemi konsideruar që kjo është çështje e brendshme e Kosovës dhe se ne duhet ta bëjmë punën tonë, në mënyrë që ajo çështje të kalojë në Kuvend.

Radio Evropa e Lirë: Për faktin që është një çështje e brendshme, a do të gjendet një zgjidhje për demarkacionin gjatë këtij muaji, në mënyrë që Kosova të mos e humb hapin e saj për liberalizimin e vizave gjatë vitit 2017?

Isa Mustafa: Mund të them që ne jemi në takime ditore me kryetarin e Kuvendit, i cili është partner i koalicionit, me presidentin e vendit, i cili po ashtu ka interesim dhe interes të madh që të punojë në këtë fushë, e po ashtu edhe me përfaqësuesit e Bashkimit Evropian dhe Ambasadës Amerikane që të gjejmë mënyrën dhe të punojmë.

Ka mbetur që të punojmë prapë edhe me deputetët tanë, edhe ata të koalicionit, edhe të opozitës, që të gjejmë një gjuhë të përbashkët dhe një zgjidhje për ta kaluar ligjin për ratifikim në Kuvend. Duhet të jemi të gjithë të vetëdijshëm se nëse këtë nuk e bëjmë tani, e them gjatë kësaj periudhe deri në fund të vitit, ose eventualisht në fillim të vitit të ardhshëm, ne do ta humbim hapin dhe do të ngecim në këtë proces.

Ua kemi borxh qytetarëve të Republikës së Kosovës, sidomos të rinjve, që t’u krijojmë kushte që ata ta shfrytëzojnë këtë liri të lëvizjes, ashtu siç e shfrytëzojnë të gjithë të tjerët.

Por, po ashtu ia kemi borxh vendit që ne të përcaktojmë kufirin ndërkombëtar të Kosovës me Malin e Zi, sepse është çështje e sovranitetit të vendit. Prandaj, këtë ne nganjëherë po e harrojmë dhe po e marrim vetëm si çështje të heqjes së vizave.

Radio Evropa e Lirë: Do t’ua drejtoni ndonjë ftesë partive opozitare që ta diskutoni këtë çështje?

Isa Mustafa: Po ne jemi ulur disa herë dhe kemi diskutuar. Janë shfrytëzuar kanale të ndryshme, qoftë edhe vizita të zyrtarëve të lartë të Bashkimit Evropian. Ishte së fundi edhe komisionari Hahn, e kishim një tryezë, ku u ulëm e biseduam. Kemi shfrytëzuar po ashtu edhe organizatat e shoqërisë civile, që përmes tyre të krijojmë tryezë. Por, ne kemi një situatë në të cilën opozita ngul këmbë në kauzën e tyre.

Unë dëshiroj vetëm të ripërsëris nevojën që ne ta bëjmë një përpjekje si vend, si shtet, si shoqëri, në mënyrë që ta gjejmë një zgjidhje, ta kapërcejmë këtë, sepse do ta marrim në qafë qytetarin e Republikës së Kosovës, por edhe do të tregojmë para opinionit ndërkombëtar se ne si vend nuk jemi përgjegjës që të marrim disa vendime të rëndësishme.

Koalicioni mbijeton edhe pa liberalizimin e vizave

Radio Evropa e Lirë: Gjatë vizitës së fundit në Prishtinë, Komisioneri Hahn ka shprehur edhe habinë e tij se si një koalicion që ka mbi 80 vota në Kuvend nuk po arrin të ratifikojë demarkacionin. Ka probleme te koalicioni?

Isa Mustafa: Unë nuk shoh probleme ndërmjet partive të koalicionit, po flas në lidhje me PDK-në dhe LDK-në. Shoh probleme te disa deputetë të këtyre dy partive, të cilët më shumë mendojnë për interesat e tyre personale sesa të vendit.

Vet fakti që unë kam kërkuar që të bëhet matja e territorit – që të kemi edhe ekspertë të opozitës në këtë matje, të kemi edhe të shoqërisë civile, të institucioneve profesionale e shkencore dhe se kjo është kundërshtuar nga ata që e kanë lansuar tezën se Kosova po humb mbi 8 mijë hektarë – flet se ata nuk kanë argumente.

Po të kishin argumente do të thoshin urdhëroni mateni, po hyjmë edhe ne po masim me ju dhe po konstatojmë që Kosova në vend të 10 mijë e 906 kilometrave katrorë që i ka pasur si Krahinë (në kohën e ish-Jugosllavisë) dhe mbi të cilin territor ne e kemi shpallur pavarësinë, tani ka 80 kilometra katrorë më pak. Dhe, ajo do të ishte e qartë dhe unë në atë rast do ta merrja përgjegjësinë si kryeministër dhe do të thosha se është punuar gabimisht. Por, nuk e kanë shprehur këtë gatishmëri.

Fakti që disa ekspertë, shkencëtarë që po e quajnë vetën, dalin dhe thonë se nuk mund të bëhet kjo matje, sepse Kosova nuk i ka kufijtë, atëherë shtrohet pyetja në çfarë kufij ata konstatuan se Kosova i humbi 8 mijë hektarë, sepse nëse është bërë një matje në disa kufij në të cilët është konstatuar humbje, pse mos të bëhet matje në ata kufij për të konstatuar një gjendje reale.

Andaj, nuk ka probleme sa u përket qëndrimeve politike të koalicionit, por ka tek individët, por tani e kemi edhe problemin e Listës Serbe, e cila i ka 11 vota në Kuvend, pa të cilat ne nuk mund ta bëjmë demarkacionin, ngase nuk mund t’i arrijmë pa të (Listën Serbe) 80 vota në Kuvend.

Radio Evropa e Lirë: Me pak fjalë, konsideroni se ky koalicion do të mbijetojë edhe nëse nuk arrin të sigurojë lëvizjen e lirë, pa viza, për qytetarët e Kosovës?

Isa Mustafa: Mendoj që ky nuk ka qenë kusht i koalicionit. Është një prej detyrave shumë të rëndësishme, strategjike, por edhe përcaktimeve tona se ne gjatë kësaj periudhe do ta bëjmë këtë. Ky koalicion ka arritur të marrë rekomandimin për liberalizimin e vizave. Ky është rezultat shumë i madh dhe është konfirmim i punës së koalicionit, me vet faktin që në muajin maj Komisioni Evropian ka dhënë rekomandimin për liberalizim dhe ka konstatuar se ne prej 95 kritereve i kemi plotësuar 93.

Nga dy kriteret e mbetura (përveç demarkacionit), është edhe një kriter i lëvizshëm, pra ai i luftës kundër krimit të organizuar dhe korrupsionit. Ai nuk mund të matet në mënyrë statike, por është si trend të cilin ne duhet ta pasqyrojmë para Bashkimit Evropian se po e rrisim luftën kundër krimit të organizuar dhe korrupsionit. Dhe, na është thënë qartë që ky është kriteri i fundit që duhet ta plotësojmë që ne të mund të lëvizim lirshëm pa viza.

Muri në Mitrovicë ilegal – BE-ja ta reformojë dialogun

Radio Evropa e Lirë: Kryeministër Mustafa, nëse mund të kalojmë në një temë tjetër. Është bërë temë debati çështja e ndërtimit të një muri në veri të Mitrovicës. Si do të veproni në këtë rast si qeveri; do ta rrënoni apo ri-dizajnoni këtë mur?

Isa Mustafa: Tash unë mund të them që neve po na imponohen nganjëherë disa tema të cilat krejtësisht, në pikëpamje, të them të opinionit, po na qesin jashtë agjendës shtetërore, agjendës ditore të cilën e kemi ne.

Askush nga ne nuk ka llogaritur që neve tash do të na lind një muri në veri të Mitrovicës dhe tash i tërë opinioni publik do të drejtohet andej, në vend që të punojmë se çfarë të bëjmë me zbatimin e Marrëveshjes së Stabilizim Asocimit, agjendën e reformave evropiane, çfarë të bëjmë me liberalizimin e vizave, me rritjen e zhvillimit ekonomik dhe uljen e papunësisë, çfarë të bëjmë për rritjen e cilësisë së arsimit dhe shëndetësisë.

Kështu që tani të gjitha këto tema po mbeten nën hije, të cilën serbët po na e imponojnë neve si temë dhe ne tani kemi filluar të grindemi mes vete se kush po jep qëndrime më të forta e më të buta sa i përket murit.

Qëndrimi im dhe i qeverisë është se ai mur është ilegal. Është mur jo ligjor. Është ndërtuar pa leje. Nuk ka qenë kurrë pjesë e projektit të ri-konstruktimit të urës mbi Ibër, e as të rregullimit të sheshit, sepse marrëveshja në Bruksel ka qenë që Bashkimi Evropian ta ri-konstruktoj urën dhe ajo nënkupton një rrethrrotullim në pjesën veriore dhe një në pjesën jugore dhe lëshimi i urës për automjete, për këmbësorë dhe biçikleta. Kurse pjesa e sipërme, do të thotë rruga “Kral Petar”, të shndërrohet në shëtitore. Por, kurrë aty nuk është paraparë që të ndërtohet një mur.

Muri është ndërtuar në mënyrë ilegale, joligjore, nuk ka projekt. Inspeksioni i Ministrisë së Mjedisit e ka shpallur atë jo ligjor. Ajo që mund ta them është se ai do të trajtohet sipas ligjit. Diçka që është jo ligjore nuk do të bëhet kurrë ligjore e as legale dhe do të merren masa.

Ne do të kërkojmë nga Bashkimi Evropian që ata të ushtrojnë ndikim që ta rrënojnë murin ata që e kanë ndërtuar, përndryshe ne do ta konsiderojmë atë gjithmonë jo ligjor dhe gjithmonë si objekt potencial për rrënim, i cili nuk mund të ekzistojë, sepse nuk mund të bartet një barrikadë nga ura në një rrugë që pengon pastaj lëvizjen e lirë të qytetarëve dhe sidomos sigurinë e atyre banorëve.

Radio Evropa e Lirë: Rivitalizimi i urës mbi Ibër ishte pjesë e negociatave të Brukselit. Ngjashëm, është edhe kodi telefonik, të cilin ITU ia ndau Kosovës. Ishte çështje diskutimesh nëse Kosovës i është ndarë kod telefonik shtetëror apo gjeografik…

Isa Mustafa: Tani unë mos ta them as shtetëror e as gjeografik, por e ka fituar kodin ndërkombëtar. Unë e kam lexuar vendimin dhe aty shkruan që Kosova e mori kodin ndërkombëtar. Kur merr kod ndërkombëtar, atë e merr si shtet dhe nuk e merr as si rajon e as si komponentë apo kuptim gjeografik, por e merr si shtet.

Me rëndësi është që Kosova tash e ka kodin e vet telefonik, i cili është kod ndërkombëtar. Kod ndërkombëtar nuk mund të marrë asnjë komunë, asnjë krahinë, asnjë regjion gjeografik ose regjion tjetër. Ajo që serbët dhe Serbia kanë pasur nevojë t’i krijojnë vetës është një mbulesë para opinionit të vet se ata tash nuk po e pranojnë sovranitetin dhe pavarësinë e Kosovës dhe është punë e tyre se si ata shprehen atje. Por, nëse lexohet vendimi i ITU-së, qartë aty shkruhet që Kosovës i është ndarë kodi ndërkombëtar telefonik 383. Kjo paraqet një të arritur të madhe, sepse tani ne jemi të pavarur edhe në këtë fushë.

Radio Evropa e Lirë: Te çështja e dialogut, konsideroni se ky dialog duhet të vazhdojë si i tillë apo duhet të kalojë në një stad, fazë tjetër, ku do të preken edhe çështjet bilaterale mes dyja vendeve?

Isa Mustafa: Mendoj që për Bashkimin Evropian, sinjal më të mirë – sesa ndërtimi i këtij muri nga ana e serbëve – të Beogradit nuk ka, që të sheh se mënyra se si është dialoguar deri më tani, rezultatet e këtij dialogu dhe implementimi i marrëveshjeve ka defekte shumë të mëdha.

Është e pakuptueshme që ne që gjashtë vjet zhvillojmë negociata në Bruksel me Serbinë për normalizimin e marrëdhënieve, ndërkaq një ditë na lind një mur i cili nuk është vetëm simbolikë, por është realitet i vullnetit të insistimit të Serbisë dhe të serbëve që ata të kenë ndarje në Kosovë.

Domosdo duhet të ri-formatohet apo reformohet dialogu dhe të shihet se çka mund të bëjmë ne, në mënyrë që të mos mbetemi ne – derisa Serbia ta kryen gjithë rrugën e vet të integrimit në Bashkimin Evropian – dhe të themi se po dialogojmë, kurse ata të mos e zbatojnë asnjë marrëveshje dhe gjithmonë të kenë shkak ose shkas ose arsye që të justifikojnë veprimtarinë dhe qëllimet e veta para BE-së.

Mendoj që duhet të ulemi tani seriozisht, duke marrë parasysh edhe këtë ngjarje të fundit, të bisedojmë dhe të shihet se cila është periudha në të cilën ne duhet të dialogojmë, cilat janë çështjet që duhet përfundimisht të përmbyllen në procesin e dialogut ndërmjet Serbisë dhe Kosovës.

Çështjet e strukturave paralele të cilat i mban Serbia ende në Kosovë – të aseteve të cilat i mban akoma të okupuara dhe i shfrytëzon në mënyrë ilegale – duhet të zgjidhen. Ato (strukturat e Serbisë) duhet të dalin nga territori i Kosovës. (REL)

Opozita: Kur të ndryshohet mentaliteti i Qeverisë, vijnë vizat

Akuza e kryeministrit Isa Mustafa në drejtim të opozitës se këto të fundit janë fajtore pse Kosovës nuk iu hoqën vizat këtë fundvit, njejtë si Ukrainës dhe Gjeorgjisë, vlerësohet si e pabazë.

Periskopi.com Lajme

Ndërsa opozita, sipas tyre, nuk e ka fuqinë politike e as mandatin për të qeverisur me vendin.

Donika Kadaj-Bujupi, deputete e Lëvizjes “Vetëvendosje”, njëherit anëtare e Komisionit për Integrime, ka vlerëusuar se qeveria e ka fajin kryesor për mosliberalizim të vizave.

“Natyrisht se përgjegjësia për mosliberalimin e vizave i takon krejtësisht Qeverisë. Kriteri më i rëndësishëm për liberalizimin e vizave është luftimi i korrupsionit. Kjo kërkesë është injoruar vazhdimisht nga Qeveria”, ka deklaruar ajo, shkruan Zeri

E luftimi i korrupsionit sipas saj, do të arrihej vetëm nëse kryeministri bashkë me kolegët e tjerë të tij, të dorëzoheshin në organet e drejtësisë.

“Në fakt nënkupton luftimin në majat e zhvillimit të këtij fenomeni. Luftimi i korrupsionit do të thotë që Isa Mustafa t’ia nisë prej vetes dhe t’i dorëzojë edhe kolegët e tij të koalicionit ‘Pronto’ tek organet e drejtësisë. Por, një kryeministër me 70 dosje të korrupsionit, sigurisht që nuk merret me këtë çështje”, ka theksuar deputetja e LVV-së.

Ndërkohë, shefi i Grupit Parlamentar të AAK-së, Pal Lekaj, ka vlerësuar se kryeministri Mustafa duhet ta përgëzojë opozitën për veprimet që ka bërë në të mirë të Kosovës.

“Isa Mustafa duhet ta përgëzojë opozitën që ka qenë, është e do të jetë gardiane e integritetit territorial dhe sovranitetit shtetëror, derisa të ketë kanosje nga kryeministra të papërgjegjshëm si puna e Isa Mustafës”, ka deklaruar ai për Zërin

Ndërkaq, ka thënë se vizat do të hiqen vetëm atëherë kur do të ndryshohet mentaliteti i qeverisë aktuale.

Nga ana tjetër, shefja e Grupit Parlamentar të “Nismës për Kosovën”, Valdete Dushica-Bajrami, ka vlerësuar se fajtori për mosliberalizim të vizave duhet të gjendet brenda qeverisë së Kosovës.

“Për mosrealizimin e premtimeve që i kanë prezantuar edhe gjatë fushatës e madje edhe gjatë gjithë kësaj kohe nga z. Mustafa, ashtu edhe nga partneri i tij për liberalizimin e vizave, si çdo herë këta duan ta gjejnë fajtorin”, ka deklaruar ajo.

Ajo tutje, e ka cilësuar si të ulët mospërmbushjen e detyrave të Qeverisë.

Vizat, temë mes drejtoreshës së BE-së për Ballkanin Perëndimor dhe Isa Mustafës

Kryeministri i Republikës së Kosovës, Isa Mustafa, priti në takim drejtoreshën për Ballkanin Perëndimor në Shërbimin e Veprimit të Jashtëm Evropian (EEAS) të Bashkimit Evropian, Angelina Eichhorst.

Periskopi.com Lajme

Gjatë takimit, u bisedua për marrëdhëniet dhe bashkëpunimin ndërmjet Kosovës dhe BE-së, si dhe për proceset integruese të Kosovës.

Kryeministri Isa Mustafa e njoftoi për zhvillimet e fundit, duke theksuar përkushtimin e Kosovës për avancimin e proceseve eurointegruese.

“Republika e Kosovës në vazhdimësi ka dëshmuar përkushtimin e saj të plotë në rrugën evropiane. Integrimi në BE është aspiratë e shumicës dërmuese të qytetarëve dhe institucioneve të saj, andaj kemi nevojë për përkrahje më të madhe në këtë rrugë, e cila siguron progres dhe stabilitet të gjithanshëm për Kosovën, rajonin dhe më gjerë”, tha kryeministri Mustafa.

Drejtoresha e BE-së për Ballkanin Perëndimor, Angelina Eichhorst, foli për zhvillimet e fundit dhe proceset që lidhen me rrugën evropiane, duke vlerësuar bashkëpunimin e Kosovës.

Gjatë takimit, u bisedua edhe për çështjet tjera, siç janë procesi i zbatimit të Marrëveshjes për Stabilizim Asociim, dialogu ndërmjet Republikës së Kosovës dhe Republikës së Serbisë i ndërmjetësuar nga BE-ja, për liberalizimin e vizave, si dhe proceset tjera evropiane./ Periskopi

Fajon i përgjigjet një lexuesit nga Kosova, por jo kur e pyet përse Ukraina nuk e kishte kusht demarkacionin me Rusinë (Foto)

Raportuesja për Kosovën në Parlamentin Evropian, Tanja Fajon është shprehur optimiste për liberalizimin e vizave.

Periskopi.com Lajme

Fajon ka thënë se sot është bërë një kompromis mbi mekanizmin e pezullimit të vizave për EU, e që është një lajm shumë shpresëdhënës për Kosovën.

“Ne morëm një kompromis mbi mekanizmin e pezullimit të vizave! Lajm shumë i mirë për të udhëtuar pa viza për Gjeorgjinë, Ukrainën dhe shpresëdhënës për Kosovën.”,ka shkruar ajo në Twitter.

Ajo gjithashtu i bëri Kosovës që të plotësojë kriteret e mbetura.

“I bëj thirrje Kosovës që urgjentisht të plotësojë kriteret e mbetura për viza. Ka një dritare mundësie”, ka shkruar ajo.

Por, një qytetar nga Kosova i ka komentuar asaj.

Ai ia bëri me dije që Kosovës i është vënë kusht që të humb territor nëse dëshiron të ketë viza, por ajo ia kthehu. La pikëpyetje në përgjigje e saj, por tregoi dëshirën që ka për Kosovën, shkruan Periskopi

“Vetëm mbylle, ok? Me vite kërkuat t’i përmbushim kushtet. Tash na kërkoni që të falim territor, i ka shkruar Besniku.

“Qeveria juaj e nënshkroi marrëveshjen dhe Komisioni Evropian e krijoi udhëzuesin për vizat. Unë vetëm dua liberalizim të vizave për Kosovën”, ja ktheu ajo.

Por, Fajon nuk iu përgjigj më, kur ai e pyetni nëse Ukraina e ka bërë Demarkacionin me Rusinë.

“Po Ukraina a e ka bërë demarkacionin me Rusinë? #standardetëdyfishta”, i shkroi ai./ Periskopi

Fajon dhe Besniku

Hipokrizia e ish-ambasadorit, fajëson opozitën për vizat, lexuesit e gozhdojnë për Ukrainën dhe Gjeorgjinë

Ish-ambasadori gjerman në Kosovë, Ernst Reichel fajëson opozitën për mosliberalizimin e vizave për Kosovën.

Periskopi.com Lajme

Ai në një status të tij, ka përmendur Ukrainën dhe Gjeorgjinë, e lexuesit e kanë gozhduar me komentet e tyre.

Shkrimi i tij dhe komentet e të tjerëve:

“Të dashur miq nga Kosova. Ndoshta ju keni dëgjuar rreth lajmeve që kanë të bëjnë me afrimin e vizave për Gjeorgjinë dhe Ukrainën. Pse Kosova nuk është e përfshirë?

Ratifikimi i marrëveshjes me Malin e Zi gjithmonë ka qene një parakusht, të cilin Kosova ende nuk e ka përmbushur. Bisedoni me ata qe e kane bllokuar këtë proces pavarësisht konfirmimit te eksperteve ndërkombëtar se marrëveshja është ne rregull”, ka shkruar ai/ Periskopi

15401247_10209688679767713_1704975100_n 15423716_10209688679807714_1501775079_n 15401388_10209688679847715_207381592_n 15355970_10209688680047720_1492587702_n 15435738_10209688680167723_691796800_n 15403280_10209688680087721_799653753_n 15424640_10209688680287726_1326385275_n 15281190_10209688680367728_1824313903_n 15416154_10209688680407729_1697351317_n 15424678_10209688680767738_2036999861_n 15450962_10209688680847740_2062643205_n 15416074_10209688680887741_1291012826_n 15355931_10209688680927742_1084940962_n 15356900_10209688680967743_519529577_n 15435736_10209688681047745_1510166310_n 15401254_10209688681167748_2079960016_n 15403097_10209688681247750_509616585_n

Bosnja s`e njeh pavarësinë e Kosovës, por është e gatshme të flas për vizat

Bosnja dhe Hercegovina gjatë mandatit të kësaj qeverie nuk mund dhe nuk do të njohë Pavarësinë e Kosovës.

Periskopi.com Lajme

Kështu ka thënë ministri i punëve të jashtme të këtij vendi, Igor Crnadak i cili njëherit ka shprehur gatishmërinë për të biseduar me Prishtinën për thjeshtimin e procedurave të vizave dhe njohjen reciproke të dokumenteve, transmeton Klan Kosova.

Crnadak tha se vendi i tij është i gatshëm për të hyrë në këto bisedime duke respektuar dialogun aktual në mes të Prishtinës dhe Beogradit dhe siç ka thënë ai, duke marrë parasysh pozitën e Serbisë, si fqinje e Bosnjës, BiH.

“Nuk mundemi dhe nuk do të ketë njohje të Kosovës në mandatin e kësaj Qeverie, por jeta mund të vazhdojë tutje në mënyrë normale sa më shumë të jetë e mundur,” tha Crnadak për Anadolly.

Kosovarët po e përmbyllin edhe këtë vit të izoluar

Kosova nuk do të shënojë progres në procesin e liberalizimit të vizave përderisa nuk i përmbush dy kriteret e fundit. Kështu kanë deklaruar në Zyrën e Bashkimit Evropian në Prishtinë, kur janë pyetur për mundësinë e anashkalimit të kriteret të demarkacionit me Malin e Zi, ashtu siç kanë kërkuar qeveritarë të Kosovës.

Periskopi.com Lajme

Ndërkaq premtimi i Qeverisë se më së largu deri në dhjetor të këtij vitit Kosova do të futet në zonën Schengen, nuk do të përmbushet. Tanimë në agjendë as që është ratifikimi i projektligjit për shënimin e kufirit me Malin e Zi, shkruan sot “Koha Ditore”.

“Nuk do të ketë progres në liberalizimin e vizave nëse dy kërkesat e mbetura (demarkacioni, korrupsioni v.j.) nuk përmbushen nga ana e Kosovës”, thuhet në përgjigjen e Zyrës së BE-së dërguar gazetës. Ata kanë kujtuar rekomandimin e Komisionit Evropian për liberalizmin e vizave më 4 maj të këtij viti, i cili duhet të votohet nga Parlamenti Evropian dhe Këshilli i BE-së.

BE-ja sërish ia rikujton Kosovës se duhet ratifikuar demarkacionin dhe luftuar krimin e organizuar

Këshilli për Stabilizim Asociim në mes të Bashkimit Evropian dhe Kosovës mbajti takimin e tij të parë më 25 nëntor 2016. Ky takim inaugurues shënon një fazë të rë të rëndësishme të marrëdhënieve BE-Kosovë.

Periskopi.com Lajme

Këshilli për Stabilizim Asociim mirëpriti hyrjen në fuqi të Marrëveshjes për Stabilizim Asociim (MSA) më 1 prill 2016.

Bashkimi Evropian bëri me dije se MSA-ja është në thelbin e marrëdhënieve mes BE-së dhe Kosovës. Ajo ofron kornizën kontraktuale në kuadër të së cilës BE-ja dhe Kosova do të intensifikojnë bashkëpunimin dhe do të kontrollojnë zhvillimet e marrëdhënieve të tyre. [Të dyja palët mirëpritën përzemërsisht nënshkrimin e sotëm të marrëveshjes për pjesëmarrjen e Kosovës në programet e Bashkimit, e cila do të ofrojë mundësi të reja për popullsinë e Kosovës, duke filluar nga hulumtimi deri te shkëmbimi i studentëve].

Gjatë takimit, pati diskutime mbi zhvillimet e fundit kryesore në lidhje me përmbushjen e kritereve politike, si dhe gjendjen aktuale të kritereve ekonomike, bashkëpunimit financiar dhe zbatimit të Marrëveshjes për Stabilizim Asociim, raporton Periskopi

Këshilli për Stabilizim Asociim mirëpriti lansimin e Agjendës për Reforma Evropiane më 11 nëntor, e cila do të luaj një rol të rëndësishëm në udhëheqjen e përpjekjeve të Kosovës për reforma, në fushat siç është qeverisja e mirë dhe sundimi i ligjit, konkurrenca dhe klima e investimeve, si dhe punësimi dhe edukimi. Kjo do t’a ndihmojë Kosovën në zbatimin e obligimeve në kuadër të Marrëveshjes për Stabilizim Asociim.

Gjatë takimit u diskutuan prioritetet e reformave në fusha të ndryshme duke përfshirë sundimin e ligjit dhe reformat ligjore, respektimin e të drejtave themelore, reformën e administratës publike dhe reformat ekonomike. Këshilli për Stabilizim Asociim mirëpriti progresin e dukshëm të Kosovës të arritur në përmbushjen e kritereve të udhërrëfyesit për liberalizimin e vizave. BE-ja nxit Kosovën për intensifikimin e punës në ratifikimin e marrëveshjes së kufirit më Malin e Zi dhe të vazhdojë të forcojë të dhënat mbi luftën kundër krimit të organizuar dhe korrupsionit.

Gjatë takimit u theksua rëndësia e progresit në dialogun në mes të Prishtinës dhe Beogradit të lehtësuar nga BE-ja dhe të zbatimit të të gjitha marrëveshjeve tanimë të arritura pa vonesë.

Takimi u kryesua nga Përfaqësuesja e Lartë për Punë të Jashtme dhe Politika të Sigurisë, Federica Mogherini, në emër të Bashkimit Evropian. Komisioneri Johannes Hahn përfaqësoi Komisionin Evropian. Delegacioni i Kosovës është udhëhequr nga kryeministri Isa Mustafa.

Kosova*

Referencat për Kosovën janë pa paragjykim për pozicionin mbi statusin. Ato janë në përputhje me Rezolutën e Këshillit të Sigurimit të Kombeve të Bashkuara 1244/1999 dhe opinionit të Gjykatës Ndërkombëtare të Drejtësisë mbi shpalljen e pavarësisë së Kosovës./ Periskopi

Njoftim i Ambasadës Amerikane – në çfarë rasti mund të merrni vizën në Prishtinë

“S’ka më udhëtim për viza deri në Shkup!”. Kështu njofton Ambasada e SHBA’së në Prishtinë

Periskopi.com Lajme

Ambasada Amerikane në Prishtinë njofton se për vazhdimin e vizave nuk do të ketë më nevojë të udhëtoni deri në Shkup, por këtë mund ta bëni tani edhe në Prishtinë.

Ambasada Amerikane njofton se në qoftë se viza e juaj është ende e vlefshme ose e skaduar jo më shumë se 48 muaj, ju mund të aplikoni për ta ripërtërirë atë në Zyrën e Ambasadës së SHBA’së në Prishtinë.

Krejt çka duhet, është të plotësoni aplikacionin në faqen e internetit “DS-160” dhe pastaj të aranzhoni një takim për në Ambasadë, ku ju nevojitet të keni dokumentet e kërkuara bashkë me pagesën e aplikimit.

“Shtetasit e Kosovës që posedojnë vizat B1/B2, C, D, C1/D, I, F, M, O, ose J (ende të vlefshme ose të skaduara jo më shumë se 48 muaj më parë), apo vizat E, H, L, P, ose R (ende valide ose të skaduar jo më shumë se 12 muaj më parë), dhe të cilat kanë dhënë një seri të plotë të shenjave të gishtërinjve, janë legjitim për Programin e Ri-dhënies së Vizave.

Aplikuesit duhet të jenë në Kosovë në momentin që aplikojnë. Nëse keni vizë valide, nuk duhet të prisni derisa ajo të skadojë para se të aplikoni për një vizë të re.

Ambasada njofton se për këtë nuk do të ketë tarifë shtesë, por aplikantët duhet të paguajnë tarifën e rregullt MRV, e cila varet nga lloji i vozës që aplikoni.

Këto pagesa që bëhen përmes bankave lokale nuk pranohen në rastet e përpunuara në Prishtinë. Aplikantët duhet të paguajnë sistemin konsullor në Prishtinë, ndërsa zyrtari Konsullor rezervon të drejtën të kërkojë që çdo aplikant të jetë i pranishëm personalisht.

Harrohet Demarkacioni, nuk kryhet këtë vit

Marrëveshja e shënjimit të vijës kufitare me Malin e Zi, ende nuk dihet se kur do të procedohet për të dytën herë në Kuvendin e Kosovës.

Periskopi.com Lajme

Edhe, pse janë bërë më shumë se dy muaj kur kryeministri i Kosovës, Isa Mustafa ka tërhequr këtë projektligj nga rendi i ditës me pretekstin se nuk janë rrethanat qe të votohet një ligj i kësaj rëndësie, kjo gjë si duket është harruar.

Këshilltari politik, i kryeministrit Mustafa, Faton Abdullahu, ka thënë për Tribuna Channel se çështja e demarkacionit mbetet peng i pamundësisë për të reflektuar arsyeshëm dhe pragmatikisht për këtë çështje.

I pyetur se a pritet që kjo marrëveshje të procedohet në këtë vit para se Kuvendi i Kosovës të shkoj në pushim dimëror, Abdullahu nuk është përgjigjur.

“Për këtë çështje të rëndësishme do të vendoset për të diskutuar përsëri, atëherë kur të gjitha palët e koalicionit konsiderojnë se është reflektuar sa duhet dhe se i kanë numrat e nevojshëm”, thotë ai.

Ratifikimi i Demarkacionit me Malin e Zi është vendosur kusht i BE-së për Kosovës për liberalizimin e vizave. Këtë e thotë edhe kreu i Qeverisë, Isa Mustafa.

 

Liberalizimi i vizave nuk pritet të ndodhë as këtë vit

Ndonëse qeveria e Kosovës, kishte premtuar se liberalizimi i vizave do të ndodhë në fund të këtij viti, një gjë e tillë po vlerësohet si e pamundur. Madje edhe vet kryeministri Mustafa e ka pranuar në njëfarë forme se liberalizimi i vizave është thuajse i pamundur këtë vit si rezultat i mos ratifikimit të demarkacionit.

Periskopi.com Lajme

Njohës të çështjeve të integrimeve evropiane thonë se edhe në aspektin procedural liberalizimi i vizave në fundvit është i pamundur.

Profesori i Integrimeve Evropiane, Avni Mazreku thotë se marria e vendimit në Këshillin e Bashkimit Evropian është proces kompleks dhe është vështire parashikimi se kur do të ndodhë. Megjithatë, ai thotë se tashmë janë humbur të gjitha shpresat qe ky proces të ndodhë këtë vit.

“Është e paparashikuar se si vendosin shtetet, sepse varet nga pozicioni i shteteve. E dimë se pesë shtete nuk e kanë njohur Kosovën dhe katër shtete kanë mundësi me përdor bllokimin. Ka shtete qe e kanë njohur, por qe nuk janë në favor të liberalizimit të vizave. Marria e vendimit pozitiv për vizat këtë vit kalendarik është pothuajse e pamundur në aspektin procedural dhe në aspektin e vendimmarrjes politike”, ka thënë Mazreku për ‘Indeksonline’.

Sa i përket kriterit të demarkacionit ai thotë se ky kriter nuk është aplikuar si kusht për vendet tjera. Por, sipas tij, është e drejtë e Komisionit Evropian qe të vendosë kritere shtesë.

“Lufta kundër krimit të organizuar dhe korrupsionit dhe çështja e përmbylljes se ratifikimit të marrëveshjes për demarkacion me Malin e Zi janë dy tema të hapura dhe të pambyllura dhe rrjedhimisht këto mbesin dy kushte për Kosovën”, ka shtuar Mazreku.

Institucionet e Kosovës, kanë dështuar qe të miratojnë një deklaratë të përbashkët në Kuvendin e Kosovës, e cila do t’i dërgohej Brukselit ku do t’i kërkohej qe demarkacioni të mos jetë pengesë për vizat. Në këtë deklaratë ishte paraparë qe pozitë e opozitë do të zotoheshin qe çështjen e demarkacionit ta zgjidhin në mënyre paqësore në një fazë të mëvonshme.

Së fundi kreu i Kuvendit, Kadri Veseli ka thënë se Mali i Zi do t’i kërkojë Bashkimit Evropian, qe demarkacioni të mos jetë pengesë për liberalizimin e vizave. Megjithatë, njohës të integrimeve evropiane thonë se as ky hap nuk do të ishte i mjaftueshëm qe të ndodhë liberalizimi i vizave./Indeksonline/

BE ia heq vizat Ukrainës, Kosovën e lë në pritje

Njëzet e tetë vendet e Bashkimit Evropian të enjten në parim e kanë miratuar heqjen e vizave për qytetarët e Ukrainës.

Periskopi.com Lajme

Tani e tutje të gjithë qytetarët e Ukrainës që dëshirojnë të udhëtojnë në vendet e  BE-së, mund ta realizojnë këtë pa viza me të drejtë qëndrimi për 3 muaj brenda një viti, raporton Hina.

Një muaj më parë BE i ka hequr vizat edhe për Gjeorgjinë, raporton lajmi

Të vetmet vende evropiane që kanë mbetur nën regjimin e vizave, janë Kosova dhe Turqia.

Në verën e këtij viti, Kosova kishte marrë rekomandimin pozitiv për heqjen e vizave, e cila gjë pritej të ndodhte mese largu në shtator apo tetor të këtij viti, por ende nuk ka një datë të caktuar se kur BE do të votojë për heqjen e vizave për qytetarët e Kosovës.