ambasada-amerikane-ne-kosove

Vizat amerikane tash e tutje mund t’i merrni edhe në Prishtinë

Ambasada amerikane nëpërmjet një njoftimi në faqen e saj zyrtare në facebook, ka njoftuar se vizat B1 dhe B2 mund të ripërtërihen në zyrën e saj në Prishtinë

Periskopi.com Lajme

“Shmangeni udhëtimin në Shkup! A e keni ditur se ju mund të ripërtërini vizat B1 dhe B2 në Prishtinë? Nëse viza juaj është ende valide apo ka skaduar brenda afatit prej 48 muajsh, ju mund të aplikoni për ta ripërtërirë atë në Ambasadën e SHBA-së në Kosovë”, thuhet në njoftim, transmeton lajmi.net

“Mbusheni aplikacionin DS-160 në uebsajtin tonë dhe bëni një kërkesë për të ardhur në Ambasadë për të sjellë dokumentet dhe pagesën”, vazhdon njoftimi.