Kaq milionë euro shpenzuan kosovarët brenda tre vjetëve për viza

Periskopi.com Video

Tani më e lehtë për të marrë vizë amerikane, kërkohet vetëm një dokument

Nëse do të aplikoni për një vizë turistike për në Amerikë, nuk keni pse harxhoni kohë për dokumente pa fund. Këtë e thotë ambasada amerikane në Tiranë, e cila ka njoftuar se në intervistën për vizë turistike, duhet të keni me vete vetëm pasaportën dhe fletën e konfirmimit DS-160.

Periskopi.com Lajme

“Të enjte të këndshme! Kam një këshillë me vlerë për ju këtë javë, siç do ta shikoni tek tregimi i mëposhtëm: unë nuk kam nevojë të shikoj dokumentet tuaja në intervistën për vizë turistike! Gjithçka më duhet nga ju është pasaporta juaj dhe fleta e konfirmimit të DS-160. . . dhe kaq!

Mos harxhoni kohë dhe para për të grumbulluar dokumente të cilat nuk do t’jua kërkoj. Përkundrazi, përdoreni atë kohë dhe paratë për të qerasur veten tuaj me një makiato dhe picë,” thuhet në njoftimin e ambasadës amerikane në Tiranë, në faqen zyrtare të Facebook.

Kosovarët sivjet shpenzuan 20 milionë euro për viza

Periskopi.com Video

Viza pune në vend të azilit, ja si mund të shkoni në Gjermani

Në kulmin e krizës së refugjatëve në Gjermani, në këtë vend mbërritën mbi 144 mijë refugjatë nga Ballkani, kryesisht shqiptarë.

Periskopi.com Lajme

Sipas “Die Welt”, shanset për të përfituar azil janë shumë të ulëta, thuajse zero, pasi ata nuk vijnë nga rajone në luftë.

Por qëllimi i shqiptarëve është tjetër: Të gjejnë një punë.

Për të shmangur presionin mbi sistemin dhe për të lehtësuar mundësitë që ballkanasit të gjejnë një punë në Gjermani, qeveria ka nisur një program punësimi.

Të gjithë ata që duan, mund të aplikojnë për të marrë një vizë pune.

Deri në shtator të këtij viti, sipas “Die Welt”, janë dhënë 15.500 viza punësimi për banorët e Ballkanit Perëndimor.

Por si funksionon?

Kur emigrantët nga Ballkani kanë në xhepin e tyre një ofertë konkrete për punë nga Gjermania, mund të marrin një vizë punë për në Gjermani në vendet e tyre.

Kushti është që të mos kenë kërkuar azil ose kanë përfituar nga pagesat e sistemit të pritjes së përgjigjeve të azilit.

Nëse e kanë bërë diçka të tillë, përfitojnë viza ata që kanë tërhequr kërkesën për azil dhe janë larguar në mënyrë vullnetare nga Gjermania.

Në total janë mbi 30 mijë punëtorë emigrantë nga Ballkani Perëndimor në Gjermani.

Kërkesat janë të larta.

Sipas këtij programi, punëtorët nga Ballkani pajisen me të ashtuquajturën Karta Blu, nëse kanë një diplomë dhe duan të punojnë në ato profesione ku Gjermania ka mungesa.

Por ku janë këto mungesa?

Dihet se ka kërkesa për infermiere dhe ndihmëse në sektorin e mjekësisë,

Por shumica e tyre është në sektorin e ndërtimit (53.2 përqind), pasuar nga shërbimet në hotele dhe restorante.

Po ashtu Gjermania thotë se ka nevoja për punëtorë në fushën e bujqësisë dhe pylltarisë.

Ekspertët thonë se kjo mënyrë punësimi është interesante dhe dashamirëse.

“Procesi siguron që të na vijnë profesionistët që na mungojnë”, thotë Zyra Federalee Punësimit.

Një program i tillë punësimi nuk është i ri në Gjermani.

Në vitet ’60-’70 pati një sukses të jashtëzakonshëm.

Shumë prej punëtorëve erdhën nga Italia.