15231614_10209583338814255_2051618512_o

Ymeri: Pushteti, regjim brutal ndaj popullit të vet

Kryetari i Lëvizjes Vetëvendosje, Visar Ymeri tha se që nga pesë nëntori shteti po refuzon që të jap dhe të krijojë drejtësi për Astrit Deharin, derisa tha se Dahri ka dëshmuar se si duhet të angazhohemi për Republikën dhe në anën tjetër ka dëshmuar se si regjimi i trajton qyetarët e Kosovës.

Periskopi.com Lajme

Këto deklarat Ymeri i bëri sot gjatë vënies së një baneri përmes të cilit kërkohet drejtësi për Astritin,  në një nga ndërtesat në sheshin “Zahir Pajaziti”, transmeton Periskopi.

Ymeri konsideroi se qeveria aktuale  është një regjim brutal ndaj popullit të vet.

“Ai është e vërteta e këtij shteti, e këtij regjimi politik të instaluar në Rapublikën e Kosovës. Astriti e dëshmon se si në njërën anë duhet të angazhohemi për këtë Republikë dhe  për këtë popull dhe në anën tjetër se si regjimi në Kosovë i instaluar në krye të institucineve e që e ka kapur shtetin, si i trajton ky regjim qyetarët e Republikës, kundërshtarët politik dhe si e trajton shtetin e Kosovës. Pra, një regjim anti-popullor natyrisht që do të jetë brutal ndaj popullit të vet. Historikisht regjimet në Kosovë kanë qenë aq të egër karshi popullit që kërkonte liri e barazi, sa kanë qenë të dobët e të nënshtrueshëm karshi kërkesave hegjemoniste të Serbisë dhe edhe sot kjo po shihet të jetë po aq e vërtetë si ka qenë në histori”, tha ai.

Ai ka shtuar se mënyra e vdekjes së Astritit e bën atë vazhdimësi e të përndjekurëve politik.

“Që prej 5 nëntorit regjimi ka refuzuar absulutisht që të jap dhe të krijojë drejktësi për Astritin, që të jap përgjegjësi për të dhe që popullit të Kosovës t’i tregojë çka ka ndodhur me Astritin në burgun e Prizrenit. Astriti vdiq në burgun e Prizrenit nën akuzat e montuara, i mbajtur padrejtësisht aty. Kjo pra e bën Astritin jo vetëm aktivist politik të aktualitetit në Kosovë, por edhe vazhdimësi e të përndjekurëve politik gjithandej vendit”, shtoi ai. /Periskopi/

auto_visar1480323753

Ymeri: Kjo Kosovë nuk është ajo për të cilën dhanë jetën Jasharajt

Lideri i Lëvizjes Vetëvendosje Visar Ymeri, bashkë me përfaqësuesit e tjerë të këtij subjekti, kanë bërë homazhe sot tek varrezat e familjes Jashari në Prekzaz.

Periskopi.com Lajme

Ymeri me këtë rast, ka thënë se 28 Nëntori nuk është vetëm datë e së kaluarës, raporton Zëri.info.

“Të rënët për lirinë e Kosovës, të rënët për bashkimin e kombit, sakrifica e familjes Jashari në krye me Adem Jasharin është dëshmi që 28 nëtntori nuk është vetëm datë e së kaluarës por është edhe projekt i së ardhmes”, është shprehur ai.

Ymeri më tej, ka thënë se gjithë këta dëshmorë që kanë dhënë jetën për lirinë e Kosovës na mësojnë edhe si jetohet edhe si dashurohet.

Kurse, ka vlerësuar se Kosova e tanishme nuk është aspak ajo për të cilën kanë dhënë jetën jasharajt dhe gjithë dëshmorët e tjerë të Kosovës.

“Kjo Kosovë që po e shohim sot është shpërputhje flagrante me Kosovën për të cilën kishin rënë familja Jashari dhe gjithë dëshmorët. Asnjë prej tyre nuk e ka mendaur që në Kosovën e pavarur do të ketë të arrestuar politikë, që e humbin jetën në burgje dhe nuk do të ketë kurrfarë përgjgegjësie”, ka potencuar ai.

Visar Ymeri

Ymeri: Shqipëria është dashur të reagojë për rastin e Astrit Deharit

Kreu i Lëvizjes Vetëvendosje, Visar Ymeri thekson se duhet të kryhet një hetim i pavarur për vdekjen e aktivistit të saj në burgun e Prizrenit, Astri Dehari.

Periskopi.com Lajme

I ftuar në Orën e Intervistës në Ora News, Ymeri thekson se qeveria e Kosovës ka tentuar ta fshehë ngjarjen, ndërsa deklaron se arrestimi i tij ishte politik.

Ymeri: Astrit Dehari është mbajtur në burg dhe është arrestuar pa kurrfarë prove. Ai është akuzuar për veprën më të rëndë, terrorizëm. Astriti është mbajtur për 68 ditë në burgun e Prizrenit. Asnjëherë nuk është intervistuar. Neve na lejon të besojmë se arsyeja e arrestimit të tyre është politike.

Meqë janë arrestuar pa fakte dhe pa prova, atëherë qartazi kemi të bëjmë me një arrestim politik. Për ne ky hetim nuk ka përfunduar. Ne insistojmë të kemi një hetim të pavarur, i cili do ta zbardhte të vërtetën për vdekjen e Astritit. Ajo që ka bërë prokuroria dhe institucionet e hetuesisë, e cila është udhëhequr nga njerëz të afërt të pushtetit janë të papranueshme. Sylë Hoxha si kryeprokuror është person që përmes përgjimeve, ai shihet që nëpërmjet Kadri Veselin dhe Hashim Thaçin praktikisht caktojnë të besueshmit e tyre në secilin institucion.

Cili është motivi i fshehjes së ngjarjes?

Kreu i Lëvizjes Vetëvendosje thotë se më përpara duhet zbardhur ngjarja dhe më pas duhet mësuar motivi i fshehjes.

Ymeri: Ne duhet të dimë më së pari të vërtetën për të kuptuar edhe qëllimin e fshehjes. Që ka një investim për ta orientuar opinionin publik aty ku do pushteti dhe jo ku është e vërteta, është shumë e qartë.

Ymeri e konsideroi të çuditshëm mos reagimin e Shqipërisë për ngjarjen.

Ymeri: Ky nuk është një rast i thjesht dhe nuk mund të reduktohet në aspektin teknik të autopsisë. Vdekja e një aktivisti politik në burg është edhe pikëpyetje për demokracinë, për të drejtat elementare që duhet t’i garantohet një njeriu dhe pikëpyetje edhe për sigurinë, por edhe pikëpyetje se si po qeveriset Kosova.

Vdekja e Astrit Deharit në burgun e Prizrenit pak a shumë paraqet të vërtetën e këtij shteti të kapur dhe si funksionon ai dhe mungesa e limiteve ku ai shkon për të luftuar kundërshtarin politik. Çdo kush duhet të kishte një deklarim në dy shtetet shqiptare në mënyrë që të insistohet që hetimet të jenë të pavarura, transparente.

Deri më tani nuk kemi pasur një reagim të tillë nga institucionet e Republikës së Shqipërisë dhe kjo është e çuditshme dhe unë do të kisha pritur që të kemi një reagim të tillë në mënyrë që të insistohet që të kemi reagim për Astritin.

Bajram Gecaj

Gecaj thotë se Visar Ymeri nuk guxon me i ‘shti brinat’ me Dardan Molliqajn

Zyrtari i LDK-së, Bajram Gecaj duket sikur ka rregulluar krejt punët. Të shtunën ai është marr me deklarata të Vetëvendosjes, dhe ka analizuar marrëdhëniet mes anëtarëve të këtij subjekti.

Periskopi.com Lajme

ai ka shkruar në llogarin e tij në facebook duke publikuar fillimisht tiullin e një shkrimi: Visar Ymeri del kundër Hysen Durmishit: Vetëvendosje nuk angazhohet për t’i tërhequr zvarrë mediat

“Ky imituesi i liderit të Lëvizjes Anarkiste të Vetëvendosjes (LAV), paska dalë si shpjet kundër Durmishit, por asnjëherë nuk e ka bërë të njëjtën me Dardan Molliqaj, i cili gjithashtu kishte kërcënime të natyrës së njëjtë – tërheqje zvarrë. Apo ndoshta me Dardanin nuk guxon me i “shti brinat”!”, thotë Gecaj. / Periskopi

Visar Ymeri

Ymeri: Edhe Hahn u pajtua të ketë hetime të pavarura për rastin Dehari

Pas takimit me krerët e partive politike në Kosovë, të ulur në një tryezë me komisarin evropian Johannes Hahn dhe nënkryetaren e Parlamentit Europian, njëherësh raportuese për Kosovën, Ulrike Lunacek, Visar Ymeri ka treguar se për çka kanë diskutuar.

Periskopi.com Lajme

Ai tha se ka ngritur çështjen e vdekjes së Astrit Deharit, për të cilën ka thënë se edhe komisionari Hahn ka kërkuar që të jetë hetim i pavarur dhe transparent, transmeton Koha.net.

“Unë ngrita fillimisht rastin e vdekjes së Astrit Deharit, ku shpreha mosbesimin që familja Dehari ka ndaj institucioneve që po e kryejnë hetuesinë ndaj këtij rasti se si e kanë administruar deri tash këto institucione këtë rast dhe për shkak të përgjithësisë kontaminimi të plotë të besueshmërisë të këtyre institucioneve ndaj rastit dhe përgjegjësisë që shteti e ka në këtë rast. Hahn nuk pat ndonjë përgjigje për këtë rast, përveç se shprehu ngushëllime dhe ai u pajtua se rasti duhet hetuar me hetime të pavarura dhe transparente”, ka thënë Ymeri pas takimit.

Ai ka treguar se aty është diskutuar edhe për rrugën e Kosovës drejt Bashkimit Europian dhe veçanërisht marrëveshja rreth demarkacionit dhe dialogut me Serbinë.

“Qëndrimi jonë është shumë i qartë se demarkacioni, në formën e vet është e papranueshme se është e padrejtë për territorin e Kosovës dhe shtetit në përgjithësi. Arroganca e shtetit dhe insistimi se o në këtë marrëveshje o do të mbesim në këtë pozicion është jashtëzakonisht i dëmshëm për çfarëdo zhvillimi në Kosovë”, shtoi Ymeri më tej.

Gjendja në vend, sipas Ymerit, është rënduar jashtëzakonisht shumë, teksa qytetarët kanë humbur çfarëdo besimi ose përkrahje për këto institucione dhe krerët institucional.

Mënyra e vetme se si Kosova mund të ecë përpara, Ymeri ka thënë se është nëpërmes një ndryshimi rrënjësor e jo me këto parti krerët e të cilëve janë të zhytur thellë në krim.

“Konsideroj se një ditë më tepër me këtë qeveri në krye do të ju kushtojë qytetarëve shumë, siç po vërehet se çfarëdo zhvillimi në Kosovë është stopuar dhe secili insistim të Qeverisë shkon në dëm të Republikës së Kosovës”, përfundoi Ymeri.

Visar Ymeri

Ymeri: Do të kërkojmë drejtësi për vdekjen e Astritit

Lëvizja Vetëvendosje sot ka mbajtur ceremoninë komemorative për aktivistin e saj Astrit Dehari, i cili vdiq para disa ditësh në burgun e Prizrenit.

Periskopi.com Lajme

Kreu i Vetëvendosjes, Visar Ymeri, i cili recitoi vargje nga Migjeni, ka thënë se do të kërkojnë drejtësi për vdekjen e tij, raporton KTV.

“Ky është Astriti, njëjtë si në poemën e tij. Nëna Xhemile, motra Albana, dhe shoqja Artë, unë nuk mundem me ju ngushëllu pos që me ndje me ju dhembjen”, është shprehur Ymeri.

Ai e mban përgjegjës pushtetin për vdekjen e Astritit.

“Mbajtja në burg nuk mund të burgoste mendjen e Astritit, andaj mbajtja në burg ishte e panevojshme. Ne nuk mund ta zëvendësojmë atë por mund ta mëshirojmë. Ky pushtet është përgjegjës kryesor për vdekjen e tij dhe ne do të kërkojmë drejtësi”, ka thënë kreu i Vetëvendosjes.

Hashim Thaçi

Asnjë nga liderët e mëdhenj në takimin e ftuar nga Hashim Thaçi

“Ju ftoj që të merrni pjesë në takim pune, që do të mbahet më 4 nëntor 2016, nga ora 10:00, në Ndërtesën e Kuvendit të Republikës së Kosovës.

Periskopi.com Lajme

Tema e takimit: Reforma zgjedhore në Republikën e Kosovës”.

Kjo është përmbajtja e ftesës që Presidenti Hashim Thaçi ua ka drejtuar të gjithë liderëve të partive politike. Ata janë ftuar që nesër të jenë në takimin ku do të diskutohet për reformën zgjedhore.

Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës, ka thënë se lideri i tyre Ramush Haradinaj nuk gjendet në Kosovë.

“Haradinaj nuk është në Kosovë, por edhe po të ishte, ai nuk do të merrte pjesë në takimin e ftuar nga Thaçi – sepse kjo temë tashmë është e vonuar”, ka thënë Muharrem Nitaj.

Jo, takimit i kanë thënë edhe Lëvizja Vetëvendosje.

“Zgjedhjet e reja, po të mbahen të ndershme, do të prodhonin legjitimitet për institucionet dhe mbi të gjitha do të sillnin mundësinë për ndryshim që aq shumë i duhet Kosovës”, ka shkruar Visar Ymeri, lideri i Vetëvendosjes pas ftesës që u është bërë nga Presidenti Thaçi.

“Pra, e refuzoj këtë ftesë për reformë zgjedhore. Zgjedhjet janë zgjidhja e vetme. Në të mirë të vendit”.

Ngjashëm do të veprojnë edhe NISMA për Kosovë.

“Nisma vazhdon të qëndron parapa qëndrimit se duhet zgjedhje të parakohshme dhe legjislatura e ardhshme të merre me reformën thelbësore  zgjedhore. Përderisa nuk plotësohen këto kushte Nisma nuk merr pjesë në takime për pseudo tryeza për reforma zgjedhore”, ka thënë Bilall Sherifi për Periskopin

Kryeministri Isa Mustafa, njëherësh lideri i Lidhjes Demokratike të Kosovës aktualisht gjendet në Londër të Britanisë së Madhe ku së bashku me disa ministra të Qeverisë, prezantuam mundësitë për investime të huaja në Kosovë shkruan klan

Pra i bie që as Mustafa nuk do të jetë pjesë e takimit të liderëve ku pritet të diskutohet për reformën zgjedhore.

 

Në një udhëtim pune është edhe lideri i Partisë Demokratikë të Kosovës si dhe kryetari i Kuvendit, Kadri Veseli.

Sipas zëvendësit të tij, Uran Ismailit, në vend të Veselit do të jetë dikush tjetër.

Ndërsa, Lista Serbe nuk ka dashur të përgjigjet.

Kreu i saj, Sllavko Simiq nuk flet për këtë temë.

Në takim kanë konfirmuar se do të marrin pjesë partitë e vogla, siç janë Lëvizja për Bashkim, Partia e Drejtësisë, dhe Partie e Re e romëve të Kosovës, raporton Periskopi

Gëzim Kelmendi që sapo ka themeluar partinë e tij, Fjala nuk ka marr ftesën hiq.

Visar Ymeri

As Visar Ymeri nuk shkon në takimin e ftuar nga Hashim Thaçi

Kryetari i Lëvizjes Vetëvendosje, Visar Ymeri thotë se sot në zyrat e Lëvizjes ka mbërritur një ftesë nga Hashim Thaçi, i cili thotë se dëshiron të mbledhë partitë politike për një reformë zgjedhore.

Periskopi.com Lajme

“Tash, në kohën kur korrupsioni kronik i qeveritarëve të PDK e LDK në nivele qendrore e lokale është bërë publik edhe ndërkombëtarisht nuk kemi kohë për reformë zgjedhore – nevojiten zgjedhje! Tash kur institucionet e qeveria e Kosovës e kanë humbur legjitimitetin pas projekteve antikombëtare të kësaj qeverie, projekte që sollën tensionim të paparë mes qeverisë e popullit, nuk është koha për reforma por për zgjedhje”, thotë ai, raporton Periskopi

Ymeri nuk ndalet me kaq. thotë se ftesa vjen tash, kur sipas tij, populli i Kosovës i varfëruar deri në skaj e gjithnjë e më i papunë prej privatizimeve të kësaj klike po merr rrugët e emigrimit si pasojë e faktit që qeveria PDK-LDK nuk ka ndërmarrë asnjë politikë në ndihmë të ekonomisë e punësimit, tash s’është koha për reforma, por vetëm për zgjedhje.

“Zgjedhjet e reja, po të mbahen të ndershme, do të prodhonin legjitimitet për institucionet dhe mbi të gjitha do të sillnin mundësinë për ndryshim që aq shumë i duhet Kosovës. Pra, e refuzoj këtë ftesë për reformë zgjedhore. Zgjedhjet janë zgjidhja e vetme. Në të mirë të vendit”, thotë Ymeri./ Periskopi

Përleshje mes Visar Ymerit dhe Kadri Veselit, e bëjnë punën për Prokurori

Periskopi.com Lajme

Albin Kurti

Kurti – Reçicës: Hajde bëhemi bashkë kundër aspiratave të Serbisë

Deputeti i Vetëvendosjes, ALbin Kurti i ka reaguar Elmi Reçicës pasi ky i fundit tha se Visar Ymeri u frikësua në lidhje me UÇK-në.

Periskopi.com Lajme

Kurti i tha atij se nuk u frikësohen asnjëherë, e as nuk u janë frikësuar kurrë, raporton Periskopi

AI i tha Reçicës se ka vetëm një hall dhe e ftoi që të bashkohen kundër aspiratave të Serbisë në Kosovë.

“Nuk të frikësohet Visar Ymeri. As sot, as mbrëmë, as kurrë. Ajo që tha Reçica i bie që po të ishte Visari në foltore kishte me marr goditje, por paska qenë Glauki e nuk mori. Për çfarë zjarri po flisni”, tha Kurti, raporton Periskopi

“Unë veç një hall kam, zjarrin e Demarkacionit dhe Zajednicës. Për çfarë zjarri po flisni, nuk po kuptoj. Por, siç tha Visar Ymeri nuk ua kemi as frikën as respektin. PO ju them, të bëhemi bashkë kundër aspiratave të Serbisë”, tha Kurti./ Periskopi

Elmi Reçica

Reçica thotë se Visar Ymeri u frikësua një natë më parë në Kuvend

Deputeti i PDK-së, Elmi Reçica sikur ka nxitur edhe më shumë situatën sot në Kuvendin e Kosovës.

Periskopi.com Lajme

Pyeti Visar Ymerin shumëçka, mes tjerash i tha se është frikësuar një ditë më parë kur u diskutua për vlerat e UÇK-së, raporton Periskopi

“A ka kontribuar ndonjëherë në 3% apo në Fondin Vendlindja Thërret. Ymeri nuk pati guxim një natë më parë të lexonte Rezolutën, por e la Glauk Konjufcën që ka një bagazh familjarë më patriotik a”, tha Reçica.

Në sallë dëgjoheshin zhurma, të reagimeve të Albin Kurtit dhe të tjerëve, por Reçica nuk u ndal.

“Nuk është në rregull kjo, i keni dërguar atje ku nuk duhet njerëzit që kanë dhënë shumë për këtë vend”, tha ai./Periskopi

 

Visar Ymeri

Ymeri – Veselit: As nuk ua kemi frikën, as respektin

Kanë vazhduar akuzat dhe kundër akuzat e rënda në Kuvendin e Kosovës.

Periskopi.com Lajme

Lideri i Lëvizjes Vetëvendosje, Visar Ymeri, ka komentuar deklaratat e djeshme të kryeparlamentarit Kadri Veseli, i cili kishte porositur deputetët që të mos e vrasin veten.

“Kjo që ndodhi sot është e papranueshme dhe e patolerueshme. Është shkelje e të drejtave bazike të deputetëve dhe frikë absolute që ai ka. Kadri Veseli pati frikë se ka ndërkombëtar që e shohin e kur ka punë me ndërkombëtar ky frikohet. Çka presim prej këtij njeriu? Kadri Veseli mbrëmë kërcënoi me jetë deputetët e VV-së. Duhesh të përgjigjesh. Vetëvrasje si Dino Asanaj? Po të kishte prokurori ky do të ishte duke u marr në pyetje. Kërcënon me jetë e sot vjen në kuvend si kryetar. Nga këto kërcënime as nuk frikësohemi as nuk ju respektojmë. Pushka top ju bëftë”, ka thënë Ymeri, raport Koha

I menjëhershëm ishte reagimi i Veselit. Ai bëri thirrje prokurorëve se “është mirë t’i dëgjojë këta trima”.

Dhe referoi Prokurorinë të merret me këto raste.

Visar Ymeri

Ymeri: Gjasat për luftë në Ballkan janë më të mëdha se gjasat që të mos ketë luftë

Kreu i Vetëvendosjes, Visar Ymeri konsideron se marrëveshja për shënimin e kufirit të Kosovës me Malin e Zi, nuk bën shënimin e kufirit, por cakton kufij të ri të Kosovës.

Periskopi.com Uncategorized

“Nuk bën shënjim të kufirit, por cakton kufij të ri të Kosovës. Kjo është e vërteta dhe këtë të vërtetë e kanë nxjerr në pah ekspertët”, tha Ymeri.

Ai tha se Vetëvendosje ka paraqitur propozimin e saj prej 5 pikave, i cili sipas tij duhet të merret parasysh nga ana e qeverisë së Kosovës, nëse kjo e fundit ka interesim për të zgjedhur këtë çështje.

Sipas Ymerit, shënjimi i vijës kufitare me Malin e Zi është i domosdoshëm, por duhet të bëhet me interesa të të dyja palëve.

Ai tha se ratifikimi i marrëveshjes për demarkacionin me Malin e Zi, nuk ka qenë kriter i deritanishëm nga ana e Bashkimit Evropian për liberalizmin e vizave. Ai beson se edhe në rast të ratifikimit të këtij projektligji, heqja e vizave për kosovarët nuk është e garantuar.

“Nuk ka logjikë që çështja e demarkacionit të jetë kriter për liberalizimin e vizave. Ju e dini kur ka dalë raporti për liberalizmin e vizave, në tekstin anglisht thuhet shumë qartë se deri në kohën kur të bëhet liberalizmi i vizave, çështja e demarkacionit duhet të jetë e përfunduar”, tha Ymeri.

Duke komentuar deklaratën e ish kryetarit të VV-së Albin Kurti se gjasat për luftë në Ballkan janë më të mëdha se gjasat që të mos ketë luftë, Ymeri pati një shpjegim: “Shmangia e imponimit të një marrëveshje të tillë, rrit gjasat për një luftë. Pra ne nuk po bëjmë thirrje për luftë, por po themi diçka që e ka thënë edhe një gazetë ndërkombëtare. Çka po ndodh me Kroacinë, me Bosnjën, këto tregojnë që Ballkani ka më shumë gjasa të shkojë në luftë se sa të mos shkojë”.

Ymeri ka folur edhe për miratimin e ligjit për Trepçën në Kuvendin e Kosovës, duke thënë se ky ligj nuk garanton mosprivatizimin e këtij gjiganti ekonomik.

“Ne kemi insistuar që Trepça të shndërrohet në ndërmarrje publike. Në njërën anë është mirë që Trepça është nxjerrë nga AKP-ja, por mënyra se si është nxjerrë është e rrezikshme. Plani i Qeverisë është që ta bëjë një privatizim të pjesshëm ose të përgjithshëm të Trepçës”, tha Ymeri për televizionin publik.

Visar Ymeri

Ymeri: Qeveria parasheh shitjen e “Trepçës” pjesë-pjesë

Kryetari i Lëvizjes Vetëvendosje ka thënë në Kuvendin e Kosovës se me Ligjin e ri për "Trepçën", Kosova po e merr atë dhe po e bënë gati për ta shitur tek të tjerët.

Periskopi.com Lajme

Ndërsa sa i përket aksionarëve, që është thënë se punëtorët do të jenë 20%, ai ka thënë se ky është një mashtrim  dhe po ua blejnë vullnetin.

Ymeri teksa ka folur për këtë Ligj që pritet të votohet sot në seancën e Kuvendit, tha se kush e kupton mirë Ligji e sheh se Qeveria po e parasheh që Trepçën me shit atë pjesë – pjesë, raporton Periskopi.

Ndër të tjera ai tha se në lexim të parë, Vetëvendosje do të abstenojnë këtë Ligj.

“Nëse Trepça nuk paska mundësi dhe nuk po doni ta bëni motor të zhvillimit industrial të Kosovës, atëherë ç’farë po doni të bëni me të. E ardhmja e Trepçës qysh pe parasheh Qeverisa është me shit atë pjesë-pjesë. Kush e ka lexu ligjin e nëse doni me kuptu kjo është e vërteta”, tha ai.

Ymeri tha se nuk e di kur do të shitet, por sipas tij, shumë shpejt do të ndodh.

“Nuk e parasheh zhvillimin e saj Ligji, por shitjen e saj. Po kërkohet që Kuvendi të votojë një ligj që e përjashton veten nga ajo, përveç në përzgjedhjen e Bordit”, tha Ymeri.

“Kosova nuk po e merrë Trepçën, por po e bënë gati që me marrë të tjerët, e kush janë ata të tjerët nuk i e di, e dinë Qeveria”, tha Ymeri, raporton Periskopi.

Trepça

Visar Ymeri: Me projektligj Kuvendi nuk pyetet për ‘Trepçën’

Në Komisionin për Zhvillim Ekonomik u miratua Projektligji për “Trepçën”, ndërsa Visar Ymeri tha se ai e përjashton Kuvendin nga vendimet për këtë kompleks industrial.

Periskopi.com Lajme

Projektligji për “Trepçën” në Komisionin për Zhvillim Ekonomik kaloi me 6 vota për, ndërsa kundër votoi vetëm deputeti i Listës Serbe Sasha Milosavljeviq.

Milosavljeviq pastaj e arsyetoi kundërshtimin e tij.

“Ne do të jemi kundër në parim të këtij ligji dhe nëse gjatë amendamentimit nuk i harmonizojnë qëndrimet e punëtorëve të ‘Trepçës’ të cilës i përkasin komunitetit serb ne do të jemi kundër këtij ligji në leximin e dytë. Ne mendojmë se punëtorë e ‘Trepçës’ janë përjashtuar nga vendimmarrja për fatin e ‘Trepçës’, nuk janë marrë parasysh qëndrimet tona të përfaqësuesve tanë në Qeverinë e Kosovës,” tha Milosavjleviq.

Edhe kur projektligji u miratua dje nga qeveria, kundër tij votuan ministrat nga Lista Serbe.

Visar Ymeri, kryetari i “Vetëvendosjes” që mori pjesë në mbledhjen e komisionit, tha se projektligji lë mundësi për privatizim të pjesshëm të “Trepçës”.

“ Ligji në njëfarë formë është i përpiluar në atë mënyrë që lë mundësi tjera të hapura. Mirëpo çka përvidhen në këtë ligj mendoj unë është që mundësitë e hapura në këtë ligj janë kryesisht metoda, metodologji të privatizimit të pjesshëm të ‘Trepçës’ që po e shndërrojmë me këtë ligj në ndërmarrje publike ose shoqëri aksionare,” tha Ymeri.

Ai konstatoi që projektligji tenton ta përjashtojë vendimmarrjen e Kuvendit për “Trepçën”.

“Çfarëdo vendimi për të ardhmen e ‘Trepçës’ pas miratimit të këtij ligji do të bëhet në nivel të bordit të ‘Trepçës’ e natyrisht meqenëse qeveria është 80 për qind pronare e aksioneve edhe me vendim të qeverisë, por Kuvendi nuk pyetët më dhe mendoj se kjo është e papranueshme. Natyrisht që Kuvendi duhet të jepte vendimet e veta siç i ka të drejtat e garantuar karshi ndërmarrjeve tjera publike,” tha Ymeri.

Ministri i Zhvillimit Ekonomik Blerand Stavileci tregoi para anëtarëve të komisionit se si është planifikuar të funksionojë “Trepça” në bazë të këtij projektligji.

“Duke e ditur që ‘Trepça’ nuk mund të jetë si ndërmarrjet e tjera ku qeveria është aksionare si ndërmarrje publike, për shkak se natyra e shërbimeve që ato ofrojnë nuk është e njëjtë me atë çfarë sot bëhet në ‘Trepçë’, atëherë ne kemi menduar që kjo ndërmarrje publike ta ketë më shumë një karakter të korporatës e cila do të qeveriset me parimet më të mira të qeverisjes korporatave,” tha Stavileci.

Në komision drejtori i “Trepçës” Ahmet Tmava kërkoi që projektligji të votohet në Kuvend me pajtim të të gjithëve.

“Është shumë me rëndësi për neve që ky ligj pa barrikadime partiake me një konsensus maksimal si përfaqësues të popullit ta votoni- gjuani përgjegjësinë tek ne që ne pastaj të marrim përgjegjësi zhvillimore të Trepçës,” tha Tmava.

Më 7 shtator Gazeta Jeta në Kosovë botoi një hulumtim në të cilën tregoi se nëse deri në fillim të nëntorit nuk hyn në fuqi Ligji për Trepçën, ky kompleks industrial mund t’i nënshtrohet likuidimit.

Hulumtimi bëri të ditur se “Trepçës” nuk i shte bërë fizibiliteti që ishte parakusht për ligjin për të.

Visar Ymeri

Ymeri: Anulimi i këtij Demarkacioni, shmang luftën

Cenimi i integritetit territorial mund të prodhojë tensione të vazhdueshme në rajon, ka deklaruar kryetari i Lëvizjes Vetëvendosje, Visar Ymeri, në një intervistë për Radion Evropa e Lirë. Sipas tij, marrëveshja aktuale për Demarkacionin duhet të hidhet poshtë.

Periskopi.com Lajme

“Shmangia e ratifikimit të marrëveshjes në Kuvendin e Republikës së Kosovës, natyrisht që është shmangie e luftës”, ka thënë Ymeri.

Në këtë intervistë, Ymeri akuzon Policinë e Kosovës për inskenim dhe montim të rastit të arrestimit të gjashtë aktivistëve të saj, nën dyshimet për sulm ndaj Kuvendit dhe e përjashton mundësinë që gjësendet dhe mjetet ilegale të zbuluara nga policia në një depo në Prishtinë, i përkasin Vetëvendosjes.

Radio Evropa e Lirë: Zoti Ymeri, Lëvizja Vetëvendosje këto ditë doli me një propozim pesë pikësh në lidhje me çështjen e Demarkacionit të kufirit me Malin e Zi. Sa ofron zgjidhje ky propozim dhe a e keni diskutuar atë me pjesën tjetër të spektrit politik?

Visar Ymeri: Propozimi që e kemi bërë rreth pesë hapave që duhet të ndërmerren është rruga e vetme përpara, për sa i përket kësaj marrëveshje të Demarkacionit që e ka sjellë Qeveria e Kosovës. Ne kemi menduar që është e domosdoshme që kjo marrëveshje të hidhet poshtë. Pra, të rishqyrtohet dhe të përmirësohet sikurse metoda e përdorur, ashtu edhe përmbajtja tjetër e marrëveshjes, e veçanërisht konkluzat e saj.

Duhet ta kemi parasysh që Komisioni shtetëror ka qenë mandatar që ta shënjojë vijën kufitare, ndërkohë që ky Komision ka vendosur një kufi të ri, i cili e dëmton Kosovën për 8 mijë e 200 hektarë dhe natyrisht që kjo nuk është e pranueshme dhe as që mund të procedohet tutje në institucionet e Kosovës. Ndërkohë, në pesë pikëshin e propozuar nga ne shprehet qartë interesimi i Kosovës që ta shënjojë vijën kufitare me Malin e Zi, natyrisht duke mos e dëmtuar as integritetin territorial të Malit të Zi dhe as integritetin territorial të Kosovës.

Kjo është e arritshme dhe duhet të jetë e arritshme, sepse shtetet, e në veçanti ato që kanë fqinjësi njëra me tjetrën dhe që synojnë marrëdhënie të mira, siç i ka Kosova me Malin e Zi, duhet që këto marrëdhënie t’i ndërtojnë mbi bazën e reciprocitetit dhe respektimit të ndërsjellë të sovranitetit dhe integritetit territorial. Aq më tepër, që këto marrëveshje, në veçanti ajo për kufirin, të bëhet mbi bazën e parimeve të së Drejtës Ndërkombëtare Publike, gjë që nuk ka ndodhur me rastin e Republikës së Kosovës.

Ne e kemi bërë këtë propozim publik, në mënyrë që ta orientojmë debatin. Deri më tash nuk ka pasur kontakt nga subjektet tjera që ta diskutojmë me to. Ne jemi të gatshëm që të diskutojmë, por mendojmë që parimet e vendosura në këtë program janë të drejta dhe të dobishme, si dhe garantojnë një shënjim të drejtë të vijës kufitare dhe njëkohësisht mirëmbajtje dhe avancim të marrëdhënieve ndërmjet Kosovës dhe Malit të Zi.

Radio Evropa e Lirë: Pse u desht edhe një propozim i Vetëvendosjes, kur ju, si Vetëvendosje dhe katër subjektet tjera politike parlamentare ishit duke biseduar rreth një deklarate të iniciuar nga Grupi Ballkanik, si përpjekje për tejkalimin e bllokadës së krijuar?

Visar Ymeri: Po, ky propozim i yni është hap që të ecet përpara. Pra, kah do të duhej të lëviznin institucionet e Kosovës karshi nevojës për ta shënjuar vijën kufitare dhe njëkohësisht edhe karshi procesit të marrëdhënieve të Kosovës me Bashkimit Evropian dhe veçanërisht në procesin e liberalizimit të vizave. Në këtë drejtim konsiderojmë që këto pika dhe një deklaratë e mundshme e përbashkët e subjekteve politike në të ardhmen, që po synohet nga shoqëria civile, nuk janë përjashtuese njëra me tjetrën, por janë edhe komplementare edhe të përbashkueshme. Ne edhe në atë deklaratë kemi bërë disa propozime që të futen si pika, sepse në formën në të cilën ajo ka qenë apo është aktualisht, mendojmë se është edhe e përgjithësuar dhe nuk zgjidh asgjë.

Qeveria e Republikës së Kosovës deri më tani nuk ka shprehur fare interesim për ta zgjidhur këtë çështje dhe në këtë drejtim konsiderojmë që qeveria, tani me vetëdije, është duke synuar që ta cenojë integritetin territorial të Kosovës, gjë që është e papranueshme për ne.

Policia inskenon skenat e sulmeve dhe zbulimit të mjeteve të paligjshme

Radio Evropa e Lirë: Mospajtimet rreth çështjes së Demarkacionit shtuan edhe tensionet e brendshme politike. Policia e Kosovës arrestoi aktivistë të Vetëvendosjes nën dyshimet për sulme ndaj Kuvendit, ndërkaq gjatë bastisjes së një objekti, i cili u tha se është në pronësi të Vetëvendosjes, u tha se u gjetën edhe mjete të palejueshme. Cila është përgjigja e juaj ndaj këtyre zhvillimeve?

Visar Ymeri: Këto rastet e fundit janë inskenime të kulluara të policisë, të cilat natyrisht që bëhen me urdhëra politik. Në këtë drejtim, konsideroj që kjo e dëshmon atë që ne e kemi thënë disa herë se sa thellë dhe gjerë është kapur shteti i Kosovës. Pra, aparati shtetëror, institucionet shtetërore dhe si ato po keqpërdoren nga politika për të luftuar kundërshtimin politik me mjete edhe me gjuhë të papranueshme për ne.

Ju e keni parë se si është zhvilluar rasti ndaj gjashtë aktivistëve të Vetëvendosjes, ku policia nuk ka ofruar kurrfarë dëshmie, as fakti, por vazhdohet me të njëjtin avaz që të ngre akuza dhe të paraqitet në publik me inskenime dhe montime, në mënyrë që ta fitojë opinionin publik kundër Lëvizjes Vetëvendosje dhe kundër aktivistëve të saj.

Por, kjo qartazi nuk po ka efekt, sepse të gjithë e kanë parë se këto janë raste të montuara. Konsideroj që pushteti aktual në Kosovë, pra ky regjim që do të duhej të ishte qeveri demokratike, po shndërrohet në regjim autoritar e nganjëherë edhe në përmasa të regjimit diktatorial, sepse montimi i rasteve karshi kundërshtarëve politik në asnjë vend demokratik nuk ka ndodhur kurrë. Me akuza e falsifikime e montime të rasteve, synon t’i dënojë aktivistët e kësaj Lëvizje dhe ta akuzojë Lëvizjen Vetëvendosje si një Lëvizje që ka ndërmarrë sulme terroriste. Pra, kjo e shpreh edhe njëherë panikun e këtij pushteti.

Radio Evropa e Lirë: Një sqarim këtu. Edhe gjësendet, mjetet jo legale që u gjendën në depon e bastisur, e të cilat u tha se ishin të Vetëvendosjes, janë pjesë e asaj që po i quani montim i policisë?

Visar Ymeri: Jo, s’janë të Vetëvendosjes ato. Policia është futur aty pa kurrfarë dëshmitari dhe aty ata ku e dimë ne se çfarë kanë bërë. Unë nuk do ta kisha pasur një dyshim të tillë në Policinë e Kosovës po të mos e kishte pasur një historik të gjërave të tilla, edhe karshi Vetëvendosjes, por që besa edhe në aspekte tjera.

Konsideroj që policia, pjesëtarët e policisë, një numër i madh i tyre, natyrisht që janë njerëz të mirë që ia duan të mirën vendit dhe punojnë në interes të Republikës së Kosovës. Por, ja që policia e Kosovës, kreu i saj, i lidhur drejtpërdrejt me koalicionin qeverisës dhe veçanërisht me SHIK-un dhe në anën tjetër me krimin e organizuar, që mbase është e njëjta gjë, janë duke e keqpërdorur aparatin apo institucionin e Policisë së Kosovës për të bërë inskenime të tilla.

Homogjenizimi i Serbisë, rrezik për rajonin dhe sidomos Kosovën

Radio Evropa e Lirë: Po në planin e jashtëm, u tha se Demarkacioni jo i drejtë do të mund të tensiononte raportet edhe me Malin e Zi. A besoni ju se rajoni ende mund të përfshihet në konflikte?

Visar Ymeri: Luftën ne as nuk e duam dhe as nuk e inkurajojmë. Mirëpo, lufta mund të ndodhë pikërisht atëherë kur synon ta shmangësh atë. Pra, kjo mungesë absolute e përgatitjes së Republikës së Kosovës për ta mbrojtur territorin e vet natyrisht që bëhet pastaj një sinjal i rrezikshëm për fqinjët, veçanërisht Serbinë që territori i Republikës së Kosovës është një pre i lehtë dhe rrjedhimisht i pushtueshëm.

Ajo çfarë ka thënë me këtë rast deputeti Albin Kurti është thënë më herët edhe prej një gazete me renome, në mos gabofsha ose ‘New York Times’ ose ‘Washington Post’, në një shkrim ku autori supozon që, meqenëse lëvizja e kufijve ka prodhuar luftëra gjithandej në botë, një gjë e tillë nuk mund të mohohet si mundësi as në Kosovë.

Ajo çfarë kemi thënë ne është që cenimi i integritetit territorial mund të prodhojë tensione të vazhdueshme dhe në këtë drejtim natyrisht që duhet me domosdo që marrëveshja aktuale për Demarkacion të hedhet poshtë, në mënyrë që Kosova ta ketë mundësinë e shënjimit të drejtë të vijës kufitare, për ta shmangur luftën. Pra, shmangia e ratifikimit të marrëveshjes në Kuvendin e Republikës së Kosovës natyrisht që është shmangie e luftës.

Për sa i përket rajonit, ne po e shohim se çfarë po ndodhë. Marrëdhëniet midis vendeve të rajonit nuk kanë qenë kurrë më të këqija që nga përfundimi i luftërave këtu e deri më sot. Kemi në njërën anë një Kroaci e cila vazhdimisht është duke u armatosur, kryesisht nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Në anën tjetër e kemi një Serbi e cila po homogjenizohet politikisht dhe po armatoset nga Rusia për çdo herë e më shumë.

Parlamenti i Serbisë nuk ka qenë kurrë më i homogjenizuar në ekstremin e djathtë nacionalist-shovenist sesa që është tani. Referendumi në Bosnje është një aspekt tjetër, në të cilin qartazi Republika Serbe i ka shprehur aspiratat e veta të ndahet nga Bosnja e Hercegovina dhe kështu të dal edhe nga Marrëveshja e Dejtonit. Pra, të gjitha këto zhvillime në rajon e tregojnë në njëfarë mënyre që mundësia për ta pasur një luftë të re në rajon është më e madhe sesa që mendohet.

Mendoj se është fëmijërore dhe naive nga ana e institucioneve dhe krerët e institucioneve të Kosovës që të sillen sikur kjo nuk është duke ndodhur.

Ne si Lëvizje Vetëvendosje nuk mendojmë se në politikë duhet të sillemi si makushi i cili në rast të rrezikut e fut kokën në rërë duke menduar se do ta shmang rrezikun, siç po bën Qeveria e Kosovës. Konsiderojmë që sa më të papërgatitur që jemi ne, do të shihemi si pre më e lehtë nga Serbia për kontrollin politik mbi një pjesë të territorit apo kontroll politik mbi Kosovën.

Radio Evropa e Lirë: Në funksion të relaksimit të raporteve Kosova dhe Serbia po zhvillojnë dialog politik. Nuk shihni përfitime nga ky proces?

Visar Ymeri: Dialogu që ka ndodhur mes Kosovës dhe Serbisë, qartazi i ka shërbyer vetëm Serbisë. I ka shërbyer Serbisë, sepse e ka shtrirë kontrollin mbi Republikën e Kosovës, duke e thelluar shumë atë. Me anë të Listës Serbe mban kontrollin mbi një pjesë të territorit, mbi të gjitha komunat me shumicë serbe, e kështu me radhë.

Ndërkohë që në anën tjetër ia ka krijuar mundësinë një njeriu i cili do të duhej të ishte i gjykuar për krime lufte, pra tash Vuçiqi e më herët Daçiqi, që të paraqitet me një fytyrë njerëzore karshi institucioneve të Brukselit. Kjo ndodh vetëm për shkak të pranimit të krerëve të institucioneve të Kosovës që të takohen me Vuçiqin e Daçiqin dhe të buzëqeshin me të para kamerave thua se nuk është i njëjti person i cili kishte qenë në qeverinë që kishte urdhëruar gjithë ato krime, vrasje ndaj shqiptarëve, përdhunime të grave e vajzave tona, e njëkohësisht djegie të shtëpive dhe shkatërrim të ekonomisë së vendit.

Radio Evropa e Lirë: Dhe për fund, në bazë të kësaj që ju deklaroni, mes dy rrugëve që ka përpara rajoni – integrimeve evropiane dhe konfliktit, ju besoni se ende nuk ka kaluar rreziku i përsëritjes së konflikteve në rajon?

Visar Ymeri: Rajoni mendoj që e ka një problem, e problemi është Serbia. Serbia ka qenë problem historikisht në këtë rajon. Homogjenizimi politik i Serbisë është rrezik imanent dhe i përnjëhershëm për rajonin, sepse Serbia, kjo vijë politike e Serbisë dhe jo e gjithë Serbia, e ka një qëllim të vetëm dhe ai është që ta rrit sa më shumë territorin në dëm të tjerëve. Pra, duke i pushtuar territoret e të tjerëve. Në këtë drejtim, veçanërisht Republika e Kosovës është jashtëzakonisht e rrezikuar. Mendoj që mungesa e një procesi të denazifikimit të Serbisë ka krijuar një problem në ditët e sotme dhe besoj do të jetë problem dhe rrezik edhe në të ardhmen.

Shqiptarët duhet ta kthejnë shikimin nga vetja dhe interesat e veta. Kjo duhet të ndodhë në Kosovë, në Shqipëri e gjithandej ku jetojnë shqiptarët, sepse kjo ideja e bashkimit të shqiptarëve në Bashkimin Evropian, asnjëherë as nuk ka qenë e qëndrueshme, as historikisht dhe as aktualisht.

Tash, Bashkimi Evropian ka probleme të brendshme për shkak të daljes së Britanisë së Madhe, pastaj për shkak të çështjes së emigrantëve, krizës ekonomike, andaj gjithnjë e më shumë po e kthen shikimin nga vetja dhe në këtë drejtim Bashkimi Evropian nuk e ka ndërmend që për 10-15 vitet e ardhshme të ndërmerr çfarëdo procesi të zgjerimit.

Duke qenë kjo e vërtetë, atëherë shqiptarët domosdo që duhet të kthejnë sytë nga vetja në mënyrë që ta fuqizojnë dhe faktorizojnë vetveten në këtë rajon dhe të jemi një komb i cili e ka mundësinë edhe për t’u mbrojtur nga jashtë, por edhe e ka mundësinë që të zhvillohet dhe të fuqizohet nga brenda.