ramos

Reali bën gabimin e parë

Periskopi.com Sporti

Real Madrid ka humbur pikët e para në sezonin e ri.

Skuadra nga Santiago Bernabeu barazoi 1:1 me Villarrealin në ndeshjen e javës së pestë në La Liga.

Të parët që kaluan në epërsi ishin mysafirët, të cilët shënuan nga penaltia nëpërmjet Bruno Soriano në minutën e 45.

Rezultati u barazua nga kapiteni Sergio Ramos në minutën e 48.

Madrilenët nuk arritën të bënin më shumë sa i përket ndryshimit të rezultatit në favor të tyre dhe kjo mund të shfrytëzohet nga rivali kryesor, Barcelona, e cila përballet pas pak minutash me Atletico Madridin.

Edhe përkundër këtij barazimi, Reali vazhdon të mbetet lider në ligë me 13 pikë, dy më shumë sesa Sevilla, pas xhirosh të zhvilluara. /Periskopi.com

15.09.2016; Villareal; Fussball Europa League - FC Villareal - FC Zuerich; Armando Sadiku (Zuerich) erzielt das 0:1
(Steffen Schmidt/freshfocus)

Sadiku flet pas super-golit ndaj Villarreal

Periskopi.com Sporti

Sulmuesi i Kombëtares Shqiptare i cili aktivizohet te skuadra e Zurich, Armando Sadiku, është shprehur i kënaqur pas shënimit të super-golit mbrëmë në ndeshjen kundër Villarreal në kuadër të Europa Ligës, të cilën zviceranët e humbën me rezultat 2:1.

25-vjeçari shënoi një gol tejet të bukur në minutën e dytë të takimit, ndërsa rrëfen momentin kur shënoi golin.

“Kur mora topin kisha një kundërshtar përballë dhe bëra një finte duke arritur të lirohem. Në fillim doja të pasoja te kolegu im i skuadrës që gjendej në krahun e djathtë timin pasi mu duk i lirë, por më pas ai avancoi pak më tepër dhe mendova të godas portën duke qenë se kisha hapësirën e nevojshme. Jam shumë i kënaqur që gjithcka shkoi mirë edhe pse në fund nuk arritëm të fitonim”, deklaroi Sadiku. /Periskopi.com

sadiku

Armando Sadiku i shënon super-gol Villarrealit (Video)

Periskopi.com Sporti

Sulmuesi i Kombëtares Shqiptare i cili aktivizohet te skuadra e Zurichut, Armando Sadiku ka shënuar një super-gol në ndeshjen që skuadra e tij po e zhvillon ndaj Villarrealit në kuadër të Europa Ligës.

Këtë gol 25-vjeçari e shënoi në minutën e dytë të kësaj përballjeje. /Periskopi.com