kuka

Kuka: Nuk e mendojmë fare largimin nga Super Liga

Mbrojtësi i Dritës, Viktor Kuka nuk beson se skuadra e tij do të jetë e rrezikuar për të rënë nga Super Liga në këtë sezon.

Periskopi.com Sporti

Por, ai pranon se bashkë me skuadrën gjilanase do të luftojnë deri në fund të sezonit për të arritur sa më lartë në tabelë.

“Mendoj se do të luftojmë deri në fund të sezonit. Nuk mendojmë fare se jemi të rrezikuar për të rënë nga Super Liga”, deklaroi Kuka për Periskopin.

Ai foli edhe rreth të ardhmës së tij dhe për favoritët në këtë sezon të Super Ligës.

“Nuk mendoj largimin nga Drita në dimër sepse jam shumë mirë aty dhe ndihem mirë. Do të largohesha vetëm nëse do të kisha ndonjë ofertë jashtë Kosovës”.

“Favoritë kryesor për titullin i shoh Prishtinë dhe Feronikelin, pasi të dyja këto kanë ekipe shumë të mira dhe të komponuara. Ata kanë lojtarë shumë cilësorë”, përfundoi ish-anëtari i Prishtinës. /Periskopi.com