Sulm vetëvrasës në Damask, dhjetëra viktima

Një sulmues vetëvrasës ka hyrë të mërkurën në ndërtesën e gjykatës në Damask, me ç’rast ka vrarë dhe plagosur dhjetëra persona, njoftojnë mediat shtetërore siriane.

Periskopi.com Lajme

 

“Terroristi ka hedhur veten në erë në Pallatin e vjetër të drejtësisë në Damask. Ka të vrarë dhe të plagosur”, njofton televizioni shtetëror, transmeton AFP.

Viktima e nëntë nga i ftohti, vdes babai i dy fëmijëve në Sarandë

Periskopi.com Lajme

Ndërron jetë një tjetër person nga i ftohti që ka përfshirë Shqipërinë ditët e fundit duke e çuar bilancin në 9 të personave që kanë vdekur nga moti i keq dhe aksidentet.

Sot në qytetin e Sarandës është gjetur i pajetë 61 vjeçari Zhevahir Telo, babai i dy fëmijë.

Ai punonte në portin e Sarandës, ndërsa sipas familjarëve është gjetur i pajetë mëngjesin e sotëm në hyrje të banesës së tij. Nga veprimet e para hetimore, në trupin e viktimës nuk vërehen shenja dhune apo dëmtime të tjera, ndërsa shkak kryesor i vdekjes ka qenë i ftohti. Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e rrethanave të vdekjes. Kujtojmë që pak ditë më parë në Sarandë ndërroi jetë një tjetër i moshuar për shkak të të ftohtit.

Në datën 8 Janar, po në Sarandë, ndërroi jetë Leonard Beqiri 54­vjeç si pasojë e motit të keq. Dje një fëmijë 12­vjeçar në Tiranë ka humbur jetën pasi u thye akulli i liqenit të Kasharit ku ai po luante bashkë me motrën e tij.

Në Durrës kanë ndërruar jetë nga i ftohti dy persona, në 7 Janar, Arben Sulo 38 vjeç dhe dje Shpresa Muça 68­ vjeç.

Dje një bari 40­ vjeçar ra në liqenin e Petovës. Hajredin Xhelo tentoi të kalonte rezervuarin i cili kishte ngrirë, por në ato momente akulli është thyer e për pasojë bariu nga fshati Petovë ka rënë në ujë.

Në Gjirokastër para 6 ditësh ndërroi jetë Vasil Kaçi 64­vjeç, pasi aksidentalisht rrëshqiti, teksa kishte hipur të rregullonte depozitën, pasi kishte ngrirë nga ngricat. Në qarkun e Korcës kanë ndërruar jetë dy persona nga i ftohti. Në Pogradec ndërroi jetë Anastas Shuke, i cili jetonte i vetëm është gjetur i pajetë nga disa të afërm.

Ndërsa në Korçë ne 10 janar Ilia Lifo u gjet i pajetë në një ndërtesë të braktisur në zonën e ish Poligonit të Bonifikimit në Korçë të cilën e kishte përshtatur si banesë dhe jetonte i vetëm.

Shënohet viktima e tretë  nga i ftohti në Maqedoni

Moti i ftohtë që ka kapluar Maqedoninë për disa ditë me radhë ka marë edhe viktimën e tretë - pas atyre në Shkup dhe Strumicë një e moshuar vdes nga i ftohti edhe në Pehçevë, njoftojnë mediat e Maqedonisë.

Periskopi.com Lajme

68-vjeçari nga Shkupi në lagjen Aerodrom vdiq nga i ftohti të dielën. Ai qëndronte në një ndërtesë të pabanuar, ndërkohë që sipas informacioneve kishte refuzuar të shkonte në shtëpinë e të pastrehëve.

Të dielën gjithashtu në Strumicë është gjetur i ngrirë një tjetër mashkull rreth të 60-ave, ndërsa sipas fqinjëve të tij ai ka qenë i shtrirë para shtëpisë në gjendje të dehur.

Temperaturat e ftohta kanë marrë viktimë edhe në fshatin Crnik të Pehçevës. Mbrëmjen e së dielës 80 vjeçarja është rrëzuar në korridorin e shtëpisë, ndërkaq në mëngjes është gjetur e ngrirë nga anëtari i familjes.

Maqedoninë nga java e kaluar e ka kapur ftohtë i madh me temperatura deri në minus 24 gradë celsius. Moti i ftohtë po vazhdon edhe më tutje. Temperaturat e sotme lëvizin nga -20 deri më -6 gradë celsius.

Viktima e parë shqiptar nga moti i ftohtë, një i pastrehë

Temperaturat e ulëta të këtyre ditëve kanë shënuar viktimën e parë. Bëhet fjalë për një të pastrehë që është gjetur i vdekur ditën e sotme në qytetin e Durrësit.

Periskopi.com Lajme

Trupi është gjetur i mbledhur kruspull nga kalimtarët në lagjen numër 17, të cilët kanë lajmëruar policinë. Kjo e fundit, pas veprimeve të para e ka identifikuar të ndjerin si shtetasin Arben Sulo, 38 vjeç, raporton TopChannel.

Ndërkohë, specialistët e mjekësisë ligjore që kanë marrë në dorëzim kufomën kanë konstatuar se në të nuk ka patur shenja dhune dhe se vdekja ka ndodhur për shkaqe natyrale.

Në këto ditë të ftohta, në qytetin e Durrësit nuk është ngritur ende ndonjë strehë e përkohshme për të pastrehët.

Ndezën qirinj në qendër të Prishtinës, në nderim të viktimave në trafik

Në sheshin kryesor të Prishtinës, po ndezën qirinjtë në nderim të viktimave që kanë humbur jetën në aksidente trafiku.

Periskopi.com Lajme

Në këtë aktivitet njëkohësisht janë lëshuar edhe video për vetëdijesim të pjesëmarrësve në trafik, me anë të cilave po tentohet të bëhet sensibilizimi i qytetarëve për të shtuar kujdesin gjatë ngasjes së automjeteve, moto e të cilit është “Mos e bjerë punën deri këtu”, transmeton kp.

Nga 1 janari i këtij viti deri më tani, kanë humbur jetën 96 persona, ndërsa në dy vitet e fundit kanë humbur jetën mbi 300 persona.

SHBA: Rrëzohet avioni, dyshohet se ka të vdekur! (VIDEO)

Një aeroplan i tipit “Piper PA 31” është rrëzuar në qytetin Elko në Nevada të SHBA. NBC raporton se ka pasur të paktën 4 persona në bord.

Periskopi.com Lajme

Ende nuk dihen shkaqet e rrëzimit të aeroplanit në Nevada, mirëpo banorët e zonës janë evakuuar.

Dëshmitarët thonë se aeroplani u rrëzua në një parking, ku automjetet e parkuara shpërthyen nga rrëzimi i tij.

Shërbimet e zjarrfikësve dhe ambulanca tashmë kanë arritur në vendin e ngjarjes.

Këto janë disa nga pamjet nga vendi i ngjarjes: