nentori i ftohte

Dy ditët e ardhshme me shi, nga e diela mot i ftohtë

Gjatë ditës së premte dhe shtunë nga Italia sërish një turbullirë pritet që të kalojë mbi rajon, ku do të sjellë sërish reshje të reja, ndërsa masa më të ftohta ajrore nga nata e së shtunës do të sjellin mot më të ftohtë.

Periskopi.com Lajme

Të premten, në Kosovë, sipas Prishtina Weather, pas mëngjesit me mundësi për mjegull në lugina, gjatë ditës do të mbajë mot me vranësira dhe intervale më të gjata me diell.

Gjatë mbrëmjes priten reshje shiu të cilat do të vazhdojnë edhe paraditen e së shtunës. Në vise malore priten edhe reshje bore. Nga dita e diel do të mbajë mot i ftohtë, por me intervale më të gjata me diell.

Temperaturat maksimale ditën e premte do të rriten deri në 12C, e më pas nga dita e diel do të zbresin në 6C deri 8C, e ato minimale nga 2C deri në 5C, do të zbresin deri në -2C.

Era do të fryjë drejtimesh të ndryshme nga jug-jugperëndim dhe veri-verilindje 3-13m/s. Shtypja atmosferike pas rënies në vlera normale, nga dita e diel do të rritet dukshëm mbi vlera normale./ Periskopi

Shiu

Në fundjavë sërish priten vranësira dhe të reshura shiu

Pas motit të qëndrueshëm dy ditëve të fundit, gjatë fundjavës një turbullirë nga Atlantiku, që momentalisht ka filluar të depërtojë mbi Mesdhe, do të kaloj mbi rajonin tonë, që do të sjellë sërish vranësira dhe të reshura shiu.

Periskopi.com Lajme

Si rrjedhojë, të shtunën pas mëngjesit me mundësi për mjegull në orët e mëngjesit, gjatë ditës do të mbajë mot me vranësira dhe intervale me diell, e më vonë pasdite dhe në mbrëmje vende-vende priten rrebeshe të dobëta shiu.

Të dielën, pas mëngjesit me reshje të qëndrueshme shiu, gjatë ditës priten rrebeshe shiu, që vende-vende do të shoqërohen edhe me bubullimë.

Në ditët e para të javës së ardhshme, të hënën do të mbajë mot më i ftohtë, kryesisht me vranësira, kohëpaskohe me rrebeshe të dobëta shiu. Nga mesi i javës sërish priten mundësi për reshje shiu.

Temperaturat gjatë fundjavës do të ngritën mbi vlera mesatare, me minimale nga 7C deri në 10C, e ato maksimale nga 19C deri në 21C. Nga dita e hënë, temperaturat maksimale pritet të zbresin nën vlera mesatare, deri në 15C.

Era do të fryjë nga juglindja dhe verilindja 2-5m/s, ndërsa shtypja atmosferike do të rritet mbi vlera normale./ Periskopi