Nikoliq

Nikoliq: Jemi afër vijave të kuqe në bisedimet me Prishtinën

Presidenti serb Tomislav Nikolqc tha se qeveria do të ketë mbështetjen e tij të pakusht nëse “kërkesat” e fundit të Prishtinës do të konsiderohen si të pakuptimta dhe shtoi se kishte të drejtë kur kishte vlerësuar se ” jemi shumë afër vijave të kuqe në bisedime” të cilat sipas tij nuk duhet kaluar nëse e vlerësojnë vendin dhe Kushtetutën.

Periskopi.com Uncategorized

Nikoliq ka thënë poashtu për gazetën serbe “Novosti”  se siç i quajti ai “në institucionet e përkohshme të Prishtinës” kanë bërë vlerësime të gabuara lidhur me atë “se ka ardhur koha për të vendosur kushtet pa të cilat nuk mund të vazhdohen në negociata”.

“Edhe vetë Bashkimi Evropian përmbahet nga vendosja  e kushteve, pranimi i të cilave do të thoshte pranimin e pavarësisë së krahinës jugore serbe”, ka thënë Nikoliq, përcjellë Klan Kosova.

“Shqiptarët i përdorin negociatat që Serbia përmes tyre t`iu jep sa më shumë të drejta dhe në qoftë se nuk shkon asisoj,  atëherë përmes negociatave bilaterale, të kërkohet pranimi  dhe anëtarësimi në organizatat që duhet të jenë organizata të  shteteve. Kjo nuk është një bazë për negociata të sinqerta, të cilat nga ana e tyre nuk kanë qenë deri më tani “tha Nikoliq.