burgu Prizren diten kur vdiq Dehari

Në kohën sa Dehari nuk doli nga dhoma, askush nuk shihet se hyri aty (Video)

Tashmë janë publikuar video xhirimet e tërë ditës së 5 nëntorit në burgun në Prizren, ditë kjo kur vdiq i paraburgosuri që ndodhej aty, Astrit Dehari.

Periskopi.com Lajme

Klan Kosova ka publikuar video ku shihen momentet teksa gardiani në herë e fundit ja bënë me dorë ngase ai nuk donte të dilte në shëtitje.

Kanë vazhduar pamjet pandërprerë dhe në një orëshin e shumëpërfolur, pjesë kjo kur besohet se shokët e dhomës e lanë në gjendje normale dhe e gjetën në gjendje të keqe.

Madje KMDLNj ka raportuar ka publikuar ditë më parë edhe rrëfimin e shokut të dhomës që e gjeti i pari Deharin në gjendje të rëndë.

KMDLNJ raporton se si e gjeti Astritin shoku i dhomës

 

Në video pastaj shihet se si fillon paniku në dhomë, si lajmërojnë njëri-tjetrin, deri në momentin kur e nxjerrin vet Astrit Deharin nga dhoma për ta bartur deri tek vetura që do e dërgonte në spital./ Periskopi

Greg Delawie

Frikësohet Delawie, thotë se ka rritje të tensionit religjioz dhe etnik në Kosovë (Video)

Ambasadori amerikan në Kosovë, Greg Delawie përmes një deklarate drejtuar liderëve dhe qytetarëve kosovarë, ka thënë se një vend si Kosova meriton më shumë, se sa liderë që shtyhen me kundërshtarët e tyre duke kritikuar njëri-tjetrin, në vend që të gjejnë zgjidhje të problemeve.

Periskopi.com Lajme

Delawie ka thënë se duhet punë që të krijohet e ardhmja. Andaj, ai ka bërë thirrje që së bashku të punohet drejt së ardhmes së ndritur, transmeton Indeksonline.

Ai ka thënë se qytetarët dhe taksapaguesit e Kosovës meritojnë një demokraci stabile e funksionale.

Ky është mesazhi i Delawie drejtuar kosovarëve, në veçanti liderëve të vendit:

Sot mund të shohim liderë politikë që më shumë janë të fokusuar te kundërshtarët e tyre, se sa te ajo çka ata mbështesin.

Edhe në media, e në rrugë shohim një rritje të tensonit religjioz dhe etnik, diçka krejt jo inkurajuese me tolerancën dhe mirësinë për të cilën njihet Kosova.

Unë besoj që Kosova meriton më shumë. Besoj në një të ardhme më të ndritur, me zhvillim ekonomik, një vend me demokraci stabile dhe funksionale që u përket qytetarëve dhe taksapaguesve të vendit dhe jo të interesave politike.

Një Kosovë multi-etnike, e hapur, e pavarur dhe në paqe me fqinjët e saj. Besoj se e ardhmja e mirë vjen nga mesazhet progresive dhe jo nga agjendat negative.

Besoj se historia nuk bëhet me ata që janë më të mirët në kritika, por nga ata që gjejnë zgjidhjet më të mira, nga njerëzit që mundohen të zgjidhin problem, në vend se t`i krijojnë ato.

Nuk është e mjaftueshme vetëm të flasësh, por duhet punë dhe duhet të ndërmerren aksione në këtë drejtim, para se koha të ndërrojë sërish, të bëhemi bashkë  e ta krijojmë një të ardhme të ndritur.