MONTELLA

Montella tallet me Interin: Festuan barazimin si fitore

"Presidenti Berlusconi ka mbetur disi i zemëruar nga barazimit, por u ka bërë komplimente djemve për lojën që dhuruar në fushën e lojës, pasi meritonin të fitonin", kështu është shprehur Montella për mediat italiane.

Periskopi.com Sporti

Ai nuk është i lumtur për barazimin 2-2 në derbin kundër Interit dhe deklaroi se kuqezinjtë e meritonin fitoren.
” Interi, i ndërtuar për të fituar kampionatin, feston barazimin si të ishte fitore, kjo tregon shumë për atë që kemi bërë. Barazimi erdhi pas një goditjeje këndi në fund, me Handanovic te zona jonë. Më pëlqeu personaliteti i skuadrës”.

inter

Montella: Do të luajmë sikur ndaj Juventusit, Inter ka një super ekip

Trajneri i Milanit, Vincenzo Montella ka thënë se lojtarët e Interit janë në të njëjtin nivel me Juventus.

Periskopi.com Sporti

Ai beson se indiviudalisht lojtarët e Interit mund të jenë më të mirë se ata të Juventusit.

“Pioli ka punuar në fokusimin e lojtarëve dhe koncentrimin. Në terme individuale, Interi janë më të mirë se Juventusi dhe ne nuk duhet të shpërfillim këtë ndeshje. Duhet të paraqesim vetën si më të mirë, me zemërim dhe pakëz frikë, njëjtë sikur kundër Juventusit”.

“S’mendoj se jemi favorit, por nuk më intereson edhe npse e kemi këtë epitet. Nuk është një ndeshje deçizive, por është e rëndësishme për tifozët tonë dhe për ne. Ne jemi gati dhe besoj se do përballemi me besim. Ndeshemi me një skuadër me lojtarë të fortë që duan të bëjnë çdo gjë për të fituar”, u shpreh Montella.

MONTELLA

Montella ka një kërkesë për lojtarët e Milanit

Trajneri i Milanit, Vicenzo Montella ka një kërkesë për futbollistët e skuadrës së tij.

Periskopi.com Sporti

Ai thotë se ‘rosonerët’ duhet të qëndrojnë me këmbë në tok pas rezultateve të mira kohëve të fundit.

Kjo deklaratë e italianit vjen pas fitores në derbi ndaj Juventusit 1:0.

“Duhet të frenojmë euforinë. Tifozëve u lejohet të jenë euforikë, ndërsa ne si skuadër duhet të mendojmë për ndeshjen e radhës. Ka shumë vend për përmirësime. Ndaj Juventusit morëm një fitore të bukur, e cila erdhi duke vuajtur dhe dhënë shpirtin në fushë, kjo është shumë e rëndësishme”.

“Duhet të qëndrojmë me këmbë në tokë. Ajo që di është që kjo e radhës do të jetë një ndeshje shumë e vështirë në një ambient të ashpër dhe ndaj një skuadre që lufton fort e luan mirë taktikisht”. /Periskopi.com

MONTELLA

Montella: Për Milanin fillon një sezon i ri

Trajneri italian, Vicenzo Montella ka deklaruar se për ekipin e tij fillon një sezon i ri pas fitores në derbi ndaj Juventus.

Periskopi.com Sporti

Ai në deklaraten pas ndeshjes i ka paralajmëruar lojtarët e tij se duhen të jenë të kujdesshëm, pasi që skuadrat do të fillojnë të shikojnë një Milan ndryshe dhe do të përgaditen më mirë se herën e kaluar.

“Nuk mund ta mposhtësh Juven pa vuajtur. Më pëlqeu shumë kuraja dhe vetëbesimi që tregoi skuadra ime në momente të caktuara, por jo gjatë gjithë ndeshjes, ndërsa duhet t’i rregullojmë këto”, tha Montella.

“U thash lojtarëve të mi se sezoni i ri fillon tash, sepse pas këtij kundërshtari, të gjithë të tjerët do të kenë pritje të ndryshme nga ne”.

“Ata do të luajnë ndryshe ndaj nesh dhe presioni mbi ne do të jetë tjetër fare”, ka deklaruar trajneri, i cili është shprehur tejet i kënaqur me triumfin. 

Milan ka ndryshuar në stilin e lojës me ardhjen e Montellas dhe janë në rrugë të mbarë për të kandiduar për titull në Seria A. /Periskopi.com