Pse veza simbol i Festës së Pashkëve?

Periskopi.com Lajme

Festa e Pashkëve, në historinë e kremtimit të saj ka patur si pararendëse festën hebreje Pessah, arsyeja pse kjo festë në kishat lindore titullohet Pasha. Bazuar në traditën hebraike, kjo festë festohet në këtë ditë për të përkujtuar Perëndinë, i cili udhëhoqi popullin e tij që të dalë nga skllavëria, duke e çliruar atë. Ai kërkoi nga çdo familje hebreje që derën e shtëpisës ta lyente me gjakun e qengjit të therrur. Për ata që nuk iu bindën urdhërit të Perëndisë, iu vranë fëmijët e tyre, duke ndëshkuar kështu familjet egjiptiane.

Fjala Pashkë, në historinë e kremtimit të saj shoqërohet me fjalën E ndritshme, për të simbolizuar dritën që del nga varri i Krishtit. Për ta përforcuar këtë, besimtarët e krishterë marrin dritën prej llambadave të zbukuruara, dritë të cilën klerikët  e marrin nga flaka e kandilit të pashuar në Tryezën e Shenjtë, si simbol të dritës të varrit të Krishtit. Kjo dritë mbahet e ndezur për 40 ditë rresht. Festa e Pashkëve cilësohet ndryshe nga besimtërët e saj si “Festa e festëve dhe mbreti i të gjitha ditëve”.

Kjo festë ka simbolizohet nga Veza e kuqe e Pashkës dhe Buka e Pashkës.

Veza e kuqe e Pashkës është simboli kryesor i kësaj feste që simbolizon jetën. Veza e Pashkëve është po aq e vjetër sa edhe Krishterimi, ndaj Kisha e ka pranuar si simbol i Ringjalljes së Krishtit.

Po përse pikërisht një vezë? Bazuar në traditat e lashta, në përfytyrimet e popujve të shumtë, veza simbolizon fillimin dhe burimin e jetës. Bazuar në mitet e egjiptianëve, indianëve, babilonasve, grekëve dhe kinezëve prej vezës lind dhe zhvillohet gjithësia. Në kulturën bullgare, ka mjaft gjurmë të përfytyrimeve lidhur me vezën. Në disa prej tekseteve të tyre, dielli përcaktohet si një vezë hyjnore, në disa të tjera koha është pula ndërsa vezët janë yjet, që bëhen prej saj. Në besimet dhe gojëdhënat popullore, veza posedon një forcë magjike. Me të mund të nanuriset një foshnjë apo të përcaktohet nëse një njeri ka pasoja nga syri i keq. Nëpër përralla veza simnbolizon forcën e shtrigave dhe përbindëshave, të cilën kur trimi e gjen e thyen, kështu i keqi vdes menjëherë.

Por simbolikën më të njohur e merr ajo që cilësohet si Veza e Pashkëve, e cila prish magjinë e keqe. Bazuar në traditë vezët ngjyrosen ditën e së Enjtes së Madhe nga më me moshuara e familjes. Para ngjyrosjes, gruaja e shtëpisë ndez një qiri dhe bën kryq me fjalët: Dhëntë Zoti, mot përsëri të presim vezën e kuqe! Veza e parë detyrimisht ngjyroset e kuqe dhe me të fshihen buzët e fëmijëve dhe nuseve të reja, që të jenë të shëndetshëm,të bukur e të mbrojtur prej syrit të keq. Veza e kuqe e Pashkëve vendoset në çdo shtëpi, për të sjellë shëndet dhe mirëqënie. Me të fillon ngrënia e parë, për herë të parë hahet veza e kuqe pas kreshmës së gjatë.

Por në traditën e krishterimit, sidomos vitet e fundit vihet re veza jo vetëm me ngjyrë të kuqe por edhe me ngjyra të tjera. Përdorimi i ngjyrave të tjera simbolizon ngjyrat e pranverës dhe dritën e diellit. Lyerja e tyre në mjaft ngjyra preferohet më tepër nga besimtarët e krishterë katolikë ndërsa ortodoksët qëndrojnë fanatikë përballë këtij procesi të lyerjes së vezëve. Për ta esenca e simbolikës qëndron te ngjyra e kuqe.

Veç  vezës, është edhe Buka e Pashkës e cila gatuhet dhe hahet në këtë festë. Në Bukën e Pashkës bie në sy veza e kuqe e vendosur në mes, e cila simbolizon ëmbëlsinë dhe lumturinë, gjendur edhe në fjalët e Zotit dhe lutjet e besimtarëve.

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

Shtrenjtohet qumështi, djathi dhe vezët

Indeksi i tërësishëm i harmonizuar i çmimeve të konsumit është më i lartë për 0.2% në muajin shtator 2016, krahasuar me muajin gusht 2016.

Periskopi.com Lajme

Ngritje e çmimeve, sipas ASK-së, vërehet te nëngrupet e COICOP-it: qumështi, djathi dhe vezët (1.2%); perimet (5.5%); rryma, gazi dhe lëndët djegëse të tjera (1.0%)-(ngritje e çmimit të drunjve për ngrohje) me një ndikim të përbashkët të këtyre nëngrupeve prej 0.4% në IHÇK, raporton Periskopi

Ngritja u neutralizua, kryesisht nga rënia e çmimeve te nëngrupet e COICOP-it: pemë (-4.1%) dhe shërbime për transport (-3.5%)-(rënja e çmimit të biletave me aeroplan), me një ndikim të përbashkët të këtyre nëngrupeve prej (-0.2%) në IHÇK.

Shkalla e inflacionit e matur në muajin shtator 2016 me muajin shtator 2015 ishte 0.6%.

Indeksi i harmonizuar i tërësishëm i çmimeve të konsumit është më i lartë për 0.6% në muajin shtator 2016, krahasuar me muajin shtator 2015. Në këtë periudhë vërehen disa ndryshime të çmimeve të artikujve dhe shërbimeve te grupet dhe nëngrupet e COICOP-it. Ngritje e çmimeve vërehet te nëngrupet: mish (1.0%); qumësht, djathë dhe vezë (2.6%); sheqer dhe ëmbëlsira (8.1%); pije alkoolike (2.7%); duhan (5.1%); veshje (2.8%); shërbime për transport (11.8%)-(ngritja e çmimit të biletave me aeroplan), me një ndikim të përbashkët të këtyre nëngrupeve prej 1.1% në IHÇK.

Ngritja u neutralizua, kryesisht nga rënia e çmimeve në këtë periudhë te nëngrupet e COICOP-it: bukë dhe drithëra (-2.8%); pemë (-7.7%); perime (-3.3%); përdorimi i pajisjeve për transportin personal (-1.8%)-(rënie e çmimit të naftës dhe benzinës), me një ndikim të përbashkët të këtyre nëngrupeve prej (-0.5%) në IHÇK./ Periskopi