Vetëvendosje me video pretendon se sulmi ndaj Molliqajt e Kabashit ishte i planifikuar

Lëvizja Vetëvendosje ka publikuar në profilin e saj një video, me të cilën kjo parti pretendon se vërtetohet se sulmi ndaj Sekretarit Organizativ Dardan Molliqaj dhe aktivistit Agron Kabashi ishte i planifikuar.

Periskopi.com Lajme

Më poshtë mund ta ndiqni videon me komentet e Vetëvendosjes:

Lajmi vijon më poshtë ↓

Flaka Surroi zbulon dallaveret e Thaçit e Veselit për Ushtrinë e Kosovës

Flaka Surroi ka komentuar iniciativën e papritur të ish-bashkëpartiakëve, Hashim Thaçi e Kadri Veseli për të themeluar ushtrinë e Kosovës.

Periskopi.com Lajme

Publicistja duket se po e sheh me skepticizëm këtë iniciativë që së pari doli publikisht nga presidenti Thaçi, shkruan Periskopi.

Surroi ka pyetur se përse transformimi i FSK-së duhet të bëhet me ndryshime kushtetuese e jo me ligj – derisa Thaçin e pyet se përse nuk e ka hartuar ligjin sa ishte kryeministër, por e bën tash si president. Lajmi vijon më poshtë ↓

Sipas Surroit, kjo iniciativë i ngjason fushatës zgjedhore.

Komenti i plotë:

Pse bre po bëni hajgare?

Pse u desh të pritet të vinte në stolin e kryetarit për të dalë me projektligjin, të cilin e ka hartuar kjo Qeveri, e jo zyra e tij?

Pse insistonte për ndryshime kushtetuese, kur trasnformimi mund të bëhet edhe me ligj? Pse nuk e hartoi ligjin e tillë sa ishte kryeministër?

Tashmë po e dimë se fushata ka nisur, ama a bash po mendoni që asnjë send nuk po kuptojmë?

Vetëvendosja gati për koalicion me AKR-në

Lëvizja Vetëvendosje është e gatshme që të bëjë koalicion me Aleancën Kosova e Re në Mitrovicë, por fillimisht duhet që të zhvillohen takime të përbashkëta për të ndërtuar planin bashkëqeverisjes për vitin e ardhshëm.

Periskopi.com Lajme

Këtë e ka konfirmuar për Klan Kosovën, Faruk Mujka, kryetar i Qendrës së Lëvizjes Vetëvendosje në Mitrovicë.

“Në parim jemi gati”, ka pohuar Mujka për Klanin, duket vazhduar se për t’u arritur “koalicioni me AKR-në, fillimisht duhet një takime mes palëve ku Vetëvendosja do të shfaqë kërkesat e saj për bashkëqeverisje”. Lajmi vijon më poshtë ↓

Këto zhvillime politike në Mitrovicë vijën pasi që Lidhja Demokratike e Kosovës prishi koalicionin qeverisës me AKR-në në këtë komunë.

Vetëvendosje dhe PDK  kundërshtojnë buxhetin e 2017-s të Fushë Kosovës

  “Grupi i këshilltarëve i PDK për shkak qasjes spekulative dhe improvizuese si të hartimit, ashtu edhe të shpenzimit të buxhetit me premisa të larta për vazhdimin e keqmenaxhimit, keqpërdorimit, e shpërdorimit të fondeve publike dhe për shkak efekteve zero në ekonomi punësim dhe mirëqenie të qytetarëve ka kundërshtuar këtë formë të ndarjes së buxhetit”, ka thënë Grajçevci.

Periskopi.com Lajme

Zyrtarët opozitarë të PDK-së e LVV-së kanë thënë se pushteti i Fushë-Kosovës vazhdon të shpërdorojë paranë publike. Sipas tyre, komunarët janë duke investuar në zonat ku banojnë ata, ndërsa po i anashkalojnë ato lagje që shënjestrohen si të opozitës. Këshilltarët e të dyja partive thonë se e kanë kundërshtuar këtë buxhet dhe se ata të LVV-së e kanë braktisur edhe seancën në ditën kur është miratuar ai.

Dërguti: Shpejt mund të ketë takim liderësh, ku arrihet marrëveshja për demarkacion

Aida Dërguti, deputete e Vetëvendosjes dhe nënkryetare e Kuvendit të Kosovës, ka thënë se pret që çështja e demarkacionit të zgjidhet pas takimeve që po mbahen me opozitat.

Periskopi.com Lajme

“Gjithsesi do të duhej që kjo të përfundonte pas takimeve që po i mbajmë të udhëhequra nga Naim Rashiti”, ka thënë Dërguti, transmeton Koha.net.

Deklarata nga këto takime pothuajse ka qenë e përfunduar sipas Dërgutit, por ka ndryshuar diçka e vogël në fund që nuk kanë rënë të gjithë dakord dhe është shtyer. Lajmi vijon më poshtë ↓

“Jemi shumë afër finalizimit. Takimi i radhës mund të jetë mes liderëve dhe mund të arrihet marrëveshja”, ka përfunduar Dërguti.

Vetëvendosje kundër ‘ekipit të unitetit’, por për dialog me serbët lokalë

Përderisa kryenegociatorja e Kosovës në dialog me Serbinë në Bruksel, Edita Tahiri ka kërkuar ndryshim për përfaqësim të vendit në dialog, duke thënë se duhet ekip përfaqësues i njëjtë si në bisedimet në Vjneë, subjekti më i madh opozitar në vend, Vetëvendosje e kundërshton një gjë të tillë.

Periskopi.com Lajme

Ky subjekt vlerëson se zgjidhja mbetet ndërprerja e këtij lloji të negociatave, për një fillim të negociatave të reja, të cilave sipas Vetëvendosjes, iu paraprinë dialogu me serbët lokal dhe kushtëzimi i Serbisë.

Frashër Kraniqi thotë për Periskopin se Edita Tahiri në vazhdimësi ka gënjyer dhe ka mashtruar në lidhje me negociatat me Serbinë, një pjesë të së cilave i ka udhëhequr. Lajmi vijon më poshtë ↓

Sipas tij, saktësisht, në periudhën kur zonja Tahiri ka drejtuar këtë proces, ajo pranoi që Kosova ndërkombëtarisht të paraqitet me fusnotë, gjë e cila për ne qysh atëherë është parë si rrezik për shtetësinë e Kosovës sepse pranimi i fusnotës cënoi pavarësinë dhe sovranitetin. Pra ishte heqje dorë nga Republika.

“Ne e dimë historikun e negociatave. Fillimi i tyre ka qenë i pabarabartë dhe qysh në fillim është gabuar sepse nuk është kushtëzuar në asnjë moment Serbia, se lëre më të kërkoi falje, Më pas, në çdo raund negociatash ka pasur shumë koncesione jashtëzakonisht të dëmshme për vendin, përfshi edhe negociatat e Vjenës që zonja Tahiri do t’i marrë si model. Gjitha negociatat kanë prodhuar më pak shtetësi për Republikën tonë, teksa kanë favorizuar Serbinë, veç tjerash, duke e ndihmuar edhe në rrugën e saj evropiane”, thotë Krasniqi për Periskopi.com

Ai vlerëson se Tahiri, dështimin e saj dhe qeverisë ku bënë pjesë do që ta shpërndajë në një grup a ekip uniteti, ku parasheh të jenë gjitha partitë.

“Për ne zgjidhja mbetet ndërprerja e këtij lloji të negociatave, për një fillim të negociatave të reja, të cilave iu paraprinë dialogu me serbët lokalë dhe kushtëzimi i Serbisë. Përndryshe, përsëritja e çdo modeli nga negociatat e kaluara prodhon rezultate të njëjta, e që aspak nuk janë të konvenueshme për shtetin tonë, për të ardhmen e tij”, thotë Krasniqi. / Periskopi