Pas gjysmë shekulli, Volvo nuk është vetura më shitur në Suedi

Makina më e shituar suedeze në 2016 nuk ishte një Volvo, vit i parë që ndodhi kjo pas më shumë se gjysmë shekulli.

Periskopi.com Lajme

Vendin e zuri makina Volswagen Golf sipas shoqatës së krijuesëve të makinave edhe pse Volvo prap kishte shumicën e shitjeve të tregut të makinave të vendit në përgjithësi.

Golfi bëri 5.9 % të makinave të reja të sjellura në vend, ndërsa Volvo V70, S90 dhe V90 mori 5.7 %.

Volvo e kishte humbur edhe njëherë ‘betejën e shitjeve” karshi Volswagen-it në 1962, megjithatë Volvo V70 në dy dekadat e fundit ka ndërprerë prodhimin në favor të modelit më të ri V90./ Periskopi

 

 

E thjeshtë, por nuk lejon ngrirjen e dyerve të makinës (Video)

Është shumë e thjeshtë, ju duhet vetëm të lyeni gomën mbrojtëse rreth dyerve me një yndyrë.

Periskopi.com Lajme

Ajo mund të jetë glicerinë, vazelinë, vaj ushqimor dhe kështu me radhë. Të nesërmen në mëngjes nuk do të keni asnjë problem për të hapur dyert e makinës.

Këshillohet që dyert e ngrira kurrë nuk duhet hapur me forcë sepse mund të dëmtohen. Nëse keni mundësi, lagini me ujë të vakët (jo të nxehtë për shkak se kjo çon në thyerje të xhamit).

Shiko videon se si goma rreth derës lyhet me vaj ushqimor.

vetura / Ilustrim

Apel për heqjen nga përdorimi i veturave të vjetra

Ndër ndotësit kryesorë të ajrit në vend po konsiderohen vjetërsia e automjeteve dhe numri i madh i tyre.

Periskopi.com Lajme

Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike si dhe Instituti GAP kanë bërë thirrje që të largohen nga përdorimi veturat e vjetra dhe ato pa katalizator.

Por, pavarësisht thirrjeve, ministritë përgjegjëse nuk e kanë ndërmend të ndërmarrin diçka në lidhje me këtë, raporton KTV.

Oda Ekonomike e Kosovës kërkon nga qeveria që të ndryshojë vendimin mbi kushtet e importit të automjeteve dhe të përcaktojë që në Kosovë nuk mund të importohen automjete të vjetra me dhjetëra vjet, siç është aktualisht.

Ndërsa në Komunën e Prishtinës thonë se nuk është ndotja aq e madhe siç raportohet. Por, Ministritë përgjegjëse nuk e kanë ndërmend të ndërmarrin diçka në lidhje me këtë.

Madje në Ministrinë e Infrastrukturës mohojnë që veturat e vjetruara të jenë shkak i ndotjes së ajrit.

vetura / Ilustrim

Automjetet dizelë do të zhduken për 10 vjet

Për 10 vjet automjetet dizelë do të zhduken nga tregu botëror i automobilave, parashikon një raport nga gjigandi bankar zviceran UBS, citon “The Financial Times”.

Periskopi.com Lajme

Arsyet për rënien e kësaj teknologjie në Evropë janë dy: Zhvillimi i shpejtë i automjeteve elektrike dhe normat e reja të rrepta mjedisore. UBS parashikon se pjesa e automobilave dizelë do të bie nga 13.5 për qind në nivel global, në 4 për qind në vitin 2025. Për Evropën, rënia do të jetë rreth 50 %. Shitjet e modeleve dizelë të kontinentit të vjetër kanë filluar të bien nga viti 2012, përcjell albinfo.ch.

Në shumicën e vendeve të BE-së deri tani automobilat dizelë janë taksuar me akciza shumë të ulëta sesa ata me benzinë, si një masë për të ndihmuar fermerët dhe bujqit, të cilët kanë pajisje kryesisht me naftë. Por, vende si Franca dhe Belgjika kanë njoftuar tashmë se do të heqin këtë avantazh, për të mos përmendur angazhimin e zyrtarëve të kryeqyteteve, si Paris, Madrid dhe Athinë, për të ndaluar plotësisht motorët me naftë. Në një situatë të tillë me naftë do të mbijetojnë vetëm kamionët që e përdorin si lëndë djegëse, parashikon UBS.

Analiza e bankës tregon se në vitet e ardhshme tregu më i madh i rritjes do të ketë më shumë vetura hibridet. Sipas UBS-së, vetura të tilla do të arrijnë një të katërtën e të gjitha shitjeve të makinave të reja më 2025.

UBS: Automjetet dizelë do të zhduken për 10 vjet

 

Avdullah Hoti

Avdullah Hoti shpenzon 40 mijë euro për servisim të veturave

Ministria e Financave, e drejtuar nga Avdullah Hoti, do të servisoj e mirëmbaj veturat zyrtare të Ministrisë.

Periskopi.com Lajme

Tenderi është i ndarë në dy pjesë, siç bëhet e ditur në faqen e KRRPP-së. Për pjesën e parë janë planifikuar të shpenzohen 25 mijë euro, ndërsa për të dytën 15 mijë, shkruan Gazeta Fjala.

Në përshkrimin e lëndës, janë dhënë edhe llojet e veturave të cilat do të servisohen:

“Servisimi dhe mirëmbajtja e veturave zyrtare, lloji Golf, Polo, Shkoda FË  dhe Nissan Terano për nevojat e MF”

962 euro, thuhet të jetë vlera e përgjithshme për njesi e pjësës së parë, ndërsa “Suzuki”, është operatori të cilit i është besuar puna nga MF.

Ndërkohë, që për pjesën e dytë, vlera e përgjithshme për njësi thuhet të jetë 843 euro. Nënshkrimi i kontratës pritet të bëhet me 2 dhjetor.

Digjet vetura në mes të rrugës në Prishtinë (Foto)

Një veturë e tipit Audi është kapluar nga flakët në mes të ditës afër stacionit të autobusëve në Prishtinë.

Periskopi.com Lajme

Një shikuese e Klan Kosovës ka dërguar videon kur vetura ishte gati e tëra në flakë, afër Qendrës Tregtare Dardha.

Nuk dihen shkaqet që çuan deri tek ndezja e flakëve dhe as nëse është lënduar dikush.

Derisa vetura ishte në flakë kanë mbërritur edhe zjarrfikësit dhe kanë intervenuar për të shuar flakën.

Në vendin e ngjarjes nuk është parë policia.

vetura vetura-ballina

Ja si merr flakë një makinë në qendër të Tiranës

Periskopi.com Video

Provon të thyejë xhamin e veturës me kokë

Periskopi.com Video

17 persona në vetë një veturë

Periskopi.com Video