Molliqaj tregon si e humbën elektoratin PDK-ja dhe LDK-ja

Sekretari Organizativ i Lëvizjes Vetëvendosje, Dardan Molliqaj, në Zona e Debatit në Klan Kosova ka dhënë idenë e tij për humbjen e elektoratit nga Partia Demokratike e Kosovës dhe Lidhja Demokratike e Kosovës.

Periskopi.com Lajme

Ai ka deklaruar se mospërmbushja e premtimeve elektorale nga ana e LDK-së ka bërë që kjo parti të humbasë mbështetësit e saj, ndërsa PDK-së kjo i ndodhi për shkak të ndryshimit të strukturës udhëheqëse dhe politikave të saj në lidhje me çështje madhore për vendin, njofton Klan Kosova.

“Për shkak të zhvillimeve të fundit jo vetëm në Kosovë, por edhe në Ballkan e më gjerë, do të ketë lëvizje të mëdha të votës në zgjedhjet e ardhshme”.

“Lidhja Demokratike e Kosovës nuk ka bërë asgjë. Nuk e ka luftuar krimin, as korrupsionin, as SHIK-un, dhe madje nuk ka mundur të paraqitet as si parti institucionaliste dhe rrjedhimisht njerëzit s’janë më të interesuar ta ndjekin tutje”.

“Sa i përket PDK-së, një rol luan ndryshimi i lidershipit, por pjesa më e rëndësishme është se pjesa e ndershme e elektoratit edhe figurat e nivelit qendror janë larguar nga kjo parti për shkak të mbrojtjes së Zajednicës dhe Demarkacionit”.

“PDK-ja i ka ‘mëshuar shkelm’ pjesës atdhetare brenda elektoratit të vet, përfshirë edhe familjet e dëshmorëve dhe të të burgosurve të luftës, që kryesisht kanë qenë të orientuar kah PDK-ja”.

 

Deputeti i VV-së bën një foto me personin “ligjërisht” të vdekur

Deputeti i Lëvizjes Vetëvnedosje (VV), Mutaher Haskuka, ka thënë se e ka bërë një foto më një person të vdekur – i shpallur kështu nga një gjykatës i Republikës së Kosovës.

Periskopi.com Lajme

Ai, në profilin e tij në Facebook, ka shkruar se “Rrahim Bajrami ishte në Komisionin për të Drejtat e Njeriut, Barazi Gjinore, Persona të Pagjetur dhe Peticione, ku me një dokumentacion voluminoz e paraqiti rastin e tij”.

Sipas tij, Bajrami ishte në kontest pronësor me vite të tëra dhe, në momentin që vërtetohet se prona ishte e tij dhe kur gjykata vendos që t’i kthehet prona, një gjykatës tjetër e shpall të vdekur.

“Po, po e shpall të vdekur në mënyrë që t’i bllokohet e drejta e tij pronësore”, ka theksuar Haskuka. “Tani plot shtatë vite ai mundohet të vërtetojë që është i gjallë. Ka ngritur padi ndaj gjykatësit, por tërë këto vite seanca nuk mbahet”./Telegrafi

 

 

Përplasen Demaliaj me Molliqajn

Shkumbin Demaliaj nga AAK në emisionin Rrokum Rroll në TV Rrokum, i ka komentuar deklaratat e sekretarit të Vetëvendosjes, Dardan Molliqaj, i cili ka thënë se AAK është satelit i PDK-së.

Periskopi.com Lajme

“Partia e Molliqajt, VV-ja, nuk ka strategji, prandaj merren me këso gjërash”, ka thanë ai, duke shtuare se kur ka qenë i ri, Molliqaj ishte pjesë e AAK-së dhe ka shërbye “për me ngjite postera”.

Molliqaj i ka quajtur shpifje këto deklarata.

“Lëre më që nuk kam qenë në struktura të tyre, por as anëtar i thjeshtë nuk kam qenë kurrë e as nuk kam votuar ndonjëherë për AAK-në”, ka shkruar Molliqaj në Facebook. “Shkumbini më mirë le të na tregon se sa libreza të veteranëve i ka shitur në rajonin e Dukagjinit dhe me çfarë çmimi?”. /Telegrafi

Dardan Molliqaj ka një porosi për gjyqtarin Beqir Kalludra

Sekretari organizativ i Vetëvendosjes, Dardan Molliqaj ia bënë më dije prokurori Beqir Kalludres që do të mbahet mend gjithmonë për persekutimin që po ua bëjnë aktivistëve.

Periskopi.com Lajme

Molliqaj thotë se kriminelët që janë të vendosur në sistemin e drejtësisë do të përfundojnë në burg, herët ose vonë.

Shkrimi i tij i plotë:

 “Çështja e ratifikimit të demarkacionit në Kuvend, është ende në procedurë…” – ky është arsyetimi i gjykatës për vazhdim të paraburgimit ndaj aktivistëve. Pra shiheni se si edhe vetë gjykata e pranon që ky rast është kryekëput politik.

Gjyqtari Beqir Kalludra, prokurori Aburrahim Islami dhe shefat e tyre të klanit “Pronto”, bëjnë mirë ta kuptojnë që aktivistët tanë nuk janë objekte represioni me të cilat klani “Pronto” mund të veprojë si të dojë.

Dhuna sistematike ndaj VETËVENDOSJE!-s është bërë e padurueshme dhe nuk do të durohet. Abdurrahim Islami, Beqir Kalludra, dhe të gjithë të tjerët të përfshirë në këtë rast, do të mbahen në mend përherë për persekutimin që po ua bëjnë aktivistëve. Kriminelët që janë vendosur në sistemin e drejtësisë do të përfundojnë në burg, herët ose vonë!

Vetëvendosje nuk ka vija të kuqe për “Alternativën” e Ilir Dedës (Video)

Ani pse Ilir Deda braktisi Lëvizjen Vetëvendosje për një nismë të re politike, Vetëvendosja nuk ka hatërmbetje me të.

Periskopi.com Lajme

Madje Lëvizja Vetëvendosje,  është e gatshme për koalicion me “Alternativën” e Dedës përderisa plani politik i kësaj të fundit, nuk bije ndesh me parimet e Lëvizjes Vetëvendosje.

Këtë gjë e ka konfirmuar lideri i kësaj Lëvizje,  Visar Ymeri në emisionin “Republika” me Dardan Gashin.

Ymeri ka thënë se nuk ka asnjë problem që Deda e ka lëshuar Vetëvendosjen, dhe nëse programet politike i kanë të përafërta, nuk do mungojë bashkëpunimi e as koalicioni me këtë parti.

Vetëvendosje vizitojnë Ramush Haradinajn

Kreu i Prishtinës, Shpend Ahmeti me kolegët e tij Vetëvendosjes, ALbin Kurtin dhe Rexhep Selimin kanë vizituar Ramush Haradinajn në Francë.

Periskopi.com Lajme

Thonë se këtë e kanë bërë në festën e pavarësisë së Kosovës.

“Shfrytezuam pushimin e pavarësisë për ta vizituar Ramush Haradinajn në Strasbourg. Mbajtja e tij në Francë është padrejtësi. “Padrejtësia dikund është padrejtësi gjithkund”.”, ka shkruar Ahmeti.

Përfundojnë seancat për deportimin e Boiken Abazit, pritet vendimi i gjykatës

Boiken Abazi nga Lëvizja Vetëvendosje ka bërë të ditur se dje është mbyllur gjykimi në lidhje me depërtimin e tij nga Kosova dhe se në ditët në vijim pritet vendimi i gjykatës.

Periskopi.com Lajme

 

Përmes një postimi në Facebook, Abazi ka thënë se senca gjyqësore është bajtur jashtë afateve ligjore, derisa ka përmendur edhe disa ka përmendur se në sencat gjyqësore ka munguuar përfaqësesuesi i zyrës së Avkokatit të Popullit, i cili në këtë proces do ta mbronte Ministri ë e Punëve të Brendshme, si palë e paditur nga Abazi.

Postimi i plotë i Abazit:

Dje u mbajt në Prishtinë seanca gjyqësore për padinë që kemi ngritur kundër urdhërit të motivuar politikisht të Ministrisë së Punëve të Brendshme të Kosovës, që çoi drejt dëbimit tim me forcë marsin e vitit të kaluar dhe te masa për ndalimin e hyrjes në Kosovë për 2 vjet.

Seanca gjyqësore është mbajtur jashtë afateve ligjore, të cilat përcaktojnë se për raste të tilla Gjykata duhet të vendosë brenda një afati 60 ditor. Padia jonë është dorëzuar në datën 12 prill 2016, dhe seanca është mbajtur dje, rreth 8 muaj jashtë afatit ligjor. Ia vlen të theksohet gjithashtu se zyra e Avokatit të Shtetit, e cila duhet të mbronte Ministrinë e Punëve të Brendshme për këtë padi, nuk është paraqitur në seancë.

Kjo është hera e dytë qe ata nuk paraqiten në seancë, dhe kësaj radhe i kanë dërguar edhe një letër Gjykatës, ku thonë se nuk do të marrin pjesë por që e mbështesin urdhërin dhe masën e ndërmarrë kundrejt meje – masa që padrejtësisht mbahen ende në fuqi. Në këtë seancë unë isha i përfaqësuar nga avokati Tomë Gashi, të cilin e falenderoj për argumentet dhe provat e paraqitura në Gjykatë, që dëshmojnë se ky urdhër ka qenë një urdhër kryekëput i montuar dhe motivuar politikisht nga pushteti autoritar në Kosovë. Sa i përket aspektit juridik, gjykimi është mbyllur dje dhe tash pritet vendimi i Gjykatës në ditët në vijim.

Cilido qoftë vendimi, jam i bindur se njerëzit janë të qartë mbi atë çka ka ndodhur me këtë rast, dhe me rastet e tjera të dëbimeve nga Kosova të aktivistëve të Lëvizjes Vetëvendosje që janë shtetas të Republikës së Shqipërisë. Në ndërkohë, bazuar mbi besimin dhe votën që më është dhënë nga Këshilli i Përgjithshëm i Lëvizjes Vetëvendosje, unë i vazhdoj të gjitha funksionet e mia si Sekretar për Marrëdhënie me Jashtë.

Prokuroria konfirmon refuzimin e kërkesës së Vetëvendosjes

Janë refuzuar kërkesat për përjashtimin e prokurorit Abdurrahim Islami dhe të Prokurorisë Speciale nga procesi gjyqësor kundër aktivistëve të Lëvizjes Vetëvendosje, që akuzohen për terrorizëm.

Periskopi.com Lajme

Lajmin e ka konfirmuar për KTV-në zëdhënësja e Prokurorisë Speciale, Liridona Kozmaqi, që ka bërë të ditur se vendimi është marrë nga Kryeprokurori i Prokurorisë së Apelit, Haxhi Dërguti.

“Nuk ka pasur prova të mjaftueshme që e vërtetojnë se prokurori në fjalë, nuk mundet ta përfaqësojë prokurorinë në atë rast”, ka thënë Kozmaqi, duke iu referuar kërkesës për përjashtim të prokurorit Abdurrahim Islami.

Ndërsa lidhur me kërkesën për përjashtimin e Prokurorisë Speciale, Kozmaqi theksoi se asnjë prokurori tjetër pos Prokurorisë Speciale, nuk mundet t’i hetojë rastet që kanë të bëjnë me vepra që lidhen me terrorizmin, duke rrëzuar kështu kërkesën si të pabazë.

Kërkesat për përjashtim të prokurorisë e prokurorit Islami, i bëri avokati Ramiz Krasniqi, që përfaqëson të akuzuarin Atdhe Arifi.

Lirohet aktivisti i Vetëvendosjes

Aktivisti i Vetëvendosjes, Nol Nushi është liruar, pas disa orësh mbajtje në stacion.

Periskopi.com Lajme

Ai është ndaluar të shtunën, për aktivitetet publike protestuese në të kaluarën.

Menjëherë pas arrestimit të tij kishte reaguar sekretari organizativ i kësaj Lëvizje duke e quajtur arrestim politik./ Periskopi

Dërguti në Strasburg: Serbia nuk e ka tejkaluar të shkuarën e saj koloniale

Fjalimi i mbajtur në Strasburg nga nënkryetarja e Kuvendit të Republikës së Kosovës, deputetja e Lëvizjes Vetëvendosje, Znj. Aida Dërguti, në Komitetin për Çështje Politike dhe Demokraci në lidhje me anëtarësimin e Kosovës në Këshillin e Evropës.

Periskopi.com Lajme

Kosova është një rrëfim kolonizimi që zgjati gati një shekull, dhe i përpjekjës së vendosur të popullit të saj për çlirim nga regjimi gjenocidal i Serbisë. Shteti serb, gjatë luftës së fundit në Kosovë, vrau më shumë se 12,000 njerëz. Mbi 95% e tyre ishin civilë të pambrojtur – kryesisht fëmijë, gra dhe të moshuar. Më shumë se 3,000 janë rrëmbyer, dhe 1,600 persona janë ende të pagjetur. Ka pasur 20,000 gra dhe vajza të dhunuara. Mbi 740,000 persona janë dëbuar me forcë nga vendi, ndërsa 120,000 shtëpi janë shkatërruar nga forcat ushtarake dhe paramilitare serbe.

Pavarësisht këtyre krimeve, Serbia ka refuzuar të kërkojë falje dhe ende e pretendon Republikën e Kosovës si pjesë të territorit të Serbisë, pndërkohë që financon në mënyrë të drejtpërdrejt strukturat paralele kriminale të saj brenda Kosovës, që mbajnë nën kontroll të armatosur një të katërtën e territorit. Serbia nuk e ka tejkaluar të shkuarën e saj koloniale. Përkundrazi, ajo është duke u përpjekur për të ringjallur atë nëpërmjet taktikave të reja politike dhe ekonomike, dhe me anë të kërcënimit të vazhdueshëm të një lufte të re.

Vetëm në javët e fundit, ka pasur tri zhvillime të ndryshme të nisura nga Serbia: ndërtimi i murit ndarës në veri të Mitrovicës, arrestimi i Ramush Haradinajt, liderit të një partie politike, si rezultat i një urdhër-arresti të lëshuar nga Serbia, një udhëheqës i cili u shpall i pafajshëm dhe si rezultat u lirua nga Tribunali i Hagës, dhe në fund, përpjekja për të drejtuar trenin nga Beogradi përmes Kosovës. Treni rus megjithatë u ndalua për shkak të mesazhit që mbante nga jashtë, të shkruar në 20 gjuhë të ndryshme, duke pretenduar se “Kosova është Serbi”.

Ky mesazh ishte një kërcënim i drejtpërdrejtë për pavarësinë e Republikës së Kosovës, që është njohur nga 113 shtete, e që sipas Gjykatës Ndërkombëtare të Drejtësisë, deklarata e pavarësisë e 17 shkurtit 2008, nuk ka shkelur asnjë rregull të aplikueshëm të ligjit ndërkombëtar. Këto njohje nuk janë arritur pa kundërshtimin e drejtpërdrejtë të Serbisë, e cila ka udhëhequr një fushatë gjithnjë e më negative ndaj Kosovës dhe popullit të saj.

AGK i reagon Vetëvendosjes

Asociacioni i Gazetarëve të Kosovës thotë se e kundërshton fushatën linçuese të subjektit politik Vetëvendosje ndaj drejtorit të transmetuesit publik, Mentor Shala dhe kryeredaktorit Ridvan Berisha.

Periskopi.com Lajme

“Fatkeqësisht ky subjekt opozitar që synon të vije në pushtet, prej muajsh linçon publikisht drejtuesit e RTK-së. Ne kemi pritur që Vetëvendosje të reflektonte pas disa gabimeve që ka bërë muajt e fundit duke akuzuar, linçuar dhe kërcënuar gazetarë. Kjo sjellje më se paku i ka hije një subjekti politik që mëton të promovojë Lirinë e Shprehjes dhe Mediave në Kosovë”, thuhet ne reagimin e AGK-së.

AGK kërkon nga Vetëvendosja që të ndalë këtë formë të linçimit dhe akuzave ndaj drejtuesve të RTK-së duke inkurajuar këtë subjekt politik që t’ju drejtohet organeve kompetente nëse pretendon se ka fakte për atë që thotë.

Madje, AGK inkurajonë edhe dy kolegët Shala e Berisha që të fillojnë ndjekjen e rrugëve ligjore në lidhje me këtë rast.

Konjufca: Arrestimet kishin për qëllim që Vetëvendosjes t’i vihet etiketa terroriste

Deputetët po vazhdojnë debatin sipas kërkesës së deputetit Glauk Konjufca, i mbështetur edhe nga 9 deputetë tjerë, lidhur me arrestimet e aktivistëve të Lëvizjes Vetëvendosje.

Periskopi.com Lajme

Deputeti Konjufca ka theksuar se ka kaluar prej 2 muaj e gjysmë dhe vërehet se qeveria ka pasur, siç tha ai një qellim për të sabotuar mbajtjen e këtij diskutimi në Kuvendin e Kosovës.

“Unë mendoj se ekziston një projekt i pushtetit në raport me subjektin më të madh të pushtetit, ky projekt është që LVV të largohet nga skena politike dhe të shpallet si organizatë terroriste, dhe kjo po vazhdon. Kjo përpjekje e Qeverisë është kristalizuar dhe ka marr formë konkrete më 28 nëntor të vitit 2015, ka marr vendim që zyrat e LVV të thyhen nga njësitet antitorrosite dhe kanë hyrë në LVV me një brutalitet të madhe, duke shkaktuar lëndime, rrahje, duke filluar prej aktivistit, siç është Sami Kurteshi. Ky njësit përdoret vetëm për antiterrorizëm. Përdormi i njësive FIT, nuk përdoren gjithkund, ato përdoren vetëm në raste të veçante, vetëm në LVV është përdorur”, tha Konjufca.

Ai pyeti se pse ndodhi kjo? Sipas tij kjo ndodhi sepse kundërshtimi demarkacionit dhe asociacionit e binden pushtetin se duhet me ndërmarr masa të jashtëzakonshme, që me zhvendosur LVV-në përtej rrafshit politik.

“Ndalimi dhe arrestet shtëpiake, kështu kronologjikisht vijmë tek sulmi ndaj Kuvendit më 4 gusht. Pushteti te ky sulm e ka pa një rast të jashtëzakonshëm që me ia mëveshë LVV-së. Pas kësaj date është vazhduar duke u arrestuar 6 aktivistë”, tha Konjufca dhe shtoi se prej atij momenti, prokuroria ka dështuar që të argumentojë se këta aktivistë janë sulmues.

“Fornenzika konstaton se kjo nuk ka lidhje më këtë ngjarje. Edhe AND, duke filluar prej flokëve. Asnjeri prej këtyre të identifikuar me antena të PDK-së, nuk figuron se kanë qenë në këto lokacione. … Aktakuza është për t’ia mëvesh, me i mbetur një etiketë që LVV është terroriste. Ka pasur edhe sulme pas kësaj date, policia nuk e ka arrestuar askënd për rastin e RTK-së dhe drejtorit”, tha Konjufca.

Ai pohoi se kanë fakte nga burime të brendshme në drejtësi, ku siç tha ai Policia hetuese hyn në zyre të prokurorit për të kërcënuar me i shtyrë lëndët, raporton KosovaPress.

Hyseni: Për të vetmen gjë që më ka ardhur keq është komunikata e Vetëvendosjes

Ministri i Punëve të Brendshme, Skender Hyseni, në debatin që është duke u zhvilluar në Kuvendin e Kosovës për arrestimet e aktivistëve të Vetëvendosjes, theksoi se ky institucion i cili ka vënë rregullat e institucioneve për rend dhe ligj, në të njëjtën kohë, edhe pse Kuvendi i ka dhënë ingerencë me ligje të aprovuara secilit institucion për rend dhe ligj, është e drejtë po ashtu e këtij institucioni nëse do të debatojë ose hamendësojë në atë që vet e ka përcaktuar për institucionet e pavarura për rend dhe ligj.

Periskopi.com Lajme

“Ky debat si ky ka mundur të bëhet edhe në tetor, sa më përket mua, këso lloj debatesh munden me u mbajt për çdo ditë. U fol për shumë dikastere, normalisht se nuk mund të foli për të gjitha. Unë e kam të shenjt që mos të jap urdhra politik, qoftë edhe në polici për qëllime politike. Po theksoj, se kemi një polici të shkëlqyeshme, të cilën duhet ta ndihmojmë drejt përsosjes dhe perfeksionimit. Pikërisht për shkak të mos përzierës time në polici të hetuesisë, nuk e kam bërë as një lëvizje të vetme për arrestimet. E vetmja gjë që kam ndier keq ardhja ka qenë komunikata e LVV-së”, tha Hyseni.

Aksion i Vetëvendosjes në Kuvend (Foto)

Në debatin që është duke u zhvilluar në Kuvendin e Kosovës, për arrestimin e aktivistëve të Vetëvendosjes, deri sa mbante fjalën Albulena Haxhiu, dy deputetë të LVV-së, mbajtën një pano para deputeteve me fotografi të zyrtarë të lartë të institucioneve të Kosovës.

Periskopi.com Lajme

Në pano përfshiheshin ministri i MPB-së, Skender Hysnei, drejtori i policisë Shpend Maxhuni, drejtori i RTK-së, Mentor Shala, Ridvan Berisha, ministrja e Drejtësisë Dhurata Hoxha, ish prokurori Syle Hoxha, e të tjerë.

16129651_10209831092847253_2044672155_o 16145292_10209831092047233_26966764_o

Vetëvendosje e lexuar si sociologji II

Kur jemi tek lidhja organike dhe imunitare e Lëvizjes me shoqërinë, apo më mire thënë shqiptarët e Kosovës (heiztoj të them popullin) duhet ndalur në disa gjëra. Se VV injoroi/neglizhoi akset e reja që po merrnin paslufte shtyllat e etnisë shqiptare në Kosovë: familja e biznesi (por në një masë edhe feja), shkrova në numrin e parafundit. Këtu do të ndalem tek konvulsionet e lidhjes VV-shqiptarë në rrafshin/dimensionin politik.

Fatlum SADIKU Opinione

Me kohë, vërehej se si VV mundohej që ngrehinën e indeve lidhëse me shoqërinë ta ngrejë mbi policitetin/politizimin e kërkesës për pavarësi, që në sytë e Lëvizjes jo vetëm që ishte kërkesë që po anashkalohej, por që edhe nëse realizohej, do të ishte gjysmake dhe në fakt zgjedhje kompromisi.

Për rrjedhojë ajo përqëndroi dhe parashtroi një fokus dhe interpretim radikal të periudhës së luftës dhe pasluftës, që kontestonte/refuzonte Rambujenë, duke e parë si prodhuese të 1244-shit; UNMIK-un e shihte si mision kolonizues (madje duke e konsideruar rastin e Kosovës të ngjashëm me atë të Algjerisë dhe duke kërkuar ta lëshonte Kosovën) si dhe duke vënë here-herë në theks edhe idenë e bashkimit kombëtar.

Tani është goxha e diksutueshme në përfaqësonin tëra këto eterin e bindjeve dhe besimeve të etnisë shqiptare në Kosovë. Shqiptarët donin pavarësi dhe jo diçka më pak, por që është e qartë se as nuk dinin e as nuk donin që politizimin e parashtrimeve në fjalë, ta përqëndronin kaq skajshmërisht. E mbi të gjitha VV kishte përballë vetes një traditë dhe mendësi të pamësuar në parashtrime ideore, kreative apo programatike, por që kapet fort pas individit. E mu në këtë pikë lideri i saj, akoma ishte larg popullaritetit të Ibrahim Rugovës, Hashim Thaçit e mbase edhe të Ramush Haradinajt. Këtu nuk mund të ngreshë fajtorë, pa rënë në grackën e njëanshmërisë e subjektivizmit, sepse duhet të zgjedhësh mes të quajturit të shqiptarëve fajtorë për vetëdijen e ulët politike, dhe konsiderimit të VV-së akohore/ahistorike.

Në anën tjetër mbetej goxha enigmatike nëse përnjëmend radikaliteti i kërkesave në fjalë përjetohej plotësisht edhe vetë brenda VV-së/krerëve të saj, apo më shumë ishte një kut përdorimi për kundërpeshim politik: le të ekzistojmë ne me këtë diskurs që kemi si gurë të mëdhenjë në njërën anë të peshorës, në mynyrë që pesha në anën tjetër të peshorës (Serbia, ndërkombëtarët dhe impotenca e negociatorëve tanë) të mos e plandosin kërkesën shqiptare për toke si flatër pule. Për rrjedhojë lindte paradoksi tjetër: radikaliteti në gjuhë vs metoda e zgjedhur e veprimeve. Pra në njërën anë VV kudo që mundej të ishte prezente shpërfaqte gjuhësisht kërkesat e saj radikalisht shqiptare, kurse në anën tjetër metoda e veprimeve përbënte një pashatje të tërë radikalitetit (gjysmë)militar 1999-2004, të krahut të luftës/pro luftës të dëshmuar përgjatë krejt pasluftës (për Mitrovicën më 1999-2000, dhe më vonë potuajse në pjesën më të madhe të Kosovës më 2004).

Në fakt kjo ishte një gjë e mirë meqë përbente një evoluim edhe të vetë një pjese të krahut të luftës kah metodat jo-militare (natyrisht këtu prap është determinante sociologjia meqë nuk mund të prisje nga Kurti, Konjufca, Dërguti etj. sjellje [gjysmë]militare në qytet); pra përbënte diçka maturese në kuptimin e theksimin të dallorit mes metodave militare që përfundonin deri edhe me eleminime kundërshtarësh etnik e politik por paradoksalisht edhe një pafuqi. Pafuqi sepse brendapërbrenda kontekstit provinienca (gjysmë)militare e krahut të luftës e pranonte sistemin e UNMIK-ut dhe kësodore përkdhelej edhe nga vetë ndërkombëtarët, ndërkaq që VV që s’ishte militare dhe që vinte nga provinienca (semi)urbane shihej si më radikalja. Kësodore VV gjuhësisht “fluturonte” në aludime, kërkesa e intepretime, kurse me metodat e saj, e rrjedhimisht edhe në fuqinë e saj, dilte diçka mes LDK-së dhe krahut militar të luftës (PDK e AAK).

Suma sumarum, lidhja mbase më e fuqishme imunitare me “popullin” mbetej mbajtja gjallë e një dromce të idealizmit nacional në një kontekst ku Serbia, kthimi masiv i serbëve e 1244-shi përbendëshin përditë të Zotit në çdo bulletin të lajmeve; ku kishe një klikë politike hajnash të besatuar me ndërkombëtarët; OJQ-shë që po bëheshin veçse operandë anglofonë si dhe pjestarëve shqiptarë që mynyrat e reja të jetesës po i mbivendosnin mbi politikjen (ose sipas modelit perëndimor, ose sipas modelit lindor/saudit).

Përgjigja në pyetjen e katërt, pra rreth asaj se sa mundi dhe sa po mundet kjo Lëvizje që gjatë rrugëtimit nga pika fillestare, t’i ruaj disa nga fondamentet e saj; e pyetje të ngjashme alepon poashtu në evokimin e disa momentumeve politike. Do ti veçoja tre: shpallja e pavarësisë me 2008, hyrja në sistem më 2010, dyzimi me një pjesë të FER-in më 2013, si dhe hyrja/dalja e Ilir Dedës.

Vazhdimi i diskursit të njejtë edhe pas shpalljes së pavarësisë nga ana e VV-së, madje edhe pas njohjes së saj nga shumë shtete përbën klimaksin e përpëlitjes së VV-së që popullin e projektuar në vetëdije/kokë t’ia begenisë vetes. Pra hendeku vazhdonte: populli u gëzua “me pak”, kurse VV donte “më shumë”. Shpallja e pavarësisë nisi të njihej ndërkombëtarisht, gjë që shkaktonte entuziazëm kurse VV e shihte krejt këtë me skepsë e pa shumë besim. Populli mbyll gojën para një koalicioni brenda nate të diktuar nga ndërkombëtarët (PDK + LDK), kurse VV vazhdoi të thirret në po atë popull. Natyrisht 2008-ta, e që e pasoi 10 shkurtin e dhunshëm dhe me viktima, përbën poashtu edhe zenitin e radikalizimit të VV-së edhe në veprime si dhe vendosjen e dallorit të qartë mes VV-së dhe dy krahëve të tjerë të luftës: PDK-së e AAK-së. Tani përfaqësues të idesë europiane ishin fshatarësia kurse nacionaliste gjysmëurbanët. Natyrisht në radikalizimin 2007-2010 piketim ishin UNMIK-u/klasa kleptokrate dhe degjëueshme politike dhe jo pakicat etnike, por tanimë etnicizmi e nacionalizmi shiheshin vetëm pjesë e strajcës së VV-së! Të ishe VV, nënkupotonte të të adresohej edhe ajo dozë etnicizmi e nacionalizmi e prirje për dhunë që fare mund të të mos karakterizonte.

Momenti i dytë politik është pranimi i sistemit postpavarësi me 2010, respektivisht vendosja për tu bërë pjesë e zgjedhjeve. Kjo pati qenë lëvizje jo e vogël nga parimet, sepse edhe hyrja fiks pas pesë vitesh lindte vend për dyshime mos gjithçka ka qenë e planifikuar që në fillim “pesë vite jashtë tjerat brenda”, por edhe ishte një shkundje goxha e madhe e mësimeve/shkollës që po kishte ndërtuar VV, e ku mbase më i buti ndër protagonistë të atyre mësimeve, Antonio Gramschi, parlamentin e sheh si institucion zbehës/gëlltitës të principeve dhe synimeve politike. Disi klimaksi i radikalizimit më 2007-2010 i shoqëruar me aq shumë mëshuarje për mospjesëmarrje në zgjedhje përballë pranimit të përnjehershëm edhe të sistemit edhe të zgjedhjeve, ta kujton “durimin e padurimtë” të Nancy-s. Një pritje durimtare për një të papritur që paksa pas qenë padurimtare. Kur këtu shtohet fakti që hyja e tyre në sistem/pranimi i zgjedhjeve u shoqërua edhe nga nisja më intenzive e negociatave me Serbinë situata erdhi u bë edhe më komplekse edhe për publikun edhe për vetë qëndrimet e VV-së.

Momenti i tretë është siç u cek, dyzimi me një pjesë (të madhe) të FER-it. Vazhdoj të jem besimtar i madh, se ky dyzim ka qenë më shumë destin i bashkëdyzimit të një brezi njerëzish të afërt në moshë, dhe i një provinience (asaj semiurbane) i ardhur nga zhgënjimi i përbashkët, sesa dyzim principesh, idealesh a konceptesh të mirëmenduara. E mbaj shumë mirë në mend Shpend Ahmetin, kur vetëm pak ditë para zgjedhjeve në të cilat realisht FER-it i’u vodhën goxha vota, pati deklaruar se me VV-në kanë dallime konceptuale dhe ideore. Ajo çfarë pasoi dihet: një mishërim aq i madh i VV-së me Ahmetin, deri në stadin e barasvlerësimit me Kurtin.

Momenti i katërt lidhet me hyrjen dhe më pas daljen e Ilir Dedës në Lëvizje. Nuk është puna tek rëndësia apo pesha e një inidividi, sa tek gadishmëria për ta pranuar dikë që tërë karrierën e tij politike, jo vetëm që nuk e ka sendërtuar në rezistencë a revoltë, por që për më tej ishte pjesë e të gjitha strukturave dhe mendësive antirezistencë dhe antirevoltë. Pra pranimi i tij në VV fliste më shumë për VV-në se sa për të. Pranimi i tij ishte pranim i dikujt pa atidutë politike dhe që është totalisht ahistorik. Nganjëherë nuk mjaftojnë as afria brezërore, e sociologjike e a zhgënjimi i përbashkët i akumuar për të bërë kurorë gjoja të lumtur politike. Dalja e tij nga VV, respektivisht çlirimi i mëtejmë i Lëvizjes nga elementi FER, është respekt për parimet dhe konsistencën dhe shpresë për moslajthitje të mëtejme konceptuale dhe orientimore të VV-së.

Ali Ahmeti

Ali Ahmeti flet për Edi Ramën dhe Vetëvendosjen (Video)

Lideri i BDI-së, Ali Ahmeti gjatë intervistës në televizionin 21, ka folur për takimet që janë zhvilluar ditëve të fundit nga liderët politik shqiptar, të iniciuara nga Ali Ahmeti dhe Edi Rama.

Periskopi.com Lajme

“Në radhë të parë kjo është nevojë për shqiptarët në Maqedoni. Partitë politike kanë bërë shumë më herët takime më kryeministrin Edi Rama. Sigurisht ka biseduar edhe me mua, dhe më ka kërkuar nga unë të thërras partitë politikë në një takim të përbashkët për ti dëgjuar se cilat janë kërkesat e tyre. Unë e kam bërë këtë përpjekjes, gjithashtu ka edhe kërkesë edhe nga autoriteteve e Kosovës, dhe partive politike opozitare, unë poashtu kam bërë edhe një takim me Lëvizjen Vetëvendosje në drejtim të inkurajimit për t’i harmonizuar qëndrimet lidhur me avancimin e çështjes shqiptare”, theksoi Ali Ahmeti.

Ai më tej tha se as Shqipëria e as Kosova nuk janë ata që hartojnë e diktojnë politikat për shqiptarët e Maqedonisë.

“Ne kemi programet tona, qëllimet tona, por çdo lehtësim që mund të vjen prej bashkëmendimtarëve është i mirëseardhur, poashtu edhe miqtë tanë ndërkombëtarë”, theksoi Ali Ahmeti.

‘Dërguti as nuk është bërë milionere as nuk ka bërë pazare në dëm të ish-luftëtarëve’

Dardan Molliqaj, sekretar i përgjithshëm në Vetëvendosje thotë se atyre përfaqësuesve të veteranëve që kanë bërë pazare normalisht që ju dhemb e vërteta e një ish - ushtareje si Aida Dërguti.

Periskopi.com Lajme

Duke iu referuar rastit që ka ndodhur të premten në Kuvendin e Kosovës Molliqaj ka thënë se është me Dërgutin për arsye se ajo, sipas tij, nuk është bërë milionere, as nuk ka hequr dorë nga bashkimi kombëtar e as nuk ka bërë pazare me Isa Mustafën në dëm të ish-ushtarëve të UÇK-së.

Shkrimi i tij i plotë:

Përfaqësuesve të veteranëve, që janë bërë milionerë, që kanë hequr dorë nga bashkimi kombëtar, që e kanë pranuar “Zajednicën”, që bëjnë pazare me Isa Mustafën për t’i rritur pagat për vete e për t’ua zvogëluar ato veteranëve të varfër… sigurisht që ju dhemb e vërteta e një ish-ushtareje të UÇK-së si Aida Dërguti, që as nuk është bërë milionere, as nuk ka hequr dorë nga bashkimi kombëtar e as nuk bën pazare me Isën në dëm të ish-ushtarëve të vërtetë të UÇK-së.

Jam me ty Aida Dërguti dhe me të gjithë veteranët e veteranet e UÇK-së që nuk luftuan për përfitime dhe sot janë lënë në gjendje të rëndë nga qeveritë e njëpasnjëshme./ Periskopi

Aida Dërguti me uniformë të UÇK-së dhe kallashnikov në luftë (Foto)

Dikur mbante pushkën në duar për të mbrojtur atdheun e saj, sot me fuqinë e fjalëve mundohet të bëjë më të mirën për të ardhmen e vendit.

Periskopi.com Lajme

Aida Dërguti e cila tashmë është deputete nga radhët e Lëvizjes Vetëvendosje njëherësh edhe nënkryetarja e Kuvendit të Kosovës, është ndër të paktat femra deputete që ishte pjesëtare e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.

Në një fotografi shihet Aida Dërguti veshur me uniformën e UÇK-së ku në krahë mban edhe kallashnikovin, gjë që tregon se Dërguti edhe sot e asaj dite ende e ka një shpirt luftarak.

 

aida

Prokurori i rastit flet për aktakuzën ndaj aktivistëve të VV-së

Prokurori special, i angazhuar në rastin e sulmit me mjet shpërthyes ndaj ndërtesës së Kuvendit të Kosovës në gusht të këtij viti, thotë se u ka besuar provave që i ka para vetes kur ka ngritur aktakuzë ndaj katër aktivistëve të VV-së.

Periskopi.com Lajme

Më herët, Prokuroria Speciale konfirmoi se ndaj Atdhe Gashit, Frashër Krasniqit, Egzon Halitit dhe Adea Batushës është ngritur aktakuzë për terrorizëm për sulmin që ndodhi natën e 4 gushtit.

“Besoj se ka prova të mjaftueshme për të argumentuar këtë aktakuzë. Kemi përdorur provat të cilat i kemi pasur në kallëzimin penal dhe disa prova të tjera rrethanore përfshirë deklaratat e dëshmitarëve”, tha prokurori i rastit Abdurrahim Islami për KALLXO.com.

Ai tha se aktakuza ka të bëjë vetëm me rastin e sulmit ndaj Kuvendit, dhe jo me rastet tjera të gjuajtës së mjeteve shpërthyese, të cilat ishin të shpeshta atyre ditëve.

“E tërë aktakuza ka të bëjë me sulmin në kuvend ndërsa rastet e tjera të sulmeve gjatë asaj kohe mbeten të hetohen”, shtoi prokurori Islami.

Përderisa katër aktivistë të VV-së tashmë e kanë gjetur veten në listën e të akuzuarve për terrorizëm, ndaj njërit prej tyre, Petrit Ademit, hetimet kanë pushuar.

“Për Petrit Ademin kam vendosur me i pushu hetimet për shkak se nuk ka prova të cilat e inkriminojnë atë në kryerjen e veprës penale”, tha Abdurrahim Islami.

Hetimet kanë pushuar edhe ndaj Astrit Deharit, i cili muajin e kaluar u gjet i vdekur në qelinë e tij në qendrën e paraburgimit në Prizren, në pritje të intervistimit nga ana e prokurorisë.

Studimi i KDI-së: Vetëvendosje del e para, PDK e dyta, LDK e treta

Periskopi.com Video