15220044_10155497721393858_3787485281693243383_n

A i fshiu Vetevendosje grafitet për Ukshin Hotin?

Zëdhënësi i Lëvizjes Vetëvendosje, Frashër Krasniqi ka reaguar në lidhje me akuzat e djalin të Ukshin hotit, Andinit se VV-ja ka fshirë mbishkrimet “Ku është Ukshin Hoti” dhe i ka zëvendësuar me ato ku kërkohet drejtësi për Astrit Deharin.

Periskopi.com Lajme

Akuzat e Hotit, Krasniqi i ka quajtur gënjeshtra të bëra duke përdorur emrin e heroit Ukshin Hoti nga i biri i tij, transmeton Periskopi.

“Është tejet shqetësuese kur plasohet një gënjeshtër publike, e aq më shumë kur e njëjta bëhet duke keqpërdorur emrat e heronjve. Është për keqardhje keqpërdorimi i emrit të Ukshin Hotit nga i biri i tij, Andini, i cili sot deklaroi se Lëvizja VETËVENDOSJE! paska fshirë grafitet “Ku është Ukshin Hoti?” e në vend të tyre paska shkuar grafitet “Drejtësi për Asttritin”. Për këtë ai kishte bashkangjitur fotografi të ndërtesës së Ministrisë së Kulturës, ku më parë ka qenë një grafit i Ukshin Hotit e që ishte fshirë më pas, pastaj një tjetër për Astrit Deharin e që ishte fshirë po ashtu, dhe së fundi aty gjendet prapë një grafit për Astrit Deharin, të cilin mbase do ta fshijnë prapë”, ka thënë ai.

Krasniqi ka shtuar se Hoti e di që ato mbishkrime janë fshirë me urdhër të Ministrisë së Kulturës, ku punon ai.

“Andini, i cili është edhe anëtar i PDK-së dhe punon pikërisht në Ministrinë e Kulturës, e di mirë që grafitet e shkruara në këtë ndërtesë janë fshirë me urdhëra të kësaj Ministrie, pasi që për mirëmbajtjen (lyerjen) e ndërteses përkujdeset dhe e bënë vetë Ministria”, shprehet Krasniqi.

Ai ak theksuar se VV-ja në vazhdimësi ka kërkuar zbardhjen e fatit të Ukshin Hotit dhe nuk i ka fshirë këto mbishkrime .

“Lëvizja VETËVENDOSJE! përveçse e ndjek platformën e Ukshin Hotit, në vazhdimësi ka kërkuar që të zbardhet fati i tij. Kurse Qeveria e Kosovës, as nuk e ndjek rrugën e tij, e për fat të keq nuk ka bërë asnjë hap për zbardhjen e fatit të tij dhe mijëra të zhdukurve gjatë luftës.Lëvizja VETËVENDOSJE! nuk i ka fshirë grafitet e Ukshin Hotit, dhe një gjë të tillë nuk do ta bëjë asnjëherë ndaj asnjë grafiti që kërkon drejtësi, e sidomos për Ukshin Hotin, i cili mbetet njëri nga mendjet më të ndritura shqiptare”, shton Krasniqi./Periskopi/

11111

Gaxherri e Pantina e çojnë ‘luftë’ në emision

Deputetja e LVV-së, Shqipe Pantina në Rubikon të KTV-së ka thënë se selitë e subjektit të saj politik janë bastisur e janë sulmuar edhe nga njësia speciale përderisa sipas saj nuk është vepruar njëjtë edhe kur një gjë e tillë ka qenë e nevojshme edhe për parti apo individë tjerë.

Periskopi.com Lajme

“Zyrat e Vetëvendosjes janë sulmuar madje edhe me njësi speciale, pas deklaratave që janë bërë publike dhe policia ka bërë deklarata bombastike duke shtrirë ato armë se gjoja i ka gjetur në zyra”, ka thënë ajo.

Lidhur me këtë, deputetja Izmaku i thotë se nuk mund të kontestojë diçka që e ka tronditur opinionin.

Mirëpo, deputetja Pantina këtë ngjarje e ndërlidh edhe me djalin e deputetes, Gaxherri i cili në faqen e tij në Facebook ka postuar foto me armë.

Këtu është biri i zonjës Besa Gaxherri i cili publikisht del në fotografi me armë, sa herë është bastisur shtëpia e zonjës Gaxherri për një fotografi të cilën publikisht Ardian Gaxherri është anëtar i bordit të Aviacionit Civil që s’besoj që ajo punë i kërkon atij të mbaj armë”, ka thënë Pantina.

Në anën tjetër, Gaxherri e kundërshton deputetën Pantina duke i thënë se edhe e gjithë bota të mundohet ta dëmtoj LVV-në, nuk mund ta bëj më shumë se sa ky subjekt e dëmton veten.

“Krejt dynjaja mu mundu me ju dëmtu nuk mundet sa e dëmtoni ju vetën. Nuk ka argument më të fortë se ti, si deputete me ardh më fotografi të djalit tim, pa e dit se kush është ajo foto, çfarë është ajo foto. Ajo foto është në rrjetin social të tij, në emër e mbiemër të tij, momentin kur është bërë. Selitë e juaja janë të shndërruara në depo municioni dhe nuk ju kanë dal por keni marrë edhe depo”, ka thënë Gaxherri.

Gaxherri pëfundoi duke ju drejtuar Pantinës se LVV janë shumë të rrezikshëm për vendin.

“Ju jeni shumë të rrezikshëm për këtë vend”, përfundoi Gaxherri.