Veteranet e UÇK-se/ ARKIV

Qeveria e Mustafës në telashe me veteranët

Buxheti i Kosovës për vitin e ardhshëm prej 2 miliardë eurosh, po shihet me shumë entuziazëm, nga krerët institucional.

Periskopi.com Lajme

Për kryeministrin Isa Mustafa, ky buxhet krijon rritje  të zhvillimit ekonomik dhe siguron rritjen e investimeve kapitale për 50 përqind.

“Këtë vit kemi pas investime kapitale rreth 500 milionë euro, vitin e ardhshëm do të kemi 700 milionë, që është diku 46 % më shumë, që flet se orientimet tona buxhetore i kemi orientime zhvillimore, sepse dëshirojmë që të krijojmë mundësi të angazhimit të kapaciteteve të firmave tona, edhe rritje të mëtutjeshme ekonomike”, ishte shprehur kryeministri.

Buxhetin e vitit 2017, si të rëndësishëm e vlerëson edhe kryetari i Komisionit të Zhvillimit Ekonomik, Muhamet Mustafa.

Mustafa ka thënë se ky buxhet shënon ngritje nga tatimet, e taksat, që arrijnë mbi 1.7 miliard euro.

“Buxheti per vitin 2017, mund te konsiderohet i rendesishem se paku per tri arsye. E para per nga vellimi shenon nje ngritje qe bazohet ne rritjen e te ardhurave nga tatimet, taksat dhe te ardhurate tjera  qe arrijne mbi 1, 7 miliarde dhe burme plotesuese rreth 300 milion Euro  dhe kehstu arrin nje pjesemarrje nga ana e shpenzimeve rreth 30% e qe  per nivelin e zhvillimit te Kosoves duket te jete adekuat”, ka deklaruar për Indeksonline, kryetari i komisionit të Zhvillimit Ekonomik, Muhamet Mustafa.

Mustafa ka thënë se me këtë  buxhet do të bëhet një diversifikim i burimeve të financimit, ku do të shfrytëzohen më shumë grantet, huatë dhe paratë nga privatizimi.

“Me kete buxhet behet nje diversifikim i burmeve te financimit per investimet kapitale. Shfrytezohen me shume grantet , huate dhe parate nga privatizimi. Kjo eshte e drejte sepse keto investime nuk financohen vetem nga buxheti burimor, tatimet , por me burime tjera dhe keto hua  do te kthehen ne vittet  e ardhshme. Ato projekte do te perdoren edhe nga gjeneratat e ardhme, ndajh edhe ato do te kontribuojne me kthimin e tyre, nga buxhetet e ardhme, e jo vetem gjenerata e sotme”Kujtojmë se me këtë buxhet, Qeveria është futur edhe në borxhe për projektet e saj. Vetëm për projektet kapitale, ku përfshihen rrugët, hekurudhat, ujërat e zeza, Qeveria ka vendosur të investoj gati mbi një miliardë euro në këta sektorë.

 

“Kemi nje ngritje te rendeishme te invetimeve kapitale, per 230 milion dhe ato arrijne rreth 700 milion Euro dhe do te arrijne mbi 30% te buxhetit ,q e poashtue shte adekuate . Aq me me rendesi eshte se tash nuk kemi te beje vetem me  rruge, po edhe me meremetim te hekurudhes, sisteme te ujitjes, trajtim te ujrave  te zeza e te tjera Si it ille buxheti i kontribuon rritjes ekonomike besoj me te madhe se 4%”.

Mirëpo sfida më serioze, të cilës Qeveria vështirë t’ia gjej zgjidhjen është pagesa për 47 mijë veteranët.

Mustafa tregon se është e nevojshme të ndryshohet ligji për këtë çështje, derisa thotë se do të kërkoj mbështetjen e ministrive për këtë punë.

“Sfida me te cilen perballet buxheti ka gjithashtu. Me serozja jane problemet per te perballuar pensionete veteraneve dhe nevoja per ta ndryshuar Ligjin qe rregullon kete ceshtje, e poashtu do te ekrkoje edhe nje angazhim te ministrive perkatese qe me kohe te realizojne projektet jo te pakta kapitale te perfshira ketu dhe ta bejne nje menaxhim efikas te tyre”/Indeksonline/

845x48613947_skenderaj_proteste-780x439

Nesër protestë në Skenderaj, kundërshtohet aktvendimi i Apelit për rastin Drenica

Periskopi.com Lajme

Shoqatat e dala nga lufta e UÇK-së në Skenderaj dhe Këshilli i Punëtorëve të Administratës komunale të Skenderajt bëjnë thirrje për Protestë gjithëqytetare në Skenderaj.

Protesta, siç thuhet në një njoftim bëhet për të kundërshtuar aktgjykimin e Gjykatës së Apelit për rastin Drenica.

“Protesta do të mbahet më datë 18 nëntor 2016 në Sheshin “Adem Jashari” në Skenderaj nga ora 12:00. Ftohen të gjithë qytetarët e Skenderajt që t’i bashkohen kësaj proteste, në mbrojtje të luftës së UÇK-së dhe pjesëtarëve të saj dhe me kërkesën për vendim të drejtë nga Gjykata Supreme. Skenderaj 17.11.2016”, thuhet në njoftimin e Shoqatave. /Telegrafi/

FMN

FMN-ja kushtëzon Kosovën për çështjen e veteranëve të UÇK-së

Kryeministri i Republikës së Kosovës, Isa Mustafa, priti në takim delegacionin e Fondit Monetar Ndërkombëtar (FMN) për Kosovën, të kryesuar nga shefi i këtij misioni, Jacques Miniane.

Periskopi.com Lajme

Gjatë takimit, ku ishin të pranishëm zëvendëskryeministrat Hajredin Kuçi e Ramiz Kelmendi, si dhe  ministrat Avdullah Hoti e Arban Abrashi, u bisedua për të arriturat në fushën e zhvillimit ekonomik, rezultatet e reformave fiskale, ambientin e të bërit biznes si dhe për stabilitetin buxhetor në vend, raporton Periskopi

Mustafa e njoftoi delegacionin e FMN-së për arritjet e Qeverisë së Kosovës, për projeksionet buxhetore dhe realizimin e tij të suksesshëm.

Me këtë rast, kryeministri Mustafa falënderoi për mbështetjen e deritashme duke theksuar përkushtimin për bashkëpunim të mëtejmë me FMN-në, si dhe vazhdimin e programit me këtë institucion të rëndësishëm financiar.

Shefi i Misionit të FMN-së për Kosovën, Jacques Miniane, vlerësoi progresin në Kosovë dhe përkushtimin e Qeverisë për adresimin e çështjeve me qëllim të zhvillimit ekonomik.

Misioni vlerësoi hapat që koalicioni qeveritar ka ndërmarrë gjatë propozimit të Ligjit për Buxhetin për vitin 2017, sipas qëndrimeve të harmonizuara, por si kusht që Kosova të mbetet brenda programit me FMN-në, kërkoi që të adresohen konkretisht masat dhe instrumentet që do të siguronin që vitin e ardhshëm të mos tejkalohet masa e mjeteve për veteranë dhe invalidë të luftës, dhe rregullimi i tyre me ligj, para fillimit të implementimit të Ligjit për Buxhetin.

Rreziku i paqëndrueshmërisë buxhetore, si pasojë e numrit të veteranëve të luftës, është ndër vërejtjet kryesore edhe në Raport të Progresit, prandaj Qeveria mbetet e përkushtuar që në bashkëpunim me Organizatën e Veteranëve të gjejë zgjidhje për të tejkaluar situatën e krijuar me fryrje të listave./ Periskopi

 

Veteranet e UÇK-se/ ARKIV

Veteranët paralajmërojnë protesta pas dënimit të ish-ushtarëve të UÇK-së

Kosova mund të përballet me protestat e veteranëve të luftës, pas vendimit të Gjykatës së Apelit për dënimin e ish-pjestarëve të UÇK-së.

Periskopi.com Lajme

Kështu i ka thënë Gazetës Monitor, kryetari i OVL të UÇK-së, Hysni Ngucati. Ai ka paralajmëruar një konferencë për ditën e premte, ku do të bëhet i ditur vendimi për protesta.

“Ne jemi duke e shqyrtuar mundësinë e organizimit të protestave. Jemi në bisedime me kryetarët e të gjithë degëve të shoqatës, dhe të premten do të dalim me qëndrim”, ka thënë Ngucati, raporton gazeta Monitor

Ai edhe një herë e ka përsëritur qëndrimin e OVL të UÇK-së, se këto dënime janë të papranueshme.

“Këto dënime të papranueshme me dëshmitarë fallc nga Eulex”, ka shtuar Hysni Ngucati.

Jon Harrison

Eprori anglez i UÇK-së: Kurrë nuk kanë qenë 50 mijë ushtarë, as përafërsisht

Ushtaraku britanik i UÇK-së, Jon Harrison, ka thënë se nëse Kosova do t’i kishte pasur 50 mijë luftëtarë në luftën e fundit, Beogradi do të ishte pjesë e Kosovës.

Periskopi.com Lajme

Ai ka deklaruar se Ushtria Çlirimtare e Kosovës nuk ka pasur kurrë aq shumë ushtarë dhe se betejat janë fituar më shumë më pak njerëz në front, njofton Klan Kosova.

“Nuk e di ku kanë qenë të gjithë ata veteranë të luftës të deklaruar paslufte. Ata që thonë se kanë qenë, por nuk kanë marrë pjesë në luftë e nënçmojnë mundin e të gjithë atyre që kanë marrë pjesë në luftë. UÇK-ja nuk ka pasur kurrë aq shumë ushtarë. Në fillim të Betejës së Koshares kemi qenë vetëm 49 ushtarë. Nëse UÇK-ja do të kishte 50 mijë ushtarë, tash do të ishim duke pirë kafe në Beograd, duke pirë kafe në Kosovën e Madhe”, tha ai.

“Çdoherë që e dëgjoj emrin Koshare, qimet në gjithë trupin më ngritën. Jam shumë krenar që kam mundur të bëj diçka atë kohë. Kur hyj në faqe interneti dhe dëgjoj serbët të flasin për ato ditë, qeshem me sa kam fuqi. Janë shumë qesharakë”, ka thënë ai.

UÇK

Japin dorëheqje udhëheqësit e veteranëve të Prishtinës

E gjithë struktura udhëheqëse e degës të Shoqatës të Veteranëve të Luftës në Prishtinë mësohet të ketë dhënë dorëheqje të enjten.

Periskopi.com Lajme

Bislim Shala, një nga veteranët e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, ka thënë, në një njoftim dërguar mediave, se dorëheqja ka ardhur si arsye e parregullsive dhe numrit të shtuar të veteranëve nga disa ish- bashkëluftëtarë të zonës së Llapit.

Shala ka thënë se kjo dorëheqje ishte kërkuar nga pjesëtarët e ish grupit Gueril BIA të UÇK-së, të cilët po ashtu janë pjesë e degës së veteranëve në Prishtinë.

Hasan Preteni

Preteni tashmë flet lirshëm: Listat e veteranëve, proces mafioz i komandantëve

Ish-drejtori i Agjencisë kosovare Kundër Korrupsionit, Hasan Preteni, në një intervistë për emisionin Info Box të RTV Dukagjinit, ka thënë se në mesin e zhgënjimeve që ai ka pasur, është verifikimi i listave të veteranëve të luftës.

Periskopi.com Lajme

Preteni, i cili ka qenë pjesë e Komisionit, ka thënë se keqpërdorimi i këtyre listave paraqet krim të organizuar.

Sipas tij, numri prej 15 deri në 20 mijë të regjistruarve menjëherë pas lufte, tani është fryrë në 40 mijë.

Ai ka thënë se sektorët ku më së shumti ka pasur korrupsion, ishin ata ku kishte më së shumti tenderë. Ndërsa, ka pohuar se kishte edhe presione nga zyrtarë të lartë.

Duke folur për luftimin e korrupsionit dhe krimit të organizuar, Preteni ka thënë se Kosovës i duhet një politikë me e fuqishme sanksionuese, duke aluduar kështu në rritjen e dënimeve për ata që, sipas tij, po i shkaktojnë dëme të mëdha vendit.

Preteni ka thënë se niveli më i lartë i shqyrtuar nga kjo Agjenci është ai zëvendëskryeministrave.

Aleksander Lumezi

Prokuroria u ikë hetimeve për listat e veteranëve

Rrëfimi i ish-luftëtarit të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Kushtrim Zeka nga Pataqani i Rahovecit, se si janë blerë certifikatat e veteranëve të luftës, nuk i ka mjaftuar Prokurorisë së Shtetit si bazë për nisjen e hetimeve.

Periskopi.com Lajme

Për Prokurorin nuk ka quar peshë deklarimi i këtij ish-luftëtari se i dinë me emër dhe mbiemër personat që e kanë blerë statusin e veteranit.

“Shuma është 500 deri në një mijë euro, është shumë e lehtë me vërtetu këtë, nuk e di unë kjo Prokuroria a ka kaq të vështirë më gjet këtë. Mjafton me marr një rrugë në një qytet cilin të duash të Kosovës, merri 500 deri një mijë euro me veti, edhe personin e tretë ai të orienton ku me shku me marr, ku me ble një certifikatë, është shumë e lehtë, shumë, hiq nuk do mund”, thotë ai.

Prokuroria e Shtetit thonë se kushdo që pretendon se ka prova duhet të lajmërohet në Prokurori për t’i paraqitur ato.

“Prokurorët janë duke i marr veprimet e nevojshme në bazë të kompetencave që kanë dhe më pas varësisht nga grumbullimi i informatave do të përcaktohen nëse ka fakte për ndjekje penale ndaj personave përgjegjës dhe rrjedhimisht për ngritje të aktakuzës. përndryshe çdo person që konsideron se ka fakte se është kryer vepër penale për këtë rast apo edhe të tjera mund t’i paraqet në Prokurori ato”, thotë zyra e Prokurorit të Shtetit.

Juristi Ehat Miftaraja thotë se personi në fjalë duhet të merret urgjentisht si dëshmitar.

“Prokurori i Shtetit urgjentisht duhet të merr  atë si dëshmitarë dhe të inicioj rast lidhur me dyshimet dhe pretendimet se ka mundur të ketë keqpërdorim gjatë përpilimit të listave të veteranëve të UÇK-së”, thotë ai.