Vërshohet magjistralja Prishtinë – Ferizaj (Foto)

Shkaku i të reshurave të mëdha është vërshuar një pjesë e magjistrales Prishtinë – Ferizaj.

Periskopi.com Uncategorized

 

Nga uji është vërshuar rruga që çon në Prishtinë. Në këtë rrugë edhe vitin e kaluar ka pasur probleme shkaku i të reshurave të shiut.

14997248_1090059944446757_1916365819_n 14971774_1090059714446780_1807477626_n

Penda

Alarmante/ Reshjet dëmtojnë pendën e Mirushës, rrezikon të shembet (Video)

Mirusha është në rrezik.

Periskopi.com Lajme

Liqeni është mbushur si asnjëherë më parë dhe penda është dëmtuar dhe ka rrezik të shembet.

Kërkohet ndërhyrje e institucioneve qendrore dhe lokale që të merren masa, në të kundërtën rrezikohet të ndodh ndonjë tragjedi, raporton Malisheva

Vetëm 200 metra nën pendë ndodhet fshati Mirusha i cili rrezikohet i tëri./Periskopi

selfie pas vershimeve

Ushtria shpëton familjen 6 anëtarëshe mes të tyre dhe një foshnje, bëjnë edhe selfie

Një familje me 6 anëtarë mes të tyre dhe një foshnje është shpëtuar sot nga përmbytjet pasi ushtria kreu një operacion të vështirë shpëtimi me helikopter.

Periskopi.com Lajme

Shtëpia 2 katëshe e Medi Gjetanit në njësinë administrative Lis të Burrelit ishte përmbytur plotësisht pasi lumi doli nga shtrati.

Pas lajmit të mirë të shpëtimit të kësaj familje, Kryeministri Edi Rama ka nxituar të postojë i pari foton në facebook. Kjo foto është shkrepur në helikopter teksa transportoheshin te mbijetuarit e motit te keq.

I pari që ka postuar foton ka qene Kryeministri Rama i cili shkruan “Foto e ditës”.

Ndërkohë situata nga përmbytjet është tejet e rëndë raportohen 3 viktima deri tani. Një 40 vjeç u mor nga rrjedha e përroit në Klos të Burrelit; në Tiranë në Bregun e Lumit u gjet një kufomë ende e paidentifikuar, ndërsa në Këlcyrë, era e fortë rrëzoi nga çatia një 50 vjeçar i cili humbi jetën.

Po kështu raportohen qindra hektarë tokë të përmbytura, shtëpi banimi, rrugë si dhe shembje dherash e gurësh në disa qytete të vendit, si Tiranë, Durrës, Shkodër, Kamëz, Lezhë,  Laç, Milot, Burrel, etj.

cfbcbvgc Capturegfhfgbcfb

Shkon në tre numri i viktimave nga përmbytjet në Shqipëri

Moti i keq që ka goditur vendin në orët e fundit është bërë shkak për vdekjen e tre personave, raporton TCH.

Periskopi.com Lajme

Rasti i parë është shënuar në vendin e quajtur Plan i Bardhë në Bashkinë e Klosit, ku 42-vjeçari i identifikuar si Xhevahir Ndoi është rrëmbyer nga uji së bashku me makinën e tij.

Rasti i dytë është shënuar në fshatin Sukë të Këlcyrës, ku një 50-vjeçar ka humbur jetën pasi është rrëzuar nga çatia e shtëpisë si pasojë e erës së fortë. Mësohet se viktima e dytë nga moti i keq është Kastriot Spahiu, 50 vjeç, i cili kishte hipur në çati për të bërë disa riparime.

Po rreth orës 13:30, efektivët e komisariatit Nr 5 në Kamëz kanë njoftuar se kanë gjetur trupin e një personi të pajetë buzë lumit të Tiranë.

Viktima, ende i paidentifikuar dyshohet se është rrëmbyer nga vërshimi i ujit pas reshjeve të dendura. Bëhet e ditur se viktima është i seksit mashkull, rreth 50 vjeç.

Shqiperia

Rëndohet gjendja në Shqipëri, ndërhyn ushtria

Vala e motit të keq me reshje të dendura shiu paralizuan lëvizjen në shumë rrugë e qytete të vendit, ndërsa ujrat rrezikuan edhe jetë njerëzish. Në Shkodër, Tiranë dhe Fushë-Krujë është dashur ndërhyrja e emergjencave civile dhe ushtrisë, e cila me mjete lundrmi ka zhvendosur njerëzit e rrezikuar.

Periskopi.com Lajme

Në Tiranë, në Urën e Brarit një mjet mbeti në lumë dhe drejtuesi është shpëtuar nga ushtria. Në Shkodër, Drini doli nga shtrati dhe jeta e disa familjeve në lagjen Ajasem ishte në rrezik.

Autostrada Tiranë-Durrës u bllokua mëngjesin e së martës nga ujërat që kaluan nivelin e 50 centimetra. Në disa zona ujërat shkuan në nivele të rrezikshme, veçanërisht te nënkalimet. Edhe këtu është dashur ndërhyrja e zjarrëfikësve për të nxjerrë mjetet që janë bllokuar nën ujë. Ndërkohë, në disa raste kanë qenë kalimtarët me mjetet e larta që evakuuan njerëzit e bllokuar.

Policia devijoi trafikun drejt Durrësit dhe anasjelltas në rrugën e vjetër, por edhe Durrësi është goditur keq nga përmbytjet dhe dëmet, kryesisht nëpër biznese janë të mëdha.

Situate e rënduar është edhe në Lezhë e Fushë-Krujë. Në Lezhë janë 30 ushtarakë në gatishmëri, ndërsa në Fushë-Krujë, ushtria ka nisur mjete lundruese për të shpëtuar tre familje të rrethuara nga ujërat e përrenjve të tejfryrë.

Një situatë e vështirë është dhe te Ura e Brarit në Tufinë, ku kanë mbërritur forcat e ushtrisë për evakuimin e një familjeje, e cila është në rrezik përmbytjeje.

Situata është pothuajse njësoj edhe në Dibër e Bulqizë. Për shkak të bllokimit të rrugëve dhe sasisë së madhe të reshjeve emergjencat civile janë në alarm në gjithë vendin. Ndërkohë, Ministria e Brendshme kërkoi mbylljen e procesit mësimor në gjithë vendin, kërkesë që është miratuar nga Ministria e Arsimit, që ka pezulluar procesin mësimor deri në një urdhër të dytë.

vershime ne Gjakove

Gjakova në rrezik, nëse vazhdojnë reshjet shpallet gjendje emergjente

Si pasojë e motit të keq që ka mbizotëruar këto dy ditët e fundit, shoqëruar me shira te rrëmbyeshëm dhe erëra të fuqishme, gjendja emergjente në territorin e komunës së Gjakovës është rënduar dukshëm me tendencë të përkeqësimit të mëtejmë.

Periskopi.com Lajme

Kryetarja e kësaj komune, Mimoza Kusari- Lila njofton se Drejtoria për Mbrojtje dhe Shpëtim, pas verifikimit të gjendjes faktike në teren dhe përkundër disa masave të ndërmarra për tejkalimin e gjendjes, niveli i ujërave në shtretërit e lumenjve Ereniku, Drinit te Bardhe, Krena dhe Llukaci në përroska dhe kanale tjera shkarkuese është në kuotat kritike.

Ndaj nuk përjashtohet mundësia që ne orët e ardhshme gjendja të eskalojë me përmasa të pa parashikueshme.

Sipas vlerësimit të ekspertëve të Drejtorisë për Mbrojtje dhe Shpëtim, aktualisht gjendja më kritike është në:

  1. rr. “Skender Shehu “ te ura prapa përbri ish – fabrikës “JATEX”, ku uji ka filluar te depërtoj në shtëpitë dhe oborret përreth
  2. Në Dardani ku kanë filluar te mbushen Bodrumet e shtëpive,
  3. Te ish – fabrika e lëngjeve ura nën rrugën magjistrale Gjakovë- Pejë,
  4. Ura poshtë stacionit te veterinarisë ne rrugën “Hysen Mehmeti”,
  5. Po ashtu për shkak të infrastrukturës së dobët pritet të vërshohen edhe shtëpitë-oborret dhe bodrumet te lokacioni “Pika e Zezë” prapa Restorant “Presidenti” e po ashtu edhe në zonat urbane të qytetit si pasojë e mos absorbimit të të gjitha ujërave nga sistemi i kanalizimeve dhe ujërave atmosferik, kuptohet, si pasojë e rreshjeve enorme për m³.
  6. Edhe në zonat rurale, sidomos në regjionin e Rekës së Keqe gjendja është jo stabile. Edhe pse uji në orët e mbrëmjes kishte filluar të tërhiqet, sipas informacioneve nga terreni, nga të rreshurat e mbrëmshme prapë ka filluar të rritet niveli i ujërave sidomos të përroskave të rrëmbyeshme “Labenica” dhe “Gusha” në Rekë të Keqe, ujë ky i cili vjen nga Bokat e maleve përgjatë brezit kufitar.

Komuna e Gjakovës, respektivisht Drejtoria për Mbrojtje dhe Shpëtim përveç marrjes së masave adekuate të parapara në këto situata, kërkon nga qytetarët e saj të jenë vigjilent dhe aty ku kanë mundësi me veprimet e tyre të kontribuojnë me ndërmarrjen e masave mbrojtëse personale dhe kolektive në kuadër të familjes së tyre dhe të komunitetit ku gravitojnë.

Nëse ky ritëm i reshjeve vazhdon edhe gjatë orëve në vijim, nuk përjashtohet mundësia e Shpalljes së gjendjes Emergjente në territorin e komunës së Gjakovës apo në ndonjë pjesë të saj./ Periskopi

Përmbyten rrugët e Tiranës, një grua për pak humbet jetën (Foto&Video)

Shirat e dendur kanë bërë që rrugët e kryeqytetit të përmbyten.

Periskopi.com Lajme

kjo ka bërë që një grua për pak të mbytet tek “9 Katëshet”.

Për fat aty kanë qenë disa punonjës policie, që e kanë shpëtuar.

permbytje tirane-2 tirane-3 tirane-4

Vlore

Moti i keq në Vlorë, 300 pasagjerë të bllokuar në det

Moti i keq i orëve të fundit ka sjellë erëra të fuqishme dhe dallgë në det.

Periskopi.com Lajme

Moti i keq i orëve të fundit ka sjellë erëra të fuqishme dhe dallgë në det.ër pasojë dy tragete të cilët bëjnë linjën Vlorë-Brindisi nuk kanë mundur të ankorohen mëngjesin e sotëm në kalatat e portit të Vlorës, pasi dallgët arrinin në 6 ballë brenda gjirit dhe 7-8 ballë në det të hapur.

Era që frynte rreth 15 m/s ka sjellë vështirësi për ankormin e trageteve në kalata. Si pasojë që prej orës 07:00 të dy tragetet kanë dalë në Radë.

Në bordin e trageteve janë 250 pasagjerë në njërin traget dhe 50 pasagjerë në tragetin tjetër, të cilët presin të qetësohet moti dhe të dalin në tokë, raporton TCH.

Burime nga kapiteneria bëjnë me dije se është pezulluar lundrimi i anijeve të peshkimit deri në qetësimin e motit. Në disa zona ka pasur edhe shkëputje të energjisë elektrike si pasojë e erërave të forta.