Komunat serbe sfidojnë shtetin e Kosovës

Periskopi.com Uncategorized

Komunat e Mitrovicës Veriore, Leposaviçit, Zveçanit dhe Zubin Potokut vazhdojnë të funksionojnë pa vula komunale, madje shkresat zyrtare i lëshojnë vetëm me nënshkrimin e kryetarëve.

(konica.al) – Megjithëse janë arritur një sërë marrëveshjesh në Bruksel, komunat veriore vazhdojnë të sfidojnë ligjet e Kosovës, duke mos pranuar stemat dhe simbolet komunale.

Komunat e Mitrovicës Veriore, Leposaviçit, Zveçanit dhe Zubin Potokut vazhdojnë të funksionojnë pa vula komunale, madje shkresat zyrtare i lëshojnë vetëm me nënshkrimin e kryetarëve.

Kjo formë është në kundërshtim me Kushtetutën e Kosovës, por edhe me Ligjin për Vetëqeverisjen Lokale, të cilat përcaktojnë qartë mënyrën se si duhet të veprojnë komunat.

Qeveria e Kosovës i ka paralajmëruar kushtëzimin e draftit të statutit të Asociacionit të Komunave me Shumicë serbe, edhe me miratimin e simboleve komunale./ Konica

Hoxhiq ndryshon deklaratën, tash thotë se muri nuk është në projekt

Zyrtarja ekzekutive në komunën e Mitrovicës Veriore, Adriana Hoxhiq, ka thënë se muri ilegal në veri nuk është pjesë e projektit të Bashkimit Evropian për revitalizimin e urës kryesore të lumit Ibër.

Periskopi.com Lajme

Hoxhiq ka treguar për “Epoka e re” se ky projekt parasheh ndërtimin e një muri mbështetës për shëtitoren e paraparë, e jo për murin që është ndërtuar aty.

Ajo nuk ka mundur të flasë për kohën brenda së cilës mund të largohet ky mur, por ka thënë se në të ardhmen do të jetë një zgjidhje, e cila do të jetë fleksibile dhe e pranueshme për të gjitha palët.

Hoxhiq ka thënë se komunitetet që jetojnë në pjesën e veriut nuk janë të interesuar për tensione, aq më pak për ndonjë konflikt të mundshëm.

Por këto deklarata bien në kundërshtim me atë çfarë e tha dje Hoxhiq rreth murit në Veri. Ajo ndër tjerash njoftoi se muri ishte pjesë e projektit, gjë për të cilën ajo sot e mohon.

Shikojeni videon:

Millorad Dodik

Dodik propozon bashkimin e 4 komunave veriore të Kosovës me Serbinë

Presidenti i Republikës Serbe në Bosnje e Hercegovinë, Millorad Dodik, në një intervistë për mediumin serb “Kurir”, ka folur për dëshirën e tij për rritjen e territorit të Serbisë.

Periskopi.com Lajme

Në këtë intervistë, Dodik ka folur edhe për idenë e paraqitur në “Foreign Affairs” nga Timothy Less, i cili ka propozuar, ndër të tjera, bashkimin e Kosovës me Shqipërinë, por që ka dalë me një propozim tjetër.

“Kosova është çështje e dhimbshme, por duhet të hapim atë dialog tek populli serb dhe të themi se katër komuna [shënim redaktorial: Mitrovica e veriut, Leposaviqi, Zubin Potoku dhe Zveçani] duhet të mbesin brenda kushtetutës së Serbisë”, ka thënë Dodik.

I pyetur nëse janë vonuar në këtë çështje, Dodik ka thënë se nuk është vonë dhe se është një opsion real.

“Besoj se nuk jemi vonuar. Do të ishte njëfarë satisfaksioni. Përmes kësaj do të pushonte së jetuari ajo ndjenja tek serbët se jemi poshtëruar në gjithë këtë. Kjo, në fund të fundit, është reale, sepse ajo zonë është ku shumica shqiptare e ka të pamundur të qeveris, pavarësisht idealizimit që disa tentojnë ta shpërndajnë këtu në Serbi. Flas për tregimin e kthimit të Kosovës në kuptimin politik e territorial në Serbi”, ka theksuar Dodik në këtë intervistë.

Mes propozimeve, ai ka thënë gjithashtu se do ta përjetojë bashkimin e Republikës Serbe me Republikën e Serbisë, ndonëse ndoshta jo si funksioner.

“Nuk jam i sigurt nëse këtë do ta përjetoj si funksioner, por gjatë jetës sime ky konstalacion do të ekzistojë. Duhet pasur parasysh se po vije koha e riafirmimit të shteteve dhe ajo do ta përshpejtojë shpërbërjen e kësaj Bosnje e Hercegovine. BeH nuk mundet të riafirmohet, sepse asnjëherë nuk ka qenë e formuar mjaftueshëm për të ekzistuar dhe që ta dëshirojë masa kritike e njerëzve. Kush e do BeH-në? Ndoshta disa mijëra njerëz në Bashqarshi. Mjaft vuajtëm. Besoj se nuk duhet të vuajmë më”, ka deklaruar Dodik, transmeton Koha.net.

BE: Presim që ura e Mitrovicës të hapet në janar

Presidenca sllovake në emër të Këshillit të Ministrave të BE-së, ka ftuar autoritetet kosovare që sa më shpejt të implementojnë marrëveshjen për themelimin e Asociacionit të Komunave me shumicë serbe dhe të bashkëpunojnë me Gjykatën Speciale.

Periskopi.com Lajme

“Kosovës i bëhet thirrje që sa më shpejt dhe me mirëbesim të implementojnë të gjitha marrëveshjet e arritura, veçanërisht marrëveshjen për themelimin e Asociaiconit të komunave me shumicë serbe dhe në mënyrë konstruktive të angazhohet në formulimin dhe implementimin e marrëveshjeve të ardhshme me Serbinë”, thuhet në dokumentin e lëshuar pas takimit të Këshillit të Ministrave të BE-së, transmeton lajmi.net.

Sa i përket dialogut ndërmjet Kosovës dhe Serbisë, i cili zhvillohet me ndërmjetësim të BE-së, presidenca sllovake dhe ministrat evropianë kanë përshëndetur arritjen e pajtimin për implementimin e marrëveshjes për liri të lëvizjes dhe telekomunikacion, duke i vlerësuar ato si hap i rëndësishëm përpara në procesin e gjithëmbarshëm.

Njëkohësisht, ministrat evropianë presin që hapja e urës në Mitrovicë dhe marrëveshja për gjyqësinë të fillojnë të implementohen gjatë janarit të vitit të ardhshëm.

 

Këshilli i Ministrave, thekson se do të përcjellë zhvillimin e Kosovës në frymën e përparimit në normalizimin e marrëdhënieve me Serbinë, në mënyrë që Kosova dhe Serbia të vazhdojnë rrugët e tyre evropiane, pa bllokim të ndërsjellë në këtë rrugë.

Në këtë dokument, po ashtu përshëndetet fakti që Kosova i ka përmbushur obligimet lidhur me themelimin e Gjykatës Speciale dhe u bëhet thirrje autoriteteve që të bashkëpunojnë me këtë Gjykatë.

Tahiri i tregon BE-së që një kompani ruse e naftës po nis punën në veri “ilegalisht”

Ministrja për Dialog, Edita Tahiri, ka bërë me dije se Ministria për Dialog ka njoftuar zyrtarisht Bashkimin Evropian në lidhje me përpjekjet për veprimtari ilegale në Kosovë të një kompanie nga Serbia e cila merret me shitjen e derivateve të naftës dhe e cila ka përgatitur për të hapur tri pika të shitjes në Kosovë gjegjësisht në komunën e Mitrovicës Veriore, Zubin Potokut dhe Zveçanit.

Periskopi.com Lajme

Ajo ka kërkuar nga BE-ja që të angazhohet për pengimin e zhvillimeve të tilla që janë në kundërshtim me frymën e dialogut të Brukselit për normalizimin e marrëdhënieve mes dy shteteve.

Sipas një komunikate, Tahiri, po ashtu ka theksuar se Qeveria e Republikës së Kosovës nuk do të lejojë veprimtarinë joligjore të kësaj kompanie si dhe ka ftuar në vigjilencë të gjitha institucionet  shtetërore të Kosovës duke marrë parasysh informacionin se kjo kompani sjellë naftën ruse në Kosovë. “Duhet të kemi vigjilencë maksimale që të ndalojmë çfarëdo ndikimi të Rusisë në Kosovë sepse mund të jetë me rreziqe për sigurinë kombëtare të shtetit tonë euroatlantik dhe me rreziqe gjeostrategjike për Kosovën dhe rajonin.  Kjo çështje duhet të trajtohet nga institucionet tona shtetërore në kontekstin e ambicieve të rrezikshme të Rusisë për ndërhyrje të mundshme gjeostrategjike në gjithë rajonin e Ballkanit”, tha ministrja Tahiri.

Pas marrjes së informacionit nga mediat se një kompani e Serbisë e cila bënë shitjen e derivateve të naftës është duke hapur tri pika të shitjes në komunat veriore të Kosovës me datën 6 dhjetor 2016, Ministria për Dialog ka njoftuar menjëherë Ministrinë e Tregtisë dhe Industrisë duke kërkuar që të bëhen verifikime zyrtare të kësaj informate.

Me datë 8 dhjetor 2016, Ministria e Tregtisë dhe Industrisë, pas verifikimeve ka njoftuar zyrtarisht se pas inspektimit nga Inspektorati përkatës është konstatuar se informata është e saktë dhe se kompania e ashtuquajtur “Nis petrol” ka hyrë në territorin e Kosovës dhe ka vendosur për t’i hapur tri pika të shitjes pa pasur licencë përkatëse nga institucionet përgjegjëse të Republikës së Kosovës.

Pas këtij konfirmimi zyrtar, Ministria për Dialog ka njoftuar Bashkimin Evropian në lidhje me këtë problem dhe ka kërkuar angazhime adekuate të BE-së si ndërmjetëse e dialogut.

Sipas të dhënave të siguruara përmes internetit thuhet se kompania “Nis petrol” është kompani aksionarësh ku 56 % të aksioneve janë nën menaxhimin e kompanisë ruse “Gazprom” dhe pjesa tjetër e Qeverisë së Serbisë./ Periskopi

Nga 10 janari Gjyqësori i Kosovës shtrihet edhe në Veri

Shërbimi i Bashkimit Evropian për Politike të Jashtme (EEAS), ka njoftuar sot përmes një komunikate për shtyp, se Kosova do të marrë kontrollin e gjyqësorit bë veri të vendit, më 10 janar të vitit të ardhshëm.

Periskopi.com Lajme

Sipas kumtesës së BE-së, ka qenë Serbia ajo që ka njoftuar BE-në të premtën e 9 dhjetorit, se do të ndalojë së paguari gjyqtarët, prokurorët dhe stafin administrativ të gjykatave në veri të Kosovës.

“Njoftimi nga Serbia më 9 dhjetor për mbarimin e të punësuarit të gjyqtarëve, prokurorëve dhe stafit administrativ do të marrë efekt më 10 janar, që do t’i mundësojë atyre që të integrohen në Gjyqësorin e Kosovës prej asaj dite”, njofton BE-ja.

Njoftimin për implementimin e kësaj marrëveshjeje e ka konfirmuar edhe zëdhënësja e Bashkimit Evropian, Maja Kocijancic.

Marrëveshja për Drejtësi është nënshkruar në Bruksel, në bisedimet e Dialogut Kosovë-Serbi më 30 nëntor të këtij viti. Marrëveshjen e kishin nënshkruar kryeministrat e të dyja shteteve, Isa Mustafa i Kosovës dhe Aleksandar Vuçiq i Serbisë.

Në fund të njoftimit, BE ka përgëzuar të dyja shtetet për implementimin e kësaj marrëveshjeje./Insajderi/

Tahiri thotë se nuk do të ketë interpelancë për Mustafën as shkarkim për të

Kërkesës së Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, për interpelancë ndaj kryeministrit Isa Mustafa dhe shkarkim të ministres për Dialog Edita Tahiri.

Periskopi.com Lajme

Ajo ka thënë se nuk do të ketë nevojë për interpelancë ndaj shefit të saj në ekzekutiv e as për shkarkimin e saj, duke u shprehur e bindur se muri do të hiqet.

“Nuk do të ketë nevojë për interpelancë e as për shkarkim, sepse do të jeni dëshmitarë se muri do të rrënohet para se të vjen koha për një gjë të tillë në Kuvendin e Kosovës”, ka thënë Tahiri në Interaktiv të KTV-së.

Më parë në një njoftim për media, Tahiri ka insistuar se në Mitrovisë s’do të ketë mur, derisa ka pranuar se rruga “Mreti Petar” do të jetë vetëm për këmbësorë. Lexo më shumë!

Kujtojmë, se Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës ka thënë sot se kryeministri e ka të obliguar t’i përgjigjet thirrjes për interpelancë. Bashkë me arsyetimin, AAK-ja ka bashkangjitur edhe 6 pika të rezolutës. E para kërkon shkarkimin e menjëhershëm të Ministres për Dialog, Edita Tahiri.

A po ndërtohet “Muri i Berlinit” në Mitrovicë? (Foto)

Periskopi.com Lajme

Marrëveshja për rivitalizimin e Urës së lumit Ibër në Mitrovicë, si duket ka ndryshuar.

Aty ishte paraparë që të ndërtohet një park, ndërsa tash është parë duke u ndërtuar një mur ndarës.

Në dalje të urës, në rrugën kryesore, po ndërtohet një mur betoni i lartë rreth 2 metra./Periskopi/

15369011_10207766043456567_2032467247224711916_o15384413_10207766042856552_7392397023526728467_o15326286_10207766042336539_8416260270097921185_o15304468_10207766042136534_2320977559710707712_o15392848_10207766041616521_7650438862104476152_o15289340_10207766041176510_6777555893862173279_o15380426_10207766040856502_161556514000117994_n15325374_10207766041216511_3073220818534737673_o15400514_10207766045416616_2999200172331049988_n 15319039_10207766044376590_2793938991937368832_n

 

Serbia riaktivizon tri pika karburanti në veri të Kosovës

Industria e Naftës së Serbisë, pas 17 vjetësh do të riaktivizojë tri pika karburanti në pjesën veriore të Kosovës – Zveçan, Zubin Potok e Mitrovicë.

Periskopi.com Lajme

Njoftimi vjen nga Zyra për Kosovën në Qeverinë e Serbisë.

Megjithëse ishte paralajmëruar se për këtë rast do të vinte në Kosovë, drejtori i kësaj zyre, Marko Gjuriq, sot u njoftua se ai “për arsye objektive” nuk do marrë pjesë në riaktivizimin e këtyre pompave.

Nuk ka ndonjë njoftim nga institucionet e Kosovës nëse ato kanë ndonjë lejë për t’u riaktivizuar. Dihet se në këtë pjesë të vendit ka lulëzuar kontrabanda me karburante, rikujton Koha.net.

Isa Mustafan në veri e përcollën snajperistët e Policisë së Kosovës

Kryeministri Isa Mustafa bashkë me disa ministra qëndroi sot për herë të parë në pjesën veriore të Kosovës. Ai mori pjesën në përurimin e urës që lidh Zveçanin me Leposaviqin, investim ky i KFOR-it.

Periskopi.com Lajme

Mirëpo, jo gjithçka shkoi mirë, pasi që serbët në Rudare, në rrugën magjistrale Prishtinë-Leposaviq, bllokuan kalimin e eskortës së kryeministrit, duke vendosur kamionë, autobus, vetura, etj, shkruan lajmi.net.

Megjithatë, kryeministri gjeti alternativa tjera dhe arriti që të merr pjesë në përurimin e urës 400 mijë eurosh, investim i KFOR-it.

Për sigurinë e kryeministrit dhe ministrave, u përkujdes një numër i madh i forcave të Policisë së Kosovës dhe KFOR-it, megjithatë, eskorta e tij u përcoll vetëm nga policia e Republikës së Kosovës.

Që siguria të jetë në nivelin më të lartë, pati edhe pjesëtare të forcave speciale të Policisë së Kosovës të pajisur me armë të gjata dhe snajper.

 

 

Me krejt çka mundën serbët tentuan ta ndalojnë Mustafën që të mos shkojë veri (VIDEO)

Njësia më elitare e policisë zbarkoi kishte zbarkuar në veri.

Periskopi.com Lajme

E këtu në zonën midis Zveçanit e Leposaviqit po e ruan shefin e qeverisë Isa Mustafën, që në rajonin e dominuar nga serbët erdhi goxha me vështirësi.

Në fakt, ceremoninë e inaugurimit të një ure që u financua nga KFOR-i, kryeministri erdhi nga rrugë malore pasi ajo me e shkurta iu ishte bllokuar nga serbët në Rudar.

Këtu te Kryqi i madh, dhjetëra serbë lokalë e bllokuan me krejt çka mundën rrugën që Mustafës t’i pamundësohej kalimi këndej pari.

Por në fakt edhe në vendin ku shefi i qeverisë arriti, veç ishin marrë masa të rrepta sigurie. Derisa fjalimet po vazhdonin situata monitorohej nga njësitet e intervenimit të shpejtë. Veç tyre edhe karabinierët ishin ne gjendje gatishmërie.

Kosova e Serbia pajtohen për finalizimin e zbatimit të Marrëveshjes për Drejtësi në veri

Një kumtesë nga Zyra e Komunikimit me Publikun thotë se në Bruksel. me ndërmjetësimin e Bashkimit Evropian, u arrit dakordimi për finalizimin e zbatimit të Marrëveshjes për Drejtësi me datën 10 janar 2017.

Periskopi.com Lajme

Pas kësaj marrëveshje, ministrja për Dialog, Edita Tahiri, deklaroi se dakordimi i arritur sot në Bruksel për finalizimin e zbatimit të marrëveshjes për drejtësinë ka rëndësi të madhe për Kosovën sepse kjo marrëveshje mundëson shtrirjen e sovranitetit shtetëror në veri të vendit në fushën e drejtësisë. Sipas saj, institucionet shtetërore të drejtësisë me 10 janar 2017, do të fillojnë funksionimin tashmë në tërë territorin e shtetit tonë si dhe më në fund qytetarët do të mund të kërkojnë drejtësi nga institucionet shtetërore të Kosovës.

Tahiri ka përkujtuar se sipas marrëveshjes për drejtësi, do të vendoset një gjykatë themelore dhe një zyrë prokuroriale në rajonin e Mitrovicës, ku përfshihen shtatë komuna ashtu siç përcaktohet me Ligjin për Gjykatat e Republikës së Kosovës. Ligji për Gjykatat i Republikës së Kosovës /Nr. 03/L-199 neni 2.7, përcakton se Gjykata Themelore e Mitrovicës me seli në Mitrovicë themelohet për territorin e Komunës së Mitrovicës Jug dhe Mitrovicës Veri, Leposaviqit, Zubin Potokut, Zveçanit, Skenderajt dhe Vushtrrisë.

Sipas marrëveshjes për finalizimin e zbatimit me 9 dhjetor 2016 Serbia do të shfuqizojë kontratat e punës dhe do të ndal pagat për gjyqtarët dhe prokurorët serb të cilët do të integrohen në sistemin gjyqësor të Kosovës.

Serbia obligohet që ta njoftojë me shkrim BE-në, më së voni deri me 9 dhjetor 2016, se ka realizuar këto obligime zbatuese. Integrimi i tyre në sistemin e Kosovës do të bëhet me 10 janar 2017.

Tahiri premton sërish: Kosova së shpejti me sistem unitar të drejtësisë edhe në veri

Ministrja për Dialog njëherit kryenegociatore në dialogun me Serbinë Edita Tahiri, ka bërë me dije se së shpejti Kosova do të konsolidojë sistemin unitar të drejtësisë edhe në veri të vendit.

Periskopi.com Lajme

” Jemi shumë afër përcaktimit të datës finale për vendosjen e sistemit unitar të drejtësisë edhe në pjesën veriore të shtetit tonë, si rezultat i marrëveshjes së Brukselit”

” Zbatimi i marrëveshjes për drejtësi mundëson krijimin e sistemit unik të drejtësisë së Kosovës në pjesën veriore të Kosovës, ku një gjykatë themelore dhe një zyrë prokuroriale do të fillojnë së shpejti funksionimin në rajonin e Mitrovicës, ku përfshihen shtatë komuna ashtu siç përcaktohet me Ligjin për Gjykatat të Republikës së Kosovës”.

“Ligji për Gjykatat i Republikës së Kosovës përcakton se Gjykata Themelore e Mitrovicës me seli në Mitrovicë themelohet për territorin e Komunës së Mitrovicës Jug dhe Mitrovicës Veri, Leposaviqit, Zubin Potokut, Zveçanit, Skenderajt dhe Vushtrrisë. Sipas këtij ligji në Kosovë ekzistojnë gjithsejtë shtatë gjykata themelore”

Sipas saj, Kosova ka përmbyllur me sukses procesin e rekrutimit të stafit gjyqësor dhe prokuorial sipas ligjeve të Kosovës.

“Zbatimi i kësaj marrëveshje i jep fund ish strukturave paralele të drejtësisë në sistemin e Kosovës. Këto struktura paralele de facto kanë ndaluar operimin në fund të 2013, ndërsa de jure shpërbërja e tyre do të ndodh në momentin kur Serbia shfuqizon kontratat e punës dhe ndal pagat për këtë staf që më parë ka punuar në këto ish struktura paralele”

” Pas këtij veprimi, nis menjëherë fillimi i punës së sistemit të drejtësisë së Kosovës në pjesën veriore të vendit”, theksoi ajo, transmeton Klan Kosova.

Premtimi i Hashim Thaçit për veriun, që nuk u realizua kurrë

Ndonëse është paraparë të fillojë në shtator të këtij viti, regjistrimi i popullsisë në katër komunat me shumicë serbe nuk do të realizohet.

Periskopi.com Lajme

Kjo për arsye se nuk është miratuar në Kuvend projektligji për regjistrimin e popullsisë.

Zëvendësministri i Administrimit të Pushtetit Lokal, Bajram Gecaj ka thënë se projektligji është dërguar në Kuvend dhe gjithçka varet prej tyre.

Xhevahire Izmaku nga Komisioni për Administratë Publike tregon që për këtë Qeveria më nuk ka shprehur interesim.

Sipas saj ky proces nuk ka qenë i përgatitur mirë politikisht dhe si i tillë ishte i destinuar të dështojë.

Edhe asamblisti nga radhët e AAK-së në Mitrovicën Veriore, Gëzim Alushi është kundër këtij procesi, duke thënë që ky proces nuk do të realizohet për aq kohë sa në këtë pjesë nuk shtrihet sovraniteti i Kosovës.

Për këtë komunë është ndarë buxhet për 12 mijë banorë. Në anën tjetër në Agjencinë e Statistikave të Kosovës thonë se ata po merren me përgatitjet për regjistrimin e ardhshëm të popullsisë që do të bëhet më 2020-n.

Serbët e duan “Zajednicën” me kompetenca të një Republike

Përfaqësuesit politikë serbë të Kosovës, në mesin e të cilëve ndodhej edhe ministri në kabinetin e Isa Mustafës, Lubomir Mariq, si dhe kryetarët e komunave veriore të Kosovës, i kanë kërkuar Gjuriqit, “që të bëjë diçka për ta shtyrë Prishtinën që ta formojë ‘Zajednicën’ me të gjitha kompetencat e një republike”, shkruan sot, gazeta Zeri.

Periskopi.com Lajme

Përfaqësuesit politikë serbë të Kosovës, në mesin e të cilëve ndodhej edhe ministri në kabinetin e Isa Mustafës, Lubomir Mariq, si dhe kryetarët e komunave veriore të Kosovës, i kanë kërkuar Gjuriqit në Beograd, “që të bëjë diçka për ta shtyrë Prishtinën që ta formojë ‘Zajednicën’ me të gjitha kompetencat e një republike”.

Ata janë ankuar në Beograd, të premten, se Prishtina po refuzon formimin e Bashkësisë së Komunave Serbe (BSK) dhe në këtë mënyrë po e vështirëson jetën në mjediset me shumicë serbe, sidomos në veri të Kosovës. Përveç Mariqit, në takim me Gjruiqin ishin edhe kryetarët e komunave paralele të veriut të Kosovës.

Ministri kosovar për Administrimin e Pushtetit Lokal, Lubomir Mariq, si dhe kryetarët e komunave veriore dhe të Organeve të Përkohshme të komunave veriore, Goran Rakiq e Aleksandër Spiriq (Mitrovica e veriut), Vuçina Jankoviq e Ivan Teodosijeviq (Zveçan), Zoran Todiq, kryetar i Organit të Përkohshëm të Leposaviqit (ka munguar kryetari i Leposaviqit, Dragan Jabllanoviq, si dhe Stevan Vulloviq, i cili është edhe kryetar i Zubin Potokut e edhe kryetar i Organit të Përkohshëm të kësaj komune, gjatë një takimi që kanë pasur në Beograd me drejtorin e Zyrës për Kosovën në Qeverinë e Serbisë, Marko Gjuriq, kanë shprehur shqetësimin e tyre për siç kanë thënë, “refuzimin e Prishtinës që të fillojë me procesin e formimin e “Zajednica Srpskih Opstina” (Bashkësinë e Komunave Serbe).

Serbët e Kosovës me letërnjoftime ilegale

Serbët e Kosovës, përçveç që nuk e njohin Kosovën si shtet, nuk duan të mbajnë as dokumentet me emblemë të Republikës së Kosovës.

Periskopi.com Lajme

Edhe pse 90 mijë serbë janë të pajisur me letërnjoftime të Kosovës, ka ende prej tyre, që nuk duan ti largojnë letërnjoftimet ilegale, nga strukturat paralele, shkruan Gazeta Fjala.

“Është me rëndësi të përmendet që mbi 90.000 serbë të Kosovës janë pajisur me letërnjoftime të Republikës së Kosovës, gjë që tregon trendin në rritje të reintegrimit të tyre në sistemin e Kosovës. Mirëpo, ende ka individë që përdorin letërnjoftimet ilegale të lëshuar nga strukturat paralele”, thuhet në raportin e Qeverisë.

Ndërkohë, të njejtit nuk po i njohin as targat e veturave, simbolet shtetërore, e nuk po i respektojnë rrugët legale për vizitat e tyre në Kosovë.

10 milionë euro në Fondin për veriun

Dhjetë milionë euro është shuma totale e depozituar në llogarinë e fondit për Zhvillim të Veriut në Mitrovicë. Ky është rezultat i taksave të mbledhura në pikat doganore në veri të Kosovës, përkatësisht, dy pikat kufitare, Jarinje dhe Bernjak.

Periskopi.com Lajme

Nga zyra e BE-së në Kosovë për Televizionin kanë bërë të ditur se që kur Fondi i zhvillimit u bë operativ, gjithsej 10 milionë euro janë depozituar në llogarinë e këtij fondit.

Fondi do të mbulojnë projektet për të cilat kanë aplikuar komunat në veri të vendit, si Zvecan, Zubin Potok, Mitrovicë veriore, dhe Leposaviç. Mirëpo, ky fond funksionon i pavarur nga buxheti  i Kosovës dhe është i destinuar vetëm për veriun.

Veriorët kërcënojnë me kthimin e barrikadave

Përfaqësues të komunave veriore të populluara me shumicë serbe kanë paralajmëruar Prishtinën me ndërprerje të bashkëpunimi, nëse nuk ka ndryshim të qasjes karshi tyre.

Periskopi.com Lajme

Madje në Zubin-Potok kanë kërcënuar edhe me rikthim të barrikadave dhe rritje të pakënaqësisë qytetare. Sebep është alokimi i mjeteve të buxhetit nga kuleta e shtetit për katër komunat veriore, si dhe moszbatimi i “detyrimeve” që dalin nga marrëveshjet e Brukselit për këto komuna, shkruan sot Koha Ditore.

Udhëheqës të Komunës së Zubin-Potokut kanë thënë t’i kenë dërguar Qeverisë së Kosovës paralajmërimin e fundit për shkëputje të marrëdhënieve. Ankesat e tyre janë për reduktim të vazhdueshëm të fondeve për investime kapitale, pengim i shfrytëzimit të fondit për veriun, si dhe moskryerje pagesash qe një vit për 20 pjesëtarët e ish-mbrojtjes civile.

Përmes zëdhënësit të kësaj komune, Srdjan Vuçiniq, ata kanë kërcënuar se “zemërimi” i tyre do të manifestohet edhe me vendosje të barrikadave. Për marrjen e kësaj mase kanë kërkuar përkrahjen edhe të tri komunave të tjera në veri.

22 mijë familje të Mitrovicës, refugjatë në qytetin e tyre

Që nga përfundimi i luftës, numri i shqiptarëve që janë shpërngulur nga veriu i Mitrovicës ka arritur në 22 mijë. Shumë familje të dëbuara nga ajo pjesë jetojnë me qira në jug të Mitrovicës, si refugjatë në qytetin e tyre, ndërkohë që kthimin e tyre në banesa dhe prona të veta prej nga janë dëbuar nuk ua lejojnë strukturat komunale të veriut.

Periskopi.com Lajme

Edhe një dimër sikurse edhe 17 të tjerë para tij, shumë familje shqiptare të veriut të Mitrovicës do ta kalojnë nëpër shtëpi të huaja, si refugjatë në qytetin e tyre. Ndonëse kanë banesat e tyre në veri dhe pronat që synonin t’i rindërtonin shtëpitë, atyre nuk u lejohet kthimi atje.

Përveç që nuk u lejohet të kthehen në banesat e veta, aktualisht të uzurpuara nga serbët e veriut të Mitrovicës, shqiptarëve të asaj pjese nuk u lejohet as rindërtimi i shtëpive, të cilat u janë djegur dhe u janë rrënuar gjatë luftës, madje edhe pas lufte, shkruan gazeta ‘Zeri’.

Në këtë mënyrë, mbi 12 mijë shqiptarë të veriut të Mitrovicës, të cilët janë dëbuar në shkurtin e vitit 2000 nga banesat dhe shtëpitë e tyre në pjesën veriore vazhdojnë të jetojnë në jug të Mitrovicës, si dhe në qendrat tjera të Kosovës. Ata janë të detyruar të paguajnë qira, ndonëse jetojnë në kushte jashtëzakonisht të rënda. Disa prej këtyre familjeve jetojnë në ndërtesat e “Trepçës” në Stantërg, të cilat kanë filluar të shemben, por ato janë streha e vetme për shumë familje të dëbuara nga veriu.

Nehat Thaqi nuk u arrestua pse ka qenë në UÇK, thotë Buja

Shukri Buja, ish komandant i UÇK-së për Zonën e Nerodimes, aktualisht deputet në Kuvendin e Kosovës, shpjegon deklaratat e tij në Kuvend, të dhëna për Nehat Thaqin, i arrestuar nga policia serbe.

Periskopi.com Lajme

“Ajo çka unë kam deklaruar është publike, listat e ushtarëve janë publike. Nehat Thaqi nuk është arrestuar pse ka qenë në UÇK po pse është shqiptar dhe është drejtor i Policisë së Kosovës”, tha Buja i cili shtoi se lirimi i tij varet nga politika.

“Lirimin e Thaqit nuk e bëjnë avokatët mbrojtës, lirimin e Thaqit e bën politika”, theksoi Buja, në edicionin e fundit të “Drejtësia në Kosovë”, kur u pyet për arrestimin dhe paraburgimin e drejtorit rajonal të policisë në Mitrovicë, Nehat Thaqit, nga ana e policisë serbe.

Ai këto komente i bëri pasi u pyet nga emisioni rreth deklarimeve të tij në kuvend së Thaqi ka qenë ushtar i UÇK-së.

Ndërsa në anën tjetër Thaqi, sipas avokatit të tij Vladimir Gajiq, kishte deklaruar ne prokurorinë serbe se nuk ka qenë pjesë e UÇK-së.

Njëri nga avokatët e Thaqit në Serbi, Vladimir Gajiq, ka thënë se deklarata e deputetit Shukri Buja i ka bërë dëm Thaqit kur deklaroi se Thaqi ishte pjesë e UÇK-së.

“Kjo ka qenë një deklaratë e cila nuk i ka ndihmuar fort. Te ne gazetarët dolën dhe thanë së janë demantuar avokatët e Nehatit ndërkaq ne kemi thënë vetëm atë çka Nehati ka thënë para prokurorisë”, theksoi Gajiq për emisionin “Drejtësia në Kosovë”.

Deputeti i PDK-së Shukri Buja kishte deklaruar në seancën e kuvendit se Thaqi ka qenë ushtar i UÇK-së, deklaratë kjo e kundërt me deklarimit e nënkolonelit të policisë para prokurorisë serbe.