Banorët e veriut kujtojnë ditën kur Thaçi e Veseli i ndaluan të kthehen në shtëpitë e tyre (Video)

Familjet e dëbuara nga Mitrovica e Veriut, të cilëve u ishin djegur edhe shtëpitë, ankohen se as pas 18 vjetësh, ata nuk mund të kthehen në pronat e tyre.

Periskopi.com Lajme

Shumë prej tyre, gjatë këtyre viteve, jetojnë me qira, derisa as sot e kësaj dite nuk mund të shkojnë lirshëm në vendin ku kishin kaluar pjesën më të madhe të jetës.

Ndërkohë, i kanë të freskëta kujtimet, kur Hashim Thaçi e Kadri Veseli i ndaluan të shkonin në veri.

Ata thonë se iu bindën fjalëve të Thaçit, i cili atëkohë u premtoi atyre se do t’i kthente në shtëpitë e tyre në veri.

Serbët kërcënojnë njeri-tjetrin në veri

Një person me nacionalitet serb ka kërcënuar bashkëkombësin e tijn në rrugën “Mbreti Petar” në veri të Mitrovicës.

Periskopi.com Lajme

 

Ankuesi ka raportuar se ka pranuar një mesazh kërcënues nga i dyshuari serb, thuhet në raportin e policisë.

Lidhur me rastin është njoftuar prokurori, ndërsa ende nuk ka të arrestuar.

Kryetari i Mitrovicës veriore hyri në Qeverinë e Kosovës, edhe sekretari i NATO’s është aty (Foto)

Kryetari i Mitrovicës veriore Goran Rakiq është parë duke hyrë në ndërtesën e Qeverisë së Kosovës.

Periskopi.com Uncategorized

Nuk dihet me kë mund të takohet në Qeveri, por merret vesha se kryesore gjatë këtij takimi do të jetë çështja e murit në Mitrovicë i ndërtuar leje në bregun verior të lumit Ibër, përballë urës kryesore.

 

Më herët Rakiq kishte thënë për KTV se udhëheqësit e partive politike të serbëve të veriut po bisedojnë me përfaqësues të BE-së rreth murit.

Kryeministri Vuçiq dje në një kazermë ushtarake mblodhi liderët serbë të Kosovës dhe u dha instruksione si të sillen në vendin tonë. Ai pas takimit tha se Rakiq do ta rrënojë urën për shkak të paqes.

Serbët e Kosovës ka kohë kanë që kanë filluar bojkotimin e institucioneve qendrore të vendit.

Ndryshe, në kohën kur ai po hynte në Qeveri njëjtë ishte edhe me sekretarin i Përgjithshëm te NATO-s, Jens Stoltenberg i cili po qëndron sot në Prishtinë.

Pas disa takimeve që ka pasur, ai aktualisht është Qeverinë e Kosovës, dhe rreth orës 14:00, pritet të dalin ën konferencë së bashkë me kryeministrin Isa Mustafa./ Periskopi

20170203131357291 20170203131402267646

Vuçiq e pranon se do të shembet muri në veri

Periskopi.com Video

Shala nuk beson se serbët do ta rrënojnë vetë murin

Haxhi Shala, deputet i Nismës për Kosovën, ka thënë se nëse është i vërtetë ai që ai ka quajtur “gjysmë-lajm” se serbët do ta rrënojnë vetë murin në veri të Mitrovicës është gjë e mirë.

Periskopi.com Lajme

“Sepse askush nuk dëshiron trazira e destabilizim në Kosovë”, ka thënë Shala, në KTV, teksa ka shprehur dyshime se një gjë e tillë do të ndodhë.

“Unë nuk mund t’i besoj këtij lajmi deri sa të mos shoh veprime konkrete. Edhe sikur të zvogëlohet muri në 80 centimetra e të inkorporohet në shëtitore atëherë nuk do të jetë kurrfarë arritje. Nëse rrënohet tërësisht atëherë do të nënkuptonte se serbët e kanë kuptuar se kanë bërë një gabim”, ka thënë Shala.

Ai ka thënë se në rast të rrënimit të murit do të mund të justifikohej tejkalimi disa ditësh i ultimatumit që Kuvendi i Kosovës i dha institucioneve ekzekutive të vendit që ta rrënojnë murin, e që ishte fundi i janarit.

Deputeti ka thënë se Qeveria e Kosovës duhet të jetë më këmbëngulëse në respektimin e ligjeve dhe shtrimin e sovranitetit në gjithë vendin.

Deputeti Shala ka mbrojtur qëndrimin e opozitës për ndërprerje të dialogut me Serbinë, meqë siç ka thënë nga kjo asgjë nuk ka fituar Kosova.

Vuçiq e pranon se do shembet muri në veri

Kryeministri i Serbisë Aleksandar Vuçiq është takuar pasditen e së enjtes me përfaqësuesit e Listës Serbe dhe kryetarit e komunave me shumicë serbe në Kosovë

Periskopi.com Lajme

 

Gjatë një pauze të këtij takimi ai u ka thënë medieve se në takimin e së mërkurës në Bruksel bisedimet kanë qenë të rënda.

“Dëshiroj të them se kemi pasur bisedime të rënda, në të cilat Serbia i ka pranuar gjithçka që është kërkuar nga ajo. Pse këtë nuk duan ta thonë disa, pyetni ata. Së shpejti do të jem i gatshëm që qytetarët e Serbisë, plotësisht t’i informoj dhe tu them se me çfarë presionesh jemi ballafaquar, me çfarë tentimesh të shembjes së sovranitetit të vendit tonë”, ka thënë Vuçiq.

Sipas tij nga Prishtina është kërkuar shembja e murit në Mitrovicën e veriut, pavarësisht që rregullimi komunal është nën kompetencat e komunës.

“Madje edhe sipas ligjeve të Kosovës, kjo është nën kompetencat e drejtpërdrejta të vetëqeverisjeve lokale, pra nën kompetencat e Goran Rakiqit nga Mitrovica e veriut. ‘Nuk numërohet’, nuk vlejnë as ligjet e Kosovës. ‘Nuk vlen asgjë, duhet të shembet’. Goran Rakiq pranon që të shembet (muri), jo pse mendon keq për popullin e tij ose pse është frikacak, por sepse dëshiron ta ruaj paqen”, theksoi Vuçiq.

Ai gjithashtu ka theksuar se i ka porositur serbët e Kosovës që të rrinë të qetë.

“Në emër të shtetit të Serbisë dhe në emrin tim personal i lus serbët e Kosovës që të rrinë të qetë me çdo çmim, të jenë të dinjitetshëm dhe me krenari ta ruajnë emrin dhe mbiemrin e tyre serb, të mos i braktisin vatrat e tyre. Ne do të luftojmë me të vërtetën, me të drejtën dhe me drejtësi”, ka thënë Vuçiq, duke shtuar se për Serbinë dhe për serbët më e rëndësishme është paqja.

Serbët vazhdojnë ta ruajnë murin (Foto)

Serbët vazhdojnë të qëndrojnë edhe gjatë orëve të mbrëmjes afër cepit verior të urës së Ibrit.

Periskopi.com Lajme

Askush nuk di të thotë nëse ata kanë dalë në protestë apo jo, por ka disa orë që të ndarë në grupe po qëndrojnë aty.

Burime nga veriu i Mitrovicës bëjnë të ditur për KosovaPress se qytetarët janë mbledhur pasi që kanë dëgjuar se autoritetet e Prishtinës do ta rrënojnë me forcë murin e jashtëligjshëm.

Ndërkohë, Policia e Kosovës ka mohuar lajmin se ka shtuar prezencën dhe aktivitetet e veta nëpër lokacione të caktuara, ku si rrjedhojë në orët e pasdites erdhi deri te grumbullimi i rreth 200 personave në rrugën ‘Mbreti Petër’ në Mitrovicë.

20170202184512949

Bahtiri fton qytetarët për qetësi e besim në institucione

Kreu i Komunës së Mitrovicës së Jugut, Agim Bahtiri, u ka bërë thirrje qytetarëve të tregohen të matur e të kenë besim në institucionet e vendit.

Periskopi.com Lajme

“Pavarësisht situatës që mund të krijohet, i lus qytetarët e Mitrovicës që ta ruajnë gjakftohtësinë, të rrinë të qetë dhe t’i lënë institucionet e Kosovës të punojnë në mënyrë diplomatike”, ka shkruar Bahtiri në profilin e tij në Facebook.

“Pra, qytetarët duhet të kenë besim në veprimet e Qeverisë së Kosovës dhe për këtë duhet të jenë të qetë, pasi që ne nuk dëshirojmë tensione, por dëshirojmë një qytet të përbashkët të të gjithë qytetarëve. Së bashku me Qeverinë e Kosovës, do t’ia dalim. Njëkohësisht, qytetarëve serbë ju bëjë apel që të mos ngrihen tensione, sepse institucionet e Kosovës do të veprojnë në mënyrën më të mirë të mundshme”, ka thënë më tej ai.

Portali “Veriu.info” ka njoftuar se një grup serbësh qenë mbledhur për të protestuar kundër rrënimit të murit.

50% e serbëve të veriut kanë marrë dokumente të Kosovës

Më shumë se 50 % të serbëve të Mitrovicës së veriut janë pajisur me dokumente të Republikës së Kosovës, madje ata kanë regjistruar edhe pronën.

Periskopi.com Lajme

Sipas zyrtares kryesore të komunës së veriut Adriana Hoxhiq, pajisja me dokumente të Republikës së Kosovës për serbët, nuk është më temë tabu.

Ajo në emisionin “Republika” me Dardan Gashin ka thënë se serbët pa kurrfarë problemi vijnë dhe kërkojnë shërbimet nga institucioni kosovarë.

 

Heshtja e të gjithëve për vonesën e ‘hapjes’ së gjykatës në veri

As pala kosovare as Bashkimi Evropian nuk flasin për mosfillimin e zbatimit të Marrëveshjes së Drejtësisë.

Periskopi.com Lajme

10 janari 2017 ishte paralajmëruar nga ministrja për Dialog, Edita Tahiri si datë për finalizimin e Marrëveshjes për Drejtësi të arritur në Bruksel.

Ndërkohë që ka kaluar më shumë se një javë nga kjo datë, për moszbatimin e Marrëveshjes nuk pranojnë të deklarohen as nënshkruesit e saj nga pala kosovare, as Bashkimi Evropian si ndërmjetësues.

Pas dy ditë bisedimesh mes Kosovës dhe Serbisë, në fund të nëntorit të vitit 2016 ishte arritur marrëveshja për finalizimin e zbatimit të Marrëveshjes për Drejtësi.

Referuar komunikatës së Zyrës së Kryeministrit pas dakordimit për zbatueshmëri, ministrja për Dialog, Edita Tahiri, kishte thënë se finalizimi i zbatimit të kësaj marrëveshje ka rëndësi të madhe për Kosovën sepse e njëjta mundëson shtrirjen e sovranitetit shtetëror në veri të vendit në fushën e drejtësisë.

“Kjo Marrëveshje është e rëndësishme për shtetin dhe qytetarët e saj sepse institucionet shtetërore të drejtësisë me 10 janar 2017 do të fillojnë funksionimin tashmë në tërë territorin e shtetit tonë si dhe më në fund qytetarët do të mund të kërkojnë drejtësi nga institucionet shtetërore të Kosovës”, citohej ministrja Tahiri.

Madje kryenegociatorja meritat për këtë ia kishte lënë dialogut të Brukselit.

“Zbatimi i Marrëveshjes së Brukselit për Drejtësi mundëson krijimin e sistemit unik të drejtësisë së Kosovës në pjesën veriore të Kosovës, që po ndodh pas shumë vitesh dhe këtë e mundësoi dialogu i Brukselit, përkatësisht Marrëveshja e Brukselit për Drejtësi”.

KALLXO.com i ka dërguar pyetje ministres Edita Tahiri rreth moszbatimit të Marrëveshjes, por ajo nuk ka pranuar të deklarohet rreth çështjes. Arsyetimi i këshilltarëve të saj është “për shkak të tensioneve të krijuara”.

“Përderisa janë këto tensione, ministrja nuk do të prononcohet rreth temave te dialogut. Në këtë situatë të provokimeve dhe tensioneve te krijuara nga Serbia, nuk është koha për të biseduar për dialogun. Kur të krijohen rrethana më të mira do t’ju përgjigjet”, ka thënë këshilltarja e saj, Ramize Sejdiu.

Me këtë Marrëveshje, e cila parasheh shuarjen e strukturave paralele në sistemin gjyqësor që kanë vepruar në veri të vendit në mënyrë ilegale, Serbia ishte obliguar që deri më 9 dhjetor 2016 të njoftojë BE-në me shkrim për shfuqizimin e kontratave të punës dhe ndaljen e pagesave për gjyqtarë e prokurorë serbë, të cilët parashihen të integrohen në sistemin gjyqësor të Kosovës.

“Serbia obligohet që ta njoftojë me shkrim BE-në, më së voni deri më 9 dhjetor 2016, se ka realizuar këto obligime zbatuese. Integrimi i tyre në sistemin e Kosovës do të bëhet me 10 janar 2017”, thuhej po ashtu në komunikatën e Zyrës së Kryeministrit të Kosovës.

KALLXO.com ka pritur qe dy ditë një përgjigje nga Maja Kocijançiq, zëdhënëse e Përfaqësueses së Lartë të Bashkimit Evropian, rreth funksionalizimit të gjykatave në veri, por ajo nuk është përgjigjur ende.

E Nehat Idrizi, kryesues i Këshillit Gjyqësor të Kosovës, tha për KALLXO.com se kjo marrëveshje për shkak të ndërrimit të rrethanave nuk fillon.

“Marrëveshja për Drejtësi për shkak të rrethanave të reja nuk fillon. Për detaje tjera drejtojuni ministres për Dialog, Edita Tahiri”, ka thënë ai.

Sipas Marrëveshjes për Drejtësi do të vendoset një gjykatë themelore dhe një zyrë prokuroriale në rajonin e Mitrovicës, ku përfshihen shtatë komuna ashtu siç përcaktohet me Ligjin për Gjykatat e Republikës së Kosovës.

Ligji për Gjykatat i Republikës së Kosovës Nr. 03/L-199, neni 2.7, përcakton se Gjykata Themelore e Mitrovicës me seli në Mitrovicë themelohet për territorin e Komunës së Mitrovicës Jug dhe Mitrovicës Veri, Leposaviqit, Zubin Potokut, Zveçanit, Skenderajt dhe Vushtrrisë. Sipas këtij Ligji në Kosovë ekzistojnë gjithsej shtatë gjykata themelore.

Delegacioni i udhëhequr nga ministrja Edita Tahiri kishte në përbërje edhe Nehat Idrizin, Tonka Berishajn, u.d. kryetare e Gjykatës së Apelit, këshilltaren dhe koordinatoren e çështjes, Arjeta Rexhaj, Albert Avdiu, drejtor i Sekretariatit të Këshillit Gjyqësor të Kosovës dhe koordinator i grupit të punës për drejtësi dhe përfaqësuesi nga Ambasada e Kosovës në Bruksel, Haxhi Bajraktari.

Brenda trenit Kralevë – Mitrovicë që të shtunën udhëtoi pa asnjë problem (Video)

Treni i linjës së rregull që udhëton që nga viti 2013, nga Kraleva, hyri pa asnjë problem të shtunën në Mitrovicë.

Periskopi.com Lajme

Treni me pasagjerë ka linjë të rregullt në veri të Mitrovicës, madje raportohet se asnjëherë askush nuk e kishte penguar.

E të shtunën, një ditë pasi ndaloi në Rashkë, përfundoi destincionin në mënyrë normale. Ndërkohë, në Beograd teksa treni udhëtonte, po mbahej Këshilli i Sigurisë Kombëtare.

Autoritet në Beograd një disa më parë raportuan se linja nga veriu i Kosovës në qendër të Serbisë po realizohej pas 18 vitesh, njerëzit në veri raportojnë se ata që shumë vite kanë linjë të rregullt hekurudhore.

Gazetari i Al Jazeera, Zoran Kosanoviq ka zhvilluar një reportazh brenda kësaj linje dhe me banorët atje. Ata shpjegojnë se si kanë udhëtuar dhe asnjëherë nuk kanë pasur probleme.

Ai thotë se treni Kralevë deri në veri të Mitrovicës udhëton dy herë në ditë.

Ndërsa, të shtunën gjithashtu kishte një protestë në veri nga serbët kundër Policisë së Kosovës, ku kjo e fundit ishte në veri një natë më parë për të ndaluar trenin që mbante mbishkrime ofenduese, piktura kishtare, e edhe njerëz – zyrtarë të lartë serb që nuk kishin leje për të hyrë në Kosovë, raporton Periskopi

Protesta në veri ishte e qetë, u mblodhën me flamuj në duart dhe kërkuan lëvizjen e lirë. Nuk duhet harruar se udhëtarët e zakonshëm që shin në trenin që u kthye mbrapa, përmes autobusëve nga Rashka arritën në veri të Mitrovicës në mënyrë shumë të sigurt.

Treni provokues u ndalua në Rashkë në orët e vona të pasdites së 14 janarit.

Ndërsa, linja e rregullt Kralevë-veri i Mitrovicës funksionon që nga 25 tetori 2013, kur është hapur stacioni hekurudhor në veri, raporton Periskopi

Që atëherë, treni shkon rregullisht dy herë në ditë, në dy drejtimet, në bazë të orarit të vendosur mes hekurudhës së Serbisë dhe qeverisjes lokale në veri të Mitrovicës.

Presidenti serb Tomislav Nikoliq ka kërcënuar të shtunën Kosovës që nëse mendon të hap armë drejt serbëve ata do i mbrojnë me ushtri.

Sipas tij, Kosova po e rihap konfliktin që rrezikon të zgjerohet në gjithë Ballkanin Perëndimor.

Kur KFOR-i vendoste tela me rrymë në Urën e Ibrit për t’i penguar shqiptarët të kalojnë në veri (Video)

Në këtë video të publikuar në arkivin e agjencisë së lajmeve “Associated press”, shihet se si më 10 shtator 1999 protestuesit shqiptarë dhe serbë përleshen te Ura e Ibrit në Mitrovicë më pjesëtarët e KFOR-it francez dhe italian, në përpjeke për t’u ndeshur mes vete.

Periskopi.com Lajme

Derisa protestuesit shqiptar tentojnë ta kalojnë Urën, serbët e mbledhur matanë e djegin një flamur shqiptar, gjë që pas pak të njëjtën gjë e bëjnë edhe shqiptarët me një flamur serb, shkruan Veriu.info.

Ushtarët e KFR-it shihet duke hedhur bombola të gazit lotsjellës, në përpjeke për ta vënë situatën nën kontroll.

Pas shumë orë proteste, e cila ishte në ditën e dytë të saj, tek Ura e Ibrit arrin komandanti i UÇK-së, Gjeneral Rrahman Rama. Mirëpo, shihet një reagim i drejt i truprojës së tij, pasi që kritikon KFOR-in se kanë vendosur në Urë një tel të rrymës (minuta 2:12), i cili është i lidhur me energji elektrike, gjë që e dëshmojnë edhe pamjet e AP-së.

Po ashtu në fund të videos shihet disa shqiptarë të cilët e kalojnë lumin ibër nëpër ujë me fëmijët e tyre në duar, në përpjekje për të dalë në pjesën jugore të qytetit.

Dikush u kujtua të dërgonte dhurata për fëmijët në veri të Mitrovicës (Foto)

Në prag të festës së Vitit të Ri, sipërmarrësi i Gazmend Abrashi, është treguar i kujdesshëm ndaj miqve dhe bashkëpunëtorëve të babai të tij, Aziz Abrashi.

Periskopi.com Lajme

Ai ka dhuruar pako për Shoqatën e Minatorëve pensionistë dhe invalidë të Republikës së Kosovë.

Fejzulla Metolli ne profilin e tij ka thënë se Abrashi po e vazhdon traditën e të atit të tij në përkrahje të minatorëve.

Ai ka vlerësuar këtë gjest human, duke shtuar se kjo ndihmë dhe ky kujdes është shtrirë në disa komuna të Kosovës.

Nga ana tjetër Abrashi i cili është edhe nënkryetar i AAK-së ka ndarë ndihma edhe për personat me aftësi të kufizuara si dhe për fëmijët të cilët jetojnë në pjesën veriore të Mitrovicës (lagjet :Suhodoll i poshtëm, i epërm, Kroi i Vitakut, Kodra e minatorëve dhe lagjen e boshnjakëve)

Kjo veprimtari humanitare e Abrashi është shndërruar tashmë në traditë të përvitshme./ Periskopi

15740976_1899101770311538_6289338760819566115_n 15741318_1899101730311542_2627202258924587382_n 15781605_1899101743644874_3155542503891573610_n-1 15822713_1899101750311540_8154311149656575692_n15782039_10153906819136642_1342672958_n15784642_10153906819126642_208515724_o

Vdes një 23 vjeçare në veri të Mitrovicës

M.L. rreth 23 vjeçare nga qyteti Krushevac i Serbisë, punëtore në kafiterinë “Aktiv” në veri të Mitrovicës, ka humbur jetën sot në rrethana të pasqaruara deri më tani, bëjnë të ditur burime të KosovaPress-it.

Periskopi.com Lajme

Sipas këtyre burimeve, ajo rreth mesditës gjatë orarit të punës, ka përjetuar dhimbje në stomak dhe menjëherë është dërguar në spitalin e veriut të Mitrovicës, ku rreth orës 13:00 ka vdekur, të premten.

Mësohet së trupi i pajetë do të dërgohet të shtunën për obduksion në Prishtinë.

KP ka tentuar të kontaktojë Besim Hotin, zëvendëskomandant i Policisë së Kosovës për rajonin e Mitrovicës, për të mësuar më shumë rreh kësaj vdekjeje, por kontakti më të përmes telefonit ishte i pamundur.

Për Vit të Ri mobilizohet policia në veri

Mbi 200 policë do të kujdesen për rendin dhe qetësinë publike në veri të Kosovës gjatë festës së Vitit të Ri.

Periskopi.com Lajme

Këtë e  ka konfirmuar shefi operativ i Policisë së Kosovës për Veriun, Zeljko Bojiq, në intervistën e Vitit të Ri për portalin “KoSSev”, përcjellë Klan Kosova.

“Ne tashmë kemi përgatitur një plan operativ për festat e Vitit të Ri. Kemi vizituar vende në të cilat  festohen, kemi bërë vlerësimet e numrit të qytetarëve tanë për të festuar Vitin e Ri në vende publike. Në rrugë do të ketë numër më të madh të policëve”, tha Bojiq

Në të njëjtën kohë ai i bëri thirrje qytetarëve të jenë të disiplinuar, të mos lëvizin në gjendje të dehur me vetura dhe ta presin Vitin e Ri pa përdorimin e armëve të zjarrit dhe mjeteve piroteknike.

KMDLNj thotë se muri në veri NUK do të rrënohet

Për kryetarin e Këshillit për Mbrojtjen e Lirive dhe të Drejtave të Njeriut, Behgjet Shala, ndërtimi i murit në veri ka filluar në konferencën e Rambujesë, ndërsa ndërtimi fizik i murit ka nisur javën e kaluar.

Periskopi.com Lajme

Shala thotë se përkundër zotimeve të institucioneve dhe nxjerrjen e vendimeve të më të cilat konstatohet se muri është i jashtëligjshëm, muri në veri nuk do të rrënohet.

Ai në një intervistë në Tribuna Channel, ka akuzuar edhe Bashkësinë Ndërkombëtare se është treguar me dy fytyra në këtë rast.

E, sa i përket ankesave të Lëvizjes Vetëvendosje se KMLDNJ nuk e ka kryer punën siç duhet në rastin e Astrit Dehari, Shala ka thënë se Vetëvendosje nuk ka asnjë arsye të ankohet, pasi Këshilli të cilin ai e drejton e ka kryer punën e vet me përgjegjësi të plotë dhe profesionalizëm.

Sa i përket çështjes se demarkacionit, ai ka thënë se ka një presion të fuqishëm ndërkombëtar qe kjo marrëveshje të nxjerrjet për votim brenda këtij muaji.

Ndërsa, për Gjykatën Speciale ka thënë se është një precedent i rrezikshëm qe po shkaktohet.

Daut Haradinaj i përgjigjet Isa Mustafës për “gjelat”

Deputeti nga radhët e AAK-së, Daut Haradinaj ka reaguar ndaj deklaratës së kryeministrit të vendit Isa Mustafa për murin në Mitrovicë, i cili kishte thënë ae “gjelat nuk e rrënojnë murin, ata këndojnë mbi mur”.

Periskopi.com Lajme

Deputeti Haradinaj në një prononcim për Gazeta Blic, tha se Kryeministri Mustafa në vend të këtyre deklaratave duhet të veprojë sepse ai mur është i paligjshëm.

“Kryeministri Mustafa në vend të deklaratave duhet të veprojë, ai mur është i paligjshëm, qëndrimet e gjithë zyrtareve janë se ai muri nuk është pjesë e marrëveshjes si i tillë duhet edhe mu hjek.

Kryeministri e ka për obligim, ai duhet me i implementu ligjet asgjë tjetër”, tha Haradinaj. Ndërsa analisti politik Imer Mushkolaj deklaratën e Mustafës e quan gënjeshtër kur thotë se muri është vepër e strukturave paralele. “Së pari, kryeministri Isa Mustafa gënjen publikisht kur thotë se muri është vepër e strukturave paralele.

Siç dihet tashmë, muri është ndërtuar nga Komuna e Mitrovicës së Veriut, nga organet e zgjedhura në mënyrë legale në zgjedhjet e Kosovës, që financohen nga taksapaguesit kosovarë dhe funksionojnë brenda sistemit kosovar”. Sipas tij, kjo nuk është hera e parë e Musfatës që përdor një gjuhë të tillë fyese ndaj kritikëve të tij.

“ Nuk është hera e parë që Mustafa përdor një gjuhë të tillë fyese ndaj kritikëve të tij. Lopëve dhe gomarëve në diskursin e tij “akademik”, ai tash ua ka shtuar edhe gjelat. Në mungesë të argumenteve për t’u ballafaquar me realitetin, ai zgjedh të përdor gjuhë aspak të denjë për një kryeministër”.

Ndryshe, Isa Mustafa ka thënë se se muri në pjesën veriore të Mitrovicës, një vepër e ndyrë e strukturave paralele serbe dhe e Beogradit, por sipas tij “gjelat nuk e rrënojnë murin, ata këndojnë mbi mur, murin e trajton dhe e rrënon ligji”.

Gjuriq u kontrabandua përmes një ambulance shëndetësore në veri të Kosovës

Shefi i të ashtuquajturës zyrë për Kosovën, Marko Gjuriq u shfaq sot në inaugurimin e një pike ilegale karburantësh në veri të Kosovës, megjithëse kishte urdhër ndalese për të hyrë në Kosovë.

Periskopi.com Lajme

Edhe pse ende nuk ka një qëndrim zyrtar për rrugët që ka përdorur Gjuriq, nga burime të policisë mësohet se ai është kontrabanduar në orët e hershme të mëngjesit nëpërmjet një ambulance shëndetësore nga Serbia.

“Gjuriq ka përdorur pothuajse mjetet e fundit që i kanë mbetur në dispozicion për të hyrë ilegalisht në Kosovë. Atij i ishte ndaluar edhe herë të tjera hyrja dhe nuk kishte arritur fare në Kosovë. Por kësaj radhe, i ka shpëtuar vëmendjes së policisë duke hyrë në Kosovë nëpërmjet një ambulance shëndetësore në orët e hershme të mëngjesit” ka thënë burimi për KTV-në.

Vetë Gjuriq deklaroi sot se ai ka hyrë në Kosovë ngjashëm sikurse kryeministrit Isa Mustafa, dhe se askush nuk ka të drejtë të ia ndalojë lëvizjen e lirë.

Ministria e Jashtme ia ndaloi dje hyrjen në Kosovë Marko Gjuriqit dhe ky vendim mbetet në fuqi por nuk dihet nëse policia do ta arrestojë apo si do të veprojë më tutje.

BE pronocohet lidhur me murin në Mitrovicë

BE-ja thotë se në të dy anët e murit do të ngihen shkallët që do të sigurojnë lirinë e lëvizjes për qytetarët e Mitrovicës.

Periskopi.com Lajme

Punimet për vazhdimin e revitalizimit të urës mbi lumin Ibër janë ndërprerë përkohësisht, ndërkohë, që mbetet e paqartë akoma, se çfarë do të bëhet saktësisht me murin, që u ndërtua në pjesën veriore të urës së Ibrit dy ditë më parë nga serbët e këtij qyteti. Kundërshtimet ishin të ashpra nga qeveria e Kosovës, e cila tha se muri do të shembet, ndërsa kryetari i veriut të Mitrovicës, Goran Rakic, tha se muri është vetëm pjesë mbrojtëse e një shetitoreje që do të ndërtohet në atë pjesë. Kjo situatë e nxiti Bashkimin Evropian për të dërguar në Prishtinë urgjent një delegacion për të qartësuar situatën dhe për të biseduar me palët. Maja Kocijanqic, zëdhënëse e përfaqësueses së lartë të Bashkimit Europian për Politikë të Jashtme, në një deklaratë për media të shtunën, tha se muri që u ndërtua mbi urën e lumit Ibër nuk do të jetë muri ndarës.

“Nuk do të jetë mur, por një shkallë që lidh unazën me zonën e këmbësorëve. Gjatë bisedimeve (09.12) palët ranë dakord që të ngrihen shkallët që sigurojnë lirinë e lëvizjes nga njëra anë në tjetrën”, tha Maja Kocijanqic. Sipas saj, Bashkimi Evropian, që ka marrë përsipër revitalizimin e urës mbi lumin Ibër, do të monitorojë me kujdes zbatimin në tërësi të kësaj marrëveshjeje.

Në po të njejtën ditë, të shtunën (10.12), ministrja për Dialog në qeverinë e Kosovës, Edita Tahiri, që ishte pjesë e bisedimeve, tha se në takim me zyrtarët e BE-së, ka ritheksuar se ndërtimi i murit mbi urën e lumit Ibër është ilegal dhe jashtë marrëveshjes së Brukselit për revitalizimin e urës. Më tej në një komunikatë për medie ajo thotë: “Marrëveshja me BE-në dhe konkluzionet e dakorduara janë rikofirmim se Marrëveshja e Brukselit e datës 25 gusht 2015 do të respektohet plotësisht dhe se revitalizimi i urës dhe revitalizimi i rrugës për këmbësor në pjesën veriore të qytetit të Mitrovicës do të jenë në pajtim me parimet e lëvizjes së lirë. Kjo do të thotë se nuk do të ketë mur në pjesën që lidh urën e Ibrit me rrugën për këmbësor në veri të qytetit, sepse, muri është në kundërshtim me Marrëveshjen e Brukselit”, thotë ministrja Tahiri.

Ministrja Tahiri, fton qytetarët e Kosovës që të jenë të përmbajtur dhe siç thotë të kenë durim, sepse ky problem do të zgjidhet. “Eshtë çështje ditësh kur gjërat do të shkojnë në vend ashtu siç jemi dakorduar me BE-në dhe në pajtim të plotë me Marrëveshjen e Brukselit”, tha Edita Tahiri.

Kryetari i veriut të Mitrovicës Goran Rakiq, nuk është deklaruar më pas takimit me delegacionin e Bashkimit Evropian, ndërkohë gjatë së shtunës janë parë punëtorët e ndërtimit duke filluar shkurtimin e murit mbi dy metra, që u ndërtua nga serbët lokal.

Shumë organizata të shoqërisë civile ju drejtuan me një letër të gjitha autoriteteve në Kosovë dhe atyre ndërkombëtare që ta sqarojnë situatën, sepse sipas tyre “muri ka krijuar konfuzion, paqartësi e tensione te qytetarët e Mitrovicës”.

MԹ 19 prill të vitit 2013, Kosova dhe Serbia arritën një marrëveshje për përmirësimin e raporteve ndërmjet dy vendeve, prej nga deri tani janë arritur një sërë marrëveshjesh. Njëra ndër marrëveshjet ishte edhe liria e lëvizjes, ku përfshihej edhe heqja e barrikadave në veri të Kosovës të vendosura nga serbët lokal. Një barrikadë e tillë ishte edhe mbi urën qendrore mbi Lumin Ibër. Për heqjen e kësaj barrikade u përfshi edhe vet Bashkimi Evropian, që mori përsipër revitalizimin e urës duke e shndërruar atë në një shëtitore që do të lidhë dy pjesët e qytetit të Mitrovicës atë veriore e banuar me shumicë serbe dhe atë jugore me shumicë shqiptare. Sipas njoftimit zyrtar të BE-së, projekti i revitalizimit të urës do të përfundojë me datë 17 janar 2017, ndërsa, për qarkullim ura do të jetë e lirë nga data 20 janar 2017./ DW

Nis “sharrimi” i murit në Mitrovicë (Video)

Në Mitrovicën veriore ka filluar rrënimi i një pjese të murit.

Periskopi.com Lajme

Në fakt, murit që u vendos në cepin verior të urës së Ibrit nga ana serbëve, do të duhej t’i hiqeshin 70 centimetra në pjesën e epërme të tij.

Kështu kishin vendosur inspektorë të ministrisë së Mjedisit e Planifikimit Hapësinor të premten.

Por, punëtorët që kishin punuar për të zbatuar urdhëresën e inspektoratit, nuk u dukën më këtu gjatë të shtunës.

Projekti për rivitalizimin e urës së Ibrit, që erdhi si rezultat i bisedimeve mes Prishtinë e Beogradit në Bruksel, nuk parasheh ndërtimin e ndonjë muri në anën veriore të qytetit, siç ndodhi më pas e që u tha se është projekt i Komunës veriore për të nivelizuar sheshin “Kral Peteri” të cilin ajo po e ndërton.