corluka

Corluka: Nuk e njoh mirë Kosovën, kërkojmë fitoren

Mbrojtësi i Kombëtares së Kroacisë, Vedran Corluka ka folur për përballjen e nesërme ndaj Kosovës.

Periskopi.com Sporti

Ai pranon se nuk e njeh mirë skuadrën e Kosovës.

Por, ai shtoi se skuadra e tij do të kërkojë fitoren nga minuta e parë.

“Duhet ta pranoj që nuk e njoh mirë ekipin e Kosovës. Sigurisht që e di se disa lojtarë kanë luajtur edhe për Kroacinë, të cilët kanë qenë me prejardhje nga Kosova”.

“Pavarësisht mungesave pres një Kroaci ambicioze, do kërkojmë rezultatin nga minua e parë. Në të kaluarën e kemi dëshmuar se mund t’i zëvendësojmë lojtarët që mungojnë”, ka thënë Corluka. /Periskopi.com

corluka

Edhe Corluka në dyshim ndaj Kosovës

Pas njoftimeve se Luka Modric, Ivan Rakitic dhe Dejan Lovren do të mungojnë në ndeshjen e Kroacisë ndaj Kosovës, një gjë e tillë mund të ndodhë edhe me mbrojtësin Vedran Corluka.

Periskopi.com Sporti

Ky i fundit është në dyshim për përballjen e së enjtes ndaj Kosovës në Loro Boriçi të Shkodrës, për shkak se po vuan nga dhimbjet në muskujt aduktorë.

Mirëpo, bëhet e ditur se kapiteni i Lokomotivës së Moskës ka gjasa të riaftësohet dhe të jetë i gatshëm për sfidën ndaj Kosovës.

“Vedran duhet të ekzaminohet me rezonancë magnetike për shkak të dhimbjeve në muskujt aduktorë që po i zgjasin me javë. Mirëpo, unë jam optimist se ai do të mund të luajë”, ka thënë mjeku i Përfaqësueses kroate, Zoran Bahtijarevic. /Periskopi.com