futbollisti

Futbollisti i Kosovës: Pas kaq vitesh do të jemi të papërshtatshëm

Sulmuesi i Kosovës, Vedat Muriqi ka folur pas humbjes nga Turqia me rezultat 2:0.

Periskopi.com Sporti

Ai thotë se Kosova filloi lojën shumë mirë, por humbje si kjo ndodhin kur luan kundër ekipeve të mëdha.

Tutje, ai thotë se Kosova do të jetë një kundërshtar i papërshtatshëm brenda 3-4 vjetëve.

“Ishte një lojë e fortë si nga ne si nga ata. Filluam ndeshjen shumë mirë, por kjo ndodh kur luan ndaj ekipeve të mëdha. Atyre nuk u duhet shumë hapësirë që të të ndëshkojnë”, tha Muriqi.

“Por, ne jemi kombëtare e re dhe duhet të jemi të durueshëm dhe shpresoj se brenda 3-4 vjetëve do të bëhemi të papërshtatshëm për çdo kundërshtarë”, shtoi ai. /Periskopi.com

muriqi

Muriqi: Turqia na frikësohet

Vedat Muriqi është shprehur optimist para takimit me Turqinë.

Periskopi.com Sporti

Sulmuesi kosovar në skuadrën turke, Gençlerbirligi, dhe i njeh mjaft mirë lojtarët turq. Kosova dhe Turqia do të përballen në kuadër të kualfikimeve për Botërorin Russia 2018.

‘Me sa kam dëgjuar janë shitur të gjitha biletat. Do të jetë një atmosferë mjaftë e mirë në stadium dhe shpresoj se edhe do të bëhet një lojë e fortë dhe e mirë, por që në fund ne të jemi fitues”, deklaroi Muriqi për Gazetën Olle.

Ai në Gençlerbirligi luan me lojtarin e Turqisë, Ahmet Calik, që ka marrë ftesën e Fatih Terimit.

“Kemi folur me Calikun. Me të vërtetë ata kanë frikë nga ne, sepse në rast se ne dalim fitues, Turqia do të humb rastin për kualifikim dhe ata e dinë mirë këtë. Por, e dinë edhe këtë se nuk janë më të fortë se ne. Pra, do të bëhet një lojë shumë e fortë nga fillimi deri në fund”, shtoi sulmuesi prizrenas, që ka dy gola me Gençlerbirligin këtë sezon.

Në ndeshjen e fundit me Kosovën, ai luajti titullar ndaj Ukrainës. /Periskopi.com

 

muriqi

Sulmuesi i Kosovës shënon gol për skuadrën e tij

Vedat Muriqi shënon në humbjen e Genclerberligin.

Periskopi.com Sporti

Sulmuesi i përfaqësueses se Kosovës, Vedat Muriqi ka shënuar për skuadrën e tij, Genclerbirligin.

Këtë e bëri në humbjen e ekipit të tij ndaj Rizespor, e cila e mposhti Genclerbirligin me rezultat 2-1.

Goli i Muriqit erdhi në minutën e 71’. /Periskopi.com

muriqi

Muriqi: Të mos bëhemi si San Marino

Sulmuesi i Kosovës, Vedat Muriqi ka folur pas humbjes nga Ukraina 3:0.

Periskopi.com Sporti

Ai kërkon nga bashkëlojtarët e tij të angazhohen më shumë dhe të mos pranojnë më shumë gola.

Ai shton se Kosova nuk duhet të bëhet e dobët si San Marino.

“Duhet që të përmirësohemi. Duhet që të mos mësohemi që të pranojmë gola kaq shumë, që të bëhemi kombëtare e stilit të San Marinos. Ne kemi kualitete dhe duhet të përmirësohemi”, u shpreh Murriqi. /Periskopi.com