Vdes një person në Stacionin e Autobusëve në Prishtinë

Një person i moshës 59-vjeçare ka ndërruar jetë sot në ambientin e Stacionit të Autobusëve në Prishtinë.

Periskopi.com Lajme

Lajmin e ka konfirmuar për Koha.net, zëdhënësja e Policisë për rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti, që ka thënë se vdekja ishte e natyrshme.

“Një person i moshës 59-vjeçare sot ka ndërruar jetë në Stacionin e Autobusëve në Prishtinë. Ekipi mjekësor ka konstatuar vdekjen e cila ishte e natyrshme”, ka thënë ajo për Koha.net.

Vdes edhe një shqiptar në burg, mësohet emri

Një i dënuar ka ndërruar jetë në burg.

Periskopi.com Lajme

Ngjarja ka ndodhur mëngjesin e djeshëm në burgun e Fierit. Siç bëhet e ditur nga burime të policisë rreth orës 06:30 të mëngjesit të djeshëm është gjetur i vdekur në qelinë e tij, Arqile Fili, 64 vjeç, nga Fieri.

Trupi i pajetë është gjetur nga gardianët, të cilët më pas kanë thirrur policinë.

Nga hetimet e para bëhet fjalë për një vdekje natyrale, por dosja i është dërguar prokurorisë për hetime të tjera.

Hollywood/ Ndërron jetë aktori i famshëm

Aktori i famshëm i Hollywood Miguel Ferrer ka ndërruar jetë në moshën 61 vjeçare, lajmi është bërë i ditur nga “Columbia Broadcast System”.

Periskopi.com Limonada

Aktori amerikan ka humbur luftën e tij kundër kancerit në fyt, sëmundje nga e cila vuante prej disa vitesh, duke ndërruar jetë pasditen e së enjtes.

Miguel njihet për rolin e tij në filmin “NCIS: Los Angeles” si Owen Granger . Ai ishte gjithashtu edhe kushëriri i George Clooney.

“Miguel e bëri botën më të ndritshme dhe gazmore dhe ndërrimi i jetës na ka prekur shumë. Ne të duam Miguel. Gjithmonë do të duam”, tha Clooney.

Ndërroi jetë njeriu i fundit që shkeli Hënën

Periskopi.com Video

Vdes një person në Pallatin e Drejtësisë

Sipas Mirlinda Gashit, personi që ka vdekur në Pallatin e Drejtësisë ka qenë palë në procedurë në një çështje civile.

Periskopi.com Lajme

Një person ka vdekur dje në ambientet e Pallatit të Drejtësisë.

Lajmin për KALLXO.com e ka konfirmuar zyrtarja për informim e Gjykatës Themelore të Prishtinës, Mirlinda Gashi.

Gashi ka bërë të ditur se rasti ka ndodhur në Departamentin e Përgjithshëm – Divizioni për Çështje Civile. Sipas saj, personi që ka vdekur është F.Sh., rreth 50-vjeç.

Mirlinda Gashi tregoi se personi në fjalë ka qenë palë në procedurë në një çështje civile.

Ajo ka thënë se sipas dëshmitarëve, tashmë i ndjeri për një moment nuk është ndjerë mirë dhe është alivanosur.

“Gjykata Themelore menjëherë ka njoftuar ndihmën e shpejtë, e cila pavarësisht përpjekjeve nuk ka arritur ta rikthejë në jetë të ndjerin”, ka thënë Mirlinda Gashi për KALLXO.com.

Gashi ka treguar se lidhur me rastin është njoftuar edhe Policia e Kosovës.

Ndërkohë që shkaqet e kësaj vdekjeje ende nuk dihen, Pallati i Drejtësisë që nga vënia në funksion është shoqëruar me probleme teknike.

Për shkak të këtyre problemeve, sidomos për shkak të mungesës së oksigjenit, punonjësit e Pallatit kanë mbajtur greva disa herë.

Për këto greva dhe këto probleme, KALLXO.com ka raportuar në vazhdimësi. Raportet mund t’i gjeni këtu.

Një vit më parë në oborrin e Pallatit të Drejtësisë kishte vdekur një avokat.

traktori ARKIV

Humb jetën një person në një fabrikë në Podujevë

Një punëtor i moshës 49 vjeçare, ka humbur jetën sot në Fabrikën e Përpunimit të Perimeve dhe Pemëve “Jaha Company”, në qytetin e Podujevës.

Periskopi.com Lajme

“Sot rreth orës 9:45, stacionit i Policisë së Kosovës, në regjionin e Podujevës, është njoftuar për një rast në rrugën ‘Zahir Pajaziti’, saktësisht në ‘Jaha Company’. Së bashku me emergjencën kanë mbërri në vendin e ngjarjes, ku kanë gjetur një njeri mashkull, rreth 49 vjet, i cili ka qenë pa ndjenja. Me këtë rast, mjeku i emergjencës e ka informuar për vdekjen e tij”, tha Antigona Çitaku, Shefja e Operativës në stacioni e Policisë në Podujevë, raporton KP.

Në vend të ngjarjes kanë dal policia, inspektoret e punës dhe prokurori. Me urdhër të prokurorit është hap rasti si vdekje e dyshuar dhe trupi i viktimës është dërguar në mjekësinë ligjore për obduksion.

Dëshmitarë nga vendi i ngjarjes i kanë thënë portalit Koha.net se viktima ka ndërruar jetë si pasojë e shkeljes nga traktori, që raportohet të ketë qenë aksidental.

Shokuese: Vdes futbollisti 15-vjeçar nga Spanja

Futbolli botëror goditet nga një tjetër tragjedi. Futbollisti 15-vjeçar spanjoll, Marco Ibanez Paya, sot ka gjetur vdekjen.

Periskopi.com Sporti

Ai vdiq pas një sëmundje të shkurtër, për të cilën ishte shtrirë në klinikën Vistahermosa në mesin e muajit dhjetor, shkruajnë mediat spanjolle, përcjellë “GazetaOlle.com”.

Paya ishte futbollist i skuadrës së Elda Industriale, e cila është themeluar në vitin 1967.

Këtë javë, ndeshjet që do të zhvillohen në regjionin e Valencias, do të nisin me një minutë heshtje.

Tragjedia e 18 vjeçares, bëri “luftë” me babain për të shkuar në festën që i mori jetën

18-vjeçarja Leanne Nasser ishte një nga 39 viktimat që u vra nga sulmi terrorist në një club të Stambollit natën e Vitit të Ri.

Periskopi.com Lajme

Leanne zgjodhi Stambollin për të festuar Vitin e Ri bashkë me tre miqtë e saj.

Ajo nuk ishte larguar kurrë më parë nga vendlindja e saj Izraeli dhe babai e kishte shumë të vështirë t’i jepte leje, aq sa 18- vjeçares iu desh t’i kërkonte ndihmë tezes së saj për të bindur babain që ta linte të bënte këtë udhëtim nga i cili s’do të kthehej kurrë.

Pas u shpërnda lajmi se Leanne kishte humbur gjurmët, babai i saj u nis menjëherë drejt Turqisë dhe nëpërmjet sendeve të saj personale zbuloi se e bija ishte një nga 39 të vrarët.

Ndërkohë siç shkruan CNN, tezja e saj ka thënë se nuk do ia falte kurrë vetes që e ndihmoi mbesën të bënte udhëtimin e saj të fundit./ Sovrani

capture-2

Vdes një 23 vjeçare në veri të Mitrovicës

M.L. rreth 23 vjeçare nga qyteti Krushevac i Serbisë, punëtore në kafiterinë “Aktiv” në veri të Mitrovicës, ka humbur jetën sot në rrethana të pasqaruara deri më tani, bëjnë të ditur burime të KosovaPress-it.

Periskopi.com Lajme

Sipas këtyre burimeve, ajo rreth mesditës gjatë orarit të punës, ka përjetuar dhimbje në stomak dhe menjëherë është dërguar në spitalin e veriut të Mitrovicës, ku rreth orës 13:00 ka vdekur, të premten.

Mësohet së trupi i pajetë do të dërgohet të shtunën për obduksion në Prishtinë.

KP ka tentuar të kontaktojë Besim Hotin, zëvendëskomandant i Policisë së Kosovës për rajonin e Mitrovicës, për të mësuar më shumë rreh kësaj vdekjeje, por kontakti më të përmes telefonit ishte i pamundur.

Plumba në kokë dhe në gjoks, vritet një emigrant shqiptar në Athinë

Një emigrant shqiptar është vrarë në Athinë, në vendin e quajtur “Luca” në periferi të kryeqytetit grek.

Periskopi.com Lajme

Viktima është identifikuar si Kosta Pojani nga Berati, 57 vjeç. Sipas raportimeve në mediat greke ai është qëlluar me një karabinë në gjoks dhe në kokë teksa po shkonte për në punë gjatë orëve të paradites.

Autori i krimit mësohet të jetë një shtetas qipriot, i cili u dorëzua në poli pak pas ngjarjes, por pa dhënë ende shpjegime për krimin.

Dyshohet se mes viktimës dhe autorit të ketë pasur mosmarrëveshje kohët e fundit.

Trupi i emigrantit shqiptar ndodhet ende në morgun e Athinës për të kryer ekspertizën.

Një ditë më parë një tjetër emigrant shqitar në Athinë u qëllua me çifte nga një person i paidentifikuar ende. Ai ndërroi jetë menjëherë në vendngjarje.

 

Ndërron jetë babai i Fisnik Ismailit, xhaxhai i këngëtares Adelina

Deputeti i Kuvendit të Kosovës, Fisniki Ismaili njofton se i ka vdekur babai.

Periskopi.com Lajme

Muharrem Ismaili ndërroi jetë në moshën 73 vjeçare.

Varrimi bëhet në fshatin Sazli të Ferizajt, në orën 14:00, të shtunën, 19 nëntor 2016.

Kortezhi funeral niset në orën 12:30 nga Prishtina, te restorant Druri, afër Fakultetit Teknik.

E pamja (e përbashkët) bëhet te banesa e Fisnikut, mbi restorant Trattoria, afër Fakultetit Teknik, të dielën, hanën edhe marten.

“Bab, me gjithë ato sfida, na mësove qysh me jetue dinjitetshëm, e shkove faqebardhë. S’kam me ta harrue fjalën e fundit, e buzëqeshjen, me sa dashni e the. Jack ke qenë, si jack ece”, ka shkruar Fisniku.

Ndryshe, ai ëhstë edhe xhaxhai i këngëtares së njohur Adelina Ismaili./ Periksopi

Ndahet papritur nga jeta ish-deputeti shqiptar

Ndërroi jetë në mënyrë të papritur Gilman Bakalli, pedagog dhe ish-deputetet i Partisë Demokratike.

Periskopi.com Lajme

Ai ishte prekur nga një leucemi akute që e çoi drejt vdekjes pa i dhënë kohë që të trajtohej. I shkolluar ne Universitetin e Graz-it në Austri, 49-vjeçari Bakalli ishte një nga personalitetet e Filologjisë në Shqipëri.

Ai u përfshi në politikë rreth 11 vjet më parë. Në zgjedhjet e 2005-s u zgjodh deputet i Partisë Demokratike në Shkodër, por u nda shumë shpejt prej saj, shkruan Top Channel.

Pas vitit 2009, kur përfundoi edhe mandatin 4-vjeçar si deputet, Bakalli vazhdoi jetën akademike. Ai ishte pedagog i Universitetit Evropian të Tiranës. Po ashtu ishte një përkthyes i shkëlqyer. Gjatë gjithë kësaj kohe ka qenë prezent me analiza në shtypin e shkruar.