rakiqi

Vdes ish-trajneri shqiptar

Një lajm i hidhur ka ardhur sot për futbollin shqiptar dhe për atë shkodran në veçanti.

Periskopi.com Sporti

Paraditen e sotme është ndarë nga jeta ish- futbollisti dhe ish-trajneri i Vllaznisë, Esat Rakiqi, i cili nuk ka mundur të fitojë “betejën” me një sëmundje të rëndë.

“Shkodrasport.com” raporton se ish­futbollisti i Vllaznisë ka vuajtur nga një sëmundje e rëndë dhe kishte udhëtuar drejt Amerikës për t’i qëndruar pranë vajzës së tij që jeton atje, por nuk ka ndodhur kështu për shumë kohë.

Njeriu që ka dhënë një kontribut të madh për klubin Vllaznia dhe jo vetëm atë, tashmë nuk jeton më. I dalluar si futbollist në vitet ’60­’70, duke fituar madje edhe disa trofe me Vllazninë, menjëherë pas lënies së sportit, nisi punën e trajnerit.

Në vitet e fundit të karrierës në Shqipëri Rakiqi regjistroi edhe një sukses të madh si ndihmëstrajner i Armando Cungut në Kukës, duke kaluar disa ture në kupat e Europës, një ngjarje historike për futbollin shqiptar.