Vdekje të çuditshme dhe tragjike gjatë seksit!

Periskopi.com +18

A keni dëgjuar për shprehjen se “vdekja gjendet kudo?” Epo, kjo thënie vlenë edhe për seksin – nga i cili çdoherë presim kënaqësi maksimale dhe jo gjëra të këqija, sidomos jo vdekjen. Në vijim ju sjellim disa situata të çuditshme që kanë ngjarë gjatë seksit, e që kanë rezultuar me fund tragjik – vdekje.

Seksi tragjik mbi piano

pianoja seks 0001

Në vitin 1938, Jimmy Ferozzo, truprojë në bar-kafenë “Condor“ në San Francisco dhe valltarja, Teresa Hill, kishin vendosur të bënin seks mbi piano. Pianoja kishte një sistem hidraulik, i cili e sillte dhe e largonte atë nga skena. Gjatë seksit, ky çift kishte aktivizuar pa dashje sistemin, ndërsa pianoja ishte ngritur aq shumë drejt tavanit – sa që e kishte shtypur për vdekje Ferozzon.

Seks me gruan dhe dashnoren

pianoja seks 0004

Hagibis Jungao kishte vendosur të bënte seks të çmendur, në një hotel në Manila, me gruan dhe të dashurën e tij, i cili i kushtoi me jetë. Jungao 45-vjeçar, sipas policisë, kishte vdekur nga viagra dhe seksi pervers.

Vdekja nga asfiksia gjatë seksit në garazh  

pianoja seks 0006

Ylli rumun i futbollit, Mario Bugeanu, në vitin 1999 kishte pasur marrëdhënie seksuale me të dashurën e tij në makinë, të cilën e kishte parkuar në garazh. Fatkeqësisht, ata kishin harruar të fiknin makinën dhe kishin vdekur nga helimimi me karbon monoksid.

Vdekja nga gjoksi madh

pianoja seks 0002

Në vitin 2013, Donna Lange, pas seksit, në gjendje të dehur ishte përleshur me të dashurin e saj, të cilit ia kishte zënë frymën me gjoksin e saj të madh. Ai kishte lëshuar shpirt pa mundur të shpëtonte – edhe pse, sipas raportit, Lange nuk e kishte për qëllim të ngufaste atë për vdekje.

Seksi tragjik në terracë

pianoja seks 0003

Sandra Orellana kishte humbur jetën pasi kishte rënë nga kati i tetë, respektivisht nga terraca e një hoteli në Los Angeles, derisa ishte duke bërë seks me shefin e saj, Robert Salazer. Sipas Salazerit, në ato momente ata ishin duke e ndërruar pozitën e seksit, ndërsa ajo kishte humbur drejtpeshimin dhe kishte rënë nga parmakët, ku ishte ngjitur për të përjetuar një seks ndryshe.

E vranë me thikë në vitin 2013, dënohet tre persona me 14 vjet heqje lirie

Periskopi.com Lajme

Gjykata Themelore në Prishtinë-Departamenti për Krime të Rënda ka shpallur publikisht Aktgjykimin, PKR.nr.1071/13, me të cilin i akuzuari G.S. është shpallur fajtor dhe është dënuar me dënim me burgim në kohëzgjatje prej 11 viteve, ndërsa të akuzuarit B.A. dhe I.D. janë shpallur fajtor dhe janë dënuar me dënim me burgim në kohëzgjatje prej 1 viti e gjashtë muaj për secilin veç e veç.

Gjykata paraprakisht ka gjetur se i akuzuari G.S është fajtor sepse më 30.03.2013, rreth orës 01.15, në klubin e natës “Amsterdam” në Prishtinë, me dashje dhe me qëllim që t’i shkaktojë lëndime të rënda trupore, tani të ndjerit L.B. gjatë përleshjes fizike në mes të akuzuarve G.S, B.A, I.D dhe D.K. në njërën anë dhe të akuzuarve L.S dhe B.B në anën tjetër, ashtu që i akuzuari G.S  kishte goditur me thikë tani të ndjerin L.B në pjesën e sipërme të këmbës së majtë, me ç’rast i kishte prerë komplet arterien dhe venën femorale të majtë, të cilat prerje ishin shoqëruar me gjakderdhje masive dhe shok hemorragjik, dhe për pasojë kishin shkaktuar vdekjen e të ndjerit më dt.01.04.2013, në ora 11.20 min, thuhet në një komunikatë për media.

Me këtë veprim i akuzuari G.S ka kryer veprën penale lëndim i rëndë trupor nga neni 189 par.4 të KPK-së, ndërsa të akuzuarit B.A dhe I.D kanë kryer veprën penale pjesëmarrje në rrahje nga neni 190 par.1 të KPK-së.

Të akuzuarit G.S i është llogaritur koha e kaluar në paraburgim prej dt.30.03.2012  dhe të njëjtit i vazhdohet paraburgimi, deri në plotfuqishmërinë e aktgjykimit, ndërsa të akuzuarve B.A dhe I.D i është llogaritur  koha e kaluar në paraburgim prej dt.30.03.2012 deri me dt.03.02.2014.

Palët kanë të drejtë ankese në Gjykatën së Apelit të Kosovës.

Momenti i shpërthimit të fuqishëm që dridhi qytetin kroat (Video)

Periskopi.com Lajme

Sot ka ndodhur një shpërthim i fuqishëm në qytetin e dytë më të madh të Kroacisë, Split, shkruan index.hr.

Shpërthimi ka ndodhur në portin e veriut, pranë ish-ndërtesës së fabrikës së birrës së Splitit, transmeton Telegrafi.

Index.hr ka publikuar momentin e shpërthimit që ka dridhur gjithë Kroacinë.

Banorët e kësaj zone kanë deklaruar për mediat lokale, se shpërthimi ishte aq i fortë sa që u është dukur se ka ndodhur një tërmet.

Si pasojë e këtij shpërthimi janë plagosur katër persona të cilët janë dërguar me urgjencë në spital, por sipas medieve kroate ekzistojnë gjasa të mëdha që numri i të lënduarve të jetë më i madh.

 

Aksidenti i tmerrshëm, vdes motoristi serb me të dashurën (Foto)

Periskopi.com Lajme

Një aksident i tmerrshëm trafiku ka ndodhur dje në afërsi të Kragujevcit në Serbi, ku ka humbur jetën motoristi 27 vjeç bashkë me të dashurën e tij 26 vjeçe.

Në këtë aksident sipas gazetës serbe Blic është përfshirë një motoçikletë dhe një veturë, përcjellë gazetametro.net.

Motoçikleta me këtë rast ka goditur përballë veturën e tipit Toyota, duke lënduar një pasagjer brenda.

Motoçikleta ku ndodheshin dy të rinjt raportohet që pas goditjes së veturës është hedhur rreth dhjetë metra në ajër.

Dy të rinjt, vajza dhe djali raportohet se vdiqën rrugës për në spital.

Përgjaku rrugët e Stokholmit, autori i arrestuar pranon krimin para policisë (Foto)

Të paktën pesë persona besohet të kenë humbur jetën, sipas të dhënave të deritanishme, në një sulm terrorist, kur një kamion i vjedhur u fut mes të turmës në Stockholm, përpara se të përplasjen në një qendër tregtare dhe të përfshihej nga flakët.

Periskopi.com Lajme

Mediat ndërkombëtare kanë publikuar pamjet e autorit të dyshuar që u arrestua pas sulmit me kamion në Stokholm, ndërsa njoftojnë se ai ka pranuar sulmin duke thënë para policisë se është autori që vrau disa persona.

Më herët policia konfirmoi se është arrestuar një person i dyshuar, por autori kryesor është ende në arrati. Identiteti i personit të arrestuar dhe që ka pranuar sulmin nuk bëhet publike për arsye hetimi. Drejtuesi i kamionit, sipas dëshmitarëve e kishte fytyrën të mbuluar me maskë të zezë. Policia dyshon se në sulm kanë marrë pjesë 3 persona.

 Përgjakën rrugët e Suedisë, publikohen fotot e autorit dhe bashkëpunëtorëve

3 persona të armatosur u hodhën nga kamioni dhe nisën të qëllonim me armë përpara se të përpiqeshin të godisnin me thika këmbësorët.Në pamjet e publikuara nga mediat ndërkombëtare shihen dy meshkuj të rrethuar nga forcat e policisë, të cilën i kanë neutralizuar, megjithatë i dyshuari i tretë besohet se është ende në arrati.

Policia suedeze publikoi pamje të kapura nga kamerat e sigurisë të personit të tretë, i cili mban veshur një xhaketë jeshile, këpucë të bardha dhe një bluzë më kapuç ngjyrë gri, ndërsa stacioni qendrorë i metrosë në Stockholm është mbyllur, për shkak të frikës se autori i dyshuar mund të fshihet nëntokë.

Zyrtarët thanë se automjeti u fut në mes të turmës së njerëzve në një rrugë që ndodhet jashtë një qendre tregtare, pasi kishte kaluar me shpejtësi në 6 rrugë të ndryshme, rreth orës 15:00, me orën lokale

Imazhet pas kësaj ngjarjeje tronditëse tregojnë gjak nëpër rrugë e trupa të pajetë të mbuluar. Me dhjetëra persona të tjerë kanë mbetur të plagosur, disa në gjendje kritike.

Drejtuesi i kamionit, sipas dëshmitarëve e kishte fytyrën të mbuluar me maskë të zezë.

Ngjarja në fjalë ndodhi në Ahlens, një zonë dyqanesh në Klarabergstgatan.

‘Terroristë’ të armatosur u panë duke vrapuar drejt stacionit qëndrorë të metrosë të kryqytetit suedez dhe duke hapur zjarr, ndërsa raportohet edhe për të paktën 2 persona të lënduar për shkak të goditjeve me thikë.

Tronditet Sllovakia: Vdes në rrethana misterioze politikani

Ish-politikani kontrovers sllovak, Frantisek Gaulieder vdiq dje në rrethana misterioze, njoftoi media lokale.

Periskopi.com Lajme

Politikani u shtyp nga një tren duke e çuar median të spekulonte se ai mund të jetë vrarë apo vetëvrarë.

Gaulieder ishte figurë kryesore në një skandal politik në Sllovaki, ku ish-kryeministri Vladimir Meciar dhe shërbimet sekrete u përfshinë në rrëmbimin e djalit të ish-presidentit Michal Kovac, në vitin 1995.

Ai ka marrë kërcënime të përsëritura me vdekje gjatë këtyre 20 viteve.

Çështja e sipërcituar nuk u zbardh kurrë, pasi një amnesti e mbylli atë.Parlamenti sllovak pritet ta heqë amnistinë këtë javë, ndërkohë që policia refuzoi të jepte hollësi për ngjarjen.

Në sulmin në Londër katër të vdekur dhe 20 të lënduar

Policia britanike ka bërë të ditur se katër veta kanë humbu jetën të mërkurën në sulmin para Parlamentit britanik dhe urës Vestminster në qendër të Londrës.

Periskopi.com Lajme

Siç transmeton “Guardian”, në mesin e të vrarëve është edhe një polic dhe sulmuesi.

Në sulmin në Londër janë lënduar edhe tre nxënës francezë, kanë konfirmuar zyrtarë francezë.

Tre nxënësit të moshës 15 dhe 16 vjeç janë nga Bretanja në perëndim të Francës, shkruan gazeta rajonale “Le Telegram”.

Me këtë numri i përgjithshëm i të lënduarve në incidentin e sotëm, sipas policisë, është ngritur në gjithsej 20.

Ndryshe, policia incidentin e ka quajtur “sulm terrorist”.

Përgjaket Londra, dy të vdekur nga sulmi

Dy persona kanë vdekur nga incidenti në afërsi të Parlamentit britanik, raporton Sky News, e cila citon burime të identifikuara.

Periskopi.com Lajme

Më parë është konfirmuar një grua e vdekur, ndërsa shumë të tjerë janë trajtuar nga lëndimet “katastrofike” në urën Westminster të Londrës, transmeton Koha.net.

Deri më tani është konfirmuar se një polic është therur nga sulmuesi, që më pas është neutralizuar nga zyrtarët e armatosur policor.

Ambulanca e Londrës ka konfirmuar se tashmë ka trajtuar së paku 10 pacientë nga lëndimet në urën Westminster.

Tre të vdekur nga orteku në Austri

Të paktën tre persona janë vrarë pas një orteku në Austri në një vend skijimi në Alpe.

Periskopi.com Lajme

Ekipet e shpëtimit janë duke kërkuar për personin e katërt i cili raportohet si i zhdukur.

Orteku ka ndodhur në një zonë të largët afër kulmit Jochgrubenkopf në Tirol në Austrinë perëndimore.

Skënder Hyseni e dinte se çka do të ndodhte në Kumanovë, thotë Zekaj

Ismajl Zekaj, babai i luftëtarit Val Zekajt, në Rubikon të KTV-së është shprehur i sigurt se ministri i Punëve të Brendshme, Skënder Hyseni ka pasur njohuri para betejës dhe e dinte se çka do të ndodhte tutje.

Periskopi.com Lajme

Zekaj shpjegoi se si u përcollën luftëtarët deri në një Kumanovë.

“E di Skënder Hyseni që policia e Gjilanit i ka përcjell njerëzit, kjo është pas Gushincës. I kanë çuar në një qorrsokak, ata janë luftëtarë mirëpo mua nëse më kishin dërgu atje, kisha thënë jo, nuk mund të luftojmë në një vend ku nuk mund të tërhiqem”, ka thënë Zekaj.

Policia e Kosovës dhe Policia e Maqedonisë, thotë Zekaj kanë bashkëpunuar për t’i dërguar luftëtarët atje.

Zekaj bëri të ditur se qëllimi i luftëtarëve ishte implementimi i marrëveshjes së Ohrit për të vazhduar me idenë e Shqipërisë Etnike.

“Nëse bëhet një organizim edhe sot, unë plak jam, por nëse bëhet organizim për Shqipërinë e madhe, unë shkoj”, ka thënë Zekaj.

Zekaj është i bindur se ata janë tradhtuar.

“Sot e kësaj dite jam i bindur se janë tradhtuar dhe janë tradhtuar nga udhëheqësia e Maqedonisë”, ka thënë ai.

Zekaj shpjegoi se nuk është i vetmi të cilin nuk po e lejojnë të marrë pjesë në seancat gjyqësore.

“Po bëj pak probleme”, thotë Zekaj i pyetur se pse nuk po e lënë të futet brenda.

Përveç tij, Zekaj thotë se nuk është lejuar as ambasadori i Kosovës në Maqedoni, Ylber Hysaj.

Ndonëse e vlerëson përpjekjen e tij për të marrë pjesë në seancë, Zekaj shpjegoi se si ambasadori u largua menjëherë, çka sipas tij, nuk është sjellje e duhur e korrekte për një ambasador.

Ngasësi i veturës që la të vdekur një vajzë nuk është arrestuar

Zëdhënësja e Policisë së Kosovës, Flora Ahmeti, ka konfirmuar vdekjen e vajzës së në aksidentin e ndodhur në magjistralen Prishtinë-Fushë Kosovë.

Periskopi.com Lajme

Ajo ka deklaruar se e ndjera është 20-vjeçare, ndërsa ngasësi nuk është arrestuar.

“Aksidenti ka ndodhur rreth orës 17:45 në rrugën Prishtinë-Fushë Kosovë, ku është përfshirë një veturë edhe një këmbësor. Këmbësori është femër rreth moshës 20 vjeçare dhe e njëjta ka ndërruar jetë në vendin e ngjarjes. Ngasësi i automjetit nuk është arrestuar”, deklaroi për Gazeta Shneta, Ahmeti.

Ndryshe, vetura që shkaktoi aksidentin është një Fiat, ngjyrë bardhë – fotografia më poshtë.

Vdes këmbësorja e goditur nga vetura në Fushë-Kosovë

Policia ka konfirmuar se në aksidentin e ndodhur në rrugën Prishtinë-Fushë Kosovë ka ndërruar jetë një person i gjinisë femërore.

Periskopi.com Lajme

Aksidenti ka ndodhur në orën 18: 45 ku vetura ka goditur këmbësorin, që për pasojë viktima ka ndërruar jetë.

Rastin e ka konfirmuar për Klan Kosovën zëdhënësja e Policisë për rajonin e Prishtinës, Florije Ahmeti.

Ahmeti ka bërë të ditur se vdekjen e këmbësorit e ka konstatuar ekipi mjekësor në vendin e ngjarjes.

Shumë prej astronautëve të NASA-s kanë vdekur, çfarë kanë parë

Alberto Behar, ishte një shkencëtar i cili ka punuar në NASA, por që fatkeqësisht vdiq kur aeroplani i tij u rrëzua në rrugët e Los Angeles. Ai ka qenë kryesori dhe përgjegjës për zbulimin e ujit në Mars.

Periskopi.com Lajme

Aksidenti ka ndodhur për shkak të disa arsyeve të panjohura kur aeroplani filloi të humb lartësinë, edhe përkundër faktit që kushtet atmosferike ishin ideale për fluturim.

Gjatë dy viteve të fundit NASA ka humbur në total 74 njerëz, kurse askush nuk i ka të qarta shkaqet, përfshirë edhe atë të Behar. Shkencëtarët e saj më të mirë kanë vdekur në mënyra misterioze, kurse fatkeqësia më e madhe është se ata kanë qenë njerëz të mirë me CV të mirë.

Joep Landze ishte studiuesi kryesor i sëmundjes së AIDS dhe ish-president i Shoqërisë Ndërkombëtare të AIDS, kur vdiq në një aksident ajror me aeroplanin e Malaysia Airlines MH17.

Melissa Ketunuti (35) ishte mjeke e specializuar për kancer, kur u gjet e vdekur pasi raportohej se ishte ngujuar në bodrumin e shtëpisë së saj në Filadelfia.

Por ndoshta vdekja më e çuditshme është ajo e inxhinierit elektrik Shane Truman (31), i cili është gjetur i vdekur në Singapor. Ai kishte shkuar atje për një udhëtim pune pasi punonte me kinezët mbi një makinë për mbrojtje ushtarake. Por interesant është fakti se para vdekjes, ai u kishte thënë familjarëve të tij se po frikësohet për jetën e tij dhe më të dashurve të tij.

Ndahet nga jeta djali i biznesmenit të njohur shqiptar (Foto)

 Është ndarë dje nga jeta djali i biznesmenit shqiptar, Ahmet Muçaj.

Periskopi.com Lajme

Mësohet se Silvestri, 23 vjeç vuante prej disa muajsh nga një sëmundje e rëndë, e cila i mori edhe jetën.

Ai është dërguar sot na benesën e fundit.

Ahmet Muçaj është një biznesmen që ushtron aktivitet në disa sektorë në vend ndërkohë që deri para një viti e gjysmë kishte në pronësi universitetin “Kristal” i mbyllur me vendim të Këshillit të Ministrave në gusht 2014. /Albeu.com/

273803

273802

273801

273800

Tragjedi në Angola, vdesin 17 tifoz nga shtypja e turmës (Video)

Të paktën 17 persona kanë vdekur dhe qindra të tjerë u plagosën nga një shtypje që ka ndodhur në stadium gjatë një ndeshje të kampionatit.

Periskopi.com Sporti

Në mesin e viktimave, shumë vdiqën nga mbytja ose shtypja, ku mes tyre ka pasur edhe fëmijë.

Tragjedia ka ndodhur pas vetëm shtatë minutash lojë, qindra njerëz janë përpjekur të kalojnë hyrjen kryesore të stadiumit që ishte mbyllur por nuk ia dolën. Loja nuk u ndërpre.

via GIPHY

Vdes shqiptarja 4 vjeçare, bie nga kati i dymbëdhjetë

Një tragjedi ka ndodhur ditën e sotme në Vlorë ku ka humbur jetën një vajzë vetëm katërvjeçare.

Periskopi.com Lajme

Mësohet se fëmija ka rënë aksidentalisht nga kati i dymbëdhjetë i ndërtesës duke humbur jetën shkruan Albeu.

Ngjarja ka ndodhur në Vlorë në lagjen “29 Nëntori”.

Ridvan haqifi

BIK-u i Gjilanit: Vdekja e Ridvan Haqifit na ka shqetësuar

Naim Aliu përfaqësues i Bashkësisë Islame në Gjilan, ka shprehur shqetësimin e këtij institucioni për vdekjen e Ridvan Haqifit i cili ishte pjesëmarrës në luftën e Sirisë nën strukturat e Shtetit Islamik.

Periskopi.com Lajme

Gjatë një interviste në Klan Kosova, Haqifi ka deklaruar se vdekja e tij dhe e kujtdo që shkon në luftë, është diçka që pritet.

“Kemi dëgjuar për vdekjen e Ridvan Haqifit mirëpo vdekja e tij nuk është konfirmuar. Ai thuhet të jetë vrarë në luftën e Sirisë. Meqenëse rasti në fjalë ka të bëjë me një pjesëmarrës në luftë, vdekja e tij është e pritshme. Ne shprehim shqetësimin tonë që kemi humbur një fjalë të ri. Nuk kemi gjak të njomë që të ujisim shkretëtirat e Arabisë”.

Ai ka deklaruar se Bashkësia Islame në Gjilan, ka kohë që po mundohet të promovojë vlerën e vërtetë të islamit duke promovuar paqe në vend të dhunës, por thotë se ky është një problem i tërë botës dhe edhe vendi ynë mbetet i përfshirë.

“Ky është problem global dhe Kosova është pjesë e këtij problemi. Disa të rinj tanë janë pjesëmarrës të këtyre luftërave që nuk janë as të shenjta e as të drejta. Bashkësia Islame e ka ngritur zërin me kohë. Këshilli i BIK-ut në Gjilan po jep kontributin e vazhdueshëm për njerëzit të cilët janë në rrezik, në mënyrë që të evitohen këto raste. Me ligjëratat tona javore, japim mesazhe të cilat e thonë qartë se feja islame është e paqes dhe jo e dhunës”.

Aliu mendon se varfëria dhe propaganda e gabuar e fesë islame, janë dy shkaqet kryesore që kanë ndikuar tek të rinjtë që i janë drejtuar luftës së Sirisë.

“Prej shkaqeve që të rinjtë tanë i kanë shtyrë që të shkojnë atje, do kisha evidentuar gjendjen e rëndë ekonomike të familjeve të tyre dhe te disa të rinj kemi vërejtur euforinë dhe mos-dijen për fe”.

Vdes edhe një shqiptar në burg

Sot ka ndërruar jetë një i burgosur në burgun e Idrizovës nga rrethina e Kumanovës.

Periskopi.com Lajme

Marrim vesh se bëhet fjalë për M. Sejdiu 46 vjeçar nga fshati Vaksincë (Likovë Kumanovë).

Ai ka ndërruar jetë pak pasi është vizituar sot nga familjarët e tij.

Sejdiu ka ndërruar jetë në qelinë e tij në krahun numër 4 të burgut.

Të arrestuarit në këtë burg shpeshherë ankohen se mungesa e mjekëve në këtë burg është shkak për vdekjet e shpeshta.

Vetëm brenda një muaji në burgun e Idrizovës kanë ndërruar jetë tre persona.

Një tjetër viktimë nga i ftohti në Korçë

I ftohti ka shkaktuar viktimën e katërt në Shqipëri.

Periskopi.com Lajme

Një person është gjetur i pajetë mëngjesin e sotëm në qytetin e Korçës, në parkun e mallrave. Policia po punon për identifikimin e tij. Tre viktimat e tjera janë shënuar në Golem të Lushnjës, Sarandë e Durrës, dy prej të cilëve endacakë.

17 të vdekur nga i ftohti në Poloni dhe Itali

Evropa është përfshirë nga një valë të ftohti me temperatura polare që ka shkaktuar të paktën 17 të vdekur në Poloni dhe në Itali, ndërkohë që Stambolli është mbuluar me një shtresë bore.

Periskopi.com Lajme

 

Moska është përballur me temperaturat më të ulëta në 120 vitet e fundit që kanë arritur në -30°C, gjatë festës së Krishtlindjes ortodokese.

Dhjetë persona kanë vdekur nga i ftohti gjatë dy ditëve në Poloni, ku temperaturat kanë arritur në -20°C në disa zona, ndërsa 7 persona kanë vdekur në Itali nga i ftohti qe ka pershirë vendin që nga dita e premte.

Masat e ftohta të ajrit të ardhura nga vendet skandinave ne Evropën qendrore kanë shkaktuar të ftohtin e acartë me të cilin po përballen shumë vende, ditët e fundit. /atsh