auto-vrasje-viktimane-toke-6001443172173-848x471

Dy vdekje të dyshimta brenda 24 orëve

Një serbe e moshuar nga Zubin Potoku është gjetur e vdekur në afërsi të urës së lumin Ibër. Njësitë përkatëse kanë dal në vendin e ngjarjes dhe janë duke hetuar rastin.

Periskopi.com Lajme

 

Kurse, në Prishtinë një person është dërguar në Qendrën emergjente pa shenja jete. Njësitë e forenzikës në vende ngjarje kanë gjetë dhe konfiskuar një revole me tetë fishekë dhe një gëzhojë.Me urdhër të prokurorit trupi i pa jetë i viktimës është dërguar në IML për obduksion. Rasti po hetohet nga Policia./KP/

Avni Dehari

Fjalimi i babait të Astrit Deharit në mbledhjen komemorative për të

Ecte ngadalë, me shpirt të thyer e me lot në sy, por iu drejtua fotografisë së të birit.

Periskopi.com Lajme

 

Avniu, babai i tashmë të ndjerit Astrit Dehari, që ndërroi jetë të shtunën në burg në Prizren, gjeti forcë t’ia thoshte dy fjalë atij dhe për të, raporton Periskopi

Këto i bëri në mbledhjen komemorative që e mbajti Vetëvendosje në nderë të aktivistit të tyre.

Ky është fjalimi i babait të Astritit, Avni Deharit:

Astrit, ti dhe unë si një babë e bir jemi prapë në këtë sall dhe pran këtyre njerëzve, ti je në fotografi për të gjithë këta të pranishëm të çmallen me ty dhe ta ruajnë të freskët kujtimin për ty.

Unë jam këtu në emër të familjes që t’iu falënderoj të gjithë këta njerëz motra dhe vëllezër që kanë ardh të më ndihmojnë që të përballoj rënien tënde.

Ne jemi të gjithë të vetëdijshëm se ata që të bënë që mos të jesh fizikisht deshën të bëjnë vdekjen të heshtur.

Madhështia jote shpërtheu grilat e burgut dhe u përhap në gjithë Kosovën dhe viset shqiptare dhe atdheun e përbashkët Shqipërinë. Të gjithë po ndjejnë pikëllimin e madh.

Je i bindur që drejtësia, liri dhe Vetëvendosja, ëndrra e popullit janë të gjalla dhe të forta dhe do të vazhdojnë deri në jetësimin e tyre.

Fli i qet se një ditë të gjithë ëndrrat do të bëhen realitet./ Periskopi.com

Skene krimi / Ilustrim

Vdekje e dyshimtë në Prishtinë

Policia e Kosovës ka raportuar se një person ka mbërritur pa shenja jete në QMF.

Periskopi.com Lajme

“Në rrugën Fehmi Agani, Prishtinë, dje rreth orës 16:36, viktima mashkull K-Shqiptar, në rrethana të panjohura ka ndërruar jetë para se të arrij në Qendrën e Mjekësisë Familjare”, thuhet në raportin policor.

Policia këtë rast e ka cilësuar si “Vdekje e Dyshuar”.

Me urdhër të prokurorit, trupi i pajetë dërgohet në IML për obduksion.