skene-krimi-mos-kalo

Momenti kur u gjet trupi i pajetë i 45 vjeçarit nga Podujeva (Video)

Trupi i i pajetë i një 45 vjeçari është gjetur sot në mëngjes buzë rrugës që lidh fshatin Dumosh me fshatin Batllavë.

Periskopi.com Lajme

Policia e Kosovës ka konfirmuar gjetjen e kufomës, teksa ka cekur se në afërsi janë gjetur dhe dy gëzhoja të armës.

Nuk dihet se si ka ardhur deri tek humbja e jetës së personit, por ekipi mjekësor kishte konstatuar menjëherë se viktima është pa shenja jete.

Kurse përmes një video më poshtë mund të shihni momentin e gjetjes së trupit të viktimës në këtë fshat.

Astrit Dehari

Haskuka thotë se Obduksioni nuk e saktëson nëse Dehari u vra apo vetëvra

Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Mytaher Haskuka, ka thënë se obduksioni nuk e tregon se vdekja e Astrit Deharit është vrasje apo vetëvrasje.

Periskopi.com Lajme

“Nuk mundet nëpërmjet obduksionit të vërtetohet a është vrasje apo vetëvrasje. Përshkrimi i shkakut të vdekjes dhe gjasat për t’i bërë dikush vetvetes është gati e pamundur”, ka thënë Haskuka në Politikë, i ftuar në emisionin Politikë në Tribuna Channel.

 

Astrit Dehari

Rasti Dehari nuk çon në dorëheqjen e asnjë ministri

Vdekja e aktivistit të Lëvizjes Vetëvendosje në burgun e Prizrenit nuk pritet të sjell si pasojë ndonjë dorëheqje nga postet ministrore në Qeverinë e Kosovës.

Periskopi.com Lajme

Kohë më parë, familja e Astrit Deharit, përmes një deklarate për media, kishte kërkuar që ministrja e Drejtësisë, Dhurata Hoxha dhe Ministri i Punëve të Brendshme, Skënder Hyseni të japin dorëheqje për shkak të mungesës së sigurisë në burgje.

Sipas familjes, e cila e ka edhe mbështetjen e subjektit opozitar Lëvizja Vetëvendosje, hetimet aktuale duhet të ndërpriten derisa të mos ketë dorëheqje të nivelit politik.

“Pa dorëheqje të këtyre dy ministrave dhe pa ndërprerjen e hetimeve aktuale, ne si familje Dehari nuk pajtohemi për hetime ndërkombëtare”, është thënë në një deklaratë të familjes Dehari.

Në anën tjetër, zyrtarët në të dy ministritë e apostrofuara nuk kanë dashur të flasin lidhur me kërkesat për dorëheqjen e ministrave.

Ministria e Drejtësisë, me anë të një komunikate për media, të lëshuar të mërkurën, ka thënë se “aktualisht rasti është ende në duar të Prokurorisë dhe se Ministria e Drejtësisë nuk mund të bëjë më shumë lidhur me këtë proces”.

Ministria e Drejtësisë, vijon komunikata, mbetet e përkushtuar që të bashkëpunojë me të gjitha institucionet dhe tu ofrojë përkrahje të mëtutjeshme nëse ka nevojë”.

Sipas të gjeturave të raportit të Inspektoratit pas vdekjes së Deharit, Ministria ka iniciuar procedurat disiplinore dhe janë suspenduar nga puna një zyrtarë korrektues, dy mbikëqyrës dhe Drejtori i Qendrës së Paraburgimit në Prizren.

 

Betim Musliu, nga Instituti i Kosovës për Drejtësi, thotë për Radion Evropa e Lirë se suspendimet janë të mirëseardhura, ndonëse shumë të vonuara.

Musliu konsideron se puna e bërë deri më tash nga institucionet e Kosovës ka qenë një punë jo profesionale, e cila tani po interpretohet nga grupet e ndryshme, duke nisur nga ato për interesa politike.

“Zinxhiri i shërbimit korrektues, në aspektin e sigurisë, do të duhej të suspendohej deri ne nivel qendror. Kjo për t’i dhënë hapësirë dhe mundësi një hetimi të pavarur, të paanshëm dhe e profesional.”

“Papërgjegjësia institucionale në fillim të këtij rasti, për të mos e trajtuar siç duhet, e ka krijuar këtë konfuzion ku besueshmëria në punën e institucioneve vendore po kontestohet në çdo segment”, tha Musliu.

Edhe analisti politik, Imer Mushkolaj, konsideron se institucionet e Kosovës në rastin Dehari kanë dështuar që në fillim.

Ai mendon se për arsye morale drejtuesit e shërbimit korrektues, por edhe ministrat përkatës, është dashur të japin dorëheqje.

“Kjo tregon se sa i përgjegjshëm është shteti, sa të përgjegjshëm mund të them se janë këta udhëheqës të shtetit karshi një ngjarje tragjike, çfarë ishte vdekja e Deharit në Prizren.”

“Natyrisht, në ketë rast shteti është palë në këtë çështje dhe nuk duhet të veprojë nga një prizëm i pavarur. Në radhë të parë duhet të japim përgjegjësi zyrtare për të krijuar kushtet themelore për fillimin e hetimeve të pavarura”, tha Mushkolaj.

Ministria e Drejtësisë i ka dërguar një shkresë Ambasadës Britanike në Kosovë, përmes së cilës ka kërkuar përfshirjen e Policisë Metropolitane “Scotland Yard”, në hetimin e vdekjes së Astrid Deharit, i cili ka ndërruar jetë më 5 Nëntor 2016, në Qendrën e Paraburgimit në Prizren.

Por, sipas ministrisë, Policia Britanike ka njoftuar se nuk mund të ndërmarrë hetime në këtë rast, meqenëse rasti nuk lidhet me Britaninë.

Përfaqësuesit e shoqërisë civile kanë shprehur habinë se si për vjedhjen e një celulari të Kryeprokurorit të Shtetit brenda pak orësh janë suspenduar dy polic, kurse për vdekjen e Deharit suspendimet ndodhin gati një muaj pas.

Musliu thotë se vjedhja në shtëpinë e kryeprokurorit të shteti tregon më së miri sa në Kosovë mungon siguria.

“Veprimet e institucioneve, në këtë rast, për suspendimin e këtyre dy policëve në këtë kohë të shpejtë, flasin në fakt për një veprim selektiv të institucioneve, kur bëhet fjalë për të adresuar përgjegjësinë atyre që mund të jenë dështakë në ofrimin e sigurisë dhe kryerjen e obligimeve ligjore”, tha Musliu.

Autoritete kanë thënë se nga hetimet e bëra Astrit Dehari është vetëvrarë, kurse Lëvizja Vetëvendosje vlerëson se raporti dhe përfundimi për shkaktarin e vdekjes së veprimtarit janë të pabesueshme.

Lëvizja Vetëvendosje fajëson institucionet e shtetit për vdekjen e Astrit Deharit, i cili qe arrestuar së bashku me pesë anëtarë tjerë të Lëvizjes Vetëvendosje, me dyshimin që për një sulm mbi ndërtesën e parlamentit të Kosovës. (REL)

Arbana Xharra

Arbana Xhara e fshiu një postim për rastin e Astrit Deharit, ka një sqarim

Arbana Xhara para pak minutash postoi diçka në lidhje me raportin e autopsisë së Astrit Deharit dhe e fshiu atë pas disa minutash.

Periskopi.com Lajme

Por, tashmë ka një sqarim pse e ka bërë këtë.

Arbana Xhara

Ajo thotë se ora në videoxhirime të burgut paska qenë me të vjetrën 15:54, pra e pa ndryshuar. Ndërsa, në raporton të autopsisë shkruante se Astritin e pranuan në spital në orën 15:20.

“Ky detaj ishte shumë i dyshimtë. Këtë është dashur ta sqaroi prokuroi në raport apo në konferencë, se une s’kam mujte me pa ëndërr. Për atë e largova foton meqë ora paska qenë në rregull. Perndryshe ketu jemi me raportu drejte”, thotë kryeredaktorij e Zerit./ Periskopi

 

Si është e mundur? Astritin e nxorën nga burgu në ora 15:57, u pranua në spital në 15:20

 

 

 

Astrit Dehari

Si është e mundur? Astritin e nxorën nga burgu në ora 15:57, u pranua në spital në 15:20

Më 5 nëntor, Astrit Dehari vdiq. Ai ishte në paragurgim në burgun e Prizrenit.

Periskopi.com Lajme

Në videot e publikuar, për të cilat Prokuroria thotë se nuk janë prekur, janë origjinale, shihet se Astrit Deharin e nxjerrin nga dhoma në orën 15:57 për ta dërguar në spital, ndërsa raporti i obduksionit thotë krejt ndryshe.

Ky i fundit shkruan se ai u pranua në spital në Prizren në orën 15:20 ndërsa ndërroi jetë në orën 15:55.

Pra, ora e largimit të Astrit Deharit nga burgu dhe pranimi në spital nuk përputhen. / Periskopi

Ekskluzive: Pamje duke nxjerrë trupin e Astrit Deharit nga qelia e burgut

20161118184807732 20161118184759898

 

Astrit Dehari

Astrit Dehari vdiq nga asfiksia me mjet të fortë (Dokument)

Astrit Dehari ka vdekur nga asfiksia dhe nga një mjet i fortë.

Periskopi.com Lajme

Ky është rezultati i obduksionit, të cilin e ka publikuar avokati i familjes Dehari, Tomë Gashi, raporton periskopi

Ai ka thënë se as në ditën e 13 të vdekjes së Astrit Deharit, Prokurori nuk ka lejuar që ekspertë të pavarur të kenë në dispozicion materialet nga vendi i ngjarjes.

“Ne do ju njoftojmë se cili ëhstë shkaku i vdkejes, pasi t’i analizojmë të gjitha”, tha Gashi./ Periskopi

 

Astrit Dehari 15151071_1135523163170099_1090606699_n 15134406_1135523169836765_1803621402_n 15127322_1098560720263346_1983578623_o

Astrit Dehari

Nëna e Astrit Deharit rrëfen se më kë ai kishte problem në burg

“Në fillim tha që ma kanë sjellë një të Aleancës dhe tha se jemi hëngër më shumë por pastaj ja kanë larguar nga dhoma”, tha Xhemile Dehari, nëna e Astrit Deharit.

Periskopi.com Lajme

“Vetë oficeri ma ka sjellë lejen dhe i ka thënë veç me mua ke punë dhe askënd tjetër. Kjo është duke më munduar, dhe takimi me drejtorin”, vazhdoi më tej zonja Dehari në një intervistë në KTV.

Ajo foli për takimin e Astritit me oficerin e qendrës së paraburgimit dhe drejtorit të burgut, teksa theksoi se oficeri i kishte thënë “ki punë vetëm me mua”.

Avni Dehari

Babai i Astrit Deharit nuk beson se ai ka bërë vetëvrasje

“Ai ishte në çdo vizitë më i fortë se në tjetrën. Nuk mund të besoj se Astriti ka bërë vetëvrasje”. Kështu u shpreh babai i Astritit, Avni Dehari, në një rrëfim ekskluziv për “Rubikon” të KTV-së.

Periskopi.com Lajme

Dehari theksoi se duhet të hetohet mënyra se si kanë rrjedhur faktet, për të cilat prokuroria kishte thënë se janë konfiskuar, transmeton Koha.net.

Sipas tij, secili institucion i vendit ka dështuar në këtë rast. Tutje, ai folën për secilën vizitë që e kishin bërë gjatë kohës sa Astrit Dehari ishte në paraburgim.

Nëna e Astritit, Xhemile Dehari, tha se vizita e sekretarit të LVV-së, Dardan Molliqaj, ka qenë e jashtëzakonshme, ndonëse ishin zbrazur të gjitha sportelet e që, sipas saj, kjo ishte bërë që policët të kenë mundësi të dëgjonin çdo bisedë.

Prindërit e Astrit Deharit janë të vendosur për hetuesi të pavarur, ndonëse sipas tyre, organet e vendit e kanë humbur besimin që nga vdekja e djalit të parë, Arbnor Deharit.

burgu Prizren diten kur vdiq Dehari

Në kohën sa Dehari nuk doli nga dhoma, askush nuk shihet se hyri aty (Video)

Tashmë janë publikuar video xhirimet e tërë ditës së 5 nëntorit në burgun në Prizren, ditë kjo kur vdiq i paraburgosuri që ndodhej aty, Astrit Dehari.

Periskopi.com Lajme

Klan Kosova ka publikuar video ku shihen momentet teksa gardiani në herë e fundit ja bënë me dorë ngase ai nuk donte të dilte në shëtitje.

Kanë vazhduar pamjet pandërprerë dhe në një orëshin e shumëpërfolur, pjesë kjo kur besohet se shokët e dhomës e lanë në gjendje normale dhe e gjetën në gjendje të keqe.

Madje KMDLNj ka raportuar ka publikuar ditë më parë edhe rrëfimin e shokut të dhomës që e gjeti i pari Deharin në gjendje të rëndë.

KMDLNJ raporton se si e gjeti Astritin shoku i dhomës

 

Në video pastaj shihet se si fillon paniku në dhomë, si lajmërojnë njëri-tjetrin, deri në momentin kur e nxjerrin vet Astrit Deharin nga dhoma për ta bartur deri tek vetura që do e dërgonte në spital./ Periskopi

ARKIV

Burgu në Prizren nuk pati doktor për Astrit Deharin

Shërbimi Korrektues i Kosovës nuk ka pasur mjek kujdestar për ta kontrolluar Astrit Deharin në momentet e para kur ishte vërejtur se kishte probleme, të shtunën në qendrën e paraburgimit në Prizren.

Periskopi.com Lajme

Kontrolli mjekësor për të ka ardhur tek kur ishin angazhuar mjekët nga Spitali i Prizrenit.

Në emisionin “Jeta në Kosovë”drejtori i Shërbimit Korrektues të Kosovës, Sokol Zogaj, ka sqaruar se në qendrën e paraburgimit në Prizren të shtunave dhe të dielave nuk ka mjek kujdestar dhe si rrjedhojë trajtimi i Deharit është kryer nga një teknik  e më pas nga mjekët në spitalin e Prizrenit.

Astrit Dehari vdiq pasditen e së shtunës në rrethana ende të pasqaruara në qendrën e paraburgimit në Prizren.

 

Astrit Dehari

Të gjitha vizitat që iu bënë Astrit Deharit në burg (Dokument)

Në bazë të lejeve të lëshuara nga gjyqtari Vehbi Kashtanjeva, në gjashtë nga shtatë vizitat që Astrit Deharit iu bënë në Qendrën e Paraburgimit në Prizren familjarët u shoqëruan nga zyrtarë të “Vetëvendosjes”.

Periskopi.com Lajme

Aktivisti tash i ndjerë i Lëvizjes “Vetëvendosje” Astrit Dehari gjatë 68 ditëve në Qendrën e Paraburgimit në Prizren ka pasur gjithsej 7 vizita.

Në të gjitha vizitat të pranishëm ishin prindërit dhe gruaja e tij, e në gjashtë prej tyre familjarët shoqëroheshin nga zyrtarë të “Vetëvendosjes”.

Për shtatë javë, çdo të enjte, të ndjerit Dehari i kanë shkuar në vizitë familjarë, të shoqëruar nga aktivist të subjektit që ai i takonte dhe secila vizitë ka zgjatur 60 minuta.

KALLXO.com ka siguruar të gjitha lejet e lëshuara për vizitë Deharit nga gjyqtari i procedurës paraprake Vehbi Kashtanjeva, në të cilat shihet se u është lejuar vizita përveç familjarëve edhe aktivistëve të VV-së.

Vizita e fundit kishte ndodhur dy ditë para se Dehari të vdiste në rrethana të pasqaruara. Atë sipas dokumentacionit të siguruar e kishin vizituar prindërit Avni e Xhemile Dehari, gruaja Arta Boshtraj dhe anëtari i Kryesisë së Lëvizjes “Vetëvendosje”, Sami Kurteshi.

Kjo vizitë, referuar lejes së lëshuar nga gjyqtari Kashtanjeva, është bërë më 3 nëntor dhe ka zgjatur një orë.

Në vizitën e parafundit-atë të datës 27 tetor, veç tre familjarëve të lartpërmendur (prindërve dhe gruas), sipas lejes së lëshuar nga nga gjyqtari Kashtanjeva, i pranishëm ka qenë edhe sekretari organizativ i “Vetëvendosjes” Dardan Molliqaj.

Dje gjyqtari Kashtanjeva mohoi se u dha leje zyrtarëve të “Vetëvendosjes” ta vizitojnë Deharin në burg, por sot zëdhënësja e Gjykatës Themelore në Prishtinë Mirlinda Gashi tha se ky gjyqtar mund të ketë lëshuar leje edhe për vizitat e Kurteshit dhe Molliqajt, por mund të mos i kujtohet kjo gjë pasi lëshon shumë leje për vizita te të paraburgosurit.

Sot në një konferencë për medie sekretari organizativ i “Vetëvendosjes” Dardan Molliqaj tha se ai dhe Kurteshi vizituan Deharin në burg.

Molliqaj në konferencë shpjegoi procedurat e ndjekura gjatë vizitave të tilla.

“Procedurat janë kështu: kërkesë bën familja për personat të cilët duan ta vizitojnë dikë, në këtë rast të ndjerin,” shpjegoi Molliqaj.

KALLXO.com ka kërkuar nga Zyra për Informim e VV-së emrat e aktivistëve që e kanë vizituar Deharin, por nuk ka marrë përgjigje prej saj.

Më 20 tetor, sipas lejes së gjyqtarit të siguruar nga KALLXO.com, Astrit Deharin në burg e kishte vizituar Brym Maximilian. I njohur si Brym Max, një profesor i filozofisë që ka ligjëruar disa herë edhe në VV e Lëvizjen Studentore SKV. Brym në letrën e shkruar pas vdekjes së Deharit, kishte thënë se e njeh atë që nga viti 2008 dhe se shpesh i ndjeri kishte përkthyer shkrimet e tij nga gjermanishtja në shqip.

Në vizitën e katërt të 13 tetorit, gjykatësi u dha leje ta vizitojnë  Deharin prindërit Xhemilja e Avniu, bashkëshortja Arta dhe Hekuran Myrtaj.

Myrtaj konfirmoi për KALLXO.com se është anëtar i “Vetëvendosjes”.

“Po jam edhe anëtar i ‘Vetëvendosjes’,” tha ai.

Një javë para kësaj, gjithnjë sipas lejeve të gjyqtarit në kombinimin e njëjtë të familjes, Deharit i kishte shkuar në vizitë edhe koordinatori i Qendrës së Lëvizjes “Vetëvendosje” në Ferizaj, Emrush Xhemajli. Xhemajli ishte kandidat i VV-së për deputet të Kuvendit të Kosovës në zgjedhjet e fundit.

Sipas lejes, në fund të shtatorit  Deharin e kishte vizituar aktivisti tjetër i “Vetëvendosjes” Egzon Balaj. Në këtë takim ishin edhe familjarët e të ndjerit, prindërit dhe gruaja.

Vizita e parë në paraburgim e Astrit Deharit është e vetmja ku atë e vizituan vetëm familjarët, pa praninë e zyrtarëve të Vetëvendosjes. Në këtë vizitë, ishin prindërit dhe gruaja, si dhe dy nipërit e të ndjerit. Kjo ishte vizita e vetme të cilën gjykatësi Kashtanjeva Deharin e cilësonte si “të akuzuar”, ndërsa në lejet tjera i referohej si “i pandehuri”.

Astrit Dehari dhe pesë aktivistë të “Vetëvendosjes” u arrestuan më 30 gusht nën dyshimin për sulm me raketahedhës ndaj ndërtesës së Kuvendit të Kosovës. Ai dhe dy  aktivistë të tjerë Atdhe Arifi dhe Egzon Haliti ndodheshin në paraburgim, ndërsa tre të tjerët nën masën e arrestit shtëpiak.

Dehari vdiq më 5 nëntor në rrethana të pasqaruara deri më tani. Autopsia e trupit të të ndjerit u bë të hënën, ku veç ekspertëve të institutit të mjekësisë ligjore, prezentë ishin edhe ekspertë të caktuar nga familja.

Raporti final i autopsisë pritet të publikohet së shpejti e hetimet për rastin është duke i vazhduar prokuroria.

Sot “Vetëvendosje” kërkoi ndërprerjen e hetimeve nga grupi aktual hetues.

vizita-2 vizita3 vizita4 vizita5 vizita-6 vizita7