Arqipeshkvi Paglia tregon çfarë i kërkoi Millosheviqit në lidhje me shqiptarët

Arqipeshkvi i Selisë së Shenjtë, monsinjor Vincenzo Paglia ka treguar se e ka njohur figurën e Slobodan Millosheviqit, dhe se të njëjtit i ka kërkuar që të respektonte shqiptarët.

Periskopi.com Lajme

“Unë njihja për arsye të tjera Millosheviqin. E kisha parë nëpërmes luftës ballkanike. Duke e takuar Rugovën besova se dialogu ishte më i rëndësishëm se konflikti”.

“Për këtë besim se rruga e dialogut është e duhura, unë i kërkova Millosheviqit t’i respektonte të drejtat e shqiptarëve. Pas shumë tentimesh edhe ai e kuptoi që ishte një rrugë që duhej të përshkohej”.

“Ishte një rrugë e gjatë që ta bëja Millosheviqin që ta pranonte këtë prespektivë. Jeta e të rinjve nuk duhet të shkatërrohet për asnjë popull dhe kjo e bëri edhe Millosheviqin që ta pranonte këtë”.

Paglia në një intervistë ekskluzive në Zona B të Klan Kosovës ka rrëfyer se sa e vështirë ishte dialogu mes kosovarëve dhe serbëve.

“Ishte shumë e vështirë që ta bësh të pranojë pjesën serbe jo vetëm për Milloshevqin por edhe të ndërmjetësuesve që kishte. Ishte e vështirë dhe në fillim as unë nuk doja të isha prezent, vështirësitë e takimeve e bindën pjesën serbe se ishte e paevitueshme prezenca e një ndërmjetësuesi”.

“Dialogu ishte i lodhshëm ku pjesa serbe kërkoi pasion durim që ta ndihmonte këtë proces që të gjente përfundimet”.

“Kujtoj gëzimin tim kur e hapëm Insittuin e Albanologjisë. Agimi ishte i vonshëm dhe pikërisht atëherë u ndez drita e shpresës që të mund të vazhdonim me etapa të ndryshme si me shëndetësisë ekonominë”.

“Por për fat të keq vonesa nga Serbia bëri që kjo iniciativë të dështonte, megjithatë tregoi që ishte e mundur të ndërmerret një ecje e paqes”.

Fakte interesante që nuk i dinit rreth Vatikanit

Vend vogël por i madh; Papa, bazilika e Shën Pjetrit, muzetë e Vatikanit… të gjitha këto janë gjëra që në bien ndërmend kur flasim për shtetin më të vogël në botë Vatikanin.

Periskopi.com Lajme

Aq vend i vogël por aq i fuqishëm, do të ishte fjala përmbledhëse që lidhet me Vatikanin. Për atë se aty është shenjtëria e tij Papa, këtë të gjithë mirë e dinë, por këto gjërat tjera nuk janë aq të njohura si p.sh. dashuria për verën, hekurudhën dhe të tjerat, prandaj do të bliheni edhe me këto gjëra në vijim…

  1. Banorët e Vatikanit konsumojnë më shumë verë se kushdo tjetër në botë

Vatikani ka shkallën më të lartë për kokë banori, kështu që secili banor i Vatikanit konsumon 54,26 litra verë. Shkas për konsumim kaq të madh nuk është që këtu jetojnë pijanecët, por vera vazhdimisht përdoret për ritet fetare.

  1. Këtu është hekurudha më e shkurtër në botë

Shumë njerëz, po as romakët nuk e dinë se fill pas bazilikës së Shen Pjetrit, në afërsi të shtëpisë ku jetoj Papa, e mbuluar me monumentet  e shenjtorëve, është hekurudha më e shkurtër nacionale në botë.  Ajo është hapur  në vitin 1934, dhe ka një gjatësi prej 1.3 km dhe e lidhë Vatikanin me stacionin hekurudhor të Romës, prapa mureve të Vatikanit.  Kjo linjë hekurudhore konsiderohet një ndër sekretet e Vatikanit.

  1. Numri më i madh i turistëve për kokë banori në botë

Pas konsumimit të verës, ja edhe një detaj për atë pse Vatikani gjendet në krye të listës.  Kjo nuk është aspak për tu habitur, sepse në Vatikan jetojnë një numër i vogël njerëzish, ndërsa vendi është me rëndësi shumë të madhe kulturore dhe historike. Për shembull, vetëm muzetë e Vatikanit, gjatë vitit i vizitojnë mbi 5 milion e gjysmë vizitor.

  1. Vendi e ka “Euron” e vet

Vatikani dhe  Italia kanë nënshkruar marrëveshje në vitin 2000, që lejon që valutë zyrtare e Vatikanit të jetë Euro. Me kalimin e kohës, në monedhat e metalta janë edhe portretet e Atit të shenjtë, që qarkullojnë në tërë eurozonën.

  1. Papa ka gardën e vet

Garda zviceriane është e angazhuar për mbrojtjen e Papës. Ajo numëron rreth  135 ushtar zvicerian të cilët kujdesen për Papën plot 510 vjet. Për të qënë pjesë e gardës, duhet plotësuar disa kushte: duhet qenë shtetas zvicerian, duhet qenë i lartë mbi 1.74 m, mosha prej 19-30 vjet dhe nënkuptohet se duhet qenë katolik.

  1. Posedojnë një teleskop në Arizonë

Po, po, teleskopi edhe sot e kësaj dite është në funkcion dhe është i njohur për nga kualitetet-cilësitë optike.

  1. Vatikani ka një ndër postat më të mira në botë

Shërbimet e postës së Vatikanit shfrytëzohen duke pasur parasysh se ajo është në zë dhe me nam si një ndër postat më të mira të botës. Çdo vjet, dhjetëra mijëra turist dërgojnë karta postale-panorama nga ky vend, por edhe shumë qytetar të Romës vijnë këtu dhe dërgojnë dërgesat e tyre, sepse më shumë i besojnë postës së Vatikanit se sa postës italiane.

  1. Këtu nuk mundesh me marrë vulë në pasaportë

Është lajm i keq për kolekcionuesit e vulave në pasaportë, sepse këtu nuk mundeni të merrni vule në pasaportë, madje as me kurrfarë pagese, siç është rasti me Andorën, ku mundeni të merrni vule në pasaportë me pagesë.

  1. Asnjë nga banorët e Vatikanit nuk ka lindur në Vatikan

Shtetësia kuptohet se nuk merret  me lindje, por ate e kanë të gjithë ata që punojnë dhe jetojnë këtu. Nëse pyeteni pse shtetësia nuk merret me lindje, përgjigja është e thjeshtë: Vatikani nuk ka spital.

  1. UNESCO dhe Vatikani kanë raporte të veçanta

Në të vërtetë,  Vatikani është shteti i vetëm që UNESCO tërësisht e ka përfshirë në listën e Thesarit botëror të kulturës.

Çfarë po ndodh mes Vatikanit dhe ShBA-së, ka kërcënime

Presidentit Donald Trump të hetojë rolin e Obamës, Hillary Clinton, John Podestës e George Soros.

Periskopi.com Lajme

Që mes presidentit Donald Trump dhe Papa Francesco-s nuk ka ndonjë frymë miqësore, kjo është e dukshme tashmë. Papa e ka kritikuar murin kinez dhe ndalimin e hyrjes së emigrantëve.

Tani një kapitull i ri interesant po lind në këtë marrëdhënie. Disa katolikë amerikanë kanë ngritur dyshime e akuza mbi ndërhyrjen e presidentit Barack Obama në dorëheqjen e Papa Ratzinger.

Më 20 janar, revista katolike “The Renmant” i drejtoi një letër të hapur presidentit Trump për t’i kërkuar të hedhë dritë mbi lëvizjet e presidentit Obama dhe mbi rolin e tij në dorëheqjen e Papës.

Letra është firmosur nga ish-koloneli i ushtrisë amerikane David Sonnier, presidenti i shoqatës së avokatëve katolikë Christopher Ferrara dhe drejtori i revistës “The Renmant”, Michael Matt.

Nisma e tyre merr shkas nga dokumentet e publikuara nga Ëikileaks. Sipas këtyre dokumenteve, dyshohet se ndryshimi i “regjimit” në Vatikan është projektuar nga administrate Obama. Nëse do të rezultojë i vërtetë, ky është një superskandal!

“Gjatë vitit të tretë të mandatit të parë të administratës Obama – thuhet në letrën e hapur – Sekretarja e Shtetit Hillary Clion dhe të tjerë zyrtarë të qeverisë, kanë propozuar “një revolucion katolik, objektivi i të cilit ishte zhdukja përfundimtare e asaj që kishte ngelur nga Kisha katolike në Amerikë”.

Dyshimet lindin nga një e-mail që John Podesta, këshilltar i Clinton, i dërgoi Sandy Neëman, drejtorit të një reviste progresiste. Në e-mail Podesta i shpjegon atij se po kërkon të realizojë një “pranverë katolike” në Vatikan të ngjashme me “pranverën arabe” që rrëzoi regjimet në Afrikën e Veriut.

Sipas autorëve të letrës së hapur, zgjedhja e Papa Francesco ka shërbyer për “t’i dhënë një mbështetje shpirtërore programit ideologjik të së majtës ndërkombëtare”, aq sa sot Ati i Shenjtë besohet të jetë bërë në “lideirn e të majtës botërore”.

Revista “The Renmant” i kërkon presidentit Trump që të hapë një hetim që të shpjegojë se për cilin motiv NSA- Agjencia e Sigurisë Kombëtare- ka monitoruar konklavën që ka zgjedhur Papa Francesco-n, çfarë operacionesh sekrete janë kryer nga qeveria e SHBA mbi dorëheqjen e Papa Ratzinger dhe të hedhë dritë mbi transaksionet financiare me Vatikanin, të ndërprera disa ditë para dorëheqjes së Ratzinger.

Në fakt, në dhjetor 2013 Deutsche Bank mbylli bankomatët brenda Selisë së Shenjtë me justifikimin se po kryheshin hetime mbi normat kundër pastrimit të parave, por të nesërmen e dorëheqjes së Papës, Vatikani dhe Banka e gjetën menjëherë gjuhën e përbashkët, duke i rihapur bankomatët.

Në fund, autorët e letrës i kërkojnë presidentit të sqarojë rolin e Podesta-s në këtë që ai vetë e ka quajtur si “pranvera katolike”, se çfarë roli ka patur George Soros dhe nëse administrata Obama ka patur ndonjë kontakt me atë që është quajtur si “mafia e San Gallo” apo thënë ndryshe “konsensusi mes kardinalëve dhe peshkopëve (Carlo Maria Martini, Adriaan Van Luyn, Ëalter Kasper dhe Karl Lehman, Achille Silvestrini e Basil Hume) që në vitin 2005 kishte zbuluar tek Bergoglio papën perfekt për reformën e Kishës në sensin progresist.

Ipeshkvia pret njohjen nga Vatikani dhe vizitën e Papës në Prishtinë

Kancelari i Ipeshkvisë së Kosovës në Prizren, Don Shan Zefi ka folur për gazetarë spanjollë, të cilëve u ka thënë se beson fuqishëm në njohjen e Kosovës nga Vatikani.

Periskopi.com Lajme

Shan Zefi ka thënë se tashmë kanë filluar të punojnë për vizitën e Papa Frençesko vitin e ardhshëm, kur do të kanonizohet katedralja “Nënë Tereza”, në përvjetorin e parë të shenjtërimit të Nënës Terezë, transmeton Koha.net.

“Ne presim njohje të shpejtë nga ana e Vatikanit”, ka thënë Zefi, teksa ka shtuar se janë në pritje të konfirmimit zyrtar të vizitës së Papës.

Njëjtë edhe ministri Enver Hoxhaj për gazetarët spanjollë ka thënë se Kosova është e interesuar që të ndërtojë marrëdhënie diplomatike me Vatikanin dhe të shkëmbejë ambasadorët me Selinë e Shenjtë.

“Po i shpërfaq pritjet tona, se sa e rëndësishme do të ishte për identitetin tonë vizita e Papës në Kosovë”, ka thënë kryediplomati kosovar, teksa ka shtuar se “për ne është Selia e Shenjtë është më shumë e rëndësishme se sa për vendet tjera të Ballkanit, pasi ka ndihmuar kosovarët përgjatë historisë, në shekuj në ndryshëm”, shtoi ai.

Me tej gazetarëve u është thënë se qytetarët e Kosovës janë të impresionuar me Papën e ri dhe karizmin e tij, duke ritheksuar rëndësinë e vizitës së tij në Kosovë, që mund të ndodhë vitin e ardhshëm.

Thaçi paralajmëron njohjen nga Vatikani

Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi thotë se Papa Françesku shumë shpejt do të jetë për një vizitë në Kosovë.

Periskopi.com Lajme

Ai tha se nuk e di kur do të ndodh, por që e ka marr këtë premtim.

Në një intervistë për Klan Kosova ai ka thënë se Vatikani po nxjerr vlerat shqiptare në sipërfaqe, të cilat sipas tij, populli ynë i ka pasur gjithmonë.

Thaçi tha se në ditët e ardhshme, Kosova do të bëhet me konsullatë në Vatikan dhe do të ketë përfaqësuesin e saj atje.

“Hapja e konsullatës është mirëpritur atje. Është çështje kohe kur e nxjerrin vendimin për njohjen e Kosovës”, tha ai. Periskopi