Live nga varrimi i shqiptarit të vrarë në Maqedoni (Video)

Periskopi.com Lajme

Mijëra qytetarë  po marrin pjesë në varrimin e kryetarin e Komunës së Bogovinës, Hazbi Idrizin.

I ndjeri do të varroset tek varrezat e fshatit të lindjes në Boogovinë.

 

 

Pagoi 7 mijë dollarë për të vrarë bashkëshorten, shokohet kur e shikon në varrimin e saj (Video)

Pesë ditë më parë, bashkëshorti i Noela Rukundo-s, kishte paguar dy vrasës për të ekzekutuar bashkëshorten e tij për arsye ende të pa ditura. Ngjarja ka ndodhur në Australi.

Periskopi.com Fun

Por, gjërat nuk shkuan sikur ai dëshironte, pasi njëri nga vrasësit ishte shoku i vëllait të Noelës dhe kur e kishte parë atë ishte shtangur. Ata e lanë atë të lirë pas dy ditësh, por duke e gënjyer të shoqin e saj dhe duke i marrë kështu edhe 7 mijë dollarë sipas marrëveshjes.

Pas pesë ditësh, ajo qëndroi për disa minuta jashtë shtëpisë së saj, duke parë se si njerëzit ishin duke përcjellë një arkivol, arkivolin e saj. Pak më vonë ajo pikasi personin që donte të shikonte, bashkëshortin e saj.

E ndërsa ky i fundit e pa vuri duart në kokë duke thënë: “O Zot, ç’po më shohin sytë?!..Një fantazmë”. Ajo uli xhamin e makinës duke i thënë: “Surprizë, jam akoma gjallë!”.

Personat që ishin paguar për vrasjen, për t’i vërtetuar që e vranë, e morën në tel atë dhe e lanë të dëgjonte “Vrite atë, vrite”, e sigurisht ky ishte një inskenim që ata bënë për ta mashtruar.

“The Washington Post” shkruan se pas gjithë këtij tmerri, Noela e ka denoncuar në polici krimin që bashkëshorti i saj donte të bënte.

Pavarësisht lutjeve të tij ajo nuk e ka falur. Mësohet se ai është dënuar me 9 vjet burg për tentativë vrasjeje. “Unë vazhdoj të qëndroj si një grua e fortë. Situata që kalova?! Kaloi… tani do të nis një jetë të re”, shprehet Noela.

​Sot u jepet lamtumira e fundit dy fëmijëve të familjes Dvorani

Dy djemtë e familjes Dvorani nga Drenasi, 5 dhe 8 vjeç, që humben jetën në një aksident trafiku në Serbi, teksa po ktheheshin nga mërgimi me familje në Kosovë për pushime, do të varrosen sot.

Periskopi.com Lajme

“Familja Dvorani nga fshati Terrstenik, Komuna e Drenasit njofton familjarët miqtë dhe bashkëqytetarët se varrimi i dy djemve tanë do të bëhet të martën në ora 14:00, në varrezat e fshatit Terrstenik”, thuhet në njoftimin e familjes.