Përleshje masive mes shqiptarëve të Renovës e maqedonëve të Vardarit (Video)

Ekipi i Renovës ka humbur në udhëtim te Vardari i Shkupit me një gol të shënuar nga Bllazhevci në minute e ’78.

Periskopi.com Sporti

Por kjo ndeshje përfundoi me një përleshje mes lojtarëve. Ekipi i Renovës është ekip shqiptar, që një kohë është udhëhequr nga trajneri kosovar, Bilbil Sokoli.

Kjo përleshje thuhet se ka vazhduar edhe në dhomat e zhveshjes, teksa ekipi i Renovës është deklaruar në Facebook për këtë çështje.

“Fyerje në baza nacionale gjatë gjithë ndeshjes, një gol i shënuar nga pozita jashtë loje dhe shumë padrejtësi të tjera. S’kishe sit ë ndodhte ndryshe”, është shkruar nga Renova.