Berisha shënon gol, feston në sexhde (Video)

Mesfushori kosovar, Valon Berisha është rikthyer në formën e tij më të mirë.

Periskopi.com Sporti

Futbollisti i skuadrës austriake, Red Bull Salzburg ka shënuar një supergol në fitoren e skuadrës së tij 4-1 ndaj Atlach.

Ylli i përfaqësueses se Kosovës, shënoi golin e dytë për skuadrën e tij nga një distancë e largët.

Reprezentuesi kosovar që njihet edhe si besimtar i madh, e festoi golin duke rënë në sexhde për t’iu falënderuar zotit.

Pas këtij goli të shënuar ai ka arritur në koutën e 3 golave dhe 3 asistime në këtë sezon. /Periskopi/

Valon Berisha shënon super-gol me Salzburgun (VIDEO)

Valon Berisha ka shkëlqyer për Salzburgun.

Periskopi.com Sporti

Mesfushori i Kombëtares së Kosovës, Valon Berisha, ka shënuar gol në fitoren e Salzburg prej 4:1 ndaj Altach.

Ylli i Kosovës realizoi golin e dytë për skuadrën e ti. Berisha shënoi për 2:0 në minutën e 51’të, që më pas vendasit shënuan edhe dy gola për rezultatin përfundimtar 4:1.

 

Flet futbollisti i cili goditi shtyllën ndaj Turqisë

Mesfushori i Kosovës, Valon Berisha ka folur pas humbjes nga Turqia me rezultat 2:0.

Periskopi.com Sporti

Ai thotë se Kosova luajti një lojë të mirë, por e pranon se është e vështirë të luash në atë tempo për 90 minuta.

“Po ma merr mendja se ishte një rast i mirë në pjesën e parë kur godita shtyllën. Pasimi i fundit na ka munguar sot dhe kemi potencial. Kemi luajtur lojën tonë dhe jemi munduar të krijojmë raste dhe e dimë se Turqia është super fuqi”, tha Berisha.

“Kemi luajtur një lojë të mirë, por është e vështirë të luhet në këtë formë për 90 minuta. Jemi paraqitur shumë mirë dhe dihet se detajet në botë vendosin”, tha Valoni. /Periskopi.com

Berisha: Nuk guxojmë të humbin kështu

Futbollisti i Kosovës, Valon Berisha, është shprehur i zhgënjyer me këtë humbje duke shpresuar se do të këndellen qysh në ndeshjen e ardhshme.

Periskopi.com Sporti

“Nuk guxojmë me humb me këtë rezultat por kjo është një mësim për ne. Kjo është vetëm loja e dytë që kemi luajtur bashkë.

Më mirë që ka ndodhur më herët dhe të mësojmë më shumë nga humbje. Nuk jemi duke u ndjerë mirë pasi 6:0 është paksa marre”, deklaroi Berisha për SuperSport Kosova.

Shala dhe Berisha luajnë për Kosovën

Periskopi.com Sporti

FIFA u ka dhënë leje edhe Herolind Shalës dhe Valon Berishës për të luajtur për Përfaqësuesen e Kosovës.

Sot Kosova zhvillon ndeshjen historike ndaj Finlandës si mysafir me fillim nga ora 20:45. /Periskopi.com

Valon Berisha i bashkohet Kosovës, Vetoni jo

Periskopi.com Sporti

Futbollisti i deritanishëm i Kombëtares së Norvegjisë, Valon Berisha ka pranuar kërkesën për të luajtur për Përfaqësuesen e Kosovës.

Burime të Indeksonline mësojnë se futbollisti në fjalë ka dorëzuar para pak minutash kërkesën për largim nga Federata e Futbollit të Norvegjisë, të cilëve u ka kumtuar se do të bashkohet me Kosovën.

Ylli i Salzburgut pritet të jetë i gatshëm për ndeshjen e 5 shtatorit ndaj Finlandës.

Mirëpo, për dallim nga Valoni, vëllau i tij Vetoni nuk do të vijë për të luajtur për Kosovën. /Periskopi.com

Vëllezërit Berisha nuk luajnë për Kosovën

Periskopi.com Sporti

Dy vëllezërit shqiptar nga Kosova të cilët luajnë për Norvegjinë, Valon e Veton Berisha nuk do të paraqiten për Përfaqësuesen e Kosovës në futboll.

Lajmi është konfirmuar nga përzgjedhësi i Norvegjisë, Mathias Hogmo, i cili sqaron se dyshja në fjalë do të vazhdojë të luajë për këtë kombëtare.

““Ata kanë vendosur. Ata janë të motivuar për të luajtur për Norvegjinë”, ka deklaruar Hogmo.

Ditë më parë, Milot Rashica, Alban Meha dhe Herolind Shala kanë konfirmuar se do të mbrojnë ngjyrat e Përfaqësueses së Kosovës. /Periskopi.com