shaqa

Shaqiri e fiton duelin ndaj Valon Behramit

Xherdan Shaqiri me skuadrën e tij Stoke City ka fituar si mysafirë i Watfordit të Valon Behramit.

Periskopi.com Sporti

Watford ishte nikoqirë i Stoke City në kuadër të Premier Ligës Angleze.

Që të dytët ishin në fushë nga minuta e parë për skuadrat e tij, por që skuadra e Shaqirit ishte ajo që fitojë me rezultat 0-1, me autogolin e Gomes i cili shënoi në portën e tij.

berh
Valon Behrami, Watford

Stoke City me këtë fitore renditet e  me 16 pikë ndërsa Watford mbetet në pozitën e tetë me 18 pikë. Vlen të theksohet se Behrami është ndëshkuar me karton të verdhë. /Periskopi/

shaqiri-xhaka-behrami

Zbulohet, ja çka bënë për Kosovën Shaqiri, Xhaka e Behrami

Samir Ujkani kupton zgjedhjen e emrave si Behrami, Shaqiri e Xhaka. Ai po ashtu ka theksuar se ata ishin të parët që e kanë uruar pas ndeshjes me Finlandën.

Periskopi.com Sporti

Samir Ujkani ka thënë gjithashtu se mirëkupton zgjedhjen e emrave si Behrami, Shaqiri e Xhaka.

“Shaqiri dhe Xhaka janë rritur si unë jashtë vendin, por ndjehen të Kosovës. Unë i njoh ata shumë mirë sepse shihemi gjatë pushimeve në Kosovës”, ka deklaruar Ujkani për SoFoot.com.

“Pat të keq ata nuk e kanë zgjedh Kosovën, por unë i respektoj sepse Zvicra ka dhënë shumë për ta. Ata ishin të parët që më kanë uruar pas ndeshjes me Finlandën”, ka theksuar vushtrriasi.

Ndërkaq, ai pranoi se ekipi përballej me sfida shumë të veçanta.

“Në skuadër ka lojtarë të cilët nuk e flasin mirë gjuhën tonë. Para ndeshjes dëgjojmë këngë popullore me fjalë që flasin për familjen, bashkimin dhe vuajtjen. Të gjithë kanë humbur të paktën një pjesëtar familjeje në këtë luftë, nuk mund ta harrojmë kurrë”, tha ai, duke zbuluar më pas se objektivi që lojtarët kosovarë i kishin vënë vetes ishin të ngjitnin përfaqësuesen mes 100 më të mirave në Botë brenda vitit të ardhshëm”, u shpreh Ujkani.

Në fund, edhe një pyetje për një duel të mundshëm Serbi-Kosovë. “Të flasim pas 20 viteve për këtë, se përndryshe do të duhej të luhej pa tifozë”, janë fjalët kuptimplota të Ujkanit.

valon behrami

Shokon Behrami: Nuk do e zgjedhja Kosovën në asnjë mënyrë

Mesfushori kosovar i Zvicrës, Valon Behrami thotë se nuk do të luante për Kosovën, edhe nëse do t’i lejohej një gjë e tillë.

Periskopi.com Sporti

31-vjeçari bashkë me shokët e tij shqiptarë që luajnë për Zvicrën ishin përfolur muaj më parë se ndoshta do të mund të vinin të luanin për Kosovën.

Por FIFA sqaroi javë më parë se futbollistët që janë grumbulluar në Europianin e këtij viti nuk mund të ndërrojnë Përfaqësuese.

Behrami shkon tutje, ku thotë se nuk do ta zgjedhte Kosovën edhe po t’i lejohej një gjë e tillë, pasi sipas tij, një vendim i tillë do të ishte mosrespekt për Zvicrën.

“Kishte shumë spekulime për mua se do të ndërroja përfaqësuese për të luajtur për Kosovën, mirëpo unë gjithmonë kam thënë se nuk do të tregoja mosrespekt ndaj Zvicrës”, ka thënë Behrami në një intervistë për “BBC Three Counties”. “Njerëzit kanë nënshkruar peticion për të më lënë mua të qëndroja në Zvicër dhe t’ia kthej shpinën Zvicrës tash pasi vendi im është stabilizuar është diçka që do të më vriste çdo ditë. Dua ta ndihmoj Kosovën, por jo në këtë mënyrë”, deklaroi Behrami. /Periskopi.com