KQZ-ja tregon vendimin për zgjedhjet serbe në Kosovë

Qeveria e Isa Mustafës ka miratuar mbajtjen e zgjedhjeve presidenciale serbe në Kosovë. Mirëpo, Komisioni Qendror i Zgjedhjeve (KQZ) thotë se këto zgjedhje nuk ekzistojnë.

Periskopi.com Lajme

Kryetarja e KQZ-së, Valdete Daka ka thënë për “Indeksonline” se Komisioni që ajo drejton nuk merret fare me këto zgjedhje.

Ajo ka sqaruar se këtë do ta bëjë OSBE-ja.

“Ne nuk kemi asgjë të bëjmë me këto zgjedhje. S`kemi asgjë. Për ne ato zgjedhje nuk ekzistojnë. Me këto zgjedhje merret vetëm OSBE-ja”, ka thënë ajo.

Ndërkohë, OSBE-ja ka sqaruar se qendrat ku pritet të votohet, do të quhen si qendra grumbullimi ose degë përkatëse. Lidhur me mbajtjen e këtyre zgjedhjeve janë shprehur pakënaqësi nga ana e opozitës, për të cilët kjo përbën shkelje të Kushtetutës së Kosovës.

Deri sa, për partinë që udhëhiqet nga kryeministri Isa Mustafa (LDK), është veprim i duhur që kësaj çështje nuk i është bërë bujë.

Zgjedhjet pritet të mbahen ditën e diel, më 2 prill.

Daka sot i drejtohet Kushtetueses

Valdete Daka do të paraqesë ankesë në Gjykatën Kushtetuese lidhur me zgjedhjen e kryetarit të Gjykatës Supreme.

Periskopi.com Lajme

 

Daka ankesën e saj në Kushtetuese pritet ta dërgojë në ora 11:30.

Valdete Daka i arsyeton vonesat në procesin e zgjedhjeve në Drenas

Kryetarja e KQZ-së, Valdete Daka ka vizituar sot qendrën e votimit në shkollën “Rasim Kiçina” në Drenas me ç’rast ka thënë se vonesat e mundshme nuk janë tendencë për dëmtim të procesit. 

Periskopi.com Lajme

“Sot erdha për një vizitë në qendrën e votimit në shkollën “Rasim Kiçina” ku pata kënaqësinë të dëgjoj se gjithçka është duke shkuar në rregull. Shpresoj që gjatë ditës gjithçka të shkojë mirë. Është e mundur ndonjë vonesë për shkaqe teknike, por nuk ka pengesë që e dëmton procesin apo tendencë për dëmtim të procesit”, është shprehur Daka, raporton KTV.

Daka më shumë se ndryshimin e ligjit zgjedhor, kërkon zbatimin e tij (Video)

Kryetarja e Komisionit Qendror të Zgjedhjeve në Kosovë, Valdete Daka thotë se standardet e zgjedhjeve i minon mungesa e besimit tek ata që i organizojnë.

Periskopi.com Lajme

Për Dakën më shumë se ndryshimi i ligjit zgjedhor ka rëndësi zbatimi i tij si dhe sjellja e partive në zgjedhje.

“Ligjin mund ta ndryshojmë çdo ditë, por jo vetëdijen e njerëzve apo të partive politike”, thotë Daka.

Gjatë intervistës për Zërin e Amerikës, Daka flet për zgjedhjet e jashtëzakonshme në komunën Drenas si dhe deklaratat politike të partive për zgjedhje të parakohshme.

Kryetarja e KQZ-së thotë se institucioni që drejton është i detyruar të zhvillojë zgjedhje kurdo që ato të thirren nga presidenti i republikës.

Ndërkohë Daka kujton ndikimin potencial që mund të ketë në cilësinë e zgjedhjeve afatet e ngushta kohore për përgatitjen e tyre.

Kryetarja e KQZ-së ishte në Uashington DC në kuadër të programit zgjedhor të SHBA.