Dumoshi ka fjalë të rënda për Valdete Bajramin

Periskopi.com Lajme

Shefja e kabinetit të kryeministrit Isa Mustafa, Vlora Dumoshi ka fjalë të rënda për shefen e grupit parlamentar të NISMA për Kosovës, Valdete Bajrami.

Dumoshi thotë se ajo ka komente plotë vrer dhe se lakmia për pushtet e ka shtyrë për të ofenduar gjithsecilin, duke filluar prej autoriteteve nacionale, ndërkombëtare e fetare dhe mbi të gjitha, siq thotë Dumoshi, duke fyer në vazhdimësi inteligjencën e qytetarëve të Kosovës.

“Mocioni i fundit me përmbajtje komike po promovohet “fuqishëm” vetëm nga njerëz pa fije autoriteti e kredibiliteti dhe nga sharës profesionistë.

… karvani ec përpara!”, thotë Dumoshi./ Periskopi

Reklamë
Reklamë

Bajrami: Mustafa kryeministër me 700 dosje

Periskopi.com Lajme

Shefja e Grupit Parlamentar të Nisma, Valdete Bajrami ka thënë se është e ulët kur një njeri i cili nga 70 dosje si Kryetar i Prishtinës ka arrit deri në 700 si Kryeministër të mos e pranojë dështimin, e bile edhe rrëzimin.

Në këtë postim dedikuar kryeministrit, Isa Mustafa, ajo më tej ka thënë se Mustafa i ka ditët e numëruara nga sot.

“Është tepër e ulët të fshihesh pas një marrëveshje të cilën as deputetet e partisë tënde nuk dojnë ta votojnë e që disa prej tyre as juve nuk ju kanë votuar për Kryeministër.

Por, edhe më e ulët është kur një njeri i cili nga 70 dosje si Kryetar i Prishtinës ka arritë deri në 700 si Kryeministër të mos e pranojë dështimin, e bile edhe rrëzimin”, ka shkruar Bajrami në llogarinë e saj në Facebook.

“Të kuptojmë se e keni nga paniku, por nga sot i keni ditët e numëruara dhe ashtu siç e kam thënë edhe sot, këtë qeveri e kemi rrëzuar NE në momentin e procedimit të iniciativës tonë për mocionin e mosbesimit për qeverinë Mustafa”.

“E kotë ishte mbledhja e këshillit të LDK-së, e kotë ishte tentativa qesharake me shkuarjen tuaj në Bruksel e më skandalozja ishte idea e modifikimit të demarkacionit me aneks shtesë.

Kotë e keni se ju e kishit mundësin, por keni dështuar dhe është koha që ju si “Akademik” ta pranoni humbjen!”, ka përfunduar ajo.

Reklamë
Reklamë

Bajrami thotë se koha e gazit ka kaluar, nuk përjashton protestat (VIDEO)

Shefja e Grupit Parlamentar të Nisma për Kosovën, Valdete Bajrami, thotë se ky subjekt politik kundërshtimin e marrëveshjes së demarkacionit kur të kalon në kuvend nuk e kanë më pjesë të planeve të tyre.

Periskopi.com Lajme

Bajrami në emisionin “Kontakt” në Tribuna Channel, nuk ka përjashtuar mundësinë e protestave, sipas saj, Nisma do të jetë gjithmonë pranë qytetarëve.

“Nisma për Kosovën qysh me kthimin tonë se koha e gazit ka kaluar ndërsa sa i përket protestave, ne jemi gjithmonë me qytetarët. Për momentin nuk kemi ndonjë vendim por brenda Kuvendit, vota jonë do të jetë kundër demarkacionit”, tha Bajrami në “Kontakt”.

Deputetja e Nisma për Kosovën, shpreson që ata deputet të pozitës që e kanë kundërshtuar marrëveshjen e demarkacionit do të jenë të vendosur dhe siç e quan ajo nuk do ta kontrabandojnë votën.

“Shpresoj që të gjithë deputetët kanë me qenë shumë të vendosur dhe nuk do të hyjnë në lojrat e presioneve politike. Po harrojnë liderët e partive të tyre politike që ata kanë ardhur me votë të popullit. Unë besoj që edhe ata që e kanë kontrabandu votën e tyre, do ta marrin ndëshkimin nga qytetarët”, shtoi Bajrami.

 

Reklamë
Reklamë

Bajrami – Mustafës: Qyqarë, serbët vendosin në Kosovë

Kryeminisrti Isa Mustafa ka treguar qyqarllëkun e tij me deklaratën në lidhje me shkarkimin e Ljubomir Mariqit,  dhe njëherësh ka pranuar se ministrat e Listës Serbe janë më të fuqishëm se vet kryeministri.

Kushtrim Hajzeri Lajme

 

Kështu ka thënë shefja e Grupit Parlamentar të Nismës për Kosovën, Valdete Bajrami, në një intervistë për Periskopin.

Bajrami ka potencuar se Asociacioni i Komuna Serbe në Kosovë  është shkelje e Kushtetutës së vendit dhe nëse koalicioni qeverisës tenton që këtë marrëvjesha ta sjell në Kuvend, atëherë do të jenë përgjegjëse për zhvillimet që mund të pasojnë pas saj.

Ajo, ka theksuar se tema e korrupsionit nuk është diskutuar në Kuvend,  pasi Qeveria ka sjell marrëveshjen e demarkacionit me Malin e Zi dhe atë të Asociacit, derisa ka shtuar se këto dy marrëveshje janë të dëmshme dhe të rrezikshme për të tashmen dhe të ardhmen e vendit.

Duke folur për murin mbi lumin “Ibër” në Mitrovicë, Bajrami ka thënë se nëse bazohemi nga e kaluara se si janë zgjidhur problemet që ka shkaktuar Serbia në Kosovë, atëherë e ardhmja duket e zymtë, sepse zakonisht këto problem qeveritë e Kosovës i kanë ‘zgjidhur’ përmes legalizimeve të veprimeve të serbëve.

Intervista e plotë:

Ku dështoi Qeveria gjatë këtij viti dhe cili ishte suksesi më i madh?

Do të kisha qenë shumë e lumtur sikur të kishte pasur ndonjë sukses kjo qeveri, sepse ne këtu po jetojmë dhe sukseset e kësaj qeverie do të ishin edhe sukses të Kosovës. Mirëpo, fatkeqësisht nuk mund ta theksojmë asnjë veprim të saj që do të mund të vlerësohej si sukses. Përkundrazi, në vend të sukseseve kemi degradim të gjendjes. Kjo qeveri, në vend të sukseseve, vendit i solli vetëm dëme, i solli marrëveshje të dëmshme sikur janë ajo e demarkacionit dhe asociacionit dhe në fund edhe ndarjen faktike të Kosovës përmes murit në Mitrovicë. Gjithashtu në planin e brendshëm, degradim të gjendjes së arsimit, të shëndetësisë dhe gjithashtu zhvillimi ekonomik është në gjendje shumë më të keqe se që ka qenë vitet paraprake.

Si e komentoni ultimatumin e Gjuriqit dhënë insitucioneve Kosovare që deri më 15 shkurt të themelohet Asociacioni i Komunave Serbe ose në të kundërtën serbët do ta themelojnë vetë?

Gjuriqi dhe të gjithë të tjerët që flasin rreth çështjeve të brendshme të Kosovës kanë marrë hov sepse kjo qeveri që nga fillimi i formimit të saj ka qenë e pa vendosur kundrejt politikave kundër shtetit të Kosovës nga ana e Serbisë. Qeveria e Republikës së Kosovës ka dy alternative para saj, ose duhet t’i ndal të gjitha këto provokime të bëra nga zyrtarët serb ose të japë dorëheqje. Përndryshe dëmet afatgjata të Kosovës do të jenë edhe më të mëdha.

A mendoni që koalicioni qeverisës do të insistojë që të themelohet ky asociacion në fillim të vitit të ardhshëm?

Çdo insistim për të themeluar Asociacionin e Komunave me shumicë serbe të tillë sikur e ka nënshkruar kryeministri Mustafa me Vuçiçin do të përbënte sulm të pa presedan mbi rendin kushtetues në Kosovë. Gjykata Kushtetuese e ka thënë verdiktin e saj, ajo marrëveshje është në kundërshtim me kushtetutën. Nëse kjo qeveri nuk e respekton këtë vendim atëherë ajo do të jetë përgjegjëse për zhvillimet që mund të pasojnë pas saj.

Një ndër kushtet që BE-ja ka vënë për liberalizim të vizave është edhe luftimi i    korrupsionit, por që në karahasim me demarkacionin dhe Asociacionin kjo temë në Kuvend është diskutuar më pak. Pse po ndodh kjo?

Po keni të drejtë, arsyeja ka qenë se  kjo qeveri ka sjellë në kuvend dy marrëveshje shumë të dëmshme dhe të rrezikshme për të tashmen dhe të  ardhmen e vendit siç janë ajo  për demarkacionin dhe asociacionin. Prandaj, temat sikur është lufta kundër korrupsioni  endemik siç përshkruajnë raportet ndërkombëtare,  mungesa e zhvillimit ekonomik, shëndetësia dhe arsimi dolën në plan të dytë. Por jo me dëshirën e opozitës por me këmbëngulësinë e pushtetit për të miratuar këto dy marrëveshje. Ne nuk kemi mundur që të heshtim përballë rreziqeve që këto dy marrëveshje i sillnin vendit.

Si e komentoni deklaratën e kryeministrit që nëse Mariqi do të ishte shqiptar do ta shkarkonte shumë më herët?

Kjo tregon qyqarllëkun e tij, atë që ai vazhdimisht e ka mohuar më në fund e pranoi, se  ministrat e listës serbe janë më të fuqishëm se vet kryeministri.

Ju keni thënë se deputetët e PDK-së e të LDK-së, gjatë gjithë koalicionit, më shumë janë duke e akuzuar njëra tjetrën sesa duke u marr me çështje tjera të rëndësishme. A mendoni që këto akuza janë të sinqerta?

Përderisa edhe i kam thënë këto deklarata në mënyrë publike, besoni janë të sinqerta, shembujt më të mirë i kemi seancat e kuvendit dhe komisionet, ku problemet më të mëdha i kanë në mes vete deputetët e koalicionit qeverisës.

Si mendoni që do të jetë përfundimi i çështjes së murit mbi lumin “Ibër” në Mitrovicë?

Nëse bazohemi nga e kaluara se si janë zgjidhur problemet që ka shkaktuar Serbia në Kosovë, atëherë e ardhmja duket e zymtë, sepse zakonisht këto problem qeveritë e Kosovës i kanë “zgjidhur” përmes legalizimeve të veprimeve të serbëve. Shembuj kemi sa të doni, energjetika, sistemi i drejtësisë, dogana, telefonia mobile etj. Mirëpo shpresoj shumë që koha kur ata kanë bërë çka kanë dashur dhe si kanë dashur përfundimisht ka marrë fund dhe ky mur do të rrënohet.

 

Reklamë
Reklamë

Bajrami: Ministrja e Drejtësisë në mbrojtje të drejtuesve të klanit pronto

Shefja e grupit parlamentar të NISMA për Kosovën, Valdete Bajrami thotë se ministrja e drejtësisë, Dhurata Hoxha mbrëmë në emisionin Rubikon, foli gjerë e gjatë për vete, për shefat e saj partiak dhe pak edhe për sistemin e drejtësisë në Kosovë.

Periskopi.com Lajme

Përmes një shkrimi, ajo ka analizuar vetëm një pjesë të intervistës së ministres, përkatësisht atë pjesë ku ajo përpiqet të përgjigjet në pyetjet për aferën Pronto, raporton Periskopi

Shkrimi i plotë i Valdete Bajramit:

Edhe një shikues i zakonshëm dhe jo shumë i vëmendshëm, me lehtësi do të vërente se ministrja e drejtësisë kur fliste për aferën pronto ishte gjithçka tjetër, veç e drejtë nuk ishte. Mënyra se si iu qas kësaj çështje ajo mbrëmë, është një dëshmi se ajo aty është emëruar nga protagonistët e klanit pronto për t’iu shërbyer e mbrojtur ata dhe jo qytetarëve e drejtësisë në Kosovë.

Në fillim ajo bëri përpjekje që këtë temë e cila rëndon mbi supet e drejtuesve të PDK-së ta kalojë shpejt me fjalitë standarde dhe boshe se: “Kjo është çështje e drejtësisë” dhe “Të gjithë janë të barabartë para ligjit”.

Vetëm deri këtu ishte në funksion të postit që e mban. Të gjitha ato që më pas ajo i tha lidhur me këtë temë ishin në shërbim të shefave të saj partiak. Në vazhdim të intervistës ministrja Hoxha tha se: “Besoj që nuk është vetëm PDK’ja që i ka biseduar këto gjëra, por të gjitha partitë politike, edhe ato opozitare që menaxhojnë komunat në ditët e sotme veprojnë njëjtë”.

Pra ministrja e drejtësisë e din këtë nga përvoja personale si zyrtare e PDK-së, por asnjëherë nuk ka qenë e gatshme që të denoncojë shkeljet e tilla të ligjit sepse duke qenë edhe vet produkt i kësaj logjike të veprimit ajo ka përfituar nga këto shkelje.

Më pas thotë se: “Ky është një mentalitet i së kaluarës ku funksionarët e lartë politik nga komunizmi që me një thirrje telefonike i kanë vendosur ose zhvendosur personat të cilët kanë qenë të afërt me ta në pozita të caktuara” . Sikur e shini nga kjo pjesë, ministrja Hoxha e pranon se udhëheqësit e partisë së saj udhëhiqen nga një mentalitet komunist.

Në këtë pjesë të “sqarimeve” të saj duke thënë se : “Nuk mund të themi se janë domosdoshmërisht të njëjtit persona, sepse shefi i grupit parlamentar ka detyra të caktuara dhe të mos kthehem në marrëveshjet politike që janë bërë”, ajo nxjerr në shesh misionin e saj që e ka si ministre e drejtësisë, e që është ekskluzivisht mbrojtja e shefave të saj Hashim Thaçi dhe Kadri Veseli nga përgjegjësia që kanë për këtë aferë. Në këtë pjesë ajo qartë vihet në mbrojtje të shefave të saj Thaçi dhe Veseli dhe bën me gisht kah, sipas saj, përgjegjësi i vetëm shefi i grupit parlamentar Adem Grabovci. Tani, a mund t’i besohet kësaj se do të jetë e pa anshme në ushtrimin e detyrës së saj si ministre drejtësisë? Sigurisht që jo!

Në fund kam nxjerrë pjesën më skandaloze të intervistës së saj, pjesën ku ajo vihet hapur në mbrojtje të klanit pronto, dhe jo vetëm që vihet në mbrojtje të saj por duke thënë se: “Një gazetari hulumtuese po të merrej më shumë me këtë rast do të vërente që personat të cilët janë përfolur në ato përgjime nuk i kanë marrë ato pozita” ndërhyn në punën e pavarur të sistemit të drejtësisë. Pra, përmes kësaj deklarate ajo e paragjykon se si duhet të përfundojë e tërë kjo çështje. Kjo është e pa pranueshme. Në një vend demokratik, një ministre e drejtësisë nuk do të guxonte të bëj deklarata të tilla, ose edhe po të guxonte, dorëheqja nga funksioni i ministres do të ishte e pashmangshme./ Periskopi

Reklamë
Reklamë

NISMA paralajmëron dërgimin e Hashim Thaçit në kushtetuese

Një darke e paralajmëruar me punëtoret e arsimit në Drenas në prag të fushatës parazgjedhore në këtë komunë nga ana e presidentit Thaçi mund të bëhet sebep qe i pari i vendit të përfundoj në Gjykatën Kushtetuese.

Periskopi.com Lajme

Valdete Bajrami, shefe e Grupit Parlamentar të Nismës për Kosovën, ka thënë në emisionin ‘Fakt Plus’, me Leotrim Berishën se Thaçi po e shkel nenin 83 të Kushtetues duke i takuar mësimdhënësit. Ajo ka paralajmëruar se si Nismë për Kosovën mund ta dërgojnë Thaçin në Kushtetuese.

“Ai njeri po e shkel Kushtetutën. Me takimet e një ditë më parë dhe sot qe pritet të mbajë ai e shkel Kushtetutën. Jemi duke pritë çka do të ndodhë dhe ndoshta do ta dërgojmë në Kushtetuese dhe besoj se këtë hap do ta marrim si nismë”, ka thënë ndër të tjera Valdete Bajrami.

E sa i përket takimit të sotëm të iniciuar nga Thaçi për reformën zgjedhore, deputetja Bajrami ka thënë se kjo është tentative për të iu ikur zgjedhjeve të parakohshme të cilat janë në prag. Asnjë reformë zgjedhore, sipas saj, nuk mund të bëhet pa prezencën e të gjitha partive politike.

Duke folur për Raportin e Progresit, ajo ka thënë se ky raport ve në pah dështimet e qeverisë.

Ndërsa ka paralajmëruar se PDK dhe LDK janë në prag të përçarjes finale për shkak të pazareve.

Buxhet, sipas saj, është një pretekst për të shkuar në zgjedhje.  Krejt në fund ajo ka thënë se pengesa e vetme për moslëvizjen e lirë është qeveria Mustafa.

Reklamë
Reklamë

Bajrami: Thaçi duhej ta kishte letrën e pestë, për veten

Valdete Bajrami, shefe e grupit parlamentar të Nismës, ka thënë se presidenti Hashim Thaçi është dashur të publikojë pesë letra, njërën edhe për vete.

Periskopi.com Lajme

Bajrami në “Interaktiv” ka thënë se Thaçi është dashur ta ketë edhe një letër, në të cilën do t’i adresonte keqpërdorimet që ka bërë ai sa ishte kryeministër i Kosovës.

“Ne kishim një seancë të martën, jo seancë e zakonshme. Një ditë më parë u publikua një lajm se kryeministri i asaj kohe ishte i involvuar në investimin e fondeve të Trustit në destinacioent ku ai kishte marrëveshje për fitime personale”, ka thënë Bajrami.

“Ai është dashur ta kishte edhe një letër për vete. Ne nuk mund të flasim për një thashetheme por një dëshmi nga një person që ka udhëhequr me paratë e shtetit. Ne në këtë rast kemi bërë kërkesë që presidenti ta bëjë atë që e kërkon nga të tjerët. Këtu duhet t’i lihet punë drejtësisë. Ne presim që drejtësia të veprojë edhe në këtë rast sepse aty janë të përfshirë edhe deputetë”, ka shtuar deputetja e Nismës.

Deputetja Bajrami veç të tjerash ka thënë se presidenti Thaçi letrat ka mundur t’i adresojë edhe sa ishte kryeministër, ndërsa adresimin e tij të tanishëm e ka quajtur si të vonuar dhe jo serioz.

“Po të ishte një iniciativë konkrete dhe nga dëshira që t’i zbardhte këto vrasje, do ta përshëndesnim edhe ne. Ka mundur ta bëjë edhe më herët këtë veprim, të cilin e konsiderojmë si të vonuar dhe jo serioz. Nuk është e drejtë që në momente të caktuara të përdoren ata që e dhanë jetën dhe sakrifikuan familjen për lirinë”.

Reklamë
Reklamë

Lunacek: Kurrë s’kam thënë se Qeveria e ka kërkuar Demarkacionin si kusht për vizat

Nënkryetarja e Parlamentit Europian, Ulrike Lunacek, ka reaguar ndaj deputetes së "Nismës", Valdete Bajrami, e cila ka thënë se Qeveria e Kosovës ka kërkuar nga BE-ja që Demarkacioni të jetë kusht për vizat.

Periskopi.com Lajme

“Deputetja Bajrami më ka cituar gabimisht”, ka thënë Lunacek për Gazetën Express.

Lunacek, e cila është edhe raportuese e PE-së për Kosovën, ka thënë nëpërmjet një deklarate se Bajrami e ka cituar gabimisht.

“Në artikullin e djeshëm, deputetja Valdete Bajrami më ka cituar gabimisht”, ka thënë Lunacek.

“Deklarata e deputetes Bajrami nuk korrespondon me faktet. Unë kurrë nuk kam thënë se Qeveria e Kosovës ka kërkuar që demarkacioni me Malin e Zi të jetë kusht për heqjen e vizave me Zonën Schengen”, ka shtuar ajo.

“Unë iu kërkova të gjithë deputetëve që të lëvizin përpara me ratifikimin e marrëveshjes sa më parë që të jetë e mundur dhe kam shpjeguar se në atmosferën aktuale në BE, në mënyrë që qytetarët e Kosovës të lëvizin pa viza është e rëndësishme që të përmbushen edhe dy kushtet e mbetura sa më parë që të jetë e mundur. Po ashtu, u kam thënë atyre që Qeveria duhet të përmbushë kushtin e dytë që është sjellja, evidenca për dënimet e nivelit të lartë për krim të organizuar dhe korrupsion. Po ashtu, kam shprehur mbështetjen e Parlamentit Europian për liberalizimin e vizave dhe për procesin e zgjerimit për Kosovën në përgjithësi”, është shprehur Lunacek.

Reklamë
Reklamë