Drejtori i Vala’s, Agron Mustafa nuk e di tabelën e shumëzimit (Video)

Drejtori ekzekutiv i Vala's, Agron Mustafa thotë se në Telekomin e Kosovës punojnë 2 mijë e 300 persona.

Periskopi.com Lajme

Në emisionin #meShukin, ai këtë shifër e dinte përmendsh, por jo edhe kur u pyet për tabelën e shumëzimit.

Para se ai të gabonte, foli gjatë për shkrim-leximin e punëtorëve që udhëhiqen nga ai, tha se gjendja është katastrofë.

“Sinqerisht po të thomë, ka raste kur shoh diçka dikush çka shkruan dhe më vjen me kajt”, thotë ai.

Por kur u pyet për tabelën e shumëzimit, përgjigjet i kishte skandal:

“5×5=35
7×5=45
2×5=12”, thotë ai.

*Videon mund ta ndiqni nga minuta 09:40  / Periskopi

Pëfaqësuesja e Kosovës vizitohet nga sponzori (Foto)

Drejtori gjeneral i Valës, Agron Mustafa, ka vizituar sot Përfaqësuesen e Kosovës, e cila është akomoduar në Hotelin “Kremlin Palace” në Antalya të Turqisë.

Periskopi.com Sporti

Përfaqësuesja ka pozuar edhe një foto me Mustafën, përcjell Gazeta Olle.

Vala është sponzor gjeneral i Kosovës. /Periskopi.com

ag