llapi-12-780x439

Llapi nënkampion vjeshtor, Besa e Drita ndajnë pikët

Llapi ashtu siç është pritur ka arritur fitore me rezultat të thellë kundër Hajvalisë 3-1.

Periskopi.com Sporti

Florim Berbatovci, Edon Zeqiri e Berat Hyseni shënuan për skuadrën e Llapit që tashmë ngjitur në pozitën e dytë me 36 pikë, tri më pak se lideri Trepça ’89.

Në ndeshjen tjetër në mes të Dritës dhe Besës nuk pati fitues 1-1.

Besa kaloi e para në epërsi me golin e Diar Miftarajt, ndërsa Drita barazoi me Gilberto Fortunadon.

Pas kësaj ndeshje Besa ngjitet në pozitën e pestë, ndërsa Drita mbetet e 10 ta.

 

 

trepca-89

Superliga e Kosvës në futboll fillon “gjumin dimëror të arushës”

Pranimi në UEFA dhe FIFA nuk ka ndryshuar kalendarin e garave, e as që është pritur ta ndryshojë.

Periskopi.com Sporti

Pushimi dimëror i skuadrave ka nisur dhe ai do të zgjasë plot tre muaj, por skuadrat e Vala Superligës në futboll besojnë se ai do të jetë aktiv – me stërvitje të vazhdueshme dhe ndeshje miqësore të herëpashershme, tash që Kosova ka edhe disa fusha me bar sintetik, shkruan sot Koha Ditore.

Me ndeshjet e xhiros së 17-të të Superligës që përfundojnë sot dhe me disa të Kupës që do të luhen nga skuadrat e rangjeve të ulëta në fundjavë, zyrtarisht mbyllet sezoni vjeshtor. Sezoni pranveror pritet të nisë në fund të shkurtit ose në fillim të marsit, varësisht kur vendos Federata e Futbollit e Kosovës.

asd

Tërhiqet shorti i Kupës së Kosovës

Sot është tërhequr shorti për rrethin e katërt të Kupës së Kosovës.

Periskopi.com Sporti

Këto janë ndeshjet e rrethit të katërt që zhvillohen me 3 dhe 4 Dhjetor:

Flamurtari – Vllaznia (P)

Kek-u – Dukagjini (K)

Vellaznimi – Arberia (D)

Bashkimi (K) – 2 Korriku. /Periskopi/

prishtina9

Java e 17-të e Superligës, na pret derbi i madh

Në këtë javë përfundon stinori vjeshtor i Vala Superligës së Kosovës. Të enjten përmbyllet me dy ndeshjet Drita-Besa dhe Llapi-Hajvalia.

Periskopi.com Sporti

Vëmendja është të mërkurën, kur mund të përcaktohet kampioni vjeshtor. Lideri i renditjes, Trepça ’89, është mysafire e Lirisë, kurse Prishtina zhvillon kryendeshjen me Feronikelin.

Dy takimet tjera janë: Drenica – Ferizaj dhe Trepça – Gjilani. Të gjitha ndeshjet nisin nga ora 13:00.

Java e 17-

E mërkurë – ora 13:00

Trepça – Gjilani

Drenica – Ferizaj

Prishtina – Feronikeli

Liria – Trepça-89

E enjte – ora 13:00

Drita – Besa

Llapi – Hajvalia. /Periskopi/

 

 

 

 

 

 

john-780x439

Trepça 89’ rikthehet me stil në krye të tabelës, mposhtë Ferizajin

Ka përfunduar java e 16-të në elitën e futbollit kosovar.

Periskopi.com Sporti

Trepça ’89 ka shënuar fitore të thellë 4-0 ndaj Ferizajt duke u kthyer në pozitën e parë në tabelë.

Pjesa e parë përfundoi ashtu siç filloi pa gola edhe pse vendasit kishin disa raste të mira shënimi.

Në pjesën e dytë, 89-shi tregon dhëmbët duke shënuar tre gola për 11 minuta.

Ishte sulmuesi llapjan, Fiton Hajdari që shënoi golin e parë nga një largësi prej 20 metrave në minutën e 62-të.

Gjashtë minuta më vonë, sulmuesi nigerian, Oto John shënoi nga afërsia për 2-0.

Vetëm pesë minuta pas golit të dytë, John shënoi edhe të tretin pas një asistim nga Përparim Islami.

Për rezultatin përfundimtar 4-0, u përkujdes mesfushori Florent Hasani që shënoi në minutën e fundit të ndeshjes.

Pas kësaj fitore, Trepça ’89 rikthehet në pozitën e parë në tabelë me 36 pikë, dy më shumë se Prishtina dhe tri më shumë se Llapi e Feronikeli.

Ndërkohë në Prizren, ndeshja mes Lirisë dhe Llapit përfundoi ashtu siç filloi pasi nuk pati gola nga asnjëra skuadër edhe pse rastet nuk munguan.

Trepça ka arritur ta befasoi Besën në Pejë duke e mundur me rezultat 1-2.

Pejanët kaluan të parët në epërsi kur shënoi në minutën e 78-të nga pika e bardhë Diar Miftaraj.

Por mitrovicasit befasuan duke barazuar fillimisht në minutën e 82-të nëpërmjet Arben Mustafës, ndërsa gjashtë minuta më vonë golin e fitores e shënoi Veton Shabani.

 

trepca-89

Ferizaji do të kërkojë fitoren e tretë radhazi ndaj Trepçës 89′

Java e 16-të në elitën e futbollit kosovar do të përfundoj sot me tri ndeshjet e fundit që do të zhvillohen.

Periskopi.com Sporti

Pas humbjes së Prishtinës, dy skuadrat tjera që janë në luftë për titull të kampionit, Llapi dhe Trepça ’89 do të kërkojnë fitore.

Llapi do të ketë një ndeshje të vështirë pasi udhëton në Prizren për tu takuar me Lirinë vendase, shkruan Telegrafi.com

Humbja e Prishtinës si duket e ka gëzuar skuadrën mitrovicase Trepça ’89 e cila synon të dalë kampione vjeshtore.

89-shi do të jetë nikoqire në stadiumin ‘Riza Lushta’ e skuadrës së Ferizajt e cila ka dy fitore në dy ndeshjet e fundit.

Ndërkohë ndeshja tjetër do të zhvillohet mes Besës së Pejës dhe Trepçës në stadiumin e qytetit në Pejë.

feronikeli3

Llapi fiton në derbi, kampioni dorëzohet në Ferizaj

Ka përfunduar java e 15-të e Vala Superligës në futboll.

Periskopi.com Sporti

Ku nga këto katër ndeshje që u zhvilluan të gjitha ishin fitore për skuadrat vendase.

Llapi ka triumfuar në kryendeshjen e javës duke mposhtur skuadrën e Trepçës ’89 me rezultat 2-0.

Ishte sulmuesi Berat Hyseni që ka realizuar dy golat e vetëm në këtë sfidë 12 minuta para fundit të saj fillimisht ndërsa të dytin në minutën e fundit të ndeshjes.

Pas kësaj fitore Llapi ngritët në pozitën tretë në tabelë me 32 pikë, dy më pak se lideri Prishtina.

Kampioni në fuqi i Kosovës, Feronikeli ka humbur në Ferizaj nga skuadra me po të njëjtin emër 2-0.

Elbasan Thaqi dhe Muhabi Bushi shënuan golat për fitoren e dytë radhazi të Ferizajt.

Ndërkohë fitore ka shënuar edhe Drita e Gjilanit pas 14 javëve në Superligë.

Bardh e kaltërtit kanë mposhtur Lirinë me rezultat të ngushtë 1-0 falë një goli nga braziliani Gilberto.

Ndërkohë fitoren e parë në këtë kampionat e ka shënuar edhe Trepça që e ka mposhtur Hajvalinë me rezultat 3-0.

Hasan Hyseni shënoi dy gola ndërsa Blerim Berisha një tjetër në suksesin e mitrovicasve.

linderman

Ja çfarë premton trajneri gjerman i Prishtinës, nëse shpallen kampion

Trajneri i Prishtinës, Lutz Lindemann ka dhënë një premtim interesant.

Periskopi.com Sporti

Trajneri gjerman ka premtuar se nëse ekipi i tij do të shpallet kampion në Vala Super Ligë, se ai do të pastrojë statujën e Bill Clinton në Prishtinë.

Aktualisht skuadra nga kryeqyteti kosovar është në vendin e dytë, dy pikë prapa Trepça’89, ndërsa premtimi i Lindemann është tejet interesant.

“Kur të kualifikohemi në Ligën e Kampionëve, unë personalisht do ta pastroj statujën e Bill Clintonit në Prishtinë”, tha Lindemann për Berlliner Kurier. /Periskopi.com/

prishtina1

Orari dhe gjyqtarët në javën e 14-të të Vala Super Ligës

Ndeshja hapëse e javës së 14-të do të jetë ajo ndërmjet Hajvalisë dhe Prishtinës, e cila luhet të martën, derisa ndeshjet e tjera do të zhvillohen të mërkurën.

Periskopi.com Sporti

Vala Superliga, java e 14-të

E martë

Hajvalia – Prishtina

E mërkurë

Trepça’89 – Feronikeli

Besa – Drenica

Liria – Trepça

Llapi – Drita

Gjilani – Ferizaj

Ndeshjet nisin në orën 13.00. /Periskopi.com

liria

Zyrtare: Liria bëhet me trajner të ri

Liria e Prizrenit ka vendosur për trajnerin e ri.

Periskopi.com Sporti

Bordi i klubit ka vendosur që Genc Tamniku të drejtoj klubin fund të stinorit.

“Jemi marrë vesh që deri në fund të këtij stinori Genc Tamniku të drejtoj skuadrën. Më pas do të ulemi dhe të shohim mundësinë e vazhdimi ose jo të bashkëpunimit”, ka thënë kryetari, Mirsad Çollaku.

Tamniku të martën do të drejtoj skuadrën në stërvitje. /Periskopi.com

prishtina

Sot do të zhvillohen edhe 4 ndeshje të Vala Superliga

Sipas plan programit të Vala Superligës së Kosovës në futboll, sot zhvillon edhe 4 ndeshje të tjera në kuadër të javës së 13-të të kampionatit elitar të Kosovës

Periskopi.com Sporti

Sipas plan programit të Vala Superligës së Kosovës në futboll, sot zhvillon edhe 4 ndeshje të tjera në kuadër të javës së 13-të të kampionatit elitar të Kosovës

Në përballjet e ditës së djeshme, Feronikeli mposhti Gjilanin me rezultat minimal 1:0, derisa me shifra identike përfundoi edhe takimi mes Drenicës dhe Hajvalisë.

Sot do të zhvillohetn edhe 4 ndeshje tjera. Prishtina pret Lirinë, me kryeqytetasit që do të kërkojnë të qëndrojnë në hap me liderin Feronikelin, e cila i shkon Dritës së Ismet Munishit si mysafir.

Trepça-Llapi është gjithashtu një tjetër duel interesant për tu përcjellur, pasi mitrovicasit do të kërkojnë të shkëputen nga vendi i fundit në tabelë, pozitë të cilën e ndajnë me Hajvalinë dhe Dritën që kanë pikë të barabarta.

Dhe në fund, Ferizaji do të jetë nikoqir i Besës në përballjen tjetër interesante të kësaj jave.

Kujtojmë se të gjitha takimet fillojnë nga ora 13:00. /Periskopi.com

prishtina11

Prishtina fiton derbin ndaj Dritës

Sot janë zhvilluar edhe katër ndeshjet e javës së 11 në Superligën e Kosovës që u karakterizua me pak gola.

Periskopi.com Sporti

Këto ndeshje Drita – Prishtina, Llapi – Drenica, Liria – Ferizaj, dhe Besa – Gjilani.

Prishtina shënoi fitore shumë të rëndësishme në udhëtim te Drita, duke shënuar gol në minutën e 85 përmes Mankendas, raporton Koha.net.

Kurse më së shumti gola pati në takimin Liria – Ferizaj, e cila përfundoi me rezultat 3 me 0. Golat u shënuan nga Ilir Mustafa, Liridon Fetahaj dhe Henry Chibueze.

Llapi mposhti Drenicën minimalisht me golin e vetëm nga Hamdi Namani. Kurse Besa dhe Gjilani ndanë pikët. /Periskopi.com

 

prishtina

Drita-Prishtina, kryendeshja e javës së 11-të

Vala Superliga e Kosovës vazhdon me ndeshjet tjera të javës së 11-të.

Periskopi.com Sporti

Prishtina do ketë një udhëtim të vështirë në Gjilan, ku do përballet me Dritën e Ismet Munishit.

Kurse ndeshje tjetër interesante do jetë edhe ajo ndërmjet Besës dhe Gjilanit.

Ja të gjitha ndeshjet:

Drita – Prishtina
Besa – Gjilani
Llapi – Drenica
Liria – Ferizaji

Të gjitha ndeshjet zhvillohen nga ora 14:00. /Periskopi.com

????????????????????????????????????

Golashënuesit më të mirë në Super Ligën e Kosovës

Dje ka përfunduar xhiroja e dhjetë e Super Ligës së Kosovës në futboll.

Periskopi.com Sporti

Ja golashënuesit më të mirë.

Otto John dhe Granit Arifaj – 8 gola

Qemail Elshani – 7 gola

Shkëmbim Salihu – 5 gola

Fiton Hajdari, Florim Bërbatovci dhe Hasan Hyseni – 4 gola. /Periskopi.com

 

lojtari

Orari i ndeshjeve të javës së tetë në Super Ligë dhe në Ligën e parë

7 tetor, 2016 – Është caktuar orari i ndeshjeve të javës së 8-të në Vala Superligë dhe në Ligën e Parë. Ndeshja ndërmjet Feronikelit dhe Dritës, e cila zhvillohet të martën do ta hapë javën, derisa ndeshjet e tjera luhen të mërkurën.

Periskopi.com Sporti

Vala Superliga, java 8-të

E martë

Feronikeli – Drita

 

E mërkurë

Trepça’89 – Hajvalia

Besa – Liria

Gjilani – Llapi

Ferizaj – Trepça

Drenica – Prishtina

 

Liga e Parë, java e 8-të

E mërkurë

Dukagjini – Ulpiana

Fushë Kosova – KEK-u

Vita – Flamurtari

Rahoveci – Istogu

Kosova (P) – Ramiz Sadiku

2 Korriku – Vushtrria

Deçani – Ballkani

Vllaznia – Vëllaznimi

Ndeshjet fillojnë në orën 15:00

drita-gjilani

Ndeshjet e Superligës në mesjavë, derbi Drita-Gjilani

Në këtë mesjavë zhvillohen ndeshjet e javës së shtatë të Vala Superligës së Kosovës në futboll.

Periskopi.com Sporti

Të mërkurën zhvillohen tre ndeshje.

Drenica pret në shtëpi skuadrën në formë, Trepça ’89, ndërsa Trepça luan kundër kampionit aktual, Feronikeli.

Liria e Prizrenit do të kërkojë fitoren përball Hajvalisë, në ndeshjen e cila do të zhvillohet në stadiumin ‘Përparim Thaqi’.

Të enjten zhvillohen dy ndeshje, ajo ndërmjet Prishtinës dhe Ferizajit si dhe ajo ndërmjet Llapit dhe Besës.

Të premten zhvillohet ndeshja e fundit e kësaj jave, njëherësh derbi i madh i dy skuadrave nga i njëjti qytet, ndërmjet Dritës dhe Gjilanit.

superliga /Periskopi.com

prishtina

Prishtina forcon kreun, mposht Gjilanin

Periskopi.com Sporti

Prishtina ka shënuar fitore tejet të rëndësishme në ndeshjen kundër Gjilanit, të zhvilluar në stadiumin ‘Agron Rama’ në Obiliq.

Bardhekaltërit mposhtën gjilanasit me rezultat minimal 1:0 me golin e mbrojtësit Liridon Kukaj, gol ky i shënuar në minutën e dytë të takimit.

Vlen të ceket se prishtinasit kanë mundur të pësojnë gol në minutat e fundit të takimit, pasi goditja e Betim Haxhimusës së Gjilanit goditi transversalen.

Me këtë fitore Prishtina arrinë kuotën e 13 pikëve pas pesë ndeshjeve të zhvilluara, ndërsa Gjilani mbetet në pozitën e dytë me nëntë pikë, po aq sa ka edhe Trepça 89.

Nesër zhvillohet ndeshja ndërmjet Drenicës dhe Feronikelit, ndërsa të dielën zhvillohen edhe katër ndeshje tjera, të gjitha me fillim nga ora 15:00, për të mbyllur kështu javën e pestë të Vala Superligës së Kosovës në futboll.

 

Ndeshjet e së dielës:

 

Ferizaj – Trepça 89

Trepça – Besa

Drita – Hajvalia

Llapi – Liria                                                                                                               /Periskopi.com

 

prishtina

Rezultatet e xhiros së tretë të Vala Superligës së Kosovës

Periskopi.com Sporti

Kanë përfunduar të gjitha ndeshjet e javës së tretë në Vala Superligën e Kosovës në futboll.

Lideri aktual, Prishtina ka shënuar fitore të thellë ndaj Hajvalisë me rezultat 3:0, ndërsa Besa dhe Drenica janë ndarë baraz 1:1.

 

Këto janë rezultatet:

Ferizaj 1 – 2 Gjilani

Drenica 1 – 1 Besa

Prishtina 3 : 0 Hajvalia

Trepça 1 – 4 Liria

Drita 0 – 1 Llapi

Feronikeli 4 – 1 Trepça 89

 

Prishtina gjendet në pozitën e parë me nëntë pikë, e ndjekur nga Besa dhe Drenica që kanë nga shtatë pikë.

Në pozitën e fundit gjendet Hajvalia, skuadër kjo e cila nuk ka arritur të mbledhë asnjë pikë në tre ndeshjet e para. /Periskopi.com