Vajrat

Kapen mbi 1000 litra vajra motorike të kontrabanduara në Prishtinë

Dogana e Kosovës ka arritur të parandaloj kontrabandimin e 1000 litra vaj të cilat janë gjetur gjatë patrullimeve rutinore në rajonin e Prishtinës.

Periskopi.com Lajme

Në autostradë e cila gjendet në zonën industriale Lipjan-Prishtine njësit e doganës kanë ndaluar për kontroll një kombi transportues të markës Daimler Chrysler 308 D, ngjyrë e kaltër me targa të Kosovës.

Gjatë kontrollit është konstatuar se ngarkesa në atë kombi ishte me mallra si: Vaj Motorik, Vaj Transmisionit dhe vaj I frenave në sasi totale prej 1116.5 litra. Derisa për mallrat transportuesi nuk posedonte asnjë dokument prandaj si I tillë I është nënshtruar konfiskimit.

Rasti është dërguar te sektorit për kundërvajtje, derisa automjeti dhe mallrat janë konfiskuar./ Periskopi

vajrat 3

 

Vajrat