Viktor Janukoviq

Janukoviç është penduar që nuk e përdori ushtrinë kundër popullit sa ishte president

Ish-Presidentit i Ukrainës, Viktor Janukoviç, deklaroi se gabimi i tij i vetëm ishte që nuk nxori ushtrinë kundër popullit dhe që shpalli shtetin ushtarak, duke vënë në zbatim planin Marshall, për të shtypur revoltën pro-evropiane. Ish-presidenti ukrainas, tha se kjo do të ishte mënyra e vetme për t’u rezistuar rebelëve të pushtetit, por nënvizoi se ai nuk mundi të provokonte një gjakderdhje.

Periskopi.com Lajme

Janukoviç kishte mbështetjen e Moskës për të vazhduar pushtetin e tij anti-evropian.

Pas largimit të tij, Rusia aneksoi Krimen, ndërsa disa territore të tjera të Ukrainës vazhdojnë të jenë nën kontrollin e separatistëve rusë.

Viktor Janukoviç gjendet në azil në Rusi. Ai akuzohet nga drejtësia ukrainase për vrasje masive ndaj protestuesve në vitin 2014./ Alsat M

ministridemollitirane

Demolli: Lista Serbe po mban peng ligjin për ushtrinë

Ministri i Forcës së Sigurisë së Kosovës, Haki Demolli ka thënë se kjo forcë është e gatshme për t`u sndërruar në ushtri dhe ka kryer të gjitha proceset që i takojnë përfshirë draftligjin i cili është dërguar Qeverisë si dhe përgatitjet tjera ushtarake.

Periskopi.com Lajme

Sipas Demollit, ky ligji mbetet peng i procesit politik, derisa përmendi qëndrimin e Listës Serbe për mosgatishmërinë për të votuar rreth transformimit të Forcës së Sigurisë së Kosovës në Forca të Armatosura të Kosovës.

Këtë deklaratë ai e bëri gjatë vizitës që i bëri kazermës “Adem Jashari” në Prishtinë ku edhe po shënohet “Dita e Forcës”.

Ndryshe, ne një interviste për lajmi.net, Deputeti i Listës Serbe, Nenad Rashiq ka thënë se nuk kanë biseduar asnjëherë me autoritete qeveritare për themelimin e ushtrisë.

Ministri i Forcës dhe Sigurisë së Kosovës, Haki Demolli, në “Ditën e Forcës”, ka thënë se FSK ka bërë të gjitha përgatitjet ligjore dhe profesionale që kjo forcë të transformohet në Forcë të Armatosur të Kosovës.

“Forca e Sigurisë së Kosovës është e gatshme të transformohet në Forcë të Armatosur të Kosovës dhe e vetmja gjë që ne presim si ministri është vendimmarrja politike në Kuvendin e Kosovës. Ky proces nuk varet drejtpërsëdrejti nga ne, për arsye se ne si FSK kemi bërë të gjitha përgatitjet e nevojshme, si ne aspektin ligjor ashtu edhe në aspektin profesional. Kur them aspektin ligjor ne si Ministri e kemi përgatitur draftligjin për transformimin e FSK-së në Forca të Armatosura dhe këtë draftligj ia kemi dorëzuar Qeverisë së Kosovës e cila duhet ta procedoj në Kuvend dhe vetëm presim vendimmarrjen politike, e cila për shkak të zhvillimeve politike në kuvend dhe sidomos për shkak mos gatishmërisë së Listës se Serbe që të mos japin votën ky proces është shtyrë”, ka thënë Demolli. /Lajmi.net

FSK

As vitin e ardhshëm FSK-ja s’do të mund të blejë helikopterë

Pesë milionë euro më shumë do të ketë Forca e Sigurisë së Kosovës në buxhetin e vitit 2017.

Periskopi.com Lajme

Nga 51 milionë euro sa ka buxhet, vetëm 18.5 milionë prej tyre do të përdoren për shpenzime kapitale, ku hyn edhe blerja e autoblindave prej 3.7 milionë eurosh, para të cilat janë ndarë që në buxhetin e vitit 2015, e po ashtu edhe 3.7 milionë euro të tjera do të shpenzohen për blerjen e automjeteve taktike për Forcën.

76 automjete taktike 3 ose 4 tonëshe, 4×4 janë paraparë që t’i blejë Forca e Sigurisë dhe për këtë, në vitin 2017 i ka në dispozicion 3.5 milionë euro të tjera, raporton KTV

Pavarësisht që në vitet 2015 dhe 2016 FSK-ja parashikoi që të blejë disa autoblinda dhe Qeveria i ndau buxhetin prej 3,3 milionë eurove, paratë në fakt nuk u shpenzuam.

Ato u bartën nga viti në vit dhe kështu në 2017, bazuar në projektligjin e Buxhetit të Kosovës për 2017, FSK-ja ka në dispozicion për këtë kategori 3 milionë e 850 mijë euro.

Bazuar në këtë projektligj, as më 2017 forca nuk ka paraparë që të blejë helikopterë, pavarësisht statusit që i lejon të pajiset me këtë mjet ushtarak, por nuk ka para për ta blerë atë.

selfie pas vershimeve

Ushtria shpëton familjen 6 anëtarëshe mes të tyre dhe një foshnje, bëjnë edhe selfie

Një familje me 6 anëtarë mes të tyre dhe një foshnje është shpëtuar sot nga përmbytjet pasi ushtria kreu një operacion të vështirë shpëtimi me helikopter.

Periskopi.com Lajme

Shtëpia 2 katëshe e Medi Gjetanit në njësinë administrative Lis të Burrelit ishte përmbytur plotësisht pasi lumi doli nga shtrati.

Pas lajmit të mirë të shpëtimit të kësaj familje, Kryeministri Edi Rama ka nxituar të postojë i pari foton në facebook. Kjo foto është shkrepur në helikopter teksa transportoheshin te mbijetuarit e motit te keq.

I pari që ka postuar foton ka qene Kryeministri Rama i cili shkruan “Foto e ditës”.

Ndërkohë situata nga përmbytjet është tejet e rëndë raportohen 3 viktima deri tani. Një 40 vjeç u mor nga rrjedha e përroit në Klos të Burrelit; në Tiranë në Bregun e Lumit u gjet një kufomë ende e paidentifikuar, ndërsa në Këlcyrë, era e fortë rrëzoi nga çatia një 50 vjeçar i cili humbi jetën.

Po kështu raportohen qindra hektarë tokë të përmbytura, shtëpi banimi, rrugë si dhe shembje dherash e gurësh në disa qytete të vendit, si Tiranë, Durrës, Shkodër, Kamëz, Lezhë,  Laç, Milot, Burrel, etj.

cfbcbvgc Capturegfhfgbcfb

Shqiperia

Rëndohet gjendja në Shqipëri, ndërhyn ushtria

Vala e motit të keq me reshje të dendura shiu paralizuan lëvizjen në shumë rrugë e qytete të vendit, ndërsa ujrat rrezikuan edhe jetë njerëzish. Në Shkodër, Tiranë dhe Fushë-Krujë është dashur ndërhyrja e emergjencave civile dhe ushtrisë, e cila me mjete lundrmi ka zhvendosur njerëzit e rrezikuar.

Periskopi.com Lajme

Në Tiranë, në Urën e Brarit një mjet mbeti në lumë dhe drejtuesi është shpëtuar nga ushtria. Në Shkodër, Drini doli nga shtrati dhe jeta e disa familjeve në lagjen Ajasem ishte në rrezik.

Autostrada Tiranë-Durrës u bllokua mëngjesin e së martës nga ujërat që kaluan nivelin e 50 centimetra. Në disa zona ujërat shkuan në nivele të rrezikshme, veçanërisht te nënkalimet. Edhe këtu është dashur ndërhyrja e zjarrëfikësve për të nxjerrë mjetet që janë bllokuar nën ujë. Ndërkohë, në disa raste kanë qenë kalimtarët me mjetet e larta që evakuuan njerëzit e bllokuar.

Policia devijoi trafikun drejt Durrësit dhe anasjelltas në rrugën e vjetër, por edhe Durrësi është goditur keq nga përmbytjet dhe dëmet, kryesisht nëpër biznese janë të mëdha.

Situate e rënduar është edhe në Lezhë e Fushë-Krujë. Në Lezhë janë 30 ushtarakë në gatishmëri, ndërsa në Fushë-Krujë, ushtria ka nisur mjete lundruese për të shpëtuar tre familje të rrethuara nga ujërat e përrenjve të tejfryrë.

Një situatë e vështirë është dhe te Ura e Brarit në Tufinë, ku kanë mbërritur forcat e ushtrisë për evakuimin e një familjeje, e cila është në rrezik përmbytjeje.

Situata është pothuajse njësoj edhe në Dibër e Bulqizë. Për shkak të bllokimit të rrugëve dhe sasisë së madhe të reshjeve emergjencat civile janë në alarm në gjithë vendin. Ndërkohë, Ministria e Brendshme kërkoi mbylljen e procesit mësimor në gjithë vendin, kërkesë që është miratuar nga Ministria e Arsimit, që ka pezulluar procesin mësimor deri në një urdhër të dytë.

Ushtria ruse i afrohet kufirit të Maqedonisë

Një stërvitje ushtarake multinacionale e koduar me emrin sinjifikativ, “Vëllazëria sllave 2016”, do të mbahet nga data 3 deri më 9 nëntor në aeroportet dhe poligonet e Armatës së Serbisë (disa prej tyre afër Maqedonisë), bëjnë të ditur mediet serbe.

Periskopi.com Lajme

Sipas kumtesës së Ministrisë serbe të Mbrojtjes, që e transmetojnë mediet e Beogradit, në këtë stërvitje ushtarake do të marrin pjesë 212 pjesëtarë të Ushtrisë Ajrore-Desante të Forcave të Armatosura të Federatës së Rusisë, 56 pjesëtarë të Forcave të Armatosura të Bjellorusisë dhe 450 pjesëtarë të Ushtrisë së Serbisë.

Siç theksohet në kumtesë, qëllimi i stërvitjes është përparimi i aftësive operative për zgjidhjen e detyrave taktike dhe luftarake për zhvillimin e operacioneve antiterroriste në mjedisin multinacional.

Rrustem Berisha

Rikujton deputeti i AAK-së: Formimi i ushtrisë varet nga Lista Serbe

Deputeti i AAK-së, Rrustem Berisha, ka thënë se formimi i ushtrisë së Kosovës varet nga Lista Serbe.

Periskopi.com Lajme

Berisha ka thënë se deputetët serbë janë pengesë në transformimin e FSK-së në ushtri dhe ata nuk bëjnë asnjë hap pa pëlqimin e Beogradit.

“Lista Serbe është pengesë në transformimin e FSK-së në ushtri. Ata nuk e bëjnë asnjë hap pa pëlqimin e Beogradit. Ne e kemi obligim që ta transformojmë FSK-në në ushtri. Është e nevojshme një koordinim më i mirë të ekspertëve të kësaj lëmie”, ka thënë Berisha.

“Formimi i ushtrisë nuk e dëmton paqen por është në interes të paqes. Deputetët disa herë janë prononcuar dhe thonë se duhet të marrim pëlqimin e popullit. Është vendim i rëndë. Ne duhet të gjejmë formën për formimin e uhstrisë. Hapi i parë është organizimi i tryezës së përbashkët të partive politike. Por thash edhe më herët se çdo gjë varet prej Listës Serbe dhe ajo nuk bën asgjë pa pëlqimin e Beogradit”, ka shtuar ai, në Rubikon

“Nuk e përjashtojmë as komisionin për siguri mirëpo duhet të jetë një grup ku është e përfshirë edhe Ministria e Brendshme dhe të jepet një qëndrim se si duhet të veprojmë në këtë drejtim” Sipas Berishës, Lista Serbe nuk bën asnjë hap pa qëndrimin e Beogradit. “Realisht është e varur prej dikujt tjetër, prej Listës Serbe pasi ata nuk bëjnë asnjë hap pa qëndrimin e Beogradit”, ka thënë veç të tjerash deputeti i AAK-së.