ushtria-jone-780x439

Problemet politike, shkaktar që Kosova ende nuk ka ushtri

Ndryshimet kushtetuese, të cilat do t’i hapnin rrugë transformimit të Forcës së Sigurisë së Kosovës në Forca të Armatosura të Kosovës, kanë mbetur peng i zhvillimeve politike në vend, tha ministri i Forcës së Sigurisë së Kosovës, Haki Demolli.

Periskopi.com Lajme

 

Ai bëri me dije se ministria që drejton ka kryer përgatitjet e nevojshme të planifikimit dhe të procesit të transformimit dhe se është e gatshme të fillojë procesin e transformimit, pasi të jetë marrë një vendim politik në Kuvendin e Kosovës.

“Aktet normative apo draft ligjin për transformimin e FSK-së në FAK e kemi dërguar në Qeveri të Kosovës dhe po ashtu amendamentet kushtetuese që kanë të bëjnë me transformimin e FSK-së janë në Kuvendin e Kosovës. Por, deputetët e Kuvendit të Kosovës nga Lista Serbe janë duke e bojkotuar punën e Kuvendit të Kosovës, si dhe nuk kanë treguar gatishmëri për të dhënë votën e tyre pro ndryshimeve kushtetuese, të cilat do të ishin edhe bazë për fillimin dhe zhvillimin e këtij procesi”, thotë Demolli.

Ministri Demolli thotë se janë bërë përpjekje që të kontaktohen deputetët nga Lista Serbe, për të parë se cilat janë shkaqet e mos votimit të ndryshimeve kushtetuese për FSK-në dhe se cilat janë kërkesat eventuale që mund të kenë, mirëpo, sipas tij, “ nuk ka pasur sukses në atë drejtim”.

“Shtyrja e këtij procesi mund të jetë demotivim sa i përket zhvillimeve të brendshme në FSK. Kjo vërtetë mund të krijojë demotivim tek pjesëtarët e FSK-së, të cilët ka dy vite që po presin fillimin e këtij procesi”, thotë Demolli.

Anton Quni

Deputeti i LDK-së kërkon formimin e ushtrinë pa interesa politike

Deputeti i LDK-së, Anton Quni, ka thënë se krijimi i ushtrisë së Kosovës duhet të trajtohet si temë pa interesa politike dhe me racionalitet.

Periskopi.com Uncategorized

Ai ka thënë se në këtë mënyrë do të arrihet edhe një komunikim dhe bindje e komunitetit serb se krijimi i ushtrisë nuk përbën rrezik.

“Ne nuk mund të bëhemi shkelës të kushtetutës, duhet të tregojmë kulturë shtetërore. Jam më se i bindur se nëse kjo temë shtrohet pa interesa politike, jam më se i bindur se insistimi në komunikim dhe me një racionalitet do të arrijmë që të binden edhe komunitetet pakicë që ushtria e Kosovës nuk përbën rrezik”, ka thënë Quni, tha ai ne Rubikon.