Ushtarët danezë të rrezikuar nga agjentet e bukura ruse

Periskopi.com Lajme

Shërbimi i Sigurisë dhe Zbulimit i Danimarkës ua ka tërhequr vërejtjen ushtarëve të saj të cilët janë pjesë e operacionit të NATO-së në vendet baltike që të jenë të kujdesshëm kur të vizitojnë baret e natës në kryeqytetin estonez Tallinn dhe në Tartu për shkak të rrezikut nga “zoçkat e ëmbla” – provokimeve nga femrat agjente ruse dhe pro-ruse.

“Sipas vlerësimeve të Shërbimit për Siguri dhe Zbulim të Danimarkës, do të jetë e lartë shkalla e rrezikut nga aksione agresive dhe kërcënimeve ndaj forcave të armatosura daneze”, shkruan ‘Sputnik’, duke iu referuar mediave daneze.

Në raport, potencohet se Rusia mund të shfrytëzojë metodën e “kurtheve të ëmbla”, duke angazhuar femrat me qëllim të shantazhimit dhe diskreditimit të ushtarëve, transmeton Telegrafi.

Sipas autorit të dokumentit, ushtarët danezë rreziku i pret në varet e kryeqytetit estonez Tallinn dhe në qytetin Tartu, të cilat ata i frekuentojnë gjatë kohës së lirë.

Ministri danez i Mbrojtjes, Klaus Hjort Frederikscon, në ceremoninë e fillimit të shërbimit të batalionit ndërkombëtar të NATO-së në Estoni, ka deklaruar se frika dhe shqetësimi i Shërbimit për Siguri dhe Zbulim janë të bazuara.

“Ushtarët ballafaqohen me provokime dhe përpjekje për diskreditim të pranisë së tyre. Ministria e Mbrojtjes është duke punuar në gjetjen e përgjigjes ndaj këtyre provokimeve”, thuhet në njoftim.

Qindra foto nudo në faqen sekrete! Skandal i ri i marinsave amerikanë

Një skandal i ri ka përfshirë marinsat amerikanë, pasi në një faqe sekrete në Facebook janë publikuar fotografi nudo të ushtareve femra. Protagonistët rrezikojnë gjyqin ushtarak.

Periskopi.com Lajme

“Bëhet fjalë për një sjellje totalisht në kundërshtim me principet tona”, u shpreh gjenerali Ronald Green.Por faqja sekrete në Facebool e quajtur «Marines United» është vetëm skandali i fundit që ka përfshirë ushtrinë amerikane. Departamenti amerikan i mbrojtjes po heton mbi disa fotografi nudo të ushtareve femra që janë shpërndarë në rrjete sociale nga kolegët meshkuj si në rradhët e marinsave amerikanë ashtudhe nga ata britanikë. Fotografitë që end enuk dihet nëse janë bërë me deshirë apo fshehurazi ka një sërë komentesh negative. Shërbimi për hetimet në marinë ka nisur hetimet dhe deri tani janë identifikuar 12 nga protagonistet.

Zyrtarët ushtarakë për momentin nuk kanë komentuar duke pritur që të zbardhet cështja. Por një marins i cili ka preferuar të mbetet anonim tha për Associated Press se një nga informaticienët është hequr nga puna pasi kishte postuar një link të fotografive. Skandali u bë publi nga “The Uar Horse”, një organizatë jo fitim prurëse e drejtuar nga ish marinsi Thomas Brennan i cili është kthyer në objektiv fyerjesh dhe kërcëmnimesh. Ndërsa ata që kanë publikuar fotografitë në rrjette sociale mund ta paguajnë shtrenjtëpasi do të përballe me gjyqin ushtarak. Fotografitë aktualisht janë hequr nga rrjetet.

Prej kohësh marinsat amerikanë kanë qenë objekt skandalesh si pasojë e abuzimeve ndaj grave. Sipas të dhënave të departamentit amerikan të mbrojtjes në vitin 2011 denoncimet për rastet e dhunës kanë qenë 3.192, një për qind më shumë se një vit më parë. Departamenti vlerëson se 86 për qind e viktimave zgjedh të heshtë dhe një sondazh i Pentagonit tregon se në 2010-ën, numri rel i agresioneve ka tejkaluar shifrën e 19 mijë rasteve. Pjesa më e madhe e viktimave janë femra, por më të përndjekurit në mënyrë absolute mbeten meshkujt./abc/

Rusia vret gabimisht tre ushtarë turq në Siri, Putin kërkon falje

Kremlini ka konfirmuar se aeroplanët luftarakë rusë kanë qëlluar gabimisht tre ushtarë turq në sulmet ajrore që shkuan gabimisht në veri të Sirisë, raporton BBC.

Periskopi.com Lajme

Ushtria turke në mëngjesin e së enjtes njoftoi se aeroplanët rusë kanë vrarë gabimisht tre ushtarë turq dhe kanë lënduar 11 të tjerë në një operacion ndaj Shtetit Islamik.

Presidenti i Rusisë, Vladimir Putin, i ka shprehur ngushëllime homologut Tayyip Erdogan përmes një bisede telefonike.

Incidenti kishte ndodhur në qytetin al-Bab në veri të Sirisë.

Ushtria amerikane shpenzon dhjetëra milionë dollarë në Kosovë (Dokument)

Shtetet e Bashkuara të Amerikës janë vendi që ka buxhetin më të madh ushtarak në botë.

Periskopi.com Lajme

Janë rreth 600 miliardë dollarë që SHBA-ja shpenzon çdo vit për ta mirëmbajtur ushtrinë e vet.

Disa milionë nga ky buxhet shkojnë edhe për trupat amerikane që ndihmojnë sigurinë në Kosovë.

Sipas planifikimit buxhetor për vitin 2017, SHBA do të shpenzojë mbi 87 milionë dollarë për trupat e saj në Kosovë.

Në vitin paraprak shifra ishte edhe më e madhe – mbi 111 milionë dollarë. /Klan Kosova/

buxhetio

Tjetër rast, ‘shqiponja’ kthehet në makthin e ushtrisë greke

Fotografia e re e një rekruti të ushtrisë greke që pozon duke bërë me duar shenjën e shqiponjës dykrenare, e zbuluar në rrjetet sociale, ka sjellë sërish “dhimbje koke” për Athinën zyrtare e sidomos për Ministrinë e Mbrojtjes.

Periskopi.com Lajme

Sipas Shtabit të Përgjithshëm, rekruti në fjalë është identifikuar dhe rezulton se po kryen shërbimin me Forcat e Armatosura greke në Qipro.

Ai do t’u nënshtrohet të gjitha procedurave me të cilat do të përballen edhe 7 rekrutët me origjinë shqiptare në një repart elitar të këmbësorisë greke në Mesologji, që kryen të njëjtin veprim disa ditë më parë.

Çështja është konsideruar e një rëndësie të veçantë dhe është marrë në dorë nga Prokuroria Ushtarake e Janinës, që po heton me hollësi, ndërsa sipas burimeve pranë saj, nuk përjashtohen as dënime deri në 5 vjet heqje lirie për rekrutët.

Rastin në fjalë ministri grek i Mbrojtjes, Panos Kamenos e ka përfshirë gjatë një interviste televizive në një plan të gjerë të ringjalljes së nacionalizmit shqiptar.

Dy incidentet kanë shkaktuar shqetësim në gjirin e ushtrise greke, ndërkohë që me urdher të shefit të Shtabit të Përgjithshëm ka filluar edhe një hetim administrativ për të shqyrtuar së pari nëse në të kaluarën ka pasur raste të ngjashme dhe nëse po, si janë trajtuar.

Letra emocionuese e luftëtares së UÇK-së për arrestimin e Ramush Haradinajt

Arrestimi i ish-komandantit të UÇK-së në zonën e Dukagjinit, aktualisht lider i AAK-së, Ramush Haradinaj, ka nxitur reagime të shumta.

Periskopi.com Lajme

Të prekur nga momentet e vështira që po kalon Haradinaj, janë në veçanti ish-ushtarët e tij besnikë, të cilët edhe në këtë betejë siç e quajnë ata, i japin përkrahje prijësit të tyre.

Përmes një letre publike, reagim në kundërshtim me arrestimin e Haradinajt, ish-ushtarja e UÇK-së, Brigada 138 Gjakova, sot veterane e luftës, Shkëndije Hoda, tregon për shkeljen që ndër vite iu bë popullit tonë, e të cilëve në ballë gjithmonë i dolën djem e vajza që e deshën atdheun.

“Lirinë nuk e blemë dhe nuk na solli askush, lirinë e fituam me gjak, me mund e vlera. Jemi goditur e fyer, jemi arrestuar e maltretuar ndër shekuj me bisha e kasapë, e lirinë nuk na solli as nuk na fali askush. Shpesh na fyen Skënderbeun, Nënë Terezën, Shotën e Azemin, na fyen historinë, duke pas frikë nga shqiptarët. Megjithatë, mbetëm stoik dhe të paluhatshëm në arritjen e qëllimit tonë, Lirinë.

Ju sot po na nëpërkëmbni prapë, por po na bashkoni më shumë se kurrë, po i bashkoni idealistët e lirisë, të ndershmit dhe të ndërgjegjshmit, atdhetarët dhe liridashësit, po i bëni bashkë kundër mashtrime dhe abuzimeve, kundër hajnisë dhe korrupsionit. Ju po na bëni më të fortë ta ruajmë këtë liri.

Sot ju arrestuat një pjesë të lirisë sonë, arrestuat Komandantin dhe jo individin, ju prekët zemrën e UÇK-së jo Ramushin, ju po dëshironi që vlerat e Veteranëve dhe Invalidëve, Dëshmorëve dhe Martirëve ti prangosni, por jo, ju lirinë s’na sollët, lirinë e sollën gjaku, gjymtyrët dhe mundi i sajë.

Prandaj, lirinë mos na prekni se do na zhgënjeni, do na dëshpëroni dhe mos na bëni të ndihemi fajtorë, që do e zgjojmë prapë ndjenjën e saj. Mos na bëni të përsërisim dhembjet e kujtesës së qindra njerëzve ende me plagë të therura.

Heronjtë e historisë mos i gjuani mbrapa supeve, se as për hak tradhtinë se kishin, andaj mos gjuani mbi vlerat e lirisë se kemi trashëguar besën dhe nderin. Historinë nuk na bëri Franca, po as perëndimi, historinë e bënë trimat  dhe trimëreshat e kombit, ata që dhanë dhe vazhdojnë të japin më të vlefshmen e tyre, jetën.

Ju e lejuat në duart e Serbisë pa mëshirë luftëtarët e lirisë, lejuat të humb rininë Anton Lekaj –Pinqo, Kelmendin e shumë e shumë të tjerë. Ju jeni bërë faqja e zezë, duke përkrahur  pritat dhe pusit ndaj komandantëve dhe luftëtarëve të UÇK-së, të rrjetëzuara nga Serbia.

Ju ‘Aleatët’ që thirreni në emrin e lirisë që na” sollët”, ju sot po na rrezikoni atë, ju po bëheni anti-perendimor dhe anti-liri, sepse ju vetë po mundoheni ta dështoni perspektivën e shqiptarëve në Kosovë. Heshtja juaj dhe forca juaj e dobësuar po më bën të bindem, që ju jeni krah një diktatori si Serbia, nuk di nëse po i keni frikë, apo po i  keni frikë Rusisë. Unë e kuptojë kapsllëkun e qeverisë sonë, që vetë Serbia ia bëri sëmundje, por ende s’po mundë të kuptoj sëmundjet e juaja mentale, si njerëz të zgjuar.

Një qëndrim i juaj karshi Serbisë më bind në fjalën popullore ‘për inat sime vjehërr vdektë im bir’, një handikap i madh i BE-së. Edhe kjo më bindi që ju po i  nënshtroheni diktatorëve, regjimeve duke bërtitur me nocione mashtruese “ Demokraci liberale”. Mënyra e etiketimeve të juaja perëndimore ndaj arrestimit të vlerës së UÇK-së dhe Komandantit të saj Haradinaj, janë të ndryshme, edhe sikur të zgjohen gjithë Millosheviqianët këndej dhe andej, edhe sikur të zgjoheshin gjithë Daçiçët, këndej dhe andej, edhe sikur të ju përmbysin Evropën e lodhur, ju ambasadorë e shëtitore të botës do mbeteni njësoj para këtyre kasapëve.

Në fund e them se tradhtia që vjen mbrapa, nuk e gjunjëzon Ramushin ajo veç që e forcon, e forcon aq shumë, sa po i forcon vlerat e luftës së lirisë. E kjo po na bind se Qeveria bashkë me misionarët e tij evropian, janë bashkuar ndaj një  kauze antidemokratike, antikombëtare, dhe krejt në fund kundër vlerave të UÇK-së.

Dhe kushdo mund ti burgos, kushdo mund të etiketoj, kushdo mundë të abuzojë me vlerat e luftës, sepse kjo qeveri nuk ka etikë dhe as moral për këta njerëz, arsyen besoj që tashmë e dini.

Andaj këto ‘lojëra me zare’, nuk mundë të më bindin që të na marrin lirinë, liria do të mbrohet sa herë rrezikojnë atdheun, vlerat dhe njerëzimin, liria tashmë është bërë frymëmarrje e jetës sonë. E nostalgjikët e Serbisë duhet ta dinë, se ky arrestim mundë të sjell pasoja, mundë të sjell zhgënjim, dëshpërim dhe dhembje”.

Eprori anglez i UÇK-së: Kurrë nuk kanë qenë 50 mijë ushtarë, as përafërsisht

Ushtaraku britanik i UÇK-së, Jon Harrison, ka thënë se nëse Kosova do t’i kishte pasur 50 mijë luftëtarë në luftën e fundit, Beogradi do të ishte pjesë e Kosovës.

Periskopi.com Lajme

Ai ka deklaruar se Ushtria Çlirimtare e Kosovës nuk ka pasur kurrë aq shumë ushtarë dhe se betejat janë fituar më shumë më pak njerëz në front, njofton Klan Kosova.

“Nuk e di ku kanë qenë të gjithë ata veteranë të luftës të deklaruar paslufte. Ata që thonë se kanë qenë, por nuk kanë marrë pjesë në luftë e nënçmojnë mundin e të gjithë atyre që kanë marrë pjesë në luftë. UÇK-ja nuk ka pasur kurrë aq shumë ushtarë. Në fillim të Betejës së Koshares kemi qenë vetëm 49 ushtarë. Nëse UÇK-ja do të kishte 50 mijë ushtarë, tash do të ishim duke pirë kafe në Beograd, duke pirë kafe në Kosovën e Madhe”, tha ai.

“Çdoherë që e dëgjoj emrin Koshare, qimet në gjithë trupin më ngritën. Jam shumë krenar që kam mundur të bëj diçka atë kohë. Kur hyj në faqe interneti dhe dëgjoj serbët të flasin për ato ditë, qeshem me sa kam fuqi. Janë shumë qesharakë”, ka thënë ai.