disaster-780x439

Facebooku do t’u ndihmojë njerëzve të gjejnë ushqim dhe strehë gjatë katastrofave të ndryshme

Facebooku është duke u angazhuar që të shndërrohet në një ‘mjet reagimi’ në rast të katastrofave apo krizave në botë.

Periskopi.com Tech/Auto

Në një konferencë për shtyp, kompania kë treguar për përmbajtjen e re ‘Community Help’, e cila u mundëson përdoruesve të Facebookut të lidhen me ata që kërkojnë strehë, ushqim dhe furnizime, në rast të ndonjë katastrofe natyrore.

Aktivizimi nuk varet nga punëtorët e Facebookut, por nga njerëzit e përfshirë në ndonjë katastrofë natyrore apo sulme me armë.

Po ashtu, Facebook ka njoftuar edhe për përmbajtjen ‘Safety Check’, e cila u mundëson përdoruesve që t’u tregojnë shpejt familjarëve dhe miqve të tyre se janë mirë gjatë ndonjë katastrofe natyrore apo krize, ndërsa do të aktivizohet vetëm nga njerëzit që janë duke postuar rreth shqetësimeve të tyre dhe jo nga punëtorët e Facebookut.

Nderimi i viktimave pas sulmeve në Paris.

Aktivizimi i ‘Safety Check’ gjatë sulmeve në Paris në vitin e kaluar, si edhe gjatë bombardimeve në Bejrut dhe Liban, nxiti reagime të ndryshme, prandaj tash ‘Safety Check’ do të mundësohet vetëm kur shumë njerëz janë duke postuar njëkohëssht rreth ndonjë krize, siç është tërmeti apo sulmet e ndryshme.

Për herë të parë, Safety Check u mundësua në vitin 2014 për tajfunin Hagupit në Filipine, ndërsa në SHBA u aktivizua për herë të parë gjatë këtij viti kur një sulmues vrau 50 njerëz në një klub nate në Orlando të Floridës. /Telegrafi/

juvitana

Gjenden përbërës të rrezikshëm në ushqimin për bebe të prodhimit serb “Juvitana”

Ministria e Shëndetësisë e Serbisë tha se ka zbuluar mbetje të pesticideve në tetë lloje tjera të kompostos të prodhuara në fabrikën e Inxhijës që bën prodhimin e ushqimit të bebeve “Juvitana”, degë e Swisslion-Takovo.

Periskopi.com Lajme

Mostrat e testuara të ushqimit të bebeve të prodhuara nga “Juvitana” kanë treguar se edhe kompostot që kishin datën e skadencës më 2017 dhe 2019 përmbajnë mbetje të pesticideve mbi nivelin ligjor të 0.003 mg/kg, ka thënë ministria serbe e Shëndetësisë përmes një komunikate për media, raporton Koha.net.

“Juvitana” ka ndaluar aktivitetet prodhuese në fabrikën e saj në Inxhi pasi ministria e Shëndetësisë gjeti mbetje të pesticideve në disa prej prodhimeve të saja. “Juvitana” ka thënë të premten ka kërkuar kryerjen e testimeve të të gjitha ushqimeve të bebeve të prodhuara në fabrikën në Inxhia, në Serbinë veriore, dhe ka thënë se do të mbyll atë krejtësisht nëse del se produktet janë të pashëndetshme.

Swisslion-Takovo kontrollon tërë kapitalin e “Juvitana”-s përmes kompanisë së saj simotër “Kompanija Takovo Gornji Milanovac”.