çifti Obama

Ditët e fundit në Shtëpinë e Bardhë, ja ku do punojë çifti Obama

Pas tetë vitesh në Shtëpinë e Bardhë, President Obama dhe familja e tij së shpejti do të zhvendosen. Por, ku do të shkojnë dhe çfarë do të bëjnë?

Periskopi.com Lajme

Shumica e presidentëve e lënë Washington sapo përfundojnë mandatin e tyre.

Vetëm pasi pasardhësi i tyre të inaugurohet, ata fluturojnë jashtë vendit për të filluar pjesën tjetër të jetës, përcjell Bota sot.

Por, të paktën edhe për 2 vitet e ardhshme, President Obama do të qëndrojë në Washington, derisa vajza e tij, Sasha, të përfundojë shkollën e mesme.

Obama ka bërë shaka në lidhje me tregun e punës, pas 20 janar 2017, duke thënë se duhet të shkojë në LinkedIn dhe të shohë se çfarë vjen’.

Në të vërtetë, ai ndoshta do ta ketë vështirë për një kohë që të ‘gdhendë’ mundësitë e tij.

Së pari, pas një pushimi, President Obama dhe Zonja e Parë Michelle, me siguri do të fillojnë punën e tyre në memoaret apo në libra, për të treguar për kohën e kaluar në Shtëpinë e Bardhë.

Të dy Obama’t ka të ngjarë që të jenë të përfshirë në punë filantropike, mundësisht në bashkëpunim me Fondacionin Obama Barack dhe Qendrën presidenciale.

Dhe, kur ai filloi projektin My Brother’s Keeper, për të rinjtë me ngjyrë, Obama pati deklaruar se do të qëndrojë i përfshirë në këtë edhe pas presidencës. Por, kjo nuk do të jetë e gjitha çfarë ai do të bëjë.

“Unë do të bëj të gjitha punët që kam qenë duke bërë më parë, vetëm për të gjetur mënyra për të ndihmuar njerëzit”, tha Obama për nxënësit vitin e kaluar.

“Të ndihmojmë të rinjtë që të arsimohen dhe të gjejnë punë dhe të përpiqemi që të sjellim biznese në lagje, ku nuk ka biznese”.

Michelle Obama, e cila hoqi dorë nga karriera prej juristeje dhe nga kujdesi shëndetësor kur u zhvendos në Shtëpinë e Bardhë, ka thënë se ka në plan që të jetë e përfshirë në çështje të shërbimit të fokusuar.

Në një editorial të kohëve të fundit, ajo u përqendrua në iniciativën e saj Let Girls Learn, që do të ndihmojë vajzat në gjithë botën që të qëndrojnë në shkollë.

“Pasi kam udhëtuar në botë dhe kam njohur vajza të reja si Zonjë e Parë…I mbaj shpresat dhe ambiciet e tyre kudo që shkoj dhe planifikoj që të vazhdoj punën time në emër të tyre…për pjesën tjetër të jetës sime”, ka shkruar ajo, përcjell Bota sot.

Siç thuhet në faqen e internetit të Fondacionit Barack Obama, “Tetë vjet është vetëm fillimi.

Donald Trump

Formohet “kabineti i bardhë” i Donald Trump

Opinioni publik amerikan dhe ndërkombëtar është duke pritur publikimin e emrave kyç që do ta përbëjnë kabinetin e ri të Donlad Trump, i cili me një fitore befasuese u zgjodh presidenti i 45-të i SHBA-ve.

Periskopi.com Lajme

Presidenti i zgjedhur amerikan Donald Trump po vazhdon punimet për formimin e kabintetit të tij, raporton Anadolu Agency (AA).

Ndërsa janë bërë të qartë pesë emra që do të marrin pjesë në kabinet, pritet me kurreshtje të shihet së kush do të merr pozitat e departamenteve të rëndësishme, siç është Departamenti i Shtetit.

A do të jetë “racist” dhe “seksist” kabineti i Trump?

Vëmendje tërheq fakti që pesë personat të cilët Trump i ka zgjedhur deri më tani në pozita të rëndësishme janë të gjithë meshkuj dhe të bardhë. Fakti që nuk ka asnjë afro-amerikan dhe asnjë grua në mesin e emrave të shpalosur deri më tani, ka çuar në parashtrimin e pyetjes “A do të jetë ‘racist’ dhe ‘seksist’ kabineti i Trump?”.

Nga ana tjetër, emrat të cilat Trump ka caktuar si bashkëpunëtorë të afërt njihen për fjalët negative kundrejt pakicave, muslimanëve dhe migrantëve të tjerë, gjë që ka gjeneruar shqetësime në mesin e grupeve të lartëpërmendura.

Zv/president konservator

Zv/presidenti i ri dhe krahu i djathtë i Trump, Mike Pence, njihet si konservator i vendosur. Para se të zgjidhej kandidat për zv/president nga ana e Trump, ai ka ushtruar detyrën e guvernatorit të Indiana-s, ndërsa para kësaj kishte përfaqësuar shtetin e Indiana-s në Dhomën e Përfaqësuesve të SHBA-ve.

I shkolluar në fushën e drejtësisë dhe me përvojë pune edhe si prezantues në radio, 57-vjeçari Pence shfaq qëndrim konservator në tema si migrimi, aborti dhe të drejtat e homoseksualëve.

Emërimet e para të larta pas zgjedhjes së Trump u shpalosën nga ekipi i tranzicionit.

Trump vendosi që në detyrën e Shefit të stafit të Shtëpisë së Bardhë ta sjellë kryetarin e Komitetit Nacional republikan Rence Priebus, ndërkohë që si kryekëshilltar strategjik ka caktuar menaxherin e fushatës, Stephen Bannon.

Donald Trump i ka përkufizuar si “liderë të kualifikuar” Priebus dhe Bannon, me të cilët së bashku udhëhoqi fushatën.

44-vjeçari Priebus i cili fitoi besimin e Trump gjatë fushatës parazgjedhore, tërheq vëmendjen si një figurë me përvojë që e njeh prej së afërmi funksionimin e Washingtonit. Priebus, i cili njihet për lidhjet e tij të mira edhe me anëtarët e tjerë shquar të partisë krahas kryetarit të Dhomës së Përfaqësuesve Paul Ryan, prej afërsisht pesë viteve ushtron detyrën e zëdhënësit të partisë.

Priebus do ta udhëheqë kuadrin administrativ të Trump dhe do të jetë përgjegjës për komunikimin mes Shtëpisë së Bardhë dhe Kongresit.

Megjithëse preferenca për Shef të Stafit është pritur pozitivisht veçanërisht nga pjesëtarët e partisë, mbështetja e tij e fuqishme ndaj diskursit të Trump në lidhje me muslimanët dhe migrantët gjatë fushatës, ka shkakutar shqetësime te këto grupe.

Ndërkaq, menaxheri i fushatës i cili u zgjodh kryekëshilltar strategjik i Trump, Stephen Bannon, ka hapur debate madje edhe brenda vetë Partisë Republikane.

I zgjedhur si këshilltar senior nga Trump, Stephen Bannon është figurë pikëpamjeve “raciste” dhe “djathtiste” të të cilit anëtarët e partisë u janë qasur me distancë.

Para se të bëhej menaxher i fushatës parazgjedhore të Trump, Bannon kryesonte kompaninë mediatike Breitbart, e cila ishte në fokusin e kritikave për retorikë ksenofobe dhe të urrejtjes. Me deklaratat e tij jashtë linjës së Partisë Republikane ai kohë pas kohe është përballur me kritika, ndërsa ardhja e tij në këtë detyrë është komentuar si “shqetësuese” nga shumë qarqe në vend.

Në mesin e atyre që kanë kundërshtuar emërimin e Bannon në një pozitë kyçe ka edhe muslimanë amerikanë. Organizata më e madhe muslimane e shoqërisë civile në SHBA, Këshilli për Marrëdhënie Amerikane-Islame (CAIR), ka dënuar caktimin e Bannon-it në detyrë të lartë.

Jeff Sessions – Prokurori i Përgjithshëm

Ndërkaq, emri të cilin Trump e ka menduar për ta sjellë në krye të Departamentit të Drejtësisë është senatori i Alabamas nga Partia Republikane i cili ishte personi i parë që shpalli mbështetjen për të, Jeff Sessions. 69-vjeçari dhe ish-prokurori Sessions, ishte kundër reformave për migrimin derisa ushtronte detyrën në Komitetin e Drejtësisë të Senatit në të cilën gjendej që nga viti 1997.

Në vitet e 80-ta ai kreu detyrën e Prokurorit të Alabamas; në vitin 1986 u emërua si kandidat për gjykatën federale nga presidenti i atëhershëm Ronald Reagan, ndërkohë që Komiteti i Drejtësisë i Senatit i dominuar nga republikanët nuk e pa të përshtatshëm atë për këtë detyrë për shkak të komenteve dhe aktiviteteve të tij raciste. Në vitin 1995 ai u zgjodh prokuror i Alabamas; në zgjedhjet e vitit 1996 u zgjodh senator, ndërsa më vonë mori detyrë në komitetin i cili paraprakisht ia kishte mohuar gjykatën federale.

Mike Pompeo – CIA

Gjithashtu, theksohet se Trump në krye të Agjencisë Qendrore e Inteligjencës të SHBA-ve do ta sjell anëtarin e Kongresit Mike Pompeo.

Pompeo, i cili ka ushtruar detyrën në tre mandate në Komitetin e Inteligjencës pranë Dhomës së Përfaqësuesve, u bë emër që u ngrit në parti pas kritikave të ashpra ndaj kandidates demokratike Hillary Clinton, me detyrën që e mori përsipër gjatë hetimit në lidhje me sulmin e organizuar ndaj Konsullatës Amerikane në Bengazi të Libisë.

Sipas faqes së internetit të përgatitur në emër të tij, 52-vjeçari Pompeo ka mbaruar akademinë ushtarake në West Point me sukses të shkëlqyeshëm, kurse detyrën e kishte nisur si oficer i këmbësorisë. Më vonë Pompeo u nda nga ushtria, për t’u diplomuar në Fakultetin e Drejtësisë në Harvard dhe themeluar “kompani për prodhim pajisjesh, distribuim dhe shërbime”.

Pompeo ka kundërshtuar ashpër marrëveshjen bërthamore të arritur me Iranin, ndërsa është i mendimit se Edward Snowden – ish-analisti i sistemit në Agjencinë Kombëtare të Sigurisë (NSA) i cili ka shpalosur disa aktivitete të përgjimit të institucionit përmes dokumenteve që ka plasuar në media – është tradhtar i kombit dhe duhet ekzekutuar.

Michael Flynn – Këshilltar i Sigurisë Kombëtare

Në postin e Këshilltarit të Sigurisë Kombëtare pritet të ulet pensionisti 57-vjeçar Gjeneral Lejtnant Michael Flynn, i cili mori pjesë në ekipin e afërt të Trump gjatë periudhës së fushatës zgjedhore.

Gjatë fushatës së Trump, Flynn shërbeu si “kryekëshilltar për siguri dhe inteligjencë”, ndërsa njihet si “ushtarë me përvojë” i cili më herët ka qenë edhe në Afganistan dhe Irak.

Fakti që nuk do të ketë nevojë për miratim nga Kongresi në rast të pranimit të detyrës së Flynn, mund ta përshpejtojë procesin e fillimit të detyrës nga gjeneral lejtnant pensionist.

Emri i tij është përmendur edhe për Departamentin e Drejtësisë, ndërkohë që për t’u zgjedhur në këtë detyrë duhet të kalojnë shtatë vite nga pensionimi i tij. Sipas kësaj, Flynn, i cili është pensionuar në vitin 2014, mund të ketë nevojë të presë edhe pesë vite, megjithatë, nëse përkohësisht ndryshohet neni relevant i Kongresit, atëherë mund të hapet rruga që Flynn të zgjidet në krye të këtij departamenti.

Gjatë periudhës së Barack Obamas Flynn kishte ushtruar detyrën e drejtorit të Agjencisë së Mbrotjes dhe Inteligjencës, kurse detyrës punës së tij i kishte dhënë fund në vitin 2014.

Gjeneral Lejtnanti i pensionuar Flynn para një kohe të shkurtër po ashtu kishte shkruar një shkrim në lidhje me kreun e Organizatës Terroriste FETO, Fetullah Gülen.

“Është e palogjikshme që t’i bëjmë obstruksion aleatit tanë në NATO, Turqisë, derisa Washingtoni mashtrohet nga ky burim terrori të maskuar dhe jostabiliteti i vendosur lirshëm në kopshtin tonë të pasmë në Pennsylvania. Sipas Turqisë, Washingtoni është duke strehuar Osama bin Ladenin e Turqisë. Çfarë do të bënim ne sikur pas 11 shtatorit të mësonim se Osama bin Laden jeton në një fshat të bukur të Turqisë dhe në të njëjtën kohë menaxhon 160 shkolla që financohen nga taksapaguesit turq?”, ishte shprehur Flynn në shkrimin e tij.

Emrat e përmendur për kabinetin e ri

Opinioni publik amerikan dhe ndërkombëtar është duke pritur publikimin e emrit të cilit Trump do t’ia dorëzojë politikën e jashtme.

Ende nuk dihet se kush do të jetë në krye të Departamentit të Shtetit që do ta kryesojë diplomacinë amerikane, megjithatë, pohohet se Trump për këtë detyrë e ka menduar kandidatin presidencial të republikanëve në vitin 2012, Mitt Romney, i cili kishte drejtuar kritika të rënda ndaj Trump gjatë fushatës së tij zgjedhore.

Trump dhe Romney u takuan javën e kaluar në klubin e golfit të Trump në New Jersey. Megjithëse në mediumet amerikane zunë vend lajmet se Trump i ka ofruar Romney-t detyrën e Sekretarit të Shtetit, në lidhje me çështjen nuk kishte asnjë deklaratë si nga tabori i Trump-it, njashtu as nga Romney.

Romney kishte akuzuar Trump-in për mashtrim dhe dredhi dhe u kishte bërë thirrje republikanëve që të mos e votojnë atë. Ndërkaq, pasi fitores në zgjedhje, Romney thirri në telefon Trump-in dhe e uroi atë për fitoren.

Trump e kishte cilësuar Romney-n si “humbës”. Ai kishte thënë se Romney e ka përgjëruar atë për mbështetje, ka zhvilluar fushatë shumë të dobët zgjedhore dhe se ka humbur “si qen”.

Mes viteve 2003 dhe 2007 Romney kishte ushtruar detyrën e guvernatorit të Massachusetts-it. Në vitin 2012 ai ishte kandidat presidencial në radhët e Partisë Republikane, mirëpo fitimtari i zgjedhjeve doli Barack Obama.

Një tjetër pikë që tërheq vëmendjen është janë divergjencat në pikëpamjet e tyre sa i përket politikës së jashtme. Gjatë dhe pas fushatës së tij, Trump shprehu gatishmërinë e tij për zhvillimin e marrëdhënieve me Rusinë; ndërkaq, Romney e kishte shpallur Rusinë armik të SHBA-ve.

James Mattis – Departamenti i Mbrojtjes

Donald Trump mendon që në funksionin e Sekretarit të Mbrojtjes ta sjellë gjeneralin e pensionuar James Mattis.

Në deklaratën në rrjetet sociale, Trump njoftoi se në pozitën e Sekretarit të Mbrojtjes e ka menduar gjeneralin e pensionuar James Mattis, të cilin e cilësoi si “shumë efikas” dhe “gjeneral i vërtetë”.

Gjatë karrierës së tij 44-vjeçare, James Mattis kishte rol të rëndësishëm në okupimin amerikan të Afganistanit dhe Irakut. Ai kishte udhëhequr luftimet e përgjakshme në Falluxha. Sipas lajmit në CNN, Mattis kishte nxitur reagime gjatë fjalimit të tij në adresë të ushtarëve në Sand Diego në vitin 2005, me ç’rast ishte shprehur se “Është zbavitëse të hapësh zjarr ndaj disa njerëzve”.

Ben Carson – Departamenti i Banimit dhe Zhvillimit Urban

Trump ka deklaruar se në krye të detyrës së Sekretarit të Banimit dhe Zhvillimit Urban e ka menduar Ben Carson-in, të cilin e njeh nga afër dhe e ka cilësuar si “të talentuar”.

Ndërkaq, thuhet se Carson, emri i të cilit është përmendur edhe për funksione të tjera në kabinet, nuk e ka pritur aq pozitivisht detyrën.

Në një deklaratë për Washington Post, Carson ka thënë se preferon të punojë jo brenda, por jashtë kabinetit.

Nëse pranon ofertën, Carson do të jetë afro-amerikani i parë në kabinetin e Donald Trump.

Neurokirurgu 65-vjeçar dhe kandidati në zgjedhjet preliminare në Partinë Republikane Carson, në muajin mars i dha fund kandidaturës së tij dhe shpalosi mbështetjen e tij për Trump.

Ambasada amerikane ne Prishtine

Njoftim i Ambasadës Amerikane – në çfarë rasti mund të merrni vizën në Prishtinë

“S’ka më udhëtim për viza deri në Shkup!”. Kështu njofton Ambasada e SHBA’së në Prishtinë

Periskopi.com Lajme

Ambasada Amerikane në Prishtinë njofton se për vazhdimin e vizave nuk do të ketë më nevojë të udhëtoni deri në Shkup, por këtë mund ta bëni tani edhe në Prishtinë.

Ambasada Amerikane njofton se në qoftë se viza e juaj është ende e vlefshme ose e skaduar jo më shumë se 48 muaj, ju mund të aplikoni për ta ripërtërirë atë në Zyrën e Ambasadës së SHBA’së në Prishtinë.

Krejt çka duhet, është të plotësoni aplikacionin në faqen e internetit “DS-160” dhe pastaj të aranzhoni një takim për në Ambasadë, ku ju nevojitet të keni dokumentet e kërkuara bashkë me pagesën e aplikimit.

“Shtetasit e Kosovës që posedojnë vizat B1/B2, C, D, C1/D, I, F, M, O, ose J (ende të vlefshme ose të skaduara jo më shumë se 48 muaj më parë), apo vizat E, H, L, P, ose R (ende valide ose të skaduar jo më shumë se 12 muaj më parë), dhe të cilat kanë dhënë një seri të plotë të shenjave të gishtërinjve, janë legjitim për Programin e Ri-dhënies së Vizave.

Aplikuesit duhet të jenë në Kosovë në momentin që aplikojnë. Nëse keni vizë valide, nuk duhet të prisni derisa ajo të skadojë para se të aplikoni për një vizë të re.

Ambasada njofton se për këtë nuk do të ketë tarifë shtesë, por aplikantët duhet të paguajnë tarifën e rregullt MRV, e cila varet nga lloji i vozës që aplikoni.

Këto pagesa që bëhen përmes bankave lokale nuk pranohen në rastet e përpunuara në Prishtinë. Aplikantët duhet të paguajnë sistemin konsullor në Prishtinë, ndërsa zyrtari Konsullor rezervon të drejtën të kërkojë që çdo aplikant të jetë i pranishëm personalisht.

Arma surprizë e Donald Trump

Donald TrumpMjaft me ulërima dhe deklarata të fortë, asnjë polemikë. Por “memecëria” e tij fsheh në vetvete një strategji. Me një surprizë në fund.

Nga Paolo Guzzanti, Il Giornale Opinione

Presidenti i 45-të amerikan nuk bërtet më, nuk kërcënon më Hillaryn apo të tjerë rivalë, nuk thotë asnjë fjalë jashtë vendi.

Donald Trump ka ndryshuar totalisht dhe bie në sy heshtja e tij, një heshtje që fsheh në vetvete një strategji. Shumë i qetë për shtypin amerikan që merret me të, ose të paktën shtypin liberal si Nju Jork Times. Nuk është më ai fëmija i ç’ekuilibruar që thyen diçka apo shkakton rrëmujë. Në fakt ai po shkakton shumë rrëmujë dhe diskutime, por këtë radhë me heshtjen e tij. Në kundërshtim me zakonet amerikane: kur një kandidat fiton, në pritje për të marrë zyrën presidenciale, komenton dhe prezanton njerëzit që do qeverisin me të. Por jo Donald Trump.

Kur presidenti i ri i zgjedhur shkon në Shtëpinë e Bardhë në Uashington për ndërrimin e postit me të vjetrin ndodh zakonisht një ceremoni bashkuese. Presidenti Obama pikërisht dje ka kujtuar harmoninë patriotike kur ndërroi vendet me George Bush. Ishte një skenë popullore dhe aristokratike njëkohësisht. Një shkëmbim rolesh me përulësi dhe dolli.

Kështu duhet të shkojë edhe këtë radhë normalisht, por shumë njerëz kanë dyshime se Trump do të thyejë edhe një tjetër zakon të “politikisht korrekt”, duke ndryshuar stafetën tradicionale.

Përse do të donte ose duhet ta bënte? Për të pagëzuar në mënyrë demonstrative, qoftë edhe simbolikisht një procedurë të re dhe realiste që kujton paksa kohën e Napoleonit i cili në ditën e kurorëzimit perandorak ia mori me dhunë kurorën Papës dhe e vuri në kokë duke bërtitur “Zoti ma dha këtë kurorë dhe do ketë telashe për atë që prek”.

Trump mund ta bëjë shumë mirë rolin e Napoleonit rebel. Ka edhe disa si p.sh. Uashington Post, që zbulon se Trump ka përdorur emrin si kandidat për president për të regjistruar 8 shoqëri të mëdha hoteliere në Arabinë Saudite.

Disa gazetarë që ishin në një takim të Trump në mes të gushtit kujtojnë se ai tha “Sauditët blejnë nga unë shtëpi dhe apartamente luksozë dhe paguajnë rreth 50 milionë dollarë për to. A duhet të më vijë keq? As që e mendoj!”.

Mbiemri Trump si brand reklamues është përdorur edhe në Turqi, në Stamboll, ku një ndërtues turk i paguan qira Trumpit për “Kullat Trump të Stambollit”. Vetëm nga kjo Trump ka marrë 10 mln dollarë në vitin 2014.

Këto fakte hapin vazhdimisht çështjen e konfliktit të interesit, por me ligj askujt nuk i ndalohet të shfrytëzojë emrin e  tij për të bërë biznes. Gjëja do të ndryshonte nëse Presidenti i ri do të vijonte të shiste me emrin e tij pasi të hyntë në zyrë. Lidhur me çështjen e dy muajve tranzitorë dhe komentet politike të Obamës me Trump, ka pasur shumë vëmendje.

Çfarë thotë Obama? Presidenti në fuqi ka folur nga Peruja ku është në një vizitë zyrtare. Ai ka folur lidhur me kodin e etikës: Obama nuk do të komentojë deklaratat e Trump pasi do të shkelte Kushtetutën. Fjalë të thëna qartë, por edhe shumë elastike. Si do të sillet Obama kur Trump  të marrë detyrën? “Do ta lë të qetë. Por nëse do të gjendem përballë një situatë që përfshin vlerat dhe traditat amerikane, atëherë do ta konsiderojë si detyrën time të mbroj idealet dhe traditat e vendit”, tha Obama.

Trump hesht dhe me heshtjen e tij shqetëson këdo, por për Douglas Brinkley, historian në Rice University, Trump e ka çdo gjë të qartë: Ai po bën detyrat dhe do të prezantohet në 20 janar me “qeverinë në xhep”, duke qenë më i shpejtë se çdo paraardhës i tij. Por në këtë shpejtësi të heshtur fshihet gjithë simbolika e mesazhit të tij duke lënë një mesazh të qartë për këdo: Bëhet siç them unë dhe pikë! Kështu që nuk u paraqet zgjedhësve kush janë njerëzit e tij, dhe vijon drejt rrugën.

Përgititi pë gazetën TemA, Amarildo Lumani.

DONALD TRUMP

Intervista e parë e Presidentit të zgjedhur Donald Trump

Presidenti i zgjedhur i SHBA-ve Donald Trump në intervistën e tij të parë, transmetuar nga rrjeti televiziv CBS, foli për disa nga masat që do të marrë me ardhjen në detyrë.

Periskopi.com Lajme

Zoti Trump deklaroi se:

Do të deportojë ose do të fusë në burg rreth 3 milionë emigrantë të paligjshëm me lidhje kriminale.

Të emëruarit e ardhshëm të Gjykatës Supreme do të jenë “pro jetës” – pra duhet të kundërshtojnë abortin dhe të mbrojnë të drejtën kushtetuese për të mbajtur armë.

Nuk do të kërkojë të kthejë mbrapsht legalizimin e martesës mes personave të të njëjtin seks.

Do të heqë dorë nga paga e presidentit prej 400 mijë dollarësh në vit . Në vend të kësaj shume do të marrë vetëm 1 dollar në vit.

Presidenti i zgjedhur Trump ka bërë të ditur dhe të emëruarit e rinj në ekipin e tij.

Reince Priebus, kryetar i Komitetit Kombëtar Republikan (RNC), do të jetë shefi i tij i stafit.

Ndërsa Stehphen Bannon, më parë drejtues ekzekutiv i një media me qëndrime konservatore, i akuzuar nga kritikët si ksenofob dhe mizogjen, do të jetë strategu i ri i Shtëpisë së Bardhë.

Presidenti i zgjedhur Trump do të marrë detyrën më 20 janar 2017./ Exip.al

Donald Trump

Stafi i Trump flet për Kosovën

Politika amerikane karshi Kosovës nuk pritet të ndryshojë pavarësisht ardhjes në pushtet të Donald Trump i cili ka lënë të nënkuptohet se do të ketë raporte të mira me Rusinë.

Periskopi.com Lajme

Dje në një konferencë me gazetarë të stafit të Trump, një gazetar rus ka pyetur se cila do të jetë çasja amerikane karshi Kosovës.

Dhe përgjigja e njërit prej këshilltarëve të Trump ka lënë të nënkuptohet se politika e jashtme amerikane gjatë katër viteve të ardhshme nuk është se do ta ketë Kosovën në krye të agjendës, transmeton gazetametro.net.

“Çështja e Kosovës do të trajtohet ashtu siç është trajtuar deri tash. Do ti ndihmojmë ata të vendosin për veten e tyre për të ardhmen. Ne kemi probleme më të mëdha për tu marrë nëpër botë”, ka qenë përgjigja e këshilltarit të Trump në pyetjen e gazetarit rus, në konferencën që ka zgjatur rreth tre orë e gjysmë.

Trump refuzon pagën e presidentit prej 400 mijë dollarë në vit

Presidenti i sapozgjedhur amerikan Donald Trump refuzoi pagën presidenciale prej 400 mijë dollarë në vit.

Periskopi.com Lajme

Trump më 17 shtator në tubimin e tij në New Hampshire tha se në rast të zgjedhjes së tij si president do të refuzojë pagën që i takon si president, raporton AA

“Gjëja e parë që do të bëj kur të bëhem president? Do të refuzoj pagën e Presidentit. Kjo për mua nuk është ndonjë gjë e madhe”, pati thënë Trump.

Barack Obama

Obama: Jemi amerikanë dhe patriotë, të ecim përpara me Trumpin

Presidenti i Amerikës, Barack Obama ka mbajtur fjalim në Shtëpinë e Bardhë pas shpalljes së rezultatit të zgjedhjeve ku fitues ka dalë Donald Trump.

Periskopi.com Lajme

Obama ka thënë se ata janë amerikanë para se të jenë demokratë apo republikanë.

“Nuk është sekret se unë dhe Trump kemi dallime në qëndrime, por të kujtojmë se edhe me Bush para tetë viteve i kisha disa dallime.  Suksesi i Trump nënkupton bashkim dhe ecje përpara të vendit tonë”.

Ai ka thënë se është i gëzuar me atë që ka thënë Trump mbrëmë.

“E dëgjova edhe fjalimin e Donald Trump. Kjo është çka i duhet vendit tonë. Shpresoj se kjo do të mbetet përgjatë këtij tranzicioni dhe saktësisht shpresoj se kjo presidencë e ka rastin për të filluar”, ka shtuuar Obama, në fjalimin e tij të parë,  pas shpalljes së zgjedhjeve.

Obama ka thënë se nuk do të mund të ndjehej më krenar me Hillary Clinton.

“Jam krenar me të. Shumë amerikanë i kanë sytë kah ajo. Kandidimi dhe nominimi i saj ishte historik”.

“Secili është i pikëlluar me humbjen e saj në këto zgjedhje”.

“Por një ditë pas kemi për ta mbajtur mend se ne të gjithë jemi në të njëjtin ekip. Të gjithë jemi patriotë”, ka thënë Obama.

Suzana Shkreli

Lajm i keq për shqiptarët, humb zgjedhjet për Kongresin amerikan Suzana Shkreli

Kandidatja me origjinë shqiptare, Suzana Shkreli ka humbur zgjedhjet për të siguruar një ulëse në Kongresin amerikan.

Periskopi.com Lajme

Ajo humbi përballë republikanit, Mike Bishop i cili mori 57 % të votave në qarkun 8 të Michiganit.

Suzana Shkreli mori 38 % të votave, duke e humbur garën, megjithëse gjatë fushatës ajo mori përkrahje të fuqishme edhe nga presidenti amerikan, Barack Obama.

Prej fillimit të numërimit të votave është vërejtur se ajo nuk kishte asnjë mundësi për të fituar përballë Bishop./Albeu

Barack Obama

Amerika që lë pas Barack Obama!

Tetë vitet e administratës Obama i treguan botës që pritshmëritë mund të jenë armiku më i keq i kujtdo, përfshirë edhe presidentin e shtetit më të fuqishëm në botë. Pyetja që të gjithë bëjnë tani është kjo: Amerika e 2016 është më mirë apo më keq se ajo e 2008? Është mirë, pa dijeninë e saj.

Periskopi.com Lajme

Obama mori pushtetin zyrtarisht në 20 janar të 2009, në momentin më të zi të historisë amerikane që nga 1900 e këtej. Në mesin e një krize ekonomike ndër më të thellat në histori dhe nga çfarë besohej atëherë, që u shndërrua në një krizë të pabesueshme shoqërore.

Obama premtoi të risillte në jetë ëndrrën amerikane. E bëri me një fushatë elektorale të çmendur, duke u transformuar në fushatë më imponuese dhe inovative të komunikimit global, që nuk ishte parë ndonjëherë, duke u përmbyllur me një fitore të padiskutueshme.

Sot, Obama e lë Shtëpinë e Bardhë pas një dështimi po aq të fuqishëm komunikues. Pasi Obama nuk arriti t’i tregojë Amerikës dhe gjithë botës tetë vjet më pas, se diçka ndryshoi në atë vend. Kritikët ekstremë thonë se “patjetër do bëhej më mirë Amerikë, pasi më keq nuk kishte ku shkonte”.

Por nuk është vetëm kjo. Ka të dhëna që mund të japin një gjykim më të ftohtë dhe më konkret: papunësia, GDP, kriminaliteti, pritshmëritë e jetës etj…

Por perceptimi i amerikanëve është ndryshe, për disa gjëra madje i ndryshëm, dhe kjo kontribuoi në krijimin e fenomenit Trump në të djathtë dhe Sanders në të majtë. Problemi është pikërisht pritshmëritë, iluzioni i krijuar dhe tradhtuar më pas nga realiteti i jetës, i zgjedhjeve, i politikës.

Askush më shumë se Barack Obama i fushatës zgjedhore të 2008 nuk ka qenë në gjendje të shndërrojë premtimet elektorale në pritshmëri. Që janë diçka që jo vetëm mendon se mund t;i bësh, por arrin të besosh se mund t’i bësh vërtetë.

Tetë vjet më pas gjykimi kritik dhe praktik ka zëvendësuar besimin e pakushtëzuar që Obama kishte te vetja. Mundi në partinë e vet Hillary Clinton, më e re dhe më e besueshme se sa sot. Mundi në presidencialet Mçain, që ndryshe nga Trump ishte një gjigant i politikës.

Por Obama ishte më shumë se sa politikan. Por tetë vjet më pas është një president që nuk ka bërë më keq se të tjerët, ama humbi të vetmen gjë që në atë kohë asnjë nuk besonte se mund ta humbte: nuk ishte ndryshe nga të tjerët!

Dështoi në gjënë e parë ku njerëzit besonin, dhe si pasojë në shumë gjëra të tjera. Gjykimi për të të mund të vijë më vonë, ndoshta pas dhjetë vjetësh, kur gjërat mund të jenë më të ftohta. Sot ama zhgënjimi mbulon gjithçka. Madje tepër.

Il Giornale/ TemA

rosenthal-facebookJumbo

Mesazhi i vërtetë i Donald Trump për racën

Andrew Rosenthal Opinione

Sa më shumë që Trump dëshiron t’iu hyj në hatër votuesve me ngjyrë, aq më bizar bëhet.

Vetëm këtë javë, i nominuari republikan për president tha se përgjigjja për dhunën lokale ishte ringjallja e programit ndalues dhe kontrollues në Nju Jork, i cili ishte braktisur kur gjykata federale gjeti se rezultatet e programit ishin raciste.

Ai sygjeroi se vendimi i tij për të tërhequr pretendimet për Obamën (që ishte lindur jashtë Amerikës) ishte përpjekje e pasinqertë për të ndërruar temën. Trump deklaroi se “lëvizja” e tij e prekë “secilin”. Një prej njerëzve të kampanjës së tij tha se nuk kishte racizëm para se Obama të zgjidhej President.

Nuk jeni të bindur se votuesit me ngjyrë në Amerikë do ta votojnë Trumpin?

Ndoshta se Trumpi nuk është realisht duke iu folur votuesve të pakicave. Ai po ofron shfajësime për amerikanët e bardhë që në një tjetër rast do të hezitonin të mbështesnin një kandidat racist.

Ronald Reagan e kishte bërë një gjë të tillë më 1980.

Por afrikano-amerikanët nuk ishin budallenj. Reagan mori pak mbështetje nga votuesit e zinj, dhe kandidatët tjerë republikanë në zgjedhjet e ardhshme ishin po aq keq sa ai. Mbështetja afrikano-amerikane për Trumpin është njëshifrore. Në kuvendin e tij në Cleveland, ishin vetëm 18 afrikano-amerikanë.

Ndryshe nga Reagani, Trumpi e anashkaloi takimin në Urban League në gusht, por megjithatë u paraqit në “town hall” të mërkurën dhe foli për çështjet më të rëndësishme që kishin të bënin me afrikanoamerikanët,” ku Sean Hannity i Fox News mirësjellshëm bëri vetëm pyetje të lehta.

Jo vetëm Hannity, që dukej se i ishte bashkuar kampanjës së Trumpit, mundi ta bënte Trumpin që të dukej nji figurë kredibile sa i përket racës. Në një pikë, ai e pyeti Trumpin, specifikisht, se si politikat e tij ekonomike do të ndihmonin afrikano-amerikanët.

Trump u përgjigj:
“Neve na duhen punë. Dëshpërimisht madje. Tash, na duhen shkolla, edukim, të gjitha llojet e gjërave, dhe veçanërisht qytetet. Brendia e qyteteve nuk ka qenë kurrë më keq në historinë tonë. Janë tepër të pasigurta. Ne do ta ndryshojmë këtë gjë duke shpenzuar shumë para.”

Trump më pas i bëri me faj udhëheqsit demokrat dhe Obamën për rritjen e shkallës së krimit që e bëri Çikagon “më keq se Afganistanin.” (do të shokoheshit po të merrnit vesh se Çikago është goxha më i parrezikshëm se Afganistani.)

Zgjidhja? Ndalim dhe kontrollim. Trumpi tha se ish kryetari i Nju Jorkut kishte bërë punëtë mirë duke iu dhënë policëve autoritet për t’i ndalur njerëzit në rrugë për të parë nëse kishin armë.

Shkalla e kriminalitetit në Nju Jurok ra në të 90-at, siç kishte rënë edhe në mbarë vendin, por jo për shkak të ndalim-kontrollit. Për gati 4,5 milion ndalime që i kreu policia, vetëm 6 përqind rezultuan me arrestime dhe 6 përqind të tjerë ishin nën hetim. Në 83 përqind të rasteve, personi i ndaluar ishte ose afrikanoamerikan ose hispanik.

Gjykata e kishte shpallur ndalim-kontrollin kundër-kushtetues, dhe përfundimisht ishte ndaluar. Trump mendon ndryshe.

Deri tash, nuk ka asnjë shenjë që thotë se ekipi i tij është duke punuar me votuesit me ngjyrë. Por mesazhi i vërtetë po qarkullon përmes mbështetësve të tij, si puna e Kathy Miller, lideres së fushatës së Trump-it në Mahoning County, Ohio.

“Nuk mendoj se pati racizëm deri në kohën e zgjedhjes së Obamës president,” i tha gazetës Guardian ajo.
“Obama është fajtor për njerëzit me armë, për vrasjet nëpër lagje, për papërgjegjshmërinë qytetare,” – tha Miller. “Mendoj se kjo është e gjitha përgjegjësia e tij.”

Njerëzit e dijnë se racizmi e ka helmuar Amerikën që prej filleve të saj. Kjo ndryshoi kur Obama u zgjodh më 2008 dhe disa fanatikë nisën të flinin më hapur.

Trumpi iu ka dhënë leje ta nxjerrin urrejtjen e tyre. Kjo është e vërteta për kampanjën e Trumpit, dhe asgjë nuk do ta ndërroj atë.

NY times | përktheu Periskopi.com