emnauelson

Emanuelson: Futbolli në Itali është një mjedis hipokrit, mos luani kurrë në Seria A

Ish mesfushori i Milanit dhe Romës, Urby Emanuelson u ka bërë thirrje lojtarëve të rinj që të mos shkojnë në Itali.

Periskopi.com Sporti

Holandezi që luan si mbrojtës i majtë dhe mesfushor ka kaluar kohë jo të mira në futbollin italian dhe ai ka kritikuar ashpër si dhe ka këshilluar futbollistët e rinjë të mos transferohen në Seria A.

“Futbolli në Itali është një mjedis hipokrit”.

“Është e vështirë që të kesh miq dhe për të takuar njerëz që ju mund tu besoni. Frank de Boer ka qenë i paaftë për futbollin italian, vetëm disa orë pasi arriti atje”.

“Për të gjithë të rinjtë, unë do tu jap një këshillë: mos shkoni të luani në Itali. Unë jam duke folur për Italinë në aspektin e futbollit, jo vendit”.

“Futbolli është politikë atje, jo gjithmonë lojtarët më të mirë luajnë. Faktorë të tjerë vendosin”.

“Roma? Ishte një zgjedhje e keqe. E kam gjetur vetën në shkallët e stadiumit në një ekip që luanin sikurse të ishin qenë, por kjo nuk ndryshoi asgjë”.

asd
Urby Emanuelson, sa ishte lojtar i AS Roma

“Rudi Garcia më thoshte të kisha durim, por në fund zgjidhte dikë tjetër të luante”, ka thënë Emanuelson.  /Periskopi/