Aleksander Vuçiq

‘Serbia nuk do t’i dërgonte pa arsye tanket tek Ibri’

Kryeministri serb Aleksandar Vuçiq ka thënë se serbët në Kosovë nuk do të sulmoheshin pa ndonjë arsye dhe se Beogradi nduk do t’i dërgonte pa ndonjë arsye tanket te lumi Ibër, transmeton Koha.net.

Periskopi.com Lajme

Kryeministri i Serbisë ka thënë se serbët dhe shqiptarët e Kosovës po bisedojnë edhe pse nuk kanë vlera e ide të njëjta, por disa gjëra janë arritur ashtu që Beogradi së paku e di se serbët në Kosovë nuk dot sulmohen pa arsye e Prishtina e di se Beogradi nuk do t’i dërgonte tanket tek Ibri pa ndonjë arsye, njofton tanjug.

“Kemi bërë diçka me urën në Ibër, por askush s’e ka parë sepse të gjithë janë nervozë që unë s’e kuptoj pse. Pse njerëzit nga Hamburgu janë më shumë se serbët në Mitrovicën veriore dhe shqiptarët në Mitrovicën jugore”.