Gjyqtarë të EULEX-it dhe UNMIK-ut, pjesë e Gjykatës Speciale

Të paktën tetë gjyqtarë të Dhomave të Specializuara e njohur si Gjykata Speciale, kanë punuar në misionin Evropian për Sundim të Ligjit (EULEX). Mes tyre ka që kanë punuar edhe në UNMIK. Ish-gjyqtarët e misionit të kritikuar të EULEX-it për mos përmbushje të mandatit – gjykimi i rasteve të profilit të lartë, do të merren pikërisht me njerëz të këtij profili. 

Periskopi.com Lajme

 

Gjyqtarë të EULEX-it dhe UNMIK-ut, pjesë e Gjykatës Speciale

Disa prej gjyqtarëve të Gjykatës Speciale që do të gjykojnë krimet e pretenduara të UÇK-së, kanë qenë pjesë e misionit të EULEX-it në Kosovë.

Ky mision, është kritikuar edhe në Parlamentin Evropian se nuk ka arritur ta përmbush mandatin e vetë për gjykimin e krimeve të profilit të lartë. Pikërisht, njerëz të këtij profili pritet të gjykohen në Hagë, ndërkohë që pjesë e kësaj gjykate do të jenë gjyqtarë dhe zyrtar tjerë të EULEX-it.

Insajderi ka verifikuar emrat e gjyqtarëve të Speciales. Tetë prej tyre kanë qenë pjesë e misioneve në Kosovë.

Vladimir Mikula nga Republika Çeke është njëri prej gjyqtarëve të rij të Speciales. Ai kishte gjykuar Sami Lushtakun për rastin e kërcënimit të gazetares Jeta Xharra, është bërë gjyqtar i Gjykatës Speciale. Mikula kishte gjykuar edhe Ramadan Mujën e Prizrenit duke i shqiptuar dënim minimal me kusht.

Aktgjykimi i tij është prishur. Si pasojë, kryetari i Prizrenit pritet të rigjykohet.

Vidar Stensland nga Norvegjia është bërë pjesë e Gjykatës Kushtetuese të Dhomave të Specializuara. Stensland ka qenë gjyqtar në Gjykatën Themelore të Mitrovicës si pjesë e EULEX-it.

Antonio Balsamo nga Italia është bërë po ashtu gjyqtar i Gjykatës Kushtetuese në kuadër të Dhomave të Specializuara.

Në Kosovë ai ka shërbyer si anëtar i Panelit për të Drejtat e Njeriut në kuadër të EULEX-it.

Në këtë panel ka shërbyer edhe Guénaël Mettraux, nga Zvicra. Ai është bërë gjyqtar i Gjykatës Speciale në Hagë.

Emilio Gatti nga Italia pos që ka qenë pjesë e EULEX-it si gjyqtar i Gjykatës Supreme të Kosovës, ka qenë edhe gjyqtar i UNMIK-ut për shumë vjet.

Andres Parmas në Kosovë ka shërbyer si zyrtar ligjor në Gjykatën e Apelit. Ndërkohë, në Gjykatën Speciale është emëruar si gjyqtar.

Charles L. Smith III, nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës ka qenë zëvendëspresident i Asamblesë së Gjyqtarëve të EULEX-it në vitin 2010-2011. Ai do të jetë pjesë e gjyqtarëve të Gjykatës Speciale në shkallën e parë.

Andres Parmas, po ashtu ka qenë pjesë e Misionit të EULEX-it.

Emërimi i 19 gjyqtarëve të Dhomave të Specializuara është bërë nga Alexandra Papadopoulou, shefe e Misionit të EULEX-it në Kosovë

Në këto emërime përfshihen posti i nënkryetarit dhe postet e katër gjykatësve të Dhomës së Specializuar të Gjykatës Kushtetuese. Gjykatësit e emëruar do të jenë fizikisht të pranishëm në selinë e Dhomave të Specializuara vetëm me kërkesë të Kryetarit, për ushtrimin e detyrave që diktojnë praninë e tyre

Edhe sipas UNMIK-ut tek i cili thirret Serbia, për Trepçën vendos Kosova

Agjencia Kosovare e Privatizimit ka marrë përgjegjësinë për Trepçën në vitin 2008, pasi që Bashkimi Evropian ndaloi financimin e Agjencisë Kosovarë të Mirëbesimit të cilën e kishte themeluar UNMIK-u në vitin 2002, që kishte për qëllimin rimëkëmbjen dhe përmirësimin e ekonomisë së Kosovës, thuhet në përgjigjen e marrë nga UNMIK-u në redaksinë e portalit serb Insadjer

Periskopi.com Lajme

Millorad Radivojeviq, zëvendës i drejtorit të përgjithshëm të Trepçës deri në vitin 2002, ka deklaruar për mediat serbe se „gabimi kryesor është bërë, kur i është lejuar UNMIK-ut të marrë Trepçën nën administrim, kur ajo asokohe ishte shoqëri aksionare, e sipas rezolutës së UNMIK-ut këtë ka mundur ta bëjë vetëm me kompanitë publike“, transmeton Telegrafi.

“Megjithatë, shteti serb nuk e kishte kundërshtuar këtë vendim“, ka thënë ai.

Sipas mediave serbe, pas shpalljes së pavarësisë së Kosovës, BE-ja kishte vendosur që UNMIK-u të mos menaxhojë më me Trepçën dhe se ajo bie nën kompetencat e Kosovës.

Zyrtarët e UNMIK-ut nuk kanë dashur të prononcohen për mediat serbe, lidhur me miratimin e Ligjit për Trepçën nga Kuvendi i Kosovës.